Home

Lajme

Radio Projekti 21 , radio e të gjithë shqiptarve !

No Comments Intervista Lajme

Në ditën e premte të datës 28 shkurt , në radio tonë në të dashur dhe më te dëgjuar, për cilësin e programeve që kohet e fundit ajo po përcjell . Duke filluar nga ora 21.00 edhe pse ishte planifikuar një intervistë me Deputeten e Parlamentit shqiptar z. Rudina Hajdari , që kjo për shkaqe të mbingarkeses së punës së deputetes nuk u zhvillua , u krijua një lidhje me shoqatën “Djemtë e Labërisë ” , ku në lidhje u paraqit vetë kryetari i kësaj shoqate z. Florian Canaj , ku i vuri në dijeni dëgjuesit , për situatën gjatë kësaj jave në Gjirokastër . Ato kishin drejtuar pedicione të gjitha organizmave shtetërore që nga Presidenti z. Ilir Meta , Kryeministrit ,ministres së kulturës dhe të tjera institucione , si dhe institucioneve lokale , për heqjen e busteve të Vasil Shahinit dhe Thimio Lolit , që janë një shkelje e rëndë rëndë ndaj idealit atdhetar, gjakut të popullsisë shqiptare, paprekshmërisë së kufijve të Shqipërisë si dhe marrëdhënieve miqësore me popullin grek duke frymëzuar orekse shoviniste, konflikte artificiale dhe ligjin paradoksal te luftes mes dy vendeve tanë anëtare te NATO-s.

Ndaj “Djemte e Laberise” të mbeshtetur dhe nga i gjithë populli gjirokastrit kërkojnë që ato dy buste të largohen një minut e më parë.

Por duket se organet qeveritare po bëjnë “shurdhin ” , kjo ështe për të ardhur keq , kur nderohen ata që kanë kryer krime ndaj popullatës shqiptare . Në këte bisedë në radio u përfshinë edhe shumë bashkëatdhetarë , që shprehen indinjatën e tyre , ndaj këtij rasti precidentë , ku qeveria shqiptare , nuk i merr masat e duhura ndaj këtyre shkeljeve .

E mori fjalen edhe deputeti i Parlametit të Shqipërisë z. Kostaq Papa , ku ai mbeshteti plotësisht “Djemtë e Labërisë” dhe i siguroi që do ti mbështesë edhe në të ardhmen .

Në pjesen e dytë të programit , në orën 22.30 u bë një lidhje me z. Juljana Shalla , me të cilën u fol për projektin e saj , për një festival të organizuar në Londër , me këngë , valle , kostume tradicionale dhe kuzhinë shqiptare . Sivjet do të organizonte festivalin e dytë , në muajin nëntor, me që ai që kishte organizuar vitin e shkuar kishte patur një jehonë të madhe , jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek anglezët dhe nacionalitete të tjera që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar . Ajo ishte mbështetur nga Komuna ku ajo jetonte, por edhe kishte gjetur përkrahjen e shoqatave shqiptare. Sivjet ajo donte ta zgjeronte këtë aktivitet , duke ftuar edhe grupe e këngëtar nga trevat shqiptare . Ajo ishte caktuar nga komuna, ku ajo jeton , si përfaqësuese e shqiptarëve të asaj komuna, meqë aty kishte shumë shqiptarë . Z. Juliana punonte si mësuese në një shkollë , në Londer . Në fillim kishte punuar në një shkolle shqipe . Ajo kishte plot projekte për të ardhmen , ku do punonte edhe me fëmijët shqiptar , duke u krijuar kurse të ndryshme ! Ajo u përgezua edhe nga z. Kostaq Papa , deputet i parlamentit shqiptar .

Më pas u krijua një lidhje me z. Marsela Koci , nje aktiviste e vjeter e ceshtjes shqiptare. Fillimet e aktiviteteve te saj ajo i ka ne Itali, u ka patur një aktivitet mjaft të dendur . Por kë kohët e fundit , ajo është vendosur në Londër . Në muajin janar ajo pat organizuar një kuvend të madh me “Krahët e Shqipes” , ku ishin të ftuar mjaft aktivistë të cështjes shqiptare . Aty u fol për një organizim më të mirëfilltë të diasporës shqiptare , por duke e gershetuar edhe në të gjitha trevat shqiptare . Puna vazhdon dhe z. Marsela nuk ndalet. Por ajo për dëgjuesit foli për diasporën në Angli dhe organizimet e bashkëatdhetarve tonë atje . Foli pë shoqatat dhe aktivistë të dalluar , por dhe për shkollat shqipe dhe pjesëmarrjen e nxënësve në këto shkolla, ku ato funksiononin dy ditë në jave , në ditët e shtuna dhe ditët e diela . Por u fol dhe për vijushmërinë e aktiviteteve dhe projektet për të ardhmen . Së shpejti ajo do te merrte një program televiziv, ku do të fliste për aktivitet e diaspores, por dhe aktivistët që janë të shumtë ! Ajo mori përgezimet edhe të degjuesve për punen dhe aktivitetin e saj në sherbim të kombit dhe të atdheut !

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *