Ditën e djeshme të datës 16 shkurt 2020 , në programin e radios , në oren 21.00 , ishte një bisedë teper interesante që i emocionoi gjithë dëgjuesit e saj. Pat shume telefonata që na përgezuan , që po sjellim në radio Projekt figura të tilla që sjellin historinë e popullit tim .
Z. Gazmend Boletini ishte strenip i familjes së madhe Boletini. Ai punonte në qendren muzeale në Boletin , si ciceron. Ai i bëri nje përshkrim të mrekullueshëm gjithë historisë dhe jetës së këtij luftëtari trim , sic ishte Baca Isë ! Ai foli cdo gjë me detaje dhe me data historike për cdo ngjarje që ka ndollur dhe ku dhe nga kush ka ndollur .
Në pjesen e dyte të programit , ishin deputeti i Parlamentit të Shqipërisë , z. Kostaq Papa, z. Frederik Ruco , z. Adil Mustafa dhe u paraqit nga Gjirokastra , kryetari i shoqates “Laberia” z. Florian Canaj , qe foli per rastin qe kish ndolle te ngritjes së një busti të një tradhëtari të kombit shqiptar , ku për fat te keq , mbeshtetej nga institucionet dhe policia në Gjirokastër . Katër të rinj u arristuan dhe u mbajtën per disa orë në polici , ku u muarën në pyetje nga prokurorë , por më pas u lanë të lirë .
Por u fol dhe për cështje të tjera kombëtare , nga shume dëgjues të ndryshëm , që nga Amerika , Australia, nga Danimarka , Kosova , nga Franca …etj … etj !
Programi ishte i gjate dhe shkoi deri ne ora 02. 15 .
Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani