Kolegu yne i ndjere u dergua sot ne banesen e tij te fundit , ku u percolll me shume dhimbje , nga familjaret e tij, shoke , miq dhe popull , jo vetem nga fshati Xerxe i komunes se Rahovecit, por dhe shume te tjere te ardhur nga Hasi dhe nga mbare Kosova , sepse Avdyli dhe familja e tij gezojne nje respekt ne mbare Kosoven . Perfaqesues te radio Projektit 21 ishin dy degjuesit tone dhe bashkepuntore te rregullt te radio tone zotrinjet Shemsedin Haxhiu dhe Hasan Reqi , qe moren rrugen nga Kacaniku te mirrnin pjese ne ceremonine e varrimit te mikut te tyre Avdylit .
Ne emer kolegve te radio Projektit 21 u vendos nje kurore !


Z. Hasan ka derguar edhe foto nga kjo ceremoni qe po i percjellim ne kete shkrim te shkurte . Po ashtu eshte derguar edhe nga z. Shemshedin nje video , nepermjet viberit . Stafi i radio Projektit 21 falenderon zotrinjet ne fjale per nderin dhe respektin qe treguan ndaj radio Projektit , por dhe ndaj kolegut tone tani te ndjere !


Njekohesisht nje falenderim i madh u shkon edhe z. Besnik e Kreshnik Dautaj , qe ishin ne kontakt te vazhdushem me stafin e radio Projektit , duke na ndihmuar , per cdo informacion qe ne na nevojitej !
Edhe nje here familjes sabrin dhe Avdyl pushofte i qete ne xhehnet !
Stafi i radio Projektit 21
Kopenhagen – Danimarke , me 20 tetor 2019