Home

Lajme

PËR GJENDJEN E RËNDË MENDORE DHE FIZIKE TË PARTIVE DHE SHQIPTARËVE NË MAQEDONI TE PERCARE E TE KAPUR NGA AGJENTURAT !!!

No Comments Lajme Opinion

Mr.Dr.Adil Mustafa

PËR GJENDJEN E RËNDË MENDORE DHE FIZIKE TË PARTIVE DHE SHQIPTARËVE NË MAQEDONI TE PERCARE E TE KAPUR NGA AGJENTURAT !!!

Partit fshihen prapa perdes së propagandës së ulët partiake,dhe nuk e shikojn realitetin në sy, sa nuk ua ka nxjerrë dritën e syve katastrofa që u vjen pas, herët apo vonë!
Parti politike vetedisohuni,leni percarjet ,leni agjenturat se historia do ju gjykoi.
PARTI :ALEANCA,BESA,ALTERNATIVË-
VETËDISOHUNI ,BASHKOHUNI NË NJË KOALICION PARAZGJEDHOR PËR TE FITU SHQIPTARET QË TA SHPORRNI BDI-NË!
Në të kundërtën e kësaj, nëse nuk do të bashkoheni, nuk do arrini ta shporrni kancerin e shqiptarëve, Bashkimin Demokratik për Integrim, tanimë të quajtur DUI
Dhe, shqiptarët e ILIRIDËS do ta humbin ate që vdes e fundit, – SHPRESËN,
ku për pasojë nga ILIRIDA do të ikin edhe pak këta shqiptarë që kanë mbetur në trojet shqiptare.
Dhe, të jeni të bindur se, bashkë me BDI-në, edhe ju do t’iu gjykojë historia.
Edhe lepujt, të njohur si gjallesa më frikacake, reagojnë përballë rrezikut për jetën e tyre, ndësa partit dhe shqiptaret nganjëherë tregohen më të dobët se ata përapara fatkeqësive.

Këtë e dëshmojnë partite dhe shqiptarët në Maqedoni, të cilët përkundër gjithë padrejtësive, rasteve te montuara politike,mashtrimeve, kërcënimeve, krimeve dhe gjenocidit mbi një shekull mbi qenien e tyre, pranojnë të mbeten si minj për eksperimente nga kushdo dhe në cilëndo formë, pa asnjë reagim për vetëmbrojtje ku te gjith deputetet shqiptare njezeri votuan ndryshimet kushtetuse per ndryshimet e emrit ku shqiptaret ne preambul i lane pakic dhe gjuhe shqipe me perqindje .

VETËDISOHUNI NJE HERE O PARTI DHE DEPUTET TE KAPUR NGA AGJENTURA TURKO -RUSE .
MENDONI MIRË SE CKA DO BËHESHTE NË RAST SE JU NJEZERI DO KERKONIT ME VENDOSMERI QE NE NDRYSHIMET KUSHTETUSE NË PREAMBULË SHQIPTARËT TE JENE: SHTETËFORMUES DHE GJUHA SHQIPE ZYRTARE .
KJO U TAKON ME KUSHTETUT DHE JU JENI FAJTORË DHE TE VONUARE NE AFRO 3 DEKADA DEMOKRACI.
Kjo mënyrë e heshtjes para fatkeqësive, kjo papërgjegjësi dhe nënshtrim ndaj çdo autoriteti dhe pushteti sado i egër dhe barbar qoftë ai, duhet të jetë e mjaftueshme për alarm në nivel kombëtar per tu zgjuar shqiptaret!!

Zgjohuni shqiptare te krijoim nje frym te re politike ta shpëtojmë këtë popullë nga frika, robëria mendore dhe fizike, nga asimilimi, shpërngulja dhe shfarosja, nga mortaja politike që e ka trullosur dhe mbështetur keq për muri!

Mr.Dr.Adil Mustafa
IGFM-Maqedoni
Shkup 06-01-2020

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *