Home

Lajme

Drane Xhaj , artistja e humorit shkodran , ne radio Projekt 21

No Comments Intervista Lajme

Ne keto dite tetori, ku degjuesit mblidhet prane tv dhe radiove per te degjuar se cfare afrojne ato . Mbreme ne te premten e dates 25 Tetor , ne valet e radios me te degjuar ne mergate u degjua dhe zeri brilant i kengetares se njohur shqiptare, apo Princeshes se humorit shkodrane z. Drane Xhaj ! Ishte nje prezantim i jetes se saj i veprimtarise se aktores se humorit ne 42 vite . Nje periudhe e gjate , ku z. Drane njeh vetem arritje. Ajo sot ka dale ne pension, por ndjehet jashtezakonisht mire dhe eshte mjaft aktive ne veprimtari te ndryshme , qe organizohen ne Shqiperi, ne Kosove dhe ne Mergate. Kur e pyet ajo ndjehet shume entusiaste dhe te tregon se po punon me nje film me metrazh te shkurter , qe eshte shkruar dhe po vihet ne skene nga dy te rinj, qe e duan punen, por mbi te gjitha duan artin. Aktorja flet me shume dashuri per koleget e saj dhe u jep atyre vleresimet maksimale , ku vlereson punen dhe kontributin qe ata i kane dhene per tu bere kjo aktore e madhe qe eshte . Me shume thjeshtesi tregon se do te kete nje aktivitet se shpejti, ku shpreson qe Presidenti i Republikes, z, Ilir Meta , do ti akordoje titullin e larte “Mjeshtre e madhe” . Megjithse z. Drane e ka merituar ate vite me pare , per gjithe ate cfare ajo ka dhene ne jeten e saj, påer dramen, per filmin e mbi te gjitha per humorin shqiptar ,ndaj ajo e pret ate vleresim edhe pse vone, por populli ka nje shprehje ku thote “- Me mire vone se kurre “.

Me z. Drane ishte nje mbremje e bukur , ku u bashkebisedua diku nje ore e 15 minuta dhe pat mjaft mesazhe , por dhe paraqitje te drejtperdrejta , nga Australia dhe nga Amerika, ku vleresuan punen dhe aktivitetin e saj te madh ! Gjate bisedes z. Drane u paraqit dhe me disa materiale te shkurta humoristike !

I deshirojme jete te gjate artistes se madhe te humorit shkodrane z. Drane Xhaj dhe mire u degjofshim dhe herave te tjera me biseda te ndrysme per krijimtarine e saj ne vazhzhdim !

Kjo bisede u realizua nga Studio nr. 2 dhe nga Moderatori Luigj Shkodrani !

Stafi i radio Projektit 21

Kopenhage – Danimarke , me 26 tetor 2019

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *