Home

Lajme

KOHA E NEXHMIJE PAGARUSHËS

No Comments Argëtim Histori

Nexhmije Pagarusha ishte bylbyl i pyllit të djegur. Pyllit të quajtur Dardani. Ai zog, sot u bë feniks. Nuk vdiq Nexhmija, vdiq koha e sajë. A duhet të na dhëmset ajo kohë më të mira e vuajtje, robëri e kryengritje? Po. Na dhëmbset ajo pjesë e asajë kohe, të cilën Nexhmija e shenoi me zërin e sajë. Sepse, zëri i Nexhmije Pagarushës ishte kryengritje. Ishte rrebelim kundër atyre qe na përcmonin e sundonin, e posaçërisht atyre qe përbuznin kulturën tonë. Ishte ajo kohe, kur shqiptarët i njihnin jashtë Kosovës vetem si sharraxhinjë. Nexhmije Pagarusha, Bekim Fehmiu, e disa të tjerë, u treguan atyre qe na shihnin të tillë, qe jemi edhe artistë, krijuesë, shkrimtarë,muzicientë e pjesë e botës nga e cila na kishin izoluar.

Nexhmije Pagarusha sot u takua me Jusuf Gervallën, Liliana Qavollin, Musa Piperkun, Isak Muqollin, Rexho Mulliqin, Gjergj Kaçinarin, Bahri Çelën…U takuan në qiell. Dikur ndanin skenën, tani ndajnë bekimin, parajsën, qiellin.

Sot të gjithë do të flasin për Nexhmijën këngëtare. Por, kjo zonjë, ishte institucion, sic tha një poet. Kjo zonjë ishte vullkan qe thperthente atje ku shqiptarët nuk donin t’i shihnin. Kënga e sajë nuk ishte vetem muzikë, por edhe protestë, demostratë, rrebelim kundër atyre qe na mbanin të mbyllur në geton e quajtur Krahinë Autonome. Ishte e para këngëtare shqiptare qe shpërndau muzikën shqipe në tri kontinente. Nexhmija nuk kendoi këngë patriotike as politike. Mirëpo, patriotizëm i sajë ishte gjuha në të cilën këndonte, veshja e sajë shqiptare, hymni i sajë për natyrën shqiptare. Atdhetaria e sajë ishte identifikimi – shqiptar, atje ku mungonin shqiptarët, dhe atje ku i urrenin shqiptarët. Ajo ishte baresha e këngës shqiptare. Ajo ishte Aferdita ne fshat. Në fshatin më të varfer të Ballkanit të quajtur Kosovë e të cilin ajo e bënte qytet. Ajo ishte zëri ynë shperthyes, simbol i bukurisë sharmit dhe elegancës, “Bylbyli” i Mjedes, i mbyllur në kafaz. Në kafazin të cilin e hapi, dhe fluturoi e këndoi nga Berlini deri në Nju Jork, Nga Brukseli, deri në Tel Aviv.

Nexhmije Pagarusha ishte bylbyli i fushave të djegura. Atyre fushave, të cilat, e humbën zërin e pranverës, Nexhmije Pagarushën. Ju do të vajtoni sot për Nexhmije Pagarushën, por ajo do të këndojë edhe në vdekjën tuaj. Sepse, kënga e sajë, nuk e njeh vdekjën… Më shkuarjen e sajë, vdiq vetem një kohë e përplasjeve të mëdha, mbi të cilën mbijetojë si këmbonë triumfi – zëri i Nexhmije Pagarushës.

Albumi AK dhe
Harry Dukagjini

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *