Gjatë bisedave tona në radio është folur shpesh , për Albin Kurtin dhe situatën e zgjedhjeve në Kosovë , që nga 6 tetori. Ditët shkonin njëra pas dhe koha ecte , por që dy partitë kryesore . VV dhe LDK , nuk shqetësoheshin shumë , për popullin që kërkonte , sa më parë të krijohej qeveria. Por jo ato kishin harruar votuesit e tyre dhe sejcila donte që të përfitonte , sa më shumë poste qeveritare. Vec për postin e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës u desh rreth dy muaj që të bien dakort. Kështu janë shqiptarër , sapo dalin në krye , harrojnë edhe cfarë kane folur në votime .
Sot filloi punen edhe Parlamenti , ku u zgjoll dhe qeveria e re , me Kryeminister Albin Kurti . Që në start , qeveria e re dhe Kryeministri u përballen me kritika të forta nga opozitarët . Nuk e dimë nese ja vlenin , këto kritika për Albinin, apo ishin më shume nga xhelozia , që ata kishin.
Por kjo mbetet për tu në ditët në vazhdim ! Edhe pse Albini e mbajti një fjalë rasti , nuk u fokusua fare tek asgjë tjetër , por vec tek ekonomia e vendit .
Stafi i radios i uron z. Kurti dhe pjesëtarve të Qeverisë së tij, shumë suksese dhe shpresojmë dhe besojmë që Albin Kurti do tu dalë zot fjalëve të thëna gjatë fushatës .
Përbërja e qeverisë së Kosovës
Qeveria e re e Kosovës do të ketë gjithsej 15 ministri, dy zëvendëskryeministra, dhe 33 zëvendësministra.
Kryeministër i Kosovës – Albin Kurti (VETËVENDOSJE)
Zëvendëskryeministër i parë – Avdullah Hoti (LDK)
Zëvendëskryeministër i dytë – Haki Abazi (VETËVENDOSJE)
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporë – Glauk Konjufca (VETËVENDOSJE)
Ministër i Integrimit Evropian -Blerim Reka (VETËVENDOSJE)
Ministre e Drejtësisë – Albulena Haxhiu (VETËVENDOSJE)
Ministre e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit -Hykmete Bajrami (LDK)
Ministër i Financave dhe Transfereve – Besnik Bislimi (VETËVENDOSJE)
Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike – Agim Veliu (LDK)
Ministër i Ekonomisë, Punësimit Tregtisë, Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Investimeve Strategjike – Rozeta Hajdari (VETËVENDOSJE)
Ministër i Mbrojtjes – Anton Çuni (LDK)
Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit- Lumir Abdixhiku (LDK)
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Besian Mustafa (LDK)
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia (VETËVENDOSJE)
Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit – Vlora Dumoshi (LDK)
Ministre e Administrimit të Pushteti Lokal – Emilia Rexhepi (Grupi 6+, pakicat joserbe)
Ministër për Komunitet dhe Kthim – Dalibor Jevtiç (Lista Serbe)
Ministër për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojeviç (Lista Serbe)
Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani