Reperi i njohur Mc Kresha është në një lidhje dashurie.
Ndonëse ai e la të kuptohej në spektaklin e humorit “Klanifornia”, ku ishte i ftuar së bashku me kolegun dhe mikun e tij Lyrical Son, lidhja e dashurisë vërtetohet më së miri nga një foto që po qarkullon së fundmi në mediat kosovare.
Mc Kresha shihet i kapur dorë për dore me një vajzë bjonde. Identiteti i saj ende nuk dihet, por duket se reperi nuk e ka aspak problem të dalë me të për shëtitje.

Burimi/gazetamapo.a