Home

Lajme

Kur do të ndollë bashkimi i opozitës shqiptare në Maqedonin e Veriut ?

No Comments Lajme Opinion

Diten e diele te dates 26 janar u iniciu ne radio Projektin 21 , ne Kopenhagen , ne studion nr. 2 te kesaj radioje, nen drejtimin e Moderatorit Luigj Shkodrani dhe bashkepunetorve te ketij programi z. Kostaq Papa , deputet i Parlamentit te Shqiperise dhe z. Adil Mustafa , perfaqesues i te drejtave te njeriut ne Maqedonine e Verit , ju be thirrje qe opozita shqiptare te shkoje e bashkuar ne zgjedhjet e 12 prillit 2020 ne Maqedonine e Veriut !

Per kete u realizua nje debat i gjate nga ora 21,00 deri ne oren 01 ,00 , ku u ftuan perfaqesues te partive opozitare , te degjohet opinioni i tyre dhe ju kerkua qe te bashkohen se bashku. E para ishte perfaqesuesi i partise Besa ,z. Dervish Halimi , qe peri prezent situaten ne vija te shkurta dhe shprehu gadishmerine e partise se tij per tu bashkuar dhe shkuar se bashku ne zgjedhje .

Me pas prof.dr. Arber Celiku i beri nje panorame situates se partive politike ne Maqedonine e Veriut ,ai ju drejtua partive opozitare per tu bashkuar , por me pas z. Arber kerkoi edhe ndihmen edhe te Deputetit z. Kostaq , ku citoi nenin 8 , pika 1 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ku thote :

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Neni 8

  1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë
    kufijve të saj.
  2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të
    përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.
  3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë
    jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore
    kombëtare.

E mori fjalen dhe dr. Rexhepi , qe i beri nje panorame strategjise kombetare dhe situates ne Maqedonine e veriut . Ai beri nje leksion te mire , por qe nuk u angazhua ne bashkimin e opozites, por premtoi se do ja percjelle kryetarit te tij shqetesimin tone , por dhe te mbare opoinonit qe kerkojne bashkimin . Ne fund ai e mbylli fjalen e tij , ku tha qe kryetari e vendose . Para do te thote qe cdo gje varet nga z. Zijadin Sela .

Mesazhe erdhen dhe nga Liga Qytetare Shqiptare – Amerikane , ku kerkuan qe opozita te bashkohet e vetmja menyre per te fituar shqiptare edhe ne kete rajon .

E moren fjalin disa here dhe dr. Adil Mustafa , ku beri thirrje qe te bashkohet opozita dhe u kerkoi cdo perfaqesuesi qe te ndikojne tek partia e tij per bashkim, se pa bashkimin e opozites nuk do te fitojne shqiptaret ne Maqedonine e Veriut .

Ne fund foli dhe z. Kostaq Papa i cili u tregua i gatshem qe te shkoje ne Maqedoni dhe te takohet me cdo kryetar partie dhe te perdore ndikimin e tij si deputet i parlamentit te Shqiperise, por premtoi se do te ndihmoje edhe me kolege dhe perfaqesues te shtetit qe te behen te gjithe bashke dhe si ne Malesi qe u bashkuan dhe fituan, te njejten ta bejne edhe ne Maqedonine e Veriut .

Ne fund te ketij shkrimi , mendojme dhe shpresojme qe opozita te bashkohet sepse e bashkuar do te fitoje, nese do te pranojne ndikime nga jashte , athere ato do ta shkaterrojne nje here e pergjithmone ceshtjen shqiptare ne Maqedonine e Veriut dhe fati i shqiptarit ne kete pjese do te shkoje si ai i Lugenes se Presheves, ku rinia dhe shume te tjere te moshave te ndryshme po largohen nga vendi, se nuk shohin perspektive per te jetuar , nen disikriminimin e serbeve dhe te maqedonesve !

Dhente Zoti dhe ta kuptoje opozita shqiptare , se cfare do te thote bashkim i partive !

Shkruar nga Luigj Shkodrani !

Nderi dhe njeriu

No Comments Argëtim Letersi

Oh njeri!…
Ti i nderuar dhe i ç’nderuar…
Ti i copëtuar dhe i sakatuar…

Ti që me gurë qëlluar je,
i pa groposur,
anës lumit hedhur, ngrysur,
i brengosur…

Ti zvarritesh më kot
pa anë e shpresë,
sot askush nuk të nderon,
ofron ndjesë…

Ti nderin po e lyp por,
pse të kanë harruar?!,
paraja të zotin mbyti,
lavdinë e kan’ rrobëruar…

Ti që lavdinë e ngrite
me dinjitet të vërtetë,
sot i mbytur nga lotët,
është dhe krokodili vetë…

Me forcën e nderit
akoma mbetesh krenar,
ti që ndeshesh me horrat,
bërë mercenar’…

Ti që gruas ja mohove,
të drejtat, lirinë,
ti që e poshtrove, kur humbi virgjërinë…

Ti që e ktheve gruan,
tmerrësisht në pronësi,
ti harrove nënën, si
bukuri e Deas me hirësi…

Ti që lufton me kohët
moderne, për identitet,
ti që nderon meritokracin
iluzive me pompozitet…

Ti sot analizon nderin,
fanatik je me krenarinë,
llogjikën postulat,
metamorfozë ke njerinë…

Oh njeri!…
Ardiana 01/25/2020…

Ish-z/kryetari i Vitisë, Xhevat Bislimi, kërkon të ndalohet gjuha arabe në rituale fetare: Hoxhallarët janë rekrutuar kundër gjuhës shqipe!

No Comments Lajme Opinion

Nuk është hera e parë që Xhevat Bislimi bënë këso shkrime. Ai, tashmë është i njohur me qasjet e tij ndaj fesë dhe me qëndrimet e tij ndaj hoxhallarëve, shkruan Gazeta Mejdani.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Xhevat Bislimit, ish zv.kryetarit të Vitisë, i njohur botërisht me paraqitjet e tij të skajshme kundër fesë:

Të jetosh si Shqiptar e të vdesësh si Arab

Ky eshte paradoksi, kjo eshte fatkeqesia e nje pjese te madhe te shqiptareve qe linden nga prinder shqiptare, rriten, edukohen e jetojne shqiptarisht, kurse, kur te vdesin, varrosen arabisht, greqisht, etj.!
Duket e pabesueshme, por e verteta eshte kjo… Para tri dite vdiq veprimtari dhe veterani i çeshtjes shqiptare, i burgosuri politik, njeriu dhe shqiptari i mire, Sabit Rexhepi… Ka me shume se tridhjete vite qe jam njohur me te. E kane njohur, kush me shume e kush me pak, edhe qindra shoke tjere.

Nuk besoj qe dikush nga keta shoke e bashkeveprimtare, veç nese do te genjej, mund te thote qe shqiptari Sabit Rexhepi do te donte te varrosej arabisht… Pse nuk respektohet nga familja, nga bashkeveprimtaret, nga farefisi e nga kleri identiteti dhe dinjiteti kombetar e gjuhesor i te vdekurit dhe i te gjalleve qe marrin pjese ne varrimin e bashkekombesit te tyre?! Me ç’te drejte fyhet e perbuzet deri ne kete shkalle percaktimi, ndjenja, bindja, veprimtaria dhe angazhimi jetesor i shokeve tane atdhetare e luftetare te pathyeshem per gjuhe, flamur, kulture, liri, dinjitet e identitet shqiptar?!

Respekt per gjuhen, kulturen, traditen e veshjen arabe, gjermane, greke, amerikane, etj., por shqiptari ka gjuhen, kulturen, traditen, veshjen dhe identitetin e tij autokton kombetar! Te qenit shqiptar ishte dhe eshte vullnet i Perendise-Zotit, siç ishte dhe eshte vullnet i Tij edhe te qenit arab, gjerman, etj..

Prandaj, te mohosh gjuhen shqipe ne lutje, ne jete e ne vdekje ke mohuar vullnetin e Zotit. Nuk ka mekat me te madh, edhe ne kuptimin fetar, se sa shqiptari ose shqiptaret ta varrosin shqiptarin ne gjuhe te huaj, te luten e te predikojne ne gjuhe te huaj… Kthjelluni vellezer shqiptare e mos mekatoni duke dalur kunder vullnetit dhe deshires se Krijuesit! Kleri shqiptar per asnje çmim nuk duhet ta mohoje dhe perbuze gjuhen e Zotit, gjuhen shqipe!

Nje pjese e klerit shqiptar eshte rekrutuar, siç eshte rekrutuar edhe nje pjese e politikaneve dhe e inteligjencies, dhe po bejne punen e qoftelargut, duke i vene kazmen gjuhes dhe identitetit kombetar! Keta mekatare e mercenare, qe vishen me petkun e fetarit, te politikanit, “atdhetarit”, intelektualit…, nuk duhet te gezojne respektin e popullit shqiptar. Keta duhet te tregohen me gisht dhe te perbuzen nga shqiptaret. Ata qe mohojne dhe nuk nderojne me perulje gjuhen e ëmbël shqipe duhet te shihen e tregohen me perbuzje nga te rinj e te vjeter…

Bashkesite fetare shqiptare duhet urgjentisht te ulen ne nje Kuvend te Madh dhe te pajtohen qe gjuhe e xhamise dhe e kishes, gjuhe e lutjes dhe e predikimit e gjuhe e Zotit per besimtaret shqiptare te jete VETËM gjuha shqipe!

GJUHA NË RREZIK KOMBI THËRRET!

Burimi/mejdani.com/

Trondit Sazan Guri: Janë 36 projekte për të zhdukur këtë vend, i 37-ti është minishengeni

No Comments Aktualitet Lajme

Ambjentalisti, Sazan Guri, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Rtv Ora thotë se minishengeni është projekti i 37 për zhdukjen e kombit dhe popullit shqiptar.

Ai shkon më tej në akuza kur vë në pikëpyetje sigurinë e produkteve që hyjnë në Shqipëri nga Serbia.

Guri: Janë 36 projekte për të zhdukur këtë shtet, këtë vend, këtë komb. Nga viti 1844, projekti i parë i shtetit fqinj në veri që lobojnë bukur. Shqiptarët për nga veprat që bëjnë ja kalojnë gjithë Europës bashkë. 127 kryengritës kundër osmanëve nuk i bëri dot as Europa as Ballkani. Por shqiptarët shkruajnë shumë pak dhe mblidhen shumë pak.Këta bënë 20 takime për tu ndarë Kosova nga Serbia në rrugën legale. Shqiptarët e kanë mbiojetesën si popull i vuajtur dhe shumëvuajtur së bashku me izraelitët.Projekti i 37 është minishengeni. Projekti i 38 është fertiliteti për shkak të ushqimeve. Në katër produkte, 3 janë serbe sot.Jam pranë akuzës që ata ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që ti të mos kesh atë fertilitet natyror. Së fundi është projekti që të mos bashkohen.

/Ora News.tv/

Elvana Gjata përfaqëson një tjetër shtet në Eurosong? Ja çfarë ‘bluhet’ në rrjetet sociale

No Comments Argëtim Thashetheme

Ndonëse nuk mundi të fitonte Festivalin e 58 në RTSH, një lajm qarkullon në rrjetet sociale për Elvana Gjatën. Publiku vijoi të mos fshihte zhgënjimin pasi Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, ndërsa zhurma në rrjetet sociale, duket se po na zbulon një plan të ri.

Gjata

Dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

Elvana Gjata Me Tana 1 770x433 (1)

Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Twitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës. Nuk dihet nëse ka një ftesë zyrtare për Elvanën, apo është gjithçka një thashethem e rrjeteve sociale.
(BalkanWeb)

Vajza e Xhevdet Ferit tregon sëmundjen që mposhti aktorin dhe arsyen pse nuk mbajtën homazhe

No Comments Aktualitet Lajme

E bija e aktorit të ndjerë, Xhevdet Feri, Bora, ka reaguar me një postim rrëqethës në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar sëmundjen që i mori jetën babait të saj si dhe vendimin e familjes që të mos kryheshin homazhe. Lamtumira e fundit aktorit të njohur iu dha të premten, nga miq, të afërm, dashamirës dhe familja e cila po përjeton momente të vështira për ikjen para kohe të aktorit.

POSTIMI I PLOTE

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

  1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.
  2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.
  3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!
  4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…

Lapsi.al

Ish-kryenegociatorja e Kosovës: Rama dhe Thaçi gabuan me kufijtë

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka akuzuar Presidentin, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se e kanë hapur çështjen e prekjes së kufijve të Kosovës.

“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Shoë”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.

“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.

“Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, ka shtuar Tahiri.

Lapsi.al

Mish, plënc, presh dhe gështenja/ Amerikanët habiten me bagazhet e 2 shqiptarëve (FOTO)

No Comments Kuriozitet

Mish të njomë, presh, salsiçe, copa plënci… ishin disa nga artikujt që u gjetën nga kontrollorët amerikanë në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias muajin e kaluar. Sipas Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP), ishte një një qen detektor bujqësor që çoi në zbulimin e produkteve të ndaluara ushqimore në aeroport në 19 dhjetor.

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-1

Bëhej fjalë për bagazhet e 2 udhëtarëve nga Shqipëria. Specialistët gjetën 6.2 kilogram mish të një kafshe të egër, salsiçe me mish derri dhe copa plënci të kafshëve të papërpunuar, 2.2 kg presh dhe 2 kilogram gështenja të freskëta. Në gështenja specialistët gjetën dy insekte të gjalla dhe ato vinin një erë e keqe.

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-0

Autoritetet thanë se i lanë udhëtarët të vijonin rrugën, por konfiskuan ushqimet që më pas u shkatërruan. Specialistët amerikanë thonë se gjatë festave është e zakonshme që të huajt të sjellin ushqime të çuditshme tradicionale nga vendet e tyre. ©LAPSI.al

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-2

Analiza e pianistit Sulejmani për festivalin në RTSH: Arsyet pse çmimi ishte i paracaktuar

No Comments Lajme Opinion

Dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani ka bërë një analizë të Festivalit të Këngës, i cili këtë vit u shoqërua me shumë polemika.Teska çmimi i parë dhe i dytë vijon të komentohet, pianisti i futet çështjes deri në detaje. Ai ndalet fillimisht tek këngët garuese dhe 3 anëtarët e jurisë Zhani Ciko,Dorian Çene dhe Soni Malaj. Treshja përzgjedhëse tregoi edhe një herë që ishin vetëm marioneta dhe zbatues të një politike, të një vendimi të ngushtë, i cili, siç u duk më vonë, ishte i paracaktuar, thotë Sulejmani.Sipas dirigjentit, dy drejtueset e Festivalit, Grabocka dhe Vejsiu, treguan, krahas të tjerave edhe mospasjen e një koncepti të mirëfilltë mbi rrjedhën logjike të skenarit, ndërsa Vejsiun e cilëson si një kukull “Barbie pa shije”.

Po ashtu Sulejmani kritikon tekstet e varfra, muzikanti ndalet edhe tek gabimet ritmikeve të dy këngëve finaliste “Shaj” dhe “Me tana”.Analiza e plotë nga Desar Sulejmani:Si çdo herë, që nga 21 dhjetori i vitit të largët 1962, atëherë kur Shqipëria sapo kishte nisur garën e saj Festivali i Këngës në Radio, edhe këtë vit ky aktivitet i patjetërsueshëm i këngës e zhvillimeve të reja muzikore alternative në Shqipëri (ndër të tjera pop, rock, soul, r&b, ethno-folk, apo jazz) ngjalli një lloj kërshërie relative në opinionin shqiptar.

I mbuluar si përherë më një tis mjegulle informative, i plotësuar me lajme dhe informacione kundërshtuese, të cilat shkonin deri në thirrje të hapura për mospjesëmarrje, akuzave për favorizime të njëanshme për këngëtarë apo kompozitorë të veçantë, edhe FEST’ 58, në bulëzën e tij ndërtuese qëlloi mjaft polemik dhe konfliktual, i ndryshëm nga notat e pritshmërisë në publik.Në vëzhgimet e mia të përgjithshme në lidhje me zhvillimet teknologjike dhe ofertat programore të Radio Televizionit Shqiptar(RTSH), të para në këtë rast nga larg, kam vënë re kohëve të fundit disa anë pozitive dhe sfiduese në lidhje me vetëdijesimin e institucionit në lidhje me rolin e tij parësor në qasjen radiofonike/televizive në shoqëri.

Roli edukues, mbështetës dhe ruajtës i vlerave të shëndosha shoqërore i takon vetëm RTSH-së, si institucion publik dhe kombëtar radioteleviziv në Shqipëri. Kjo është një e drejtë ligjore dhe morale, sikurse edhe përgjegjësi shoqërore, e cila në rastin më të mirë duhet të jetë udhërrëfyesja kryesore e çdo zhvillimi teknologjik, përmbajtjesor e ideor në RTSH. Sidoqoftë, edhe këtu të gjithë ne duhet të jemi në radhë të parë të sinqertë me veten, Festivali i Këngës në RTSH, sidomos pas mundësisë së dhënë Shqipërisë për pjesëmarrje në Eurovision Song Contest (ESC), jo vetëm ka humbur karakterin dhe qëllimin e krijimit të tij, – prezantimin e ideve të reja në muzikë, tekst, orkestrim e vokal të këngës moderne shqiptare – por sa po vjen dhe po e ngushton rrezen e veprimit, sikurse po karakterizohet viteve të fundit jo më si një platformë serioze e hapur garuese, por si një nismë më shumë personale, private, aq më pak gjithëpërfshirëse e kombëtare. Shkëndija e zhvillimit të një konflikti përmbajtjesor në këtë rast është e pashmangshme.Në rastin e Festivalit të Këngës në RTSH përplasen dy botë artistike krejt të ndryshme. Nga njëra anë kemi karakterin tërësisht garues, të lirë, nga çdo lloj kornize përgjithësuese 3-minutëshe, hovin e natyrshëm artistik eksperimental dhe provokues, kërshërinë profesionale për të zbuluar rrugë të reja të këngës bashkëkohore shqiptare, cilësi këto, të cilat mund të shfaqen (ashtu sikurse edhe janë shfaqur jo rrallë) lirisht në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, ndërkohë që nga ana tjetër kemi të bëjmë me një pjesëmarrje ndoshta të detyruar, apo përqendrim artificial drejt një konkursi europian të këngës, lidhje apo favorizim kompozitorësh/producentësh e studiosh prodhuese të saj, kufizimin e gjinisë së këngës vetëm drejt motiveve afatshkurtra argëtuese, të cilat ndër të tjera e vendosin gjininë përkatëse (jo vetëm shqiptare) nën një standardizim të thellë ideor, përmbajtjesor, politik dhe gjatësie artistike.Unë, i çliruar nga çdo paragjykim përmbajtjesor, i hapur dhe me shpresën për zhvillime pozitive, e kam ndjekur me dëshirë e kërshëri të veçantë festivalin e sivjetshëm, ndryshe nga herët e tjera, në gjithë tërësinë e tij, pra që nga momenti i parë, thirrjen për sjellje të këngëve garuese, shpalljen e tyre nga juria përzgjedhëse e deri në momentet e fundit me 22 dhjetor 2019.Duke qenë ndjekës i vëmendshëm i zhvillimeve të viteve të fundit të këtij formati artistik në RTSH, përshëndeta personalisht marrjen në dorë të drejtimit të FEST ‘58 nga vetë kupola drejtuese e institucionit, ndryshe nga vitet e tjera kur kishim të bënim me drejtues nga institucioni i Radios. Në mendjen time, ky ishte një hap i natyrshëm drejt marrjes së përgjegjësive institucionale pas dështimeve të herëpashershme të ndodhura viteve të fundit. FEST’ 58 premtonte pra, në momentin fillestar dhe parimor korrektesë institucionale, rregulla të qarta garuese si dhe transparencë etike deri në minutën e fundit të zhvillimit të tij.Të jem i sinqertë, në mbyllje të çdo Festivali të Këngës në RTSH të viteve të fundit, kam menduar që kemi arritur në kufirin e padurueshëm të mediokritetit intelektual e artistik, që nuk ka më keq, apo që ka ardhur më së fundmi momenti i një reflektimi institucional, njerëzor e mbi të gjitha etiko–artistik, krijimi i një vizioni të ri (jo vetëm për Festivalin e Këngës) si pjesë e përgjegjësisë edukuese të RTSH-së ndaj shoqërisë në tërësi. Por mbas mbarimit të natës së tretë të FEST’ 58, kuptova që kisha menduar gabim, ndjeva që kufiri i paaftësisë e mediokritetit artistik, manipulimit shembullor të publikut, i falsitetit njerëzor dhe shkeljeve të rregullave garuese në institucionin e vetëm radioteleviziv të shtetit amë nuk i kishte ardhur fundi, por vazhdonte të ishte një realitet i hidhur, i pranishëm dhe i prekshëm nga çdokush.Fatkeqësisht edhe këtë vit, Festivali i Këngës në RTSH e nisi me të kundërtën e asaj që shpalli me nota “moraliste” edhe vetë prezantuesja Alketa Vejsiu (minuta e 52-të e natës së parë – Meritokracia). Fest’ 58 nuk e hodhi hapin e parë të tij – përzgjedhjen e këngëve garuese – në bazë të një rregulloreje të qartë, transparente e të hapur dhe si pjesë e një zhvillimi artistik, të paktën të logjikshëm e të merituar. Treshja përzgjedhëse Ciko, Çene dhe Malaj tregoi edhe një herë që ishin vetëm marioneta dhe zbatues të një politike, të një vendimi të ngushtë, i cili, siç u duk më vonë, ishte i paracaktuar.Duke prezantuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë shpjegim të mirëfilltë vetëm emrat e këngëtarëve, por jo të kompozitorëve, autorëve të tekstit e aq më pak të orkestruesve të këngëve, juria e zgjedhur “me kujdes” nga përgjegjësit kryesorë të Fest’ 58 shkeli jo vetëm një rregullore të brendshme të vetë RTSH-së, por hodhi hapin e parë drejt një manipulimi pothuajse tremujor, rrotullimit të qëllimshëm drejt emrave “VIP”, apo stisi pseudokomplote e legjenda urbane, duke vendosur kështu standarde aspak profesionale, aq më pak parimore, drejt netëve përfundimtare të “kompeticionit” të këngës shqiptare. Duke njohur profilin e deritanishëm të anëtarëve të jurisë, prapavijën e tyre profesionale, kjo mënyrë të vepruari pa principe e përgjegjësi mbi vendimet që po merrnin, nuk më çuditi aspak! Ndërkohë, konfliktet e interesit, të cilat e kanë zanafillën e tyre dhe kanë zënë vend këmbëkryq prej shumë vitesh në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, në Fest’ 58 ishin aq të hapura dhe irrituese, saqë linin për një çast larg vëmendjes çdo lëvizje sadopak pozitive e risi artistike të netëve të zhvillimit të garës, siç ishte p.sh., zgjidhja skenografike e italianes Patrizia Bocconime, ndryshimet e planeve dritore, të cilën e vlerësoj si një gjetje origjinale dhe aktive për skenën e trishtë të Pallatit të Kongreseve në Tiranë.Në këtë prizëm, ndërhyrjet e shumta të reklamës (së bashku me minutazhin e tejzgjatur të tyre) ishin përherë absolutisht të papranueshme, ndërkohë që shtroja përherë pyetjen, se përse RTSH-ja ka nevojë për kaq shumë mbështetës privatë, ndërkohë që financohet nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht direkt nga taksapaguesit shqiptarë, apo pse në mes të ngjarjes më serioze të këngës moderne shqiptare, publiku i gjerë duhet të shikonte në ekranin e RTSH-së pulat, tavat e tepsitë, pluhurat larës, apo edhe çdo reklamë tjetër bajate (direkt në sallë, apo e regjistruar), kur njëkohësisht thelbi i festivalit, karakteri i tij parësor, gara artistike mes këngëve e protagonistëve të saj, ndërpritej dhunshëm e në mënyrën më të palogjikshme të mundur.Apo në këtë rast lepuri fle diku tjetër? Kështu i gjithë padurimi, kërshëria apo argëtimi i thjeshtë njerëzor, sikurse edhe vlerësimi profesional, humbitnin lidhjen e natyrshme me skenën e Pallatit të Kongreseve nga ndërhyrjet pa kuptim, e folura plot gabime gjuhësore, apo me mungesë të theksuar integriteti ideor prezantues, bashkuar këto të gjitha jo vetëm me një inteligjencë të ulët skenike, krejtësisht si të një kukulle “Barbie”, por edhe pa shije të Alketa Vejsiut.Ajo më së miri ia arriti qëllimit të na tregonte të gjithëve, se si NUK duhet të jetë një prezantuese e një ngjarjeje kaq të rëndësishme artistike në vend. Vejsiu gjatë tri netëve të FEST’ 58, e ndodhur në të shumtën e rasteve jashtë kornizave profesionale dhe nivelit absolutisht të paanshëm që ia kërkon rasti përkatës, jo vetëm që cenoi në mënyrë të pacipë në përgjithësi inteligjencën e përbashkët dhe në veçanti të femrës shqiptare, por e ndodhur në gjendje të vazhdueshme hipnoze vetëkënaqësie, në mungese të një skenari të mirëmenduar (FEST’ 58 zyrtarisht nuk kishte skenarist/e), së bashku me krijuesen e saj Grabocka, ishte në cakun e kryerjes së akteve të dënueshme penale, siç ishte p.sh., rasti i shkeljes së privatësisë familjare të së miturës Sara Bajraktari dhe falsiteti i mesazheve në lidhje me të, apo duke nxjerrë e shfrytëzuar vetëm për imazh në skenën e Pallatit të Kongreseve fëmijë në orën 23:30!
Edhe nëse të kënduarit e shpeshtë me playbacke pa asnjë vlerë artistike të prezantueses Vejsiu, rrjedhimisht personalizimi i tejskajshëm i skenës së Festivalit të Këngës në RTSH, përdorimi artificial i fjalëve të huaja (vajbin/vibe – dridhje, apo suspancë/suspense – tension/pasiguri etj.), hartimet “moraliste” alla “Revista Class”, të cilat në gojën e Vejsiut u kthyen gjithmonë në bumerangun e vetë ideve të përcjella, parada e veshjeve shpeshherë joserioze dhe aspak në nivelin e duhur artistik për një skenë kaq të rëndësishme artistike kombëtare, ndërprerjet e vazhdueshme e të stërpërdorura të garës muzikore, si p.sh., me numrat e baletit, apo të humorit politik me nivel të ulët, të shoqëruara me duartrokitje të regjistruara, pyetjet e çastit drejtuar anëtarëve të jurisë, kur ata nuk mund t’i përgjigjeshin në mungesë të një mikrofoni, mund të quhen si zgjedhje regjisoriale apo skenariste të çastit (dritëshkurtre), të sjella sidoqoftë me bindje të plotë si “risi” artistike, si imazh pa qëllim të vërtetë përmbajtjesor e mbi të gjitha me një arrogancë provinciale në skenën e Fest’ 58, treguan më së miri se dyshja Grabocka–Vejsiu është prej kohësh përfaqësuesja më e rëndësishme e antivlerës artistike të spektakleve televizive në Shqipëri.Gjithashtu, i papranueshëm institucionalisht, për të mos thënë profesionalisht amator, ishte fakti i mungesës së përkthimit paralel të të gjitha bisedave që Vejsiu bënte me të ftuarit e huaj (Alessandro Mahmoud, Eleni Foureira, Giusy Ferreri). Qasje e pabazuar në mungesë të një skenari paraprak ishte po ashtu edhe trajtimi jo i barabartë ndaj këngëtarëve garues pas paraqitjes së këngës së tyre – dikush e linte skenën pa folur asgjë, dikush thoshte vetëm një falënderim, dikush tjetër kishte lirinë të përshëndeste familjen dhe shoqërinë, ndërkohë që të tjerë intervistoheshin gjerë e gjatë.Nga ana tjetër, moskujdesi artistik (orkestrimet mediokre, që të kujtonin spektaklet skandaloze të tjetërsimit të këngës shqiptare në formatet private televizive) shoqëruar me mungesë ideore, paraqitja e pamenduar skenike, e fshehur nën petkun e “vlerësimit” të figurave të nderuara të këngës së kultivuar shqiptare, e ktheu shpeshherë skenën e Fest’ 58, në një arenë prezantimesh personale narciste apo të tregimeve e barsoletave të moshës së tretë, gjithmonë duke mos harruar falënderimet hiperbolike për ftueset. Duke lënë kështu figura të njohura të këngës shqiptare në vrullin e “emocionit të çastit”, drejtueset artistike, Grabocka dhe Vejsiu, treguan, në fakt, mospasjen e një koncepti të mirëfilltë mbi rrjedhën logjike të skenarit në lidhje me vetë të vlerësuarin/vlerësuarën, duke shfaqur kështu në të vërtetë një mungesë të theksuar respekti ndaj vetë festivalit dhe institucionit të RTSH-sëDuke u kthyer te kënga, si elementi kryesor artistik i një formati të tillë televiziv, oferta muzikore e Fest’ 58, ashtu e cunguar që në rrënjë/ përzgjedhje, u soll përgjatë tre netëve të tij e vakët, pa profile të mirëfillta artistike, si rezultat i një gare pa rregulla të qarta e të hapura, me shumë konflikte të pastra interesi, mungesë totale vetëndërgjegjësimi etik e profesional. Në vazhdimësi nga viti i kaluar, në pushimet e garës muzikore, prezantuesja shfaqej në reklama deri te biznesi i saj privat, drejtori muzikor merr pjesë në garë si kompozitor apo kompozitorë të veçantë arrijnë me dy krijime personale deri në natën përfundimtare apo publikut iu prezantohen autorë tekstesh, që janë familjarë të dyshes drejtuese artistike. Të gjithë ne dëgjuam tekste këngësh mjaft të varfra dhe jashtëzakonisht të cunguara në mesazh, ndoqëm paraqitjet e “VIP”-ave të këngës shqiptare në të shumtën e rasteve me produkte artistike vokale, elemente koreografike apo veshjeje të nivelit banal (shpeshherë nuk isha i sigurt nëse ata ishin të vetëdijshëm që po merrnin pjesë në Fest’ 58 dhe nuk ishin duke kënduar në ndonjë dasmë, “sebep” familjar, apo klub nate shqiptarësh në Europën Perëndimore) dhe pa asnjë motiv estetiko–artistik të mirëqenë. Gjithashtu, prezantimi i përhershëm i bazës muzikore të këngëve të Fest’ 58 me playback (të regjistruar), ndërkohë që në skenë ishin mbi 40 muzikantë të nderuar profesionistë, të shndërruar, në këtë rast, mbi bazë të konceptit artistik/ regjisorial, thjesht në statistë, pianot koncertale që lyheshin nga nata në natë, nga e bardha në vjollcë, rrjedhimisht keqpërdoroheshin nga regjia vetëm si dekor skenik apo këngët që iu prezantuan publikut shqiptar në mënyrë manipulative si “risi muzikore” e të krijuara nga këngëtare të ashtuquajtura “kompozitore”, kur në të vërtetë protagonistet nuk i njohin elementet themeltare të muzikës së shkruar, nuk sollën pothuajse asgjë të re nga çfarë kemi dëgjuar e parë gjatë viteve të kaluara. Përkundrazi, të gjitha këto elemente u bënë edhe një herë një dëshmi e gjallë e mungesës totale të vizionit afatgjatë sesi mund të zhvillohet kënga bashkëkohore shqiptare.Në këtë rast vlen të përmenden gabimet e rënda në ndarjen/theksin ritmik të fjalës shqipe, siç ishte p.sh. rasti i këngës “Me tana” (sipas dialektit shkodran – Me t’tàna – Me të gjitha), ndërkohë që E. Gjata e sjell në versionin e kënduar, me saktë me melodi të ritmizuar në rrokjen e dytë “…Me tan���, pra, me një fjalë shqipe të tjetërsuar nën theksin tipik sllav. E njëjta gjë ndodh edhe me këngën fituese “Shaj” ku që në fillim, te togfjalëshi “mbaj dot/mbaj dot”, apo “ta ndaj/ta ndaj” vendoset një melodi e theksuar ritmikisht gabim, kundër rrjedhjes melodike natyrale të gjuhës shqipe.Këtu lind pyetja, se mos ndoshta këngëtaret tona porosisin vetëm këngët, mjaftohen me zërin e tyre, të cilin e përdorin në të shumtën e rasteve pa mbështetjen apo përgatitjen e nevojshme trupore/mendore dhe nuk interesohen shumë në lidhje me thelbin e asaj që këndojnë? Mos ndodh kjo edhe nga padija profesionale? A mos vallë kemi të bëjmë këtu me krijime vokale nga e njëjta dorë, e huaj, natyrisht jo e ndjeshme ndaj ritmit natyral të gjuhës shqipe? A e kanë menduar ndër të tjera këtë gjë të përbashkët të këtyre dy këngëve përfaqësueset shqiptare në jurinë e Fest’ 58, kur kanë votuar në mënyrë të ndryshme për to? Këto janë vetëm disa pyetje, të cilat ndoshta asnjëherë nuk do të gjejnë një përgjigje të hapur e të sinqertë, por sidoqoftë ia vlejnë që të shtrohen hapur dhe pa dorashka.Personalisht e gjej të rëndësishme hapjen e Festivalit të Këngës në RTSH ndaj bashkëpunimeve me artistë të huaj (këngëtarë, kompozitorë, autorë tekstesh apo orkestrues e producentë). Duke qenë që tashmë të gjithë vrapojnë drejt ESC, pa pyetur shumë për pasojat, formati gjeopolitiko–artistik që mbart në vetvete ky aktivitet i këngës europiane, ta imponon të menduarin e të vepruarin në mënyrë të zgjeruar, jashtë rrezes lokale të veprimit. Parë nën këtë dritëhije, në kuadratin e sotshëm artistik të Festivalit të Këngës në RTSH, nuk ka asgjë të keqe, nëse kjo garë e këngës shqiptare i hap dyert për të huajt, kjo edhe pse deri tani e kemi treguar me vepra, se nuk dimë ta bëjmë vetë, se nuk jemi në gjendje të kalojmë ndasitë e çastit, se nuk mundemi të kemi një vizion serioz e të ndërtojmë një skuadër artistike absolutisht profesioniste, e cila do të na nderonte me një pjesëmarrje dinjitoze në ESC. Pra, pjesëmarrja e Darko Dimitrov-it nga Maqedonia e Veriut si kompozitor në Fest’ 58, në princip, nuk paraqet asnjë blasfemi. Deri këtu nuk ka absolutisht asgjë të kritikueshme, qoftë edhe moralisht. Aq më pak kjo pjesëmarrje e tij mund të quhet tradhti ndaj Festivalit apo gjithë brezave që e kanë ndërtuar atë që nga viti 1962.Por kjo pjesëmarrje, dhe kjo është shumë e rëndësishme të thuhet publikisht, nuk vjen nga vullneti personal apo dëshira e z. Dimitrov së bashku me kolegun e tij, Lazar Cvetkov, për të garuar si të barabartë në festivalin tonë, por absolutisht e paracaktuar dhe e drejtuar në mënyrë të detajuar drejt një fitoreje të sigurt nga drejtuesit kryesorë të Fest’ 58Me këtë rast dua të rendis vetëm disa nga arsyet pse u bë e gjitha kjo zgjedhje:a) Darko Dimitrov është prej vitesh një emër i njohur e aktiv mes kukullave këngëtare shqiptare anembanë trojeve autoktone;b) Darko Dimitrov bashkëpunon prej kohësh me spektaklet e këngës në mediat private, atje ku dyshja Grabocka – Vejsiu vepron lirisht e plotfuqishëm;c) Fituesja e Fest’ 58, Arilena Ara, si produkt artistik i spektakleve të drejtuara e ideuara nga dyshja Grabocka – Vejsiu, bashkëpunon, që nga fillimet e suksesit të saj vokal, përveç disa këngëve të prodhuara nga TETA Records (Izrael), në mënyrë të përqendruar me Darko Dimitrov;d) Pas suksesit të Tamara Todevska në ESC 2019, bashkëpunimi me z. Dimitrov u pa nga drejtuesit e Fest’ 58 si një mundësi (ndër të tjera naive) për një sukses (të garantuar) shqiptar në Roterdam.
Sidoqoftë. duke krahasuar fare thjesht këngët përkatëse të z. Dimitrov (“Proud” me “Shaj” apo “Eja merre”), dallohet qartë ndasia dhe mënyra e ndryshme e prezantimit të këngës nga vetë ai. Mesazhi global, thjeshtësia e interpretimit, forca muzikore apo realizimi artistik për bashkëqytetaren e tij, janë ndër të tjera ato elemente artistike, të cilat janë shumë larg ofertës muzikore që ai ka sjellë në Fest’ 58 si kompozitor i dyfishtë.Unë dyshoj që këtu kemi të bëjmë me një ofertë të sinqertë ardhur si nismë nga Shkupi. Më shumë besoj në një kërkesë nga pala shqiptare, më shumë sajdisje (servilosje) politiko–financiare (Mini–Schengen-iste), e cila i plotësonte më së miri kushtet për katapultimin përfundimtar të së “të mikluarës” të Grabockës–Vejsiut drejt ESC 2020.Të gjitha pikat e lartpërmendura (lista mund të zgjatet lehtësisht) mund të jenë të zbatuara, disi të kuptuara apo deri diku të pranuara, kur përqendrohen në transmetues televizivë privatë. Të sjella sidoqoftë ashtu hapur e pa drojë, me një vetëvlerësim prej budallai, me tone të vazhdueshme delirie, duke sfiduar hapur të zotin e shtëpisë, Fest’ 58 dhe RTSH-ja – rasti më flagrant ishte komenti i Vejsiut mbi rëndësinë e formateve televizive private në gjetjen dhe zhvillimin e talenteve të reja – ndërkohë që është detyra institucionale, morale e logjikisht profesionale, pikërisht e RTSHsë, që të marrë në dorë zbulimin, zhvillimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të talenteve të reja – na treguan të gjithëve sa shterpë, sa pak përmbajtje dhe ide të reja kishte në drejtimin artistik të dyshes Grabocka–Vejsiu, fatkeqësisht mbështetur edhe nga titullari i RTSHsë në Fest’ 58. Rrjedhimisht, oferta artistike e grupit realizues të Festivalit të Këngës në RTSH 2019, e parë në planin afatshkurtër, mund të ndihet nga publiku i gjerë ndër të tjera si irrituese, me mungesë totale të një autokritike e vetëpërmbajtjeje profesionale, me mendësi të vjetruara e amorfe drejtimi televiziv, e parë me largpamësi, edhe pse e dhimbshme, ajo është një ofertë shembullore për të mos u përsëritur më kurrë në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, gjithmonë nëse mendojmë se RTSH mendon sinqerisht dhe me seriozitetin e duhur në lidhje me humbjen e mundshme të besueshmërisë institucionale në shoqërinë shqiptare majtas e djathtas kufirit politik.Së fundmi, do të kishte qenë shume shpresëdhënëse nëse Arilena Ara (sikurse dhe shumë shoqe e shokë të talentuar të saj), të mbërrinin në ESC, pikërisht në bazë të meritës e nivelit të tyre të pastër profesional, pa makinacionet, ndryshimet në minutë të fundit, apo vlerësimet subjektive të shoqeve bashkëqytetare në juri. Arilena Ara, me talentin e saj, pa dyshim të dukshëm dhe me një të ardhme artistike shpresëdhënëse, nuk e ka të nevojshme këtë “damkosje” artistike që në fillimet e karrierës së saj. Nga ana tjetër është absolutisht naive dhe në fakt humbje kohe të presësh gjëra të mira, vizione afatgjata, principe profesionale apo paraqitje ndryshe të Festivalit të Këngës në RTSH nga njerëz, të cilët më së paku janë arkitektët kryesore të prishjes së ekuilibrave të natyrshëm profesionalë, të futjes së një stili pune pa rregulla dhe vizion, kudo ata kanë pasur detyra shtetërore, institucionale.Le të shpresojmë që Arilena Ara, në javët e muajt në vazhdim, ta përvetësojë artistikisht më thellë këngën e saj, pa pasur qëllim në vetvete prezantimin e tërësisë së gjerë tingëllore të saj, duke u fokusuar kështu në një timbër vokal natyral, i cili rrezaton automatikisht mbështetje të vetëdijshme trupore. Ajo i ka të gjitha mundësitë për një paraqitje të mirë artistike para dhe sidomos mbrapa skenës së ESC 2020 në Roterdam, ndryshe nga çfarë na u përpëlitën sytë turpërueshëm majin e kaluar nga paraardhësja e saj.

Burimi/gazetablic.com/

PROJEKTI MË I RI MUZIKOR NGA ANDIN RANDOBRAVA DHE IBISH SHALA (VIDEO)

No Comments Aktualitet Lajme

“Pse më le”, është projekti më i ri muzikor i cili u u vu në qarkullim, nga këngëtarët e mirënjohur të estradës tonë shqiptare, Andin Randobrava dhe Ibish Shala. Êshte nje këngë dashurie dhe teksti i saj mjaft i bukur dhe shume terheqes. Një dashuri e braktisur, ku i këndohet asaj dashuri dhe vujtjes që pëson djaloshi i marrosur pas së dashurës së tij !

Kenga është publikuar me datën 10 janar 2020 dhe ka marre një numër të madh klikimesh , për vete tekstin e bukur dhe muzikën mjafte tërheqëse , një muzikë e qetë dhe e shtruar, që të bën përvete që me ndigjimin e parë !

Muzika dhe teksti i baladës “Pse më le”, është punuar mjeshtërisht nga Andin Randobrava, ndërkaq, për videoklipin është përkujdesur “Video -Art”.

I urojme shumë suksese Andin dhe Ibish Shala !

Burimi/zarfiinfo.wordpress.com/

V:O Ky shkrim ështe kompletuar edhe nga redaksia e Radio Projektit 21 , për të ardhur në formen e plotë !

Radio Projekt 21

Andin Randobrava & Ibish Shala – Pse më le (Official Video 4K)
https://www.youtube.com/watch?v=rpYk5xU1KVQ&feature=emb_err_watch_on_yt