Home

Lajme

Të ulemi në Tryezën Kombëtare Shqiptare 2020

No Comments Lajme Opinion

Shqipëria Etnike-Siguria dhe paqja në Botë

  • Faktorët që ndikuan në moszgjidhjen e çështjes kombëtare për bërjen e Shqipërisë Etnike deri me tani janë:
  • Realizimi i ngadalshëm i idesë për Bashkim Kombëtar.
  • Topitja e ideve për një shtet Kombëtar.
  • Mosvendosmëria për realizimin e një shkolle nacionale në tërë Shqipërinë Etnike.
  • Mungesa e një programi me porosi praktike.
  • Mosvendosmëria për t’u ulur në një sofër Kombëtare Shqiptare.
  • Pa aftësia për të kuptuar ndikimin e politikave të fuqive të mëdha ndaj sferave të interesit në Ballkan, që ka shtyrë deri më tash zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Bërja e Shqipërisë Etnike do të duhej fokusuar në tri aspekte: aspektin diplomatik, politik dhe ushtarak, vetëm në këtë mënyrë do t’i afroheshim realizimit të çështjes kombëtare shqiptare.

Që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri më sot, ka pasur përpjekje shqiptare deri në sakrificë sublime për bërjën e Shqipërisë Etnike, por çështja ende ka mbetur e pa zgjidhur. Megjithatë, falë dëshmorëve të kombit dhe aktivitetit atëdhetar-kombëtar kurrë pa u ndalë, çështja kombëtare shqiptare ka marrë formën që i takon, andaj shumë shpejt do të bëhët Shqipëria Etnike.
Prandaj, duhet sa më shpejtë të ulemi ne si shqiptar në një sofër kombëtare dhe nga aty të dalim me një platformë dhe program kombëtar.

FBKSH-ja si një strukturë politiko-atdhetare dhe ushtarake, ka gjithë potencialin gjithëkombëtar që të ftojë të gjitha organizatat politike-kombëtare, lëvizjet dhe shoqatat e ndryshme, individ dhe grupe që kanë në programin e tyre idenë për Bashkim Kombëtar, brenda trojeve shqiptare po ashtu edhe në mërgatën shqiptare që të bashkohen rreth kësaj sofre të madhe Kombëtare, në mënyrë që pastaj kërkesat tona të drejta dhe legjitime t’i adresojmë te faktori ndërkombëtar për zgjidhje, që rëndon mbi ndërgjegjën globale.
Ftojmë gjithë Atdhetarët dhe Oraganizatat e instucionet që veprojë për gjithë Kombin Shqiptarë ku do që janë.

Me Konsideratë
Prof.Hyzri Salihu
Nen/Kryetar i FBKSH,së
Koordinator i strukturave të FBKSH,së.për Trojet Shqiptare dhe Mërgatë
Antarë Kryesie i SHAIBK,së-Tiranë.

22.02.2020

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *