Home

Lajme

Përshëndetja e stafit të radios drejtuar dëgjuesve të saj !

No Comments Uncategorized

Mirëmbrëma e nderuar Kolege Hatixhe !
Mirëmbrëma Dëgjues të nderuar dhe miq të radio Projektit 21 !
Mirëmbrëma të gjithë ata që na dëgjojnë për herë të parë !
Mirëmbrëma xhelozve dhe atyre që luajnë rolin e spiunit në radion tonë !
Viti 2019 ka qenë një vit i ngarkuar kalendarik, ku radio Projekti ka vazhduar punen e vet , duke sjell në trasmetim 24 orë muzikën më të mirë shqipe , të të gjitha trevave shqiptare .
Po ashtu nga e hëna në të ejte , është trasmetuar program nga kolengja jonë nga studio e Shkupit , z. Hatixhe , ku gjej rastin ta falenderoj per rubrikat e saja te larmishme dhe punen profesionale të saj në zgjedhjen e temave aktuale, po ashtu z, Hatixhe ka sjellë edhe intervista te ndryshme me personaletete të fushave përkatëse , për të informuar dëgjuesit me realitetin , problemet që ka sot Maqedonia e Veriut, por dhe shqiptaria . Për gjithë vitin 2019 ka treguar shumë korrektësi , duke filluar programin në kohë korrekte , po ashtu dhe përfundimin e programit , ndaj përgeëzimet e mija të sinqerta për gjithë punën tuaj të kryer në radio Projektin 21 , qoftë për ju dhe dy princit tuaj një vit sa i bagatshëm dhe po aq i realizimit të detyrave dhe ëndërrave që ju i keni vënë vetes të realizoni , së bashku me dy pricit tuaj të vegjël . Urime 2020 për ju Kolege e nderuar dhe e respektuar , por jo vetëm nga ne por nga mbarë dëgjuesit tonë , ku vazhdimisht kemi marrë mesazhet më të mira për punen dhe korrektësinë tuaj ! Jam krenar që kemi një Kolege si ju ne radion tonë !
Po ashtu dua të falenderoj edhe Timin, për mbështetjen që më ka bërë gjatë emisioneve të mija në radio, duke ditur që nuk jam aq i mirë në teknike, se vij nga fusha e letrave dhe jo teknikës, tekniken e mësova këtu gjatë punës time në radio Projekt , por kuptohet kemi përsëri mangësi në teknike .

Timi më është gjetur gjithnjë pranë në cdo kohë kur i kam kërkuar ndihmen e tij , ndaj dhe Timit në këtë natë i them një Falemnderit të madhe për ndihmen dhe i uroj shëndet dhe jetë të mirë dhe viti 2020 qofte nje vit i mbarë për të dhe mbarë familjen e tij !
Një falenderim shkon dhe për Havzi Sulejmanin – Xhaxhin , që gjate këtyre viteve na ka mbështetur duke financuar pagesen e Serverit !
Po ashtu edhe Timin e falenderoj shumë për mbulesen e pagesës te Studios së Shkupit !

Duhet ta dimë që radio Projekti 21 per 16 vite është financuar nga shteti danez dhe ju ndalua financimi që tashmë për shkaqe që dihen nga shumica e bashkëatdhetarve, sepse sot cdo gjë del hapur në internet dhe nuk ka cfarë fshihet më , por nuk jam sonte për të folur për atë, sepse është folur mjaft gjatë viteve , por dua të theksoj se edhe gjatë vitit 2019 radioja është mbajtur me pune 100 % vullnetare . Studioja NR. 2 është mbështetur nga ana ime për të gjithë vitin 2019 . Shpresoj që në vitin 2020 do të kemi njerëz me zemër të madhe që do ta mbështesin këtë projekt tonin të quajtur , jo Familja e Timit dhe e Luigjit , por familja e madhe e radio Projektit 21 , pra qe do të thotë që familja mbahet nga antarët e familjes, cfarë nuk ka ndollë deri me sot . Shpresojmë bashkeatdhetarët të kuptojnë mirë se ku punohet per komb , atdhe e flamur dhe ku punohet per xhep dhe dhe per te rritur fitimet e veta ! Nuk duhet shume zgjuersi te kuptohet.
Por gjithsesi ne e kemi marre persiper kete projekt madhor dhhe do ta cojme perpara me patjeter !
Gjej rastin te falenderoj edhe Xheladin Hajdarin sepse dhe ai ka kontribuar 6 – mujorin e pare , megjithse eshte paguar nje rroge mujore prej 200 Eurosh plus reklamat qe kane qene te tijat .
Falenderoj nga zemra bashkepunetoret dhe miqte e mij te mire e programit te te premtes dhe te dieles mbrema ,per kontributin e tyre te dhene , z. Asip Demiri , Deputetin e Palamentit Shqiptar z. Kostaq Papa , Perfaqesuesin e te drejtave te njeriut ne Maqedonine e Veriut , Dr. Adil Mustafen, z. Ardiana Mitrushi , qe ishin te palodhshem , duke afruar ndihmen e tyre , pa keta njerez me shpirt human, nuk mund te ishin realizuar ato programe aq madheshtore duke sjelle figura te rendesishme te arenes kombetare shqiptare !
Nje falenderim shkon edhe per z. Adile Berisha qe u munduam qe te imitojme emisionin e femijve ne radio Projektin 21 , per aq kohe sa u percoll , ku u ndalua per mos interesim te bashkeatdhetarve !
Nje falenderim shkon per te gjithe ata qe me shume dashamiresi pranuan ftesat tona per tu bere pjese e intervistave dhe bisedave tone ne radio Projekt 21 , qe nga kengetarja e madhe shqiptare , Justina Alija, Korab Shaqiri , Diana Ziu, Aleksander Vezuli , Familja Qiriazi , Z. Kostaq Papa , Qani Hasa, Valdet Derrava , At Nikolla Marku , Ziadin Sela , Ismet Peja , Marsela Koci , Vitore Stefa Leka , Drane Xhaj .

Ne po leme pas nje vit punet , nje vit perkushtimi nga stafi yne per te percjell ate me te miren tek ju degjues e miq te radio tone , por ne do te vazhdojme me kete ritem edhe ne vitin tjeter dhe ju premtojme qe kjo radio do te kete programe te larmishme edhe ne vitin 2020 , ku do vazhdojme te sjellim figura kombetare , te te gjitha sferave, pasardhes te familjeve qe i kane dhene kombit dhe atdheut jete nga jeta e tyre , gjak nga gjaku i tyre dhe nje pjese kane dhene edhe jeten e tyre, ndaj detyra jone eshte qe ti respektojme dhe ti nderojme, te percjellim hostorine e tyre ne radion tone , qe brezat qe vine pas ta njohin historine e popullit tone ne shekuj . Edhe ne dy ditet e mija do te jene dite te debateve te forta , te thirrjeve , per bashkimin e shqiptarve . Viti 2020 eshte shpallur si vit i shqiptarve, pra dhe ne ne kete kuader na shtohen detyra te medha , keshtu qe do te sjellim tek ju njerez nga me te ndryshmit, politikane , artiste dhe cdo gje te bukur qe sjell aromen kombetare ne radion tone.
Jemi te gatshem ta bejme kete , por shpresojme qe ne vitin tjeter te kemi dhe mbestetje nga bisnesi qe te rritim cilesine e zerit nga studiot tona , sepse ne punojme me teknike te vjeter , ku ka humbje shume te zerit , qofte nga kabllot , por dhe nga kompjuterat qe jane mbi 10 vite te perdorur , ndonjeri dhe me shume . Nje radio qe te behet kerkon edhe tekniken e mire ! Shpresojme qe te gjejme mirekuptimin tek njerzit qe e duan gjuhen shqipe , qe duan median shqipe ne mergate , sepse duke ndihmuar radion tone ato gjithsesi do te ndihmojne edhe vetveten .
E nderuar Kolege ju mora shume nga koha juaj e cmuar, por eshte nje vit i gjate kalendarik dhe kuptohet se radioja ka patur shume aktivitet , ndaj me lejoni qe ne emrin tim personal , por besoj dhe te kolegve te mij te ju uroj degjusve tone te mrekullueshem nje vit te mbare dhe me plot suksese ne punen e tyre ! 2020 qofte nje vit i mbare per te gjithe Ju , kudo qe jini e kudo ku na ndegjoni ! Paqja , mbaresia, lumturia e dashuri mbreterofshin ne vatrat tuaja familjare ! Zoti e bekofte shqiptarine ! Zoti ju bekofte ju qe na keni ndjekur keto 365 dite te vitit 2019 !
Edhe një herë për ju Kolege një vit të mbarë 2020 ! Mirë u dëgjofshim në vitin 2020 ! Kalofshi një natë sonte sa më të bukur ! Respekt pa fund për të gjithë !

Ne emer të stafit u lexua nga Luigj Shkodrani

Date 31 dhjetor 2019

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *