Home

Lajme

Shqipëria Amanet!

No Comments Argëtim Histori

Takime e shpeshta mes miqsh edhe nuk jan interesante, por kur në takime pune mblidhen pasardhësit e etërve të kombit duke evokuar kujtime nga e kaluara e etërve dhe duke biseduar për të ardhmen e Shqipërisë dhe kombit tonë, gjithnjë kanë brenda vetes dicka me shume se nje takim te thjeshte!

Mehmet Prishtina, pasardhes i trungut familjar të Patriotit e ish Kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtinës, Gazmend Boletini nipi i tribunit e patriotit Isa Boletini, Qamil Vlora nip i Ismail Qemalit, te shoqeruar edhe nga Heroi i diteve tona gazetari Marin Mema dhe miq te tjerë, na bëjnë te besojm se tradita e atdhedashurise dhe kontributi i eterve te kombit nuk ka mbetur i mbuluar ne pluhurin e harreses.

Evokime kujtimesh nga e kaluara, nga historia e lavdishme e kombit dhe ditet e krenarise kur Hasan Prishtina udhehiqte diplomacine por edhe kryengritjen anti osmane e Isa udhehiqte krahun ushtarak te Qeverise se Ismail Qemalit ne fillim e pastaj edhe luften kunder serbeve, jane vetem disa nga momentet e ketyre takimeve.

“Tansia e Shqiperisë deri ne vdekje” ishte nje nga motot e Patriotit Hasan Prishtina. Zakonisht me keto thenie nga Hasan Prishtina e me luften e Isa Boletinit edhe takimet behen me interesante e te prire nga plaku i Vlores Ismail Qemali.

Te ecim bashk per kombin, te mos ndalemi asnje moment, eshte nje besatim i ri i Mehmet Prishtines, Gazmend Boletinit, Qamil Vlores te shoqeruar edhe nga prof Eqrem Zenelaj dhe gazetari hero Marin Mema.

A është ky një “Taksim” i ri, nje fillim i ri apo… mbetet te shihet ne te ardhmen.




Burimi/hasanprishtina.eu

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *