Moderatorja bukuroshe shqiptare Hygerta Sako, rreth 2 javë më parë deklaroi në emisionin “Rudina”, se ishte beqare duke thënë se :
“Jam beqare.Më mirë vetëm se sa e keqshoqëruar. Derisa të vijë personi special në mirë ‘single’ sepse flemë rehat dhe nuk kemi probleme”.
Por së fundmi ,moderatorja sportive i ka habitur të gjithë me një postim në ‘Facebook’, përmes të cilit ka deklaruar se është në një marrëdhënie. Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por duket se këtë lajm e kanë pritur mirë të gjithë miqtë e saj.
Madje në këtë postim është vënë re komenti i mbrojtësit të “Bylisit”, Ditmar Bicaj. “Urime shoqe Hygerta! Mos harro llokumet”, i ka shkruar ai me shaka.
Kujtojmë se Hygerta prej kohësh është e divorcuar dhe nga martesa që ka pasur ka ardhur në jetë një vajzë e quajtur Ana.
shkoder.info