Home

Lajme

CESHTJA CAME NÊ RADIO PROJEKTIN 21 !

No Comments Aktualitet Lajme

Ditën e dielë të datës 23/02/2020, duke filluar nga ora 21.00 , në radio, filloi një debat i zgjeruar , me pjesëmarrjen e shumë personave që ishin të involvuar në këtë cështje madhore të shqiptarëve të Camërisë ! U krijua një lidhje edhe me radion Alpomedia në Gjirokastër , te drejtuar nga z. Aristotel Petro , ku në studion e kësaj radio ishin të ftuar dhe z. Rrahman Boci dhe z. Florian Camaj , kryetar i shoqates “Djemtë e Labërisë ” .

Biseda u fillua me z. Florian, për tu njohur me veprimtarinë e shoqatës dhe arsyen e krijimit të kësaj shoqate . Ajo kishte qënë pjesëmarrse në organizime të ndryshme , jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Iliridë , disa herë, por dhe në Kosovë ! Ditët e fundit , ajo u përballe edhe me policinë në Gjirokastër, ku donin të bënin një deklaratë, për ti kërkuar shtetit shqiptar, heqjen e një busti të nje tradhëtari , që ishte vënë ne Gjirokastër , por policia arrestoi katër nga organizatorët dhe pasi u muarën në pyetje per rreth katër orë u liruan.

Busti vazhdon të qëndrojë përsëri aty dhe askush nuk e vë ujin në zjarr , ndaj djemtë kërkonin nga shteti që të mirrte masa pë heqjen e bustit, se ai bust nuk e kishte vendin aty, dhe ai përson ishte i një organizate greke, ku kërkonin , aneksimin e tokave shqiptare Greqisë.

E mori fjalën në këtë debat edhe deputeti i Parlamentit të Shqipërise z. Kostaq Papa , ku foli për situatën në Gjirokastër dhe për vendosjen e bustit të ashtëquqjturit Vasil Shahini , që ishte një turp , për shtetin shqiptar, që nuk ishte bërë i gjallë fare. Ai premtoi mbështetjen e tij për “Djemte e Labërisë” dhe premtoi që këtë ceshtje do ta trajtojë edhe në parlamentin e Shqipërisë.

Më pas u kalua edhe në ceshtjen came ku u paraqitën shumë persona të ndryshem , qoftë nga Shqipëria , nga Kosova dhe nga Ilirida dhe nga Diaspora. Secili na falenderoi radion tonë për trajtimin e kësaj cështje kaq të rëndesishme , për cështjen came. Secili nga diskutantët dha mendimet e tija , se si mund të arrihej deri tek bashkimi, ndryshe nuk do të arrinin në rezultatet e duhura . Pat edhe kritika për Qeveri came , ku ju drejtuan z. Mariglen Kociu , si ministër i drejtësisë i republikës së Camërisë , por ai i mohoi të gjitha vërejtjet e bëra dhe tha që ne kemi punuar dhe cdo gjë që kemi bërë e kemi , me dokumenta dhe me video. Dokumentat dhe videot , mbeten për tu vertetuar , në një kohë tjetër, se për momentin , nuk kishin se si të paraqiteshin , nëpërmjet radios. Folen edhe nga Kosova z. Ismail Selmani, perndryshe i njohur , ai Komandant Mala , pseudonimi i luftes , që ishte përfaqësues i shoqatës Camëria – Dardania , por dhe z. Nexhmi Muciqi , themelues i shoqatës Camëria në Kosovë.

Por nga Tirana u paraqiten Petro Luarasi , nipi i Petro Nini Luarasit , publicist , studius dhe veprimtar i cështjes kombëtare . Por edhe z. Zace Golemi, avokat dhe aktivist i cështjes came . Gjatë gjithë kohës radio Projekti 21 , ishte i lidhur me radion Alpomedia dhe debati zhvillohej nërmjet të dy radiove !

Për Radio Projekti 21 – Luigj Shkodrani

Danimarkë , Datë 24/02/2020

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *