Home

Lajme

Mjeku italian: Mashtrimi i madh që po përgatitet me COVID-19. Vaksina s’bën punë!

No Comments Aktualitet Lajme

Stefano Montanari, nanopatolog nga Bolonja, është një nga personazhet që po tërheq vëmendje me deklaratat e tij në mediat italiane. Për të, koronavirusi është një mashtrim i madh dhe jo një sëmundje aq vdekjeprurëse sa propagandohet nga media dhe drejtuesit e shtetit, por thjesht një grip që prek mushkëritë.

Doktori shprehet se është një virus që shërohet vetë nga organizmi në pjesën dërrmuese të rasteve dhe nuk ka nevojë për masa ekstreme si ato që po vendosin qeveritë në botë. Për të, në Itali fajin e kanë ata që qeverisin e që e kanë katandisur sistemin shëndetësor në një stad, që nuk ka kapacitet për të përballuar një virus që godet mushkëritë, shkruan “BoldNews.al”. Sipas tij, koronavirusi po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do thellohet varfëria.

“Një grip jo vdekjeprurës”

Për koronavirusn e ri thotë se nuk janë lloje të viruseve që shkaktojnë vdekje, madje shumë shpesh thuajse të padëmshme, por ekstremisht infektiv dhe pëson mutacione të shumta. Në shumicën e rasteve, Montanari shpjegon se i infektuari nuk ka simptoma, por shfaq probleme te të moshuarit me patologji të mëparshme. Nuk beson gjithashtu se virusi e ka origjinën nga lakuriqi i natës.

“Të vdesësh nga një sëmundje do të thotë se ajo sëmundje është shkaku i vdekjes. Për shembull një infarkt kardiak është shkak i vdekjes. Nëse ti hidhesh poshtë trenit, trauma është shkaku i vdekjes. Por, nëse ti ke të ftohtë dhe hidhesh poshtë trenit, i ftohti nuk është shkaku i vdekjes. Ne kemi 650.000 persona që vdesin fiziologjikisht në Itali. Nëse i kontrollon do gjesh që më shumë se gjysma kanë koronavirus. Pra jemi para një gjëje jo të pompuar, por shumë më shumë”, shprehet në një intervistë.

Duke cituar Institutin e Shëndetit të Italisë, thotë se të vdekurit nga koronavirusi janë vetëm 3, ndërsa të tjerët janë persona me patologji të mëparshme që kanë qenë të prekur nga koronavirusi.

Koronavirusi, thotë mjeku, pëson mutacione të ndryshme. “Koronavirusi në Itali nuk është i njëjtë me atë në Gjermani, as me atë në Kinë. Duke qenë një virus i ri po kërkon stabilitet, një status në të cilin të qëndrojë për disa kohë. Nesër s’është më i njëjti. Por nuk është virusi i vetëm që e bën këtë. Ne jetojmë në një komunitet me viruse”.

“Sistemi shëndetësor i korruptuar”

Montanari shprehet se prej 10 vitesh politikanët në Itali kanë shkatërruar sistemin shëndetësor me anë të korrupsionit, duke përmendur mes të tjerësh numrin e pakët sipas tij, të respiratorëve. “Kur unë dëgjoj se sistemi shëndetësor në Itali, është më i mirë në botë, më prihen krahët”, thotë.

“Ne nuk jemi të përgatitur për një sëmundje që godet mushkritë, sepse politikanët tanë kanë shkatërruar sistemin shëndetësor”, shpjegon më tej.

“Maskat dhe dorashkat të panevojshme”

“Kur ne vendosim dorashkat për të ndaluar koronavirusin, bëjmë një katastrofë nga pikëpamja e shëndetit tonë, se i ndalojmë kërpudhave, baktereve, viruseve që ne kemi në lëkurë të ndërveprojnë me ato patogjone… Dorashkat pengojnë mbrojtjet tona imunitare që qëndrojnë në lëkurë të veprojnë. Pra dorashkat bëjnë shumë më shumë keq, se pa dorashka…”, shprehet.

“Vaksina nuk funksionon”

Mjeku shprehet se një vaksinë e re kundër koronavirusit të ri nuk mund të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet. Ai bën një paralelizëm me të ftohtin. “I përket familjes së të ftohtit. Nga i ftohti mund të sëmuresh 200 herë në vit”. Se nuk të jep imunitet. Pra vaksinimi është një mashtrim botëror dhe multi-milioner. Sepse nëse vaksionen të gjithë do ndërtohet një biznes kolosal”.

Masat

Masat, thotë ai, po përdoren ndër të tjera për ti detyruar njerëzit të vaksinohen. Ai shprehet se ngujimi në banesa do përkeqësojë shëndetin e personave, psh duke mos marrë vitaminën D nga dielli.

Madje, sipas tij, në banesa nuk duhet të rrinë as të moshuarit. “Është mirë të dalin, që të marrin rreze dielli, që të ecin, që të mirëmbajnë shëndetin, sepse nëse rrinë mbyllur në shtëpi, do vdesin”.

“Duhanpirësit më të rrezikuar”

Për duhanpirësit, mjeku tha se kanë prirje të shfaqin simptoma më të shumta nëse preken nga virusi, në krahasim me jo-duhanpirësit.

“Imuniteti i masës nuk ekziston”

Duke folur për imunitetin e masës, që është përmendur nga kryeministri britanik Boris Xhonson, tha se është një marrëzi, e shpikur nga industria farmaceutike.

“Nuk ekziston, po deshe të bëjmë dhe një emision të të shpjegoj pse. Por dhe nëse do ekzistonte, si mund të ketë ndaj një sëmundje që nuk të jep imunitet?! Është si i ftohti. Si mund të thuash që ekziston imuniteti i masës ndaj të ftohtit”.

Loja e madhe

“Ne po bllokojmë botën, ekonomia italiane është në fuqinë minimale. Çfarë bëhet? Bllokohet të gjitha aktivitetet, por bursat mbahen hapur. Bursa shkon përtokë. Humb në vijimësi. Çfarë do të thotë kjo? Ai që është miliarder mund të blejë shoqëri të kotuara në bursë për 2 lira. Kur ti jepet fund me këtë farsë e të thuhet që mbaroi gjithçka. Dhe nuk do ketë mbaruar asgjë sepse ky virus do të vijojë të bëjë atë që ka bërë deri tani, domethënë asgjë. Atëherë këto persona do jenë padronë të botës. Kush nuk do jetë miliarder, por ka pasur ca para mënjanë, do kenë blerë 3,4 restorante që duhet të mbylleshin, 10 dyqane që duhet të mbylleshin, pra ai që ishte i pasur do jetë shumë më shumë më i pasur, por do kemi një përmbytje me të varfër që do jenë gjithnjë e më të varfër. Kjo është tjetër pasojë e kësaj epidemi të krijuar me qëllim”, deklaron.

/BoldNews.al/

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *