Home

Lajme

Njoftim nga stafi i radios

No Comments Aktualitet Lajme

Te nderuar degjues te radio Projektit 21 dhe Miq te saj , stafi i radios ka vendosur qe per 24 ore te ndale programin e radios , nuk do te shkoje fare muzik, ne shenje respekti dhe nderimi per viktimat qe shkaktoi termeti i dates 26 nentor ne Shqiperi ! Por gjithashtu edhe per diten e zise qe po mbahet ne Shqiperi dhe Kosove ! Ju kerkojme ndjese ! Degjohemi perseri pas 24 oresh , ku ne diten e ejte te dates 28 nentor 2019 , Studioja e Shkupit dhe moderatorja z, Hatixhe do te kete programin e saj nga ora 19.00 – 22.00 ! Me respekt stafi i radio Projektit 21 – Danimarke

‘Kur dridhet Shqipëria, Kosova s’ka gjumë’ – Çun Lajqi përlot me poezinë për tërmetin

No Comments Intervista Lajme

Aktori i njohur, Çun Lajçi i ka kushtuar një poezi tërmetit të tmerrshëm, që përjetuan shqiptarët mëngjesin e sotëm.

Ai shkruan se kur dridhet Shqipëria, Kosova nuk mund të flejë gjumë.

“Se tutemi po vdes, E rrajë jetimash mbesim, Të duem edhe kur vërshohesh”, janë disa nga vargjet e tij.

Kujtojmë që tërmeti me magnitudë 6.3 tronditi vendin tonë, duke sjellë 22 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.

Vargjet nga Çun Lajçi

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

Tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha i pakënaqur me Ardit Gjebrean

No Comments Argëtim Thashetheme

Ardit Gjebrea ishte organizatori i performancës fantastike në ceremoninë hapëse të stadiumit të ri kombëtar, para fillimit të ndeshjes me Francën të dielën.

Në mesin e artistëve që performuan ishte Juliana Pasha, e cila këndoi me mjaft emocion himnin kombëtar.

Por një artist shqiptar tepër i njohur, ka shprehur dëshirën e madhe që të ishte në vend të Julianës dhe ai është Kastriot Tusha.

Ky i fundit, është shprehur sot në “Procesin Sportiv” se e priste një ftesë nga Ardit Gjebrea dhe se performancën e himnit e priste ndryshe:

“E prita një ftesë nga Ardit Gjebrea, për të kënduar himnin kombëtar në stadium sepse mora vesh që ai ishte organizatori. Po mesa duket ai nuk e pa të arsyeshme. Gjithsesi edhe Juliana Pasha bëri një performancë të shkëlqyer. Por duhet thënë se himni është diçka emocionuese. Duhet të të motivojë. Kur këndoja himnin më parë, ktheja kokën nga futbollistët. Ndoshta s’dinin të gjitha fjalët, por ama nxirrnin disa zanore.Unë e kisha imagjinuar ndryshe. Me 10 tenorë”, u shpreh tenori shqiptar i cili këndoi live himnin shqiptar më hapjen e emisionit të “Procesit Sportiv”.

Manushi e “qetësoi” disi Kastriotin duke i thënë se do të ketë shumë mundësi të tjera për të kënduar himnin, megjithatë Ilda Bejleri nuk ishte e këtij mendimi:

“Kastrioti e ka kënduar gjithnjë himnin dhe mos ta këndojë në përurimin e stadiumit të ri, ka mëse të drejtë”, u shpreh moderatorja.

© SYRI.net

Albërije Hadërgjonaj preket nga fjalimi i grimierit shqiptar të Kim Kardashian, që deklaroi se është gay

No Comments Argëtim Thashetheme

Albërije Hadërgjonaj ka disa fjalë për Mario Dedivanoviç pas veprimit të guximshëm.

Mario Dedivanoviç me lot në sy ka deklaruar publikisht se është gej në fjalimin e mbajtur pasi mori çmimin “American Influencer Award”, i shoqëruar nga Kim Kardashian.

Me këtë rast, Albërije Hadërgjonaj është ndër të parat e cila e ka përkrahur grimerin shqiptar me anë të një postimi në Instagram, shkruan Express.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri neve të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të mirë ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Shumë krenare me ty“, ka shkruan Hadërgjonaj.

Image

Ndërsa Mario në fjalimin e tij ka thënë: “Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve“.

Image

© SYRI.net

Pse rinia e Shqipërisë e poshtëroi Edvinin, si dikur rumunët Çausheskun?

No Comments Lajme Opinion

Nga Sali Berisha
“Shpërthimi “Rama ik” në stadium, kushtrim për shqiptarët! Pse rinia e Shqipërisë e poshtëroi Edvinin si dikur rumunët, Çausheskun?”

Dhjetëra mijëra të rinj shqiptarë që shkuan për të parë ndeshjen e Kombëtares Kuq e Zi me “gjelat”, shpërthyen në një eksplozion të vërtetë urrejtjeje politike të papërmbajtur me thirrjet “Rama ik”.

Ky shpërthim urrejtjeje bëhet shumë herë më i rëndë dhe më tmerrues pasi ndodhi në një vend dhe moment, në të cilin Edvin Mafia kishte punuar fort me propagandën e tij gjer në neveri që të korrte së paku duartrokitje frenetike dhe hurra entuziaste nga tifozët Kuq e Zi për stadiumin e ri.

Me të drejtë çdo njeri pyet si ndodhi që në vend të falenderimit dhe mirënjohjes, kreu i Meduzës mori eksplozionin e urrejtjes dhe poshtërimit publik kombëtar dhe ndërkombëtar nga rreth 20 mijë spektatorë, akt që nuk e ka njohur gjer sot asnjë drejtues përveç diktatorit mizor rumun Nikolae Çaushesku në dhjetor të vitit 1989.

Por përveç eksplozionit të urrejtjes që ushtoi në mbarë vendin dhe botën, po kaq e rëndë dhe ndëshkuese e madje vrastare në rrafshin moral e politik ishte heshtja e hidhur dhe e ftohtë si ajo e varrezave, me të cilët Kuq e Zinjtë përcollën ndeshjen e ekipit të tyre të dashur.

Me këtë heshtje ata dëshmuan para mbarë shqiptarëve se për ta në stadium nuk po zhvillohej një ndeshje e futbollit e shumëpritur midis ekipit të zemrës dhe “gjelave“ të Francës, por aty, darkën e 17 nëntorit, tashmë në fushë kishin zbritur vet ata në një betejë të egër politike si kurrë ndonjëherë në historinë e futbollit në Tiranë midis tyre dhe shpresëvrasësit të rinisë shqiptare, monstrës që po rrënon të sotmen dhe të ardhmen e tyre, Edvin Kristaq Mafia.

Shkaqet e kësaj ndeshjeje epike të Kuq e Zinjve të kombit janë komplekse.

Nuk ka dyshim se Kuq e Zinjtë tanë, ndofta tifozët më entuziastë, më pozitivë dhe më të civilizuar të Evropës, nuk ia falin Edvin Mafisë skenat donkishoteske të transportit të ekipit kombëtar nga aeroporti në Tiranë me autobusë të hapur në 45 gradë, gjë që shkaktoi nauze kombëtare.

Ata gjithashtu kanë të freskët, dhunën e përdorur prej tij ndaj tyre në aeroport dhe nuk ia falin me të drejtë kurrë, përpjekjet e tij për t’i përçarë me përdorimin e FRESSH-it për këtë qëllim.

Përveç këtyre, Kuq e Zinjtë nuk mund të pëlqenin stadiumin e Vëllezërve Xibraka, i cili zëvendësoi projektin ultramodern të studios spanjolle të ndërtimit të stadiumit me 33 mijë vende për 35 milionë euro në formën e hartës së Shqipërisë.

Ky projekt madhështor u zëvendësua me projektin e një delinkuenti prej 21 mijë vendesh që kushtoi 75 milionë euro, në të cilin 12 mijë vende i gllabëruan nga Kulla Kristaq Rama dhe Molli i familjes pronë e vëllezërve Xibraka.

Por shkaku themelor i vendimit dhe qëndrimit historik të Kuq e Zinjve guximtarë ishte se ata me mençurinë e tyre kanë identifikuar tek Edvin Kristaq Mafia,

-vrasësin e shpresës së tyre se Shqipëria mund të bëhet;

-monstrën që me politikat që ndjek po zbaton platformën e Çubrilloviçit, spastrimit etnik të shqiptarëve;

-kreun e krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës që ka shndërruar në narkoshtetin e vetëm në Europë;

-hajdutin e papërmbajtur që zgjeron rrugë me 21 milionë euro km kundrejt 2,2 milionë euro që kushton ndërtimi nga e para i autostradës së financuar nga bankat europiane.

-armikun e studentëve dhe mashtruesin e pafytyrë të tyre që nuk ka plotësuar asnjërën prej kërkesave të tyre.

Eksplozioni i urrejtjes së 20000 mijë Kuq e Zinjve në stadium ishte një kushtrim i fuqishëm për çdo shqiptar, të ngrihemi fuqishëm për të përmbysur një minutë e më parë Edvin Mafinë dhe narkoshtetin e tij!

© SYRI.net

Flori Mumajesi dhe Arilena Ara publikojnë këngën e re “Doja”

No Comments Aktualitet Lajme

Flori Mumajesi dhe Arilena Ara i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor.

“Doja” titullohet kënga e cila është realizuar 3 vite më parë mirëpo u lansua në Youtube para pak minutash.

Ky projekt është punuar nga Darko Dimitrov, me tekst të Lindon Berishës.

Pranë një postimi në Instagram, Arilena e ka falënderuar Florin që thotë se i dha emocion kësaj kënge.

© SYRI.net

Dasma e bujshme dhe kamera e fshehtë për tradhti, si mori fund ‘martesa e lumtur’ e Rudina Dembacajt

No Comments Argëtim Thashetheme

Dukej se ajo e tyrja ishte një lidhje ideale mes një çifti të cilët u shfaqën shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe që kudo dilnin bashkë në media duke bërë vazhdimisht intervista se si u njohën, si lindi dashuria mes tyre dhe se sa shumë e donin njëri tjetrin. Nuk vonoi shumë dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, bashkë me ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfaj, u bënë prindër të një vajze të cilën e quajtën Viktoria.

Por duket se pas gati tri vitesh martesë e deklaratash të forta dashurie, dashuria mes tyre ka marrë fund dhe “martesa e lumtur” e Rudina Dembacajt është shbërë plotësisht bashkë me deklaratën e saj në media ku është shprehur prerë se është në proces divorci me Varfaj.

Moderatorja e programit “Mos i fol shoferit” ka pasur një lidhje të bukur, për të cilën edhe ka folur publikisht. Para disa javësh u përhap lajmi se shkak për prishjen e martesës së saj me pronarin e një servisi makinash, Aleksandër Varfaj, është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj.

Sipas të njëjtave burime, u tha se Dembacaj ishte parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin, sipas tyre, duket se ishte shkaku kryesor i prishjes së marrëdhënies me Aleksin.

Aleksandri nuk ka folur publikisht, por është mjaftuar me ndonjë postim, ku shpreh gjendjen e tij pas divorcit. Kujtojmë se Rudina dhe Aleksi ishin ndër çiftet më simpatike në rrjetet sociale, duke na prezantuar copëza të së përditshmes së tyre, që nga ceremonia e dasmës në reality show-n “Lufta e nuseve”.

Dyshimet e para lindën kur Rudina pak nga pak fshiu të gjitha fotot që kishte me babanë e vajzës së saj. Po ashtu, pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që aktorja e humorit ka dhënë për media të ndryshme.

Në lidhje me thashethemnajën që zien në media së fundmi për një romancë të re të aktores dhe moderatores me një ish deputet, Rudina, e kontaktuar edhe nga mediat e tjera, nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim, thjesht u ka kërkuar mirëkuptimin për ta rrëfyer historinë e saj personale në një moment tjetër.

DASMA NË EKRAN E RUDINA DEMBACAJT DHE KAMERAT E FSHEHTA PËR TRADHTI

Para gati tri, vitesh në “TV Klan” u transmetua episodi i programit “Lufta e Nuseve”, ku njëra nga konkurrentet ishte aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj.

Në këtë reality show, Rudina rrëfeu historinë e saj të dashurisë me Aleksin, djalin që e njohu kur çoi makinën për servis. Më pas, ajo vazhdonte të tregonte detaje nga marrëdhënia me Aleksin, siç ishte surpriza luksoze që i bëri ai për ditëlindje.

Edhe pse bashkëshorti i saj nuk ishte i pranishëm në këtë udhëtim, Aleks e surprizoi aktoren me një buqetë me lule dhe një biletë urimi. Pasi Rudina ishte kthyer në Tiranë, mori dhuratën tjetër nga i shoqi, një unazë floriri të dizanjuar me gurë diamanti.

“Dhurata e ditëlindjes nga dashuria ime”, shkruante Rudina poshtë fotos, ku tregonte unazën në dorën e saj.

Rudina u bë e njohur me lidhjen e saj me Aleks edhe në momentin kur iu organizua një kamer e fshehtë në ‘Ora Neës’ ku asaj i lihej të kuptonte se bashkëshorti e tradhtonte me një grua tjetër.

Artistja reagoi shumë ashpër edhe duke sharë me fjalor të pistë aktoren e cila mori përsipër rolin e dashnores së burrit të saj.

Më pas, te “Rudina” ajo ishte çift me Aleksin, ku treguan dhe një herë marrëdhënien e tyre, se si mund të bashkëjetojë një vajzë ekrani me një djalë të panjohur në publik.

Megjithatë, duket se kjo martesë nuk funksionoi, përderisa ata arritën të qëndrojnë bashkë vetëm 3 vjet.

Duket se tradhtinë në këtë rast e ka bërë realitet vetë aktorja e cila u shfaq shumë e frikësuar në kamerën e fshehtë. Mbase ka harruar çfarë përjetoi atë ditë duke dënuar ish partnerin e saj me tradhti në jetën reale.

Duket se dot marrëdhënia e tyre funksionon vetëm për hatër të vajzës së tyre të vogël e cila me siguri do të jetë arsyeja e fortë e një raporti të gjatë mes tyre./Panorama Plus

MICROSOFT DO TË MBYLLË APLIKACIONIN CORTANA PËR ANDROID DHE IOS

No Comments Lajme Teknologji

Nuk dihet se çfarë do të bëhet me asistentin virtual që Microsoft bëri aq shumë përpjekje për të rritur adoptimin e tij. Aplikacioni gjithashtu do të largohet nga Microsoft Launcher në Android.

Microsoft zbuloi se ka vendosur të “vrasë” aplikacionin Cortana për Android dhe iOS në Janar. Prodhuesi i softuerit ka postuar një artikull të ri për përdoruesit e Cortana ku thotë se në Britani, Kanada dhe Australi do të hiqet nga dyqanet e aplikacioneve të Android dhe iOS.

Nuk dihet se çfarë do të bëhet me asistentin virtual që Microsoft bëri aq shumë përpjekje për të rritur adoptimin e tij. Aplikacioni gjithashtu do të largohet nga Microsoft Launcher në Android.

Microsoft lançoi Cortana në iOS dhe Android në Dhjetor të 2015 dhe ishte dizajnuar për të lidhur kompjuterët Windows 10 me telefonët mobil. Pavarësisht një ridizajnimi të madh Microsoft dështoi ta bënte asistentin konkurrues me rivalët si Google Assistant dhe Apple Siri.

Vetë CEO Satya Nadella tha se nuk e sheh asistentin si konkurrent të Alexa, Siri apo Google Assistant.

Kompania tashmë është e fokusuar në integrimin e Cortana në Microsoft 365. Asistenti në mënyrë indirekte është integruar edhe në aplikacionin Outlook për iOS dhe Android dhe mund të lexojë e-mail-et me zë të lartë.

Burimi/insajderi.com

SHQIPTARË BËJNË NAMIN, GRABISIN VILAT E ITALIANËVE

No Comments Aktualitet Lajme

Gjashtë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane dhe nëntë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për vjedhje.

Ata akuzohen për grabitjen e një sërë vilash në Italinë qendrore dhe veriore.

Operacioni ishte i koduar me emrin “Massa San Giuliano” dhe vjedhjet ndodhën kur pronarët ishin në shtëpi.

Mësohet se grabitësit emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, përveç parave dhe sendeve të vlefshme, ata vidhnin çelësat e makinave dhe pastaj i përdornin për grabitjet.

Grabitjet në provinca

Vjedhje janë shënuar në dhjetëra vila në provincat e Frosinone, Ravenna, Perugia, Bologna, Modena dhe Reggio Emilia.

Hetimi

Hetimi filloi rreth një vit më parë kur policët ndoqën disa grabitës, të cilët kishin arritur të shpëtonin në atë rast, pasi kryen një vjedhje në Trevignano dhe Bracciano.

Ishin një grup “profesionistësh” të vjedhjes

Hetimet pasuese të kryera nga përgjimet nxorën në pah ekzistencën e një grupi të strukturuar të profesionistëve grabitës.

Ata arritën të siguronin më shumë se një milion euro dimrin që kaloi, në Itali.

Burimi/insajderi.com

AMBASADORJA ÇITAKU: E TURPSHME PRITJA E LOJTARËVE ANGLEZË NË AEROPORT

No Comments Aktualitet Lajme

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari”, ku disa vajza i prisnin me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.

Ky gjest u kritikua shumë në rrjete sociale, ndërsa ajo që nuk u përmbajtë ishte edhe Çitaku që ndër të tjera shkroi “S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme”.

Ajo shtoi pastaj se e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene.

Burimi/insajderi.com