Home

Lajme

Loredana flet pas ndarjes me Mozzik: S’më ka ndihmuar në karrierë

No Comments Argëtim Thashetheme

Është e pamundur të mos keni lexuar të paktën një lajm për ndarjen e Loredanës dhe Mozzik. Dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies, rreth një vit pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Hanës. Gjithsesi, mund të ketë shpresa për ribashkim. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë. Mirëpo, derisa ai moment të vijë (ose mund edhe të mos vijë asnjëherë), lexoni se si shprehet reperja për ish-partnerin e saj.

Ajo ka treguar gjatë një interviste në një radio zviceriane se Mozzik nuk e ka ndihmuar në karrierë. Pra, ajo praktikisht ia ka dalë vetëm me bashkëpunëtoret e saj.

“Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bënim gjëra së bashku, turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua, ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, sepse është babai i vajzës sime dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi, ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime“,-është shprehur reperja.

Mozzik, ndërkohë nga ana tjetër nuk ka reaguar rreth kësaj deklarate, por përflitet se kënga e tij e fundit “Dhelpër dinake”, i dedikohet Loredanës.

Burimi/botasot.info

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *