Home

Lajme

Nje mbremje e vecante ne radio Projektin 21

No Comments Argëtim Histori

Te dielen e dates 29 dhjetor 2019 , ne programin e drejtuar nga Moderatori Luigj Shkodrani , ishin te ftuar nepermjet kontakteve te Skypes e Viberit , nje figure e kombetare dhe atdhetare , At Nikolla Marku ! Kjo fikure mjafte e dashur e shqiptarve , kudo ku jetojne e punojne ato , ka kundershtuar me force , te parin e kishes Autoqefale ne Shqiperi , sepse eshte shtetas grek. Ai kete e ka kerkuar me force nga shteti ne Shqiperi , por edhe nga mbare populli shqiptar dhe besimtaret orthodoks , ne kishat ku ai ka sherbyer . Nderohet dhe respektohet nga mbare Shqiptaria , kudo ku ai merr pjese . Ai sherben ne kishen e “Shen Merise” ne kala te Elbasanit . Me At Nikollen krahas mesazhit te tij te forte qe percolli , per ate cfare u tha mesiper , premtoi qe do ti bashkangjitet inisiatives , per te hapur dhe kontribuar ne nje Kishe Autoqefale shqiptare , per shqiptaret e besimit Orthodoks , ne Maqedonin e Veriut ! Edhe pse jo ne gjendje te mire shendetsore, Ai u tregua i gatshem qe te jete prezent me meshen e tij edhe atje, ku te flitet gjuha shqipe edhe tek shqiptaret Orthodoks , qe per shume e shume vite ju eshte ndaluar te perdoret gjuha shqipe dhe institucionet fetare ne gjuhen shqipe. Krahas At Nikolles e mori fjalin edhe deputeti i Parlamentit te Shqiperise, z. Kostaq Papa i cili i beri thirrje At Nikolles qe ta mbeshtete ne kete organizim te madh qe po mirrej ne Maqedonine, per ti kthyer shqiptaret Orthodoks ne identidetin Kombetar Shqiptar , ku gjeti perkrahjen e padiskutueshme te At Nikolles !
Mesazhet e At Nikolles ishin mesazhe qe ne te gjithve , na mbushen me emocione te vecanta !
Me pas ishte nje suprize e bukur ne radio Projektin 21 , ku pjesetare te familjes Qiriazi , te shkeputur nga njeri – tjetri prej 70 – 80 vitesh, pasardhesit e tyre komunikojne nepermjet , kesaj radioje . Ishte nje emocion shume i vecante . Nikolla nga Tirana dhe Oliver nga Manastiri komunikuan ne gjuhen angleze , por qe u perkthye nga Nikola ne gjuhen shqipe . Moderatori i drejtoi disa pyetje z. Oliver dhe ai me shume kujdes percillte ate cfare kish mesuar nga njerzit e tij per historine e Qiriazve, per ceshtjen kombetare shqiptare dhe pyetjes qe ju drejtua , qe a do ta mesoni gjuhen shqipe , ai tha qe , po une kam filluar dhe besoj qe heret tjeter do flasim se bashku ne gjuhen shqipe . Pyetjes qe a ke deshire ta vizitoni pjesen tjeter te familjes , ai u pergjigj , patjeter ne momentin e pare qe te me krijohet mundesia nga puna do te shkoj dhe te vizitoj , se pari , mesonjetaren e pare shqipe ne Korce dhe pjesen tjeter te familjes Qiriazi ! Oliver u shpre se u ndie shume i emocionuar qe ne kete nate po me degjojne shume shqiptare nga ane e mbane botes dhe ndjehem shume mire ne mesin tuaj dhe ju falenderoj , qe ma mundesuat qe te shprehem lirshem ne nje media shqiptare ne diaspore dhe nepermjet jush te komunikoj me pjesen tjeter te familjes tone .
Me pas edhe nje pjesetar tjeter i moshur i familjes Qiriazi , z. Riste Qiriazi kontaktoi ne fjalet e prezantimit ne gjuhen shqipe dhe me pas ai komunikoi ne gjuhen maqedone , ku dr. Adil Mustafa beri dhe perkthimin dhe z.Riste foli per ate histori qe ai dinte per familjen e vet , por edhe z. Adil foli per rendesine e familjes Qiriazi , ne ceshtjen kombetare shqiptare . Ai foli edhe per nismen qe kane marre per bashkimin e te gjithe orthodoksve shqiptare ne Maqedonine e Veriut dhe kthimin e tyre ne identitet kombetar , ku te kene institucionet e veta fetare dhe ku te sherbehet ne gjuhen shqipe .
Me pas ne pjesen e fundit u be nje analize e hollesishme nga te dy bashkepunetoret e kesaj inisiative te madhe, z. Adil Mustafa dhe z. Kostaq Papa , qe folen per rendesine e bashkimit te gjithe shqiptarve ne pergjithesi, por dhe per bashkimin e te gjithe orthodoksve shqiptare ne Maqedonine e veriut, por dhe ne diaspore . U fokusua me te madhe qe diaspora duhet te ngrihet dhe te jape ndihmesen e saj si gjithmone , ne bashkimin e te gjithe shqiptarve dhe te ndertimit edhe te institucioneve fetare te orthodokseve shqiptare ne Maqedonine e Veriut, qe tu krijojme atyre shume mundesi per tu bashkuar . Z. Adil theksoi , se vetem ne Manastir jane diku rreth 40 mij orthodoks shqiptare , te asimiluar, pra duhet dhe kerkohet angazhim i madh i te gjithve, qe ato te kthehen ne identitetin e tyre kombetar , se politika maqedone eshte shume e dhunshme ndaj tyre, ndaj ato kerkojne perkrahjen tone te paepur.
Mendojme qe kjo mbremje do te mbese gjate ne memorjen e degjuesve te radio Projekti 21 ! Ishte nje nder mbremjet e vecanta qe rralle mund ti vine ne kete format radio Projekt 21 !
Falenderojme bashkepuntoret qe na e ben te mundur kete komunikim , duke na krijuar mundesi te lehte komunikimi me te gjithe ata qe bashkebiseduam . Nje merite te vecante ka Dr. Adil Mustafa dhe deputeti i Parlamentit te Shqiperise z. Kostaq Papa!
Shpresojme se bashkupunimi me te dy keta zotrinj do te jete edhe gjate vitit 2020 !

Per Radio Projekti 21 – Luigj Shkodrani – Kopenhage – Danimarke , 30 dhjetor 2019

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *