Home

Lajme

Veprimtarë të cështjes kombëtare , të ftuar në radio Projektin 21 !

No Comments Argëtim Histori

Ditët e Premte dhe të Diela , tashmë në radio projektin 21 , po i kushtohen cështjes kombëtare ! Në këtë të Premte ishin të ftuar z. Sevdije Sadiku me profesion Juriste , nga Vushtria e Kosovës .

Z. Sevdije foli për aktivitetin e saj në shërbim të kombit e të atdheut për 36 vite me radhë , foli për situatat në të cilat ka kaluar Kosova dhe kontributin e saj në shume drejtime. Ajo kishte bërë edhe nje platëformë kombëtare të cilen e solli për dëgjuesit e radio Projektit 21 ! Ishte një bisedë e gjatë , sepse z.Sevdije fliste me shumë pasion , por nga njëhere edhe tregonte raste të neglizhences të politikës , jo të mirë , që po qeveris vendin në këtë dekadë .Ajo ishte për një organizim të mirëfilltë dhe gjetjen e njerzve të duhur, që ta drejtojnë shqiptarinë . Ajo u ndal në shumë përvoja të saj gjatë aktivitetit të saj, ku nuk është ndjerë e vlerësuar, jo vetëm nga politika aktuale, por as nga vetë bashkëqytetarët e saj, sikur ështe anashkaluar , por edhe duke e shantazhuar në mënyra nga më të ndryshmet , sa shumë herë , sic tregonte z. Sevdije është ndjerë si e vetmuar . Por përsëri i ka dhënë forcë vetes dhe ka ecë përpara . Ajo premtoi që do të jetë gjithmonë e gatshme të jape kontributin e saj aty ku do ti kërkohet,për cështjen kombëtare shqiptare !

Në pjesën e dytë ishte i ftuar z.Halil Kuliqi , nga Drenica i cili kishte marrë pjesë që në organizimet e para për cështjen kombëtare. Ai kishte organizuar tubime të ndryshme deri në krijim e UCK , për zonën e Drenicës . Me profesin ishte mësimdhënës . Kishte organizuar fëmijët në Kosovë në demostrata të ndryshme. Ishte burgosur nga sistemi i ish Jugosllavisë për bindje ndryshe . Ai që ne fillim , bëri një prezantim të tij , se kush ishte , nga vinte , shkollimin e tij, por foli me detaje për familjen e tij në gjeneze , ku tregoi , se familja e tij vinte nga një fshat i Shkodres , nga andej , familja ishte shperngulur në Malin e zi dhe kish marrë udhëtimin , në Prizren dhe më vonë ishin vendosur në Drenicë , ku jetonin sot e kësaj dite. Ai foli gjatë e gjatë për veprimtarinë e tij në sherbim të kombit e të atdheut . Por ajo cfarë ishte shumë e rëndesishme gjatë bisedës së tij gjatë , se ai kishte patur një kontakt të gjatë me njeriu ie madh të kombit shqiptar Ukshin Hotin . Kishte qëndruar me te ne burg dhe shoqëria e tij kishte vazhduar deri vonë, deri kur thuhej , që ishte zhdukur . Shume verisione janë ngritur për Ukshin Hotin , por ai jep një verision krejt tjeter , në bazë dhe te asaj që ka folur me vetë Ukshinin, që Ai i kish deklaruar , që këta , pra do të thotë , për Serbinë i kanë thëne që ne do të mbajmë , derisa mjekra të shkojë deri tek gjunjët ne nuk do të lirojmë ! Keshtu që ai ishte i bindur që Ukshin Hoti ështe i gjalle . Kishte hyrë në bisedime me një avokat në Amerikë , për ta hapur këtë cështje, por ai i kishte një shumë parash , që ishin të papërballueshme për buxhetin e tij . Por ai tha një fakt tjetër shumë interesant , ai tha, se nëse do ta kërkojë Presidenti dhe Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës institucioneve ndërkombëtare , ata do të detyrohen ta lirojnë, por asnjë nga institucionet e Kosovës , nuk e ka bërë një tentativë të tillë . Ky është një fakt tepër interesant , që trajtohet për herë të parë në një radio Diaspore ! Gjatë programit, shumë bashkëatdhetarë dhanë reagimet e tyre dhe kerkuan që kjo cështje duhet të zgjidhet nga institucionet e shtetit të Kosovës .

Shpresojmë që ky fakt dhe këto të dhëna të marrin rrugën e zgjidhjes dhe nëse se qëndron e vërtetë , duhet ky rast të dalë në driten e diellit dhe ti jipet fund abuzimeve me këtë figurë madhore të kombit shqiptar !

Për Radio Projektin 21

Luigj Shkodrani

Ndodhi sot( 14 shkurt)! Një propozim në kështjellë nga dy shqiptarë në ditën e të dashuruarve

No Comments Argëtim Histori

Përrallat më fund të lumtur nuk ekzistojnë vetëm në libra, nga ata që të magjepsnin dhe të mbajnë frymën pezull deri në faqen e fundit për të mësuar finalizimin e një ndjenje mes dy njerëzve. Ato ndodhin edhe në realitet dhe mund të ketë shumë të tilla me të cilat jemi ndeshur apo kemi dëgjuar të flitet kohë pas kohe.

Për Anxhelën, vajzën shqiptare që punon dhe jeton në Gjermani, përralla ndodhi sot, dhe protagonistja ishte vetë ajo! Në tetë vjetorin e dashurisë me njeriun e saj të zemrës Enea Gjokën, ajo mori surprizën emocionuese: propozimin për martesë!

Një propozim si në përralla! Në një kështjellë të lashtë, afro 500 mijë vjeçare që mbart dekada vite histori, por që me siguri nga sot do të ruaj si thesar të çmuar edhe ngjarjen e veçantë me protagonistë një çift të dashuruarish shqiptarë! Enea i është ulur në gjunjë dhe e ka propozuar me unazën në dorë vajzën që ai dashuron prej vitesh. Për Anxhelën gjithçka ishte një ëndërr ose një sekuencë që mundet ta ketë parë në romancat e dashurisë në filmat e famshëm, pa e ditur se historia do të përsëritej dhe do të ishte ajo që sot do të lumturohej në gjithë atmosferën e krijuar për të cilën Enea ishte kujdesur në detaje.

Një tapet i kuq, i dekoruar me qirinj, hyrja e kështjellës e zbukuruar me drita dhe petale trëndafili, gjithçka duket kaq perfekte përmes fotove që sapo na kanë mbërritur në redaksi. Propozimi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë!

Çifti i ka thënë “PO” njëri-tjetrit, ndërkohë që ata do të celebrojnë historinë e tyre të dashurisë në një dasmë në mesin e muajit gusht të këtij viti! Një dasmë me plot 250 të ftuar, për të cilën do të kujdeset skuadra e “Class”, ndërkohë që nusja e ardhshme do të zgjedh edhe fustanet e nusërisë nga prodhimet e atelierit të “Class” me koleksionet e fundit ose prurjet nga markat prestigjioze ndërkombëtare të cilat gjenden të gjitha në showroom!

Ne i urojmë jetë të lumtur Anxhelës dhe Eneas!

P.S mos ndaloni nga surprizat! Suprizo të dashurën jo vetëm me propozimin por dhe me një darkë private. Telefono në +355 69 60 82 858

Burimi/classlifestyle.com

Çfarë tha në Sanremo për Festivalin e RTSH-së? Alketa Vejsiu sqaron deklaratën në ‘Opinion’

No Comments Lajme Opinion

E vetmja grua që ka prezantuar festivalin? Kush e dëgjoi të thoshte këtë? Të paktën jo ata që e njohin mirë italishten dhe e kanë dëgjuar me vëmendje deklaratën e Alketa Vejsiut në Sanremo (me gjithë shpejtësinë e së folurës së saj). Edhe për këtë pjesë, Alketa Vejsiut iu desh të sqaronte publikun e gjerë – atë që mendoi se moderatorja dhe producentja artistike “bëri gafë” duke thënë se është e vetmja grua që ka drejtuar festivalin në gjithë këto vite të historisë së tij. Në fakt, Vejsiu ka thënë krejtësisht tjetër gjë.

E pyetur edhe për këtë deklaratë, në pamje të parë të guximshme, Alketa tha në “Opinion” se e gjithë ajo është interpretuar me dashakeqësi. Në fakt, pasi u transmetua edhe një herë momenti kur Vejsiu flet për festivalin e RTSH-së dhe rolin e saj në atë të fundit, ajo shton se për herë të parë, ky festival iu besua një drejtueseje artistike dhe njëkohësisht edhe prezantueseje. Këtë rol të dyfishtë, më herët nuk e kishte bërë asnjë grua.

“Pra, ju thoni që për herë të parë një drejtuese artistike, drejtuese artistike është prezantuesja?” – e pyeti Blendi: “Jo, drejtuese artistike është puna që ka bërë Amadeusi, që mori dhe ngriti një makanizëm të tërë sipas një vizioni individual, një festival të tërë dhe po, drejtuesi artistik ishte dhe prezantues dhe ky ishte roli që unë bëra këtë vit në festival, apo jo?”

“Me aq sa verifikova unë, ka një të drejtë që ju thoni, që nuk është ekzaktësisht ajo që është thënë në media. Ju thoni drejtuese artistike dhe jo prezantuese e festivalit…”

“Unë them drejtuese artistike dhe prezantuese isha e para që e bëra unë. Do të thotë nuk ishte një drejtues artistik burrë që më vuri si prezantuese, por ishte një drejtor televizioni burrë që më vuri dhe drejtuese artistike dhe prezantuese së bashku me Vera Grabockën, që duhet të ishte njeriu i parë që duhej të mërzitej, por që, por që, me tolerancë dhe zemërgjerësi, ka hapur gjithmonë rrugë në rrugën time drejt afirmimit dhe drejt suksesit, ndërsa gratë që kanë prezantuar në edicione të kaluara festivalin nuk kanë fare pse të ndihen të fyera. Me shumë respect, ato kanë shkruar historinë…”

“Ka patur drejtuese artistike, por nuk kanë qenë dhe prezantuese….” – shtoi më tej Fevziu, ndërsa Alketa konfirmoi edhe një herë: “Ekzakt dhe që nuk ka në krah një burrë në skenë… Unë nuk kam nevojë as të gënjej, as të krijoj. Unë e thashë këtë gjë, sepse ishte një festival që e kishte kauzë pozicionim e gruas në shoqërinë italiane, si një grua e forte, e suksesshme, e aftë etj. Kisha shumë dëshirë që në festival të shkoja me konfidencën e një vajze që kishte bërë të njëjtën gjë që bënte Amadeus në festivalin e Sanremos. Dhe këtë nuk e bëra sepse nuk respektoj paraardhëset e mia që kanë shkruar historinë …”

Kurrë mos hiqni dorë! 11 thënie frymëzuese, për të mos u dorëzuar asnjëherë

No Comments Argëtim Letersi

Jeta mund të marrë për lart.

Jeta mund të marrë për poshtë.

Dhe në ditët e këqia, ju pyesni veten nëse do të gjeni forcën për të kapërcyer pengesat që shfaqen në jetën tuaj. Zhgënjimi mund të jetë shkatërrimtar, por ky nuk është fundi i historisë tuaj. Ka shumë gjëra të tjera përpara, dhe këto thënie me siguri do ju japin forcën për të mos u dorëzuar asnjëherë.

“Unë nuk i kushtoj vëmendje botës që merr fund. Ka marrë fund për mua shumë herë, dhe pastaj ka rilindur përsëri në mëngjes”.

Edhe në ato ditë kur ndjeni sikur bota është shembur mbi ju, mos harroni: të gjithë kemi një mëngjes të ri për t’ia nisur nga fillimi. Eshtë shenjë e cikleve të jetës; errësira pasohet gjithmonë nga drita e diellit, dhe po kështu ndodh me vështirësitë tuaja. Në mëngjes do të rifilloni sërish.

“Gjërat nuk bëhen më të kollajta. Ju thjesht bëheni më të fortë”

Kjo mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar kur jeni duke kaluar kohë të vështira, por duhet të kuptoni se kurrë nuk do të ndeshni në ndonjë gjë që nuk mund ta përballoni. Duket sikur universi ofron mjaftueshëm sa për t’ju tendosur pak, që të jetoni disi jashtë zonës tuaj të rehatisë. Ju jeni mjaftueshëm të fortë për të kapërcyer vështirësitë dhe jeni duke u forcuar çdo ditë. Mbani mend: pas një jave, një muaji, një viti, do të ktheni kokën pas dhe do të mendoni: si ka mundësi që isha kaq e stresuar? Shenjë që jeni forcuar.

“Duhet të presësh gjëra të mëdha nga vetja jote, përpara se t’i bësh ato”

Mos harroni se jeni të fuqishëm përtej asaj që mund të imagjinoni. Mund t’ju duket budallallëk ta mendoni kështu, por, a është e dobishme të ulni veten? Si mund të jetë e dobishme që të mendoni më pak për veten tuaj? Mund t’ju mbajë të sigurtë për pak kohë teksa u fshiheni streseve të jetës së përditshme, por ku të shpie kjo? Në kurthin e një jete që as nuk e doni.

Në vend të kësaj, prisni më shumë, ëndërroni më shumë, mos u zgjoni kurrë nga ëndrrat tuaja dhe zgjidhni që, edhe në kohë të vështira, të mbani fort vizionin e asaj që jeni duke krijuar. Historia juaj nuk ka mbaruar.

“Një e çarë e vogël nuk do të thotë që je thyer. Do të thotë që je vënë në provë dhe nuk je bërë copë e çikë”

Mos lejoni që të mendoni se një gabim ose një pengesë është një sinjal i ardhjes së fundit.

Nuk është!

Ju jeni ende në këmbë – pak të dobët, pak të pasigurt, por jeni ende në këmbë. Kjo tregon forcën e brendshme dhe është diçka mbi të cilën mund të ndërtohet.

“Në momentet më të errëta duhet të fokusohemi për të parë dritën”

Aristotel Onasis

Ka gjithmonë një rrugë drejt triumfit, pavarësisht nga pengesa që hasni.

Ju duhet të refuzoni t’i dorëzoheni dëshpërimit dhe ta kërkoni këtë rrugë. Mos harroni se, gjithçka që ndeshni është brenda mundësive tuaja për t’u përballuar, kështu që qëndroni në rrugën e duhur, kërkoni dritën dhe vazhdoni të ecni përpara.

“Gabimet janë provë që jeni duke u përpjekur”

Njerëzit që nuk bëjnë gabime, sigurisht që nuk janë ata që arrijnë të jetojnë një jetë të mrekullueshme.

Jo, këta janë njerëz që bëjnë shumë pak dhe nuk kanë asnjë ndikim. A doni të lini një trashëgimi të një jete? Atëherë fiksojeni se gabimet janë pjesë e procesit.

“Mos u shqetësoni për ata që flasin prapa shpinës tuaj. Ka një arsye përse janë aty mbrapa jush”

Gjithmonë do të gjendet dikush që rri tek gardhi dhe që ka një opinion për atë që ju jeni duke bërë. Rrethohuni me njerëz pozitivë dhe dijeni mirë se, ata që duan t’ju ulin poshtë nuk e meritojnë kohën tuaj.

“Unë s’jam ajo që ndodhi me mua. Unë jam ai që vendos të bëhem”

Gjithmonë e keni një zgjedhje për hapin tuaj të radhës, sepse nuk është produkt i asaj që ka ndodhur me ju, është një produkt i veprimit që ju zgjidhni të bëni përditë, për t’u bërë personi që keni vendosur të bëheni.

“Shko sa më larg që të mundesh, dhe pastaj hidh edhe një tjetër hap”

Ju mund të mendoni se keni arritur në fund të udhëtimit tuaj, por pastaj, kur vendosni ta hidhni atë hap shtesë, e kuptoni se jeni më i fuqishëm se sa i keni dhënë meritë vetes. Një hap shtesë mund të jetë dallimi mes të marrjes së asaj që dëshironi dhe qëndrimit të mbërthyer në të njëjtin ku ishit dikur. Shkoni, vazhdoni të ecni përpara.

“Mos e gjykoni çdo ditë nga të korrat që merrni, por nga farat që mbillni”

Këtë mso e harroni: në fund, është veprimi i pandalur që shpërblen. Shumica e njerëzve i kalojnë ditët duke kërkuar rezutate dhe për shkak se rezultatet janë të ngadaltë në ardhje, mendojnë se nuk po bëjnë mirë sa duhet, dhe kështu ndalen fare.

Ata që fitojnë, janë ata që shohin përtej rezultateve të të sotmes. Ata e dinë se gjithçka vjen në kohën e duhur, por duhet të vazhdosh të punosh. Me kalimin e kohës, ajo që ke mbjellë do të lulëzojë.

Shqipëria dhe Kosova i paguajnë më pak punonjësit se çdo vend tjetër në Europë, ja sa është paga minimale

No Comments Lajme Opinion

Shqipëria dhe Kosova i paguajnë më pak punonjësit e tyre se në çdo vend tjetër të Europës, sa i takon pagës minimale, që ata janë të detyruar të japin me ligj. Sipas të dhënave të Eurostat, në fillim të vitit 2020, paga minimale bruto në Shqipëri ishte 213 euro. Në Shqipëri, sipas INSTAT, janë mbi 320 mijë persona, ose gati një e treta e të punësuarve, që paguajnë sigurime me pagën minimale prej 26 mijë lekë. Ndonëse paga minimale në vend është rritur disa herë, sërish mbetet më e ulëta në Europë, me përjashtim të Kosovës. Niveli i ulët i saj është dhe një nga arsyet që deklarohet si shkak për tendencën e lartë për emigrim.

Të dhënat e Eurostat nuk janë për Kosovën, por sipas të dhënave zyrtare, paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Kurse kërkesa gjatë vitit te kaluar ka qenë që kjo pagë të bëhet 250 euro, por nuk u arrit. Paga minimale në Kosovë ka mbetur e njëjtë që nga viti 2011, çmimet e konsumit kanë shënuar rritje. Në Maqedoninë e Veriut, paga minimale bruto është 282 euro, sipas Eurostat. Në Mal të Zi është 331 euro. Paga më e lartë minimale në rajon është në Serbi, me 343 euro.

Në përgjithësi, pagat minimale në rajon janë shumë më të ulëta në raport me vendet e Bashkimit Europian.

Si variojnë pagat minimale në Europë
Deri në 1 janar 2020, 21 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë paga minimale kombëtare: vetëm Danimarka, Italia, Qipro, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë një minimum për pagën. Sipas Eurostat, pagat minimale mujore në përgjithësi janë nën 600 € në lindje dhe mbi 1 500 € në veri-perëndim të BE-së.

21 Shtetet Anëtare të BE-së që kanë pagat minimale kombëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.
Në janar të vitit 2020, Bullgaria kishte pagën më të ulët bruto (312 €) në të gjithë BE-në. Nëntë Shtete Anëtare, të vendosura kryesisht në lindje të BE, pasuan me paga minimale midis 400 € dhe rreth 600 € në muaj: Letonia (430 €), Rumania (466 €), Hungaria (487 €), Kroacia (546 €) , Çekia (575 €), Sllovakia (580 €), Estonia (584 €), Lituania (607 €) dhe Polonia (611 €).

Në pesë shtete të tjera anëtare, të vendosura kryesisht në jug të BE-së, pagat minimale shkonin midis 700 € dhe pak më shumë se 1 000 € në muaj: Portugali (741 €), Greqi (758 €), Maltë (777 €), Slloveni ( 941 €) dhe Spanja (1 050 €).

Në shtatë Shtete Anëtare të mbetura, të gjitha të vendosura në perëndim dhe veri të BE-së, pagat minimale ishin mbi 1 500 € në muaj: Franca (1 539 €), Gjermania (1 584 €), Belgjika (1 594 €), Hollanda (1 636 €), Irlanda (1 656 €) dhe Luksemburgu (2 142 €).
Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 119 € në muaj në Janar 2020.

/Monitor

E Diela e debatit !

No Comments Lajme Opinion

Te dielen e dates 09/02/2020 , ne fillim te programit , ju kushtuan disa minuta per kengetaren e madhe Kosovare , Bilbilin e Kosoves Nexhmije Pagaruashen , sepse dje ishte dite ziet e shpallur nga Presidenti i Kosoves z. Hashim Thaci .

Ne vazhdim ne ora 21 .00 filloi debati per bashkimin e opozites shqiptare ne Maqedonine e veriut e konkretisht te Aleances per Shqiptaret, te Ardhemerise dhe te Beses . Nese do te arrihet bashkimi i ketyre tre partive , fitorja do te jete e shqiptarve , ndaj Kryetari i te drejtave te njeriut per Maqedonine e Veriut Dr. Adil Mustafa u beri thirrje partive politike opozitare te bashkohen , por programit ju bashkangjiten plot te ftuar te tjere , ku sejcili i beri thirrje qe te ndikojne tek partia e tij.

U paraqiten dhe nga diaspora e Amerikes dhe atyre ju kekua qe te ndikojne ne bashkimin e opozites . Ne kete debat mori pjese edhe z. Kostaq Papa qe dha mendimin e tij ne lidfhje me kete ceshtje .

Ne pjesen tjeter ishte nje bisede me z.Flamur Metushi i cili foli per situaten e mergimtarve ne Suedi dhe me pas foli edhe per situaten ne Shqiperi , ku po largohen shume te rinj dhe po boshatisin , ku ne shtepi kane mbetur vetem pleq . Gjithashtu ai shtoi iden e bashkimit te diaspores .

Ne fund u mbyll me nje analize te z. Kostaq Papa !

Per Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

“Njoftim nga familja Pagarusha- Mulliqi !

No Comments Aktualitet Lajme

Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokollit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej orës 08:00 deri 17:00.
Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me atë rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.

Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar
4.

Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe, Malisheve me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj të fundit

E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 po ashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.

Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne, gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokollit familjar.

ME RESPEKT,

FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi”,

Ecuri i programeve ne radio Projekt 21 !

No Comments Aktualitet Lajme

Ne diten e premte te dates 7 shkurt 2020 , ne programin e drejtuar nga Studio nr. 2 , si zakonisht ne ora 20.00 u hap programi dhe me pas , ju kushtua nje program , Bilibilit te Kosoves , Nexhmije Pagarusha e cila u nda me 7 shkurt nga jeta ! Programi titullohej : – Program homazh per Nexhmijen !

Ne fillim u percollen disa kenge dhe ne vazhdim u percoll jeta e saj e me pas dhe pjese te shkeputara nga intervistat e saj ne media . Zeri i saj buciti ane e mbane botes nepermjet radio Projektit 21 , ne Kopenhagen te Danimarkes .

Programi ishte percaktuar nje ore ne nderim te kesaj figure te madhe te muzikes shqiptare e cila nderroi jete ne moshen 86 vjecare, nga nje semundje e rende . Ajo do percillet diten e diele ne Pagarushe , vendin e saj te lindjes .

Ne pjesen tjeter ishte zgjedhur nje interviste me perfaqesuesin e komunitetit shqiptar te Ukraines z. Aleksandr Dermentli . Ai fliste mire gjuhen shqipe dhe folem me te per punen dhe aktivitetin e Komunitetit shqiptar atje, me cfare merreshin, sa respektohej flamuri dhe plot pyetje te tjera . Donin te ndertonin shkollat shqipe qe femijet e tyre ta mesonin gjuhen e te parve te tyre shqiptare nga Vithkuqi i Korces . Komunitetin e kishte vizituar edhe Ministri per diaspore z. Pandeli Majko, ku ai u kish premtuar ndihme ne libra shkollore dhe paisje te tjera per hapjen e shkollave shqipe . Z. Aleksandr premtoi se me nje grup shqiptaresh nga Ukraina do te vizitonin Vithkuqin te parin e pastaj , Krujen dhe me ralle qytetet e Shqiperise dhe te Kosoves . Shpresojme se do ta kemi dhe here te tjera ne programet e radios tone z. Aleksandr.

Me pas ne programin e nates , kishim nje bisede me Dr. Jurgen Malaj , nje bashkeatdhetar , me banim ne Suedi prej 6 vitesh . Ai kishte krijuar ne 2012 ne Rome me nje grup bashkeatdhetaresh nje organizate me emrin – World albanian congres . Me pas ai erdhi dhe u vendos ne Suedi dhe ketu zhvilloi aktivitete ne sherbim te ceshtjes kombetare dhe pas takimesh te shumta z. Jurgen vendos te beje nje kongres ne Prishtine ne datat 8,9 dhe 10 maj 2020 ! Ky kongres eshte mbare kombetar , do te kete nje platforme kombetare , me pas do te kete te gjitha organizmat e saj te qeverisjes dhe kongresi do te jete i pervitshem. Per te interesuarit , mund te klikojne ne www.walbc.com dhe ne www worldalbaniancongress.org dhe mund te gjejne informacionet e nevojshme !

Kesaj bisede ju bashkangjiten edhe z. Kostaq Papa , deputet dhe z. Frederik Ruco , Asip Demiri dhe z. Sevdije Sadiku , juriste nga Kosova .

Te gjithe i premtuan se do ta ndihmojne z. Jurgen dhe do ti gjinden prane per cfare do dhoj problemesh qe do te kete !

Urojme qe ky kongres ti shkkoje mbare dhe tja arrije qellimit per te cilin do te mblidhet !

Per Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Ja pse shqiptarët në Maqedoni do marrin më pak deputetë

No Comments Lajme Opinion

Abdulla Mehmeti
SHKAQET DHE FAKTORËT QË NDIKOJNË NË REZULTATET E DOBËTA TË PARTIVE SHQIPTARE NË ZGJEDHJE
(Shqiptarët në Maqedoni, për këto shkaqe dhe faktorë të përmendur më poshtë, asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë numër të mjaftueshëm të deputetëve sipas përqindjes së tyre në numrin e përgjithshëm të banorëve në këtë shtet, së paku 35-40 %, sipas kësaj edhe numër së paku 46-50 deputetë, në vend se 20 deputetë sa kanë aktualisht, apo sa do të mundin të fitojnë në zgjedhjet e radhës, më 12 prill të këtij viti.)
Drejtuesit e partive politike, analistët, mediet, gazetarët dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, në vend dhe në mërgatë, të preokupuar me çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë Veriore, përveç sondazheve, përllogaritjeve dhe pritshmërive të tyre për mandatet e mundshme të deputetëve që mund t’i fitojnë koalicionet dhe partitë politike të shqiptarëve, duhet të preokupohen edhe me motivet dhe faktorët që ndikojnë në rezultatet e dobëta zgjedhore që i kanë arritur këto parti në ciklet zgjedhore të mëparshme, me shumë gjasa t’i përsëritin edhe në këto zgjedhje, për shkak të:
– mungesës së platformës unike dhe unitetit mes partive politike të shqiptarëve, si pjesë të lëvizjes së njëjtë dhe interesave kombëtare të përbashkëta;
– mungesës së strategjisë së përbashkët të veprimit;
– pjesëmarrjes së partive shqiptare me shumë lista të kandidatëve për deputetë, sipas paralajmërimeve aktualisht do të marrin pjesë me së paku 5-6 lista, por asnjëherë me një listë të përbashkët, apo së paku dy lista, një të partive në pushtet dhe tjetra e partive të opozitës;
– paaftësisë për motivimin dhe mobilizimin e një numri më të madh të votuesve shqiptarë;
– mosinteresimit për pastrimin e Listës së përgjithshme të votuesve, si burim i mossuksesit dhe numrit të vogël të deputetëve që mund të fitojnë partitë shqiptare;
– numrit të madh të qytetarëve shqiptarë në botën e jashtme dhe pjesëmarrjes tejet simbolike të tyre në zgjedhje;
– numrit të madh të qytetarëve shqiptarë që nuk kanë arritur ta rregullojnë çështjen e shtetësisë;
– mos ndryshimit të Kodit zgjedhor dhe krijimit të një njësie zgjedhore, në vend të gjashtë njësive sa ka aktualisht;
– mos aplikimit të sistemit të votimit me lista të hapura, të cilat përveç sigurimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, garantojnë edhe motiv shtesë për daljen e qytetarëve në votime;
– mosbalancimit të numrit të votuesve në 6 njësitë zgjedhore ekzistuese;
– mos efikasitetit dhe kapaciteteve të dobëta infrastrukturore, kadrovike dhe profesionale, mos trajnimin e personave dhe ekipeve për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë në vendvotimet me popullsi etnikisht të përzier;
– pazareve të ulëta gjatë zgjedhjeve me partitë joshqiptare dhe mungesës së marrëveshjeve për mbrojtjen reciproke të e votës së tyre, si dhe sigurimin e transparencës në procesin zgjedhor;
– numrit të madh të qytetarëve shqiptarë, që për shkaqe të ndryshme votojnë për koalicionet dhe partitë e bllokut maqedonas;
– mashtrimeve, shantazheve, kërcënimeve, kushtëzimeve dhe blerjes së votave të qytetarëve të papërcaktuar për ndonjë parti politike, apo koalicionet e tyre;
– mungesës së programit për qasje të drejtë në medie gjatë fushatës, që ndikon në mosdaljen e një numri të madh të qytetarëve në votime;
– humbjes “djegies” dhe bartjes së votës shqiptare te subjektet tjera politike, në bazë të modelit ekzistues për përllogaritjen e votave dhe të mandateve të deputetëve që duhet t’i fitojnë partitë shqiptare, etj.
Shqiptarët në Maqedoni, për këto shkaqe dhe faktorë të përmendur më lartë, asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë numër të mjaftueshëm të deputetëve sipas përqindjes së tyre në numrin e përgjithshëm të banorëve në këtë shtet, së paku 35-40 %, sipas kësaj edhe numër prej së paku 46-50 deputetë, në vend se 20 deputetë sa kanë aktualisht, apo sa do të mundin të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, më 12 prill të këtij viti.

Burimi/ina-online.net

KOHA E NEXHMIJE PAGARUSHËS

No Comments Argëtim Histori

Nexhmije Pagarusha ishte bylbyl i pyllit të djegur. Pyllit të quajtur Dardani. Ai zog, sot u bë feniks. Nuk vdiq Nexhmija, vdiq koha e sajë. A duhet të na dhëmset ajo kohë më të mira e vuajtje, robëri e kryengritje? Po. Na dhëmbset ajo pjesë e asajë kohe, të cilën Nexhmija e shenoi me zërin e sajë. Sepse, zëri i Nexhmije Pagarushës ishte kryengritje. Ishte rrebelim kundër atyre qe na përcmonin e sundonin, e posaçërisht atyre qe përbuznin kulturën tonë. Ishte ajo kohe, kur shqiptarët i njihnin jashtë Kosovës vetem si sharraxhinjë. Nexhmije Pagarusha, Bekim Fehmiu, e disa të tjerë, u treguan atyre qe na shihnin të tillë, qe jemi edhe artistë, krijuesë, shkrimtarë,muzicientë e pjesë e botës nga e cila na kishin izoluar.

Nexhmije Pagarusha sot u takua me Jusuf Gervallën, Liliana Qavollin, Musa Piperkun, Isak Muqollin, Rexho Mulliqin, Gjergj Kaçinarin, Bahri Çelën…U takuan në qiell. Dikur ndanin skenën, tani ndajnë bekimin, parajsën, qiellin.

Sot të gjithë do të flasin për Nexhmijën këngëtare. Por, kjo zonjë, ishte institucion, sic tha një poet. Kjo zonjë ishte vullkan qe thperthente atje ku shqiptarët nuk donin t’i shihnin. Kënga e sajë nuk ishte vetem muzikë, por edhe protestë, demostratë, rrebelim kundër atyre qe na mbanin të mbyllur në geton e quajtur Krahinë Autonome. Ishte e para këngëtare shqiptare qe shpërndau muzikën shqipe në tri kontinente. Nexhmija nuk kendoi këngë patriotike as politike. Mirëpo, patriotizëm i sajë ishte gjuha në të cilën këndonte, veshja e sajë shqiptare, hymni i sajë për natyrën shqiptare. Atdhetaria e sajë ishte identifikimi – shqiptar, atje ku mungonin shqiptarët, dhe atje ku i urrenin shqiptarët. Ajo ishte baresha e këngës shqiptare. Ajo ishte Aferdita ne fshat. Në fshatin më të varfer të Ballkanit të quajtur Kosovë e të cilin ajo e bënte qytet. Ajo ishte zëri ynë shperthyes, simbol i bukurisë sharmit dhe elegancës, “Bylbyli” i Mjedes, i mbyllur në kafaz. Në kafazin të cilin e hapi, dhe fluturoi e këndoi nga Berlini deri në Nju Jork, Nga Brukseli, deri në Tel Aviv.

Nexhmije Pagarusha ishte bylbyli i fushave të djegura. Atyre fushave, të cilat, e humbën zërin e pranverës, Nexhmije Pagarushën. Ju do të vajtoni sot për Nexhmije Pagarushën, por ajo do të këndojë edhe në vdekjën tuaj. Sepse, kënga e sajë, nuk e njeh vdekjën… Më shkuarjen e sajë, vdiq vetem një kohë e përplasjeve të mëdha, mbi të cilën mbijetojë si këmbonë triumfi – zëri i Nexhmije Pagarushës.

Albumi AK dhe
Harry Dukagjini

Burimi/Facebook