Home

Lajme

Vajza e Lasgush Poradecit , Marije ne RadioProjektin 21 !

No Comments Intervista Lajme

Ne radio Projektin 21 , nepermjet nje interviste , te pregatitur nga Moderatori Luigj Shkodrani , me vajzen e Poetit te madh pogradecar , apo poetit te dashurise dhe Poetit te Liqenit ,Lasgush Poradeci , me zonjen Marije , diten e diele te dates 5 janar 2020.

Ishte nje interviste e gjate , ku z. Marije foli per jeten e saj qe ne femijeri , me Babain e saj , Lasgushin. Ajo vuri ne dukje virtytet e medha te Poetin, dashurine e tij , per vajzat e tij, per familjen dhe njerzit e tij te dashur !

Ai shkroj poezi te shumta per dashurine, per familjen, per liqenin e tij te dashur.

Ai kishte kryer Doktoraturen ne Grac te Austrise dhe ishte larguar nga atje edhe pse i afruan qe te jetonte ne Austri, por dashuria e tij e madhe per kombin e atdheun dhe per Pogradecin e tij e ktheu perseri ne Shqiperi. Ne fillim ai u kthy ne qytetin e tij te lindjes, ku shkroi shume poezi te cilat mbeten ne doreshkrim, se ishte jo i perkdhelur nga regjimi diktatorial .

Poeti i madh u detyrua te punonte gjithe jeten e tij deri qe doli ne pension , ne nje shtypshkroje ne Tirane, ku punoi si perkthyes dhe perktheu , shume vepra te njohura, me nje pagese minimale !

Lasgush Poradeci kishte lidhje me figurat me te medha shqiptare te kohes, si Asdrenin, At Gjergj Fishten e shume e shume te tjere !

Ai nuk u ndal per asnje cast shkrimin , deri kur me 12 nentor 1987 nderroi jete , duke lene pas dy vajza , te cilat pas vdekjes se babait , ato i permblodhen shume nga doreshkrimet e Tij dhe i botuan , duke i dhene lexuesit shume nga krimtaria poetike e Lasgushit

Lasgushi eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes me titullin e larte “Nderi i Kombit “, por dhe nga Bashkia Pogradec , me “Qytetar Nderi i Pogradecit ”

Z. Marije kishte ne dore doreshkrimet e Babait te saj , qe po punonte ti botonte dhe ti vinte ne dispozicion te lexuesit.

Nje pjese e madhe e pasurise se tij , doreshkrime te shumta , foto dhe objekte te tjera i jane dhuruar arkivit te shtetit !

Z. Marije ngriti shqetesimin , se shtepia e Lasgushit ne Pogradec , akoma nuk i eshte dorezuar familjes. Kishte 25 vite qe e kishin fituar me gjygj, por akoma nuk e kishin marre !

Pyetjes qe a mendoni te ngrini nje shtepi muze, ajo u pergjigj se po te na japin shtepine tone, po patjeter qe do te kerkojme qe ti behet nje shtepi muze, se Babai jone e meriton , nje shtepi te tille , ashtu sic ja kane bere dy shtepi muze , Kadares !

Z. Marije na premtoi se do te jete dhe here te tjera per te na sjelle lajme te reja per ecurine e ekspozimit, botimit te veprave te Lasgushit !

Per Radio Projekt 21

Luigj Shkodrani DK

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *