Home

Lajme

Frederik Ndoci , nje figure shume e dashur per te gjithe !

No Comments Intervista Lajme

Frederik Ndoci nje person qe ben per vete menjehere me cdo njeri qe komunikon dhe te duket vetja se ke 100 vite qe e njeh . Eshte nje njeri qe nuk don shume kujdes kur te hysh ne bisede me te, sepse kemi pare e degjuar, se kengetare te permasave Frederik , eshte e veshtire te komunikosh me ta se kane nje personel pas vete, menaxher, financier, regjisor,stilist , masazhator dhe ato qe u bejne makiazhet.


Por Frederiku , duket nuk i preferon keto dhe hyn shume lehte me te ne bisede, ai eshte njeri ,qe eshte mjaft kritik ndaj fenomeneve dhe komentet e tija i hedh hapur dhe pa ndrojtje ashtu , si ai e mendon dhe duket se kjo eshte nje ane tjeter qe e respektojne me shume adhuruesit e tij te shumte !
Krenaria e tij eshte muzika qe ai ben , tekti i kenges qe ai zgjell , ndaj kenget e tija jane shume te kapshme edhe per publikun e gjere , te te gjitha trevave shqiptare . Ai degjohet njesoj , si ne Shkoder Locen e tij, po ashtu edhe ne Mitrovice e ne Manastir , ne Luginen e Presheves , ne Ulqin dhe ne Traboin . Pra kjo eshte madheshtia e ketij kengetari shqiptar, kur kendon Ai , salla ngrihet e gjitha ne kembe ! Humori eshte nje ane e tij e mrekullueshme , ku njerzit duartrokasin edhe per humorin e tij shkodran qe e perdore , si ne intervista, por edhe duke pire nje kafe ne lokal me shoke e miq te ndryshem.


Ai eshte njohes e 6 gjuhve dhe duke njohur dhe gjuhe te huaja , interpreton kenge ne shume gjuhe te ndryshme te botes , cfare atij i ka dhene nje mundesi te mire te mbijetoje ne tregun muzikor . Ai eshte kengetar dhe interpretues i disa zhanreve muzikore , kjo e rrit me shume vlerat e tij , si kengetar !
Te gjithe degjuesit e radio Projektit 21 , paten mundesi ta kene mysafir per dy ore e 30 minuta ne radio dhe nepermjet bashkebisedimit me Moderatorin e radios Luigj Shkodranit , mesuan shume per jeten e Kengetarit Frederik Ndoci , per jeten e tij, per aktivitetin e tij, per historine e tij.

Ai ishte tejet i hapur, njeri pa komplekse, por mbi te gjitha nje njeri shume tolerant dhe shume i respektueshem, cka vlen per te deshiruar tek nje pjese e kengetarve . Tek Frederiku ndoll krejtesisht ndryshe ! Eshte gjithmone kenaqesi te bashkebisedosh me te , eshte njeri qe te len mbresa te paslyeshme gjate gjithe bisedes . Duket se eshte ky njeri nga elementet qe e rrit madheshtine e tij .


Edhe pse Frederikun e ngritem shume heret nga gjumi dhe as kafen nuk e kish pire , por nuk u ndal dhe nuk tha njehere , me lodhe, apo te shkruaj ne privat sic e bejne shume te tjere ,ku thone : – bjeri pak me shkurt . Asnjehere nuk e tha goja e tij edhe pse biseda qe e gjate dhe solli edhe dy kenge per degjuesit e radios te kenduara direkt , ne ate ore te mengjezit , nga Australia
Ishte nje nate qe do te mbete gjate ne memorjen e degjuesve , per cdo gje te bukur qe percolli kengetari Frederik Ndoci per degjuesit e radio Projektit 21 .
Shpresojme dhe besojme se vlera te tjera nga muzika shqiptare, nga politika dhe nga te gjitha sferat e jetes do te jene te ftuara nga radioja jone , qe degjuesi te kete cfare per te degjuar dhe mesuar nga keto figura qe i kane dhe shume kombit e atdheut !

Shkruar nga Luigj Shkodrani – Radio Projekt 21

5 janar 2020 – Kopenhage – Danimark

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *