Home

Lajme

Cdo te premte e te diele mysafire te shumte ne radio Projekt 21 !

No Comments Aktualitet Lajme

E njëta gjë ndolli edhe këtë të diele , programi i radios direkt filloi në ora 20.00, por si gjithnjë , në fillim, shkojnë xhinglat e radios e më pas shkojnë dëshira muzikore, për tja lënë pjeses së parë të programit, që fillon në ora 21.00 .

Të dielën e datës 22 mars 2020 , në pjesën e parë ishte e ftuar z. Marsela Koci . Me z. Marsela bashkëbiseduam, për situatën që është krijuar nga Covid 19 dhe si po e përjeton ajo këte situatë . Ajo kish ftuar për të bashkëbiseduar edhe tre miq të ndryshëm , z. Artan Murataj ,nga Fushë Kruja. Kristian Zara , nga Elbasani dhe Gazetaren nga Prishtina z. Mimoza Abrazhden .

Me z. Kristian biseduan , në fillim ,se si po e kalon situatën e momentit i mbullur në shtëpi , sipas urdhërit të qeverisë , për shkak të korona virusit .Ai na trego se ishte muzikante dhe kishte qëndruar për 14 vite në Itali dhe ishte kthyer në Elbasan , për të kontribuar , për vendin e tij , për bashkëqytetarët e tij, sepse Elbasani ka nevojë për të rinj , që të sjellin atë më të mirën që kanë marrë jashtë , për të ecur edhe ky vend me ritmin e të gjithë vendeve të përparuara të botës , ndaj Kristiani kish ardhur me ide dhe projekte të qarta , për ti vënë në zbatim , në qytetin e tij të lindjes Elbasanin !

Më pas Gazetarja nga Prishtina z. Mimoza Abrazhden , na foli për situatën në Prishtinë , për masat që ka marre qeveria Kurti dhe institucionet e Kosovës , por njëkosisht , ajo foli dhe për shifrat se sa janë të prekur momentalisht nga ky virus në mbarë Kosovën .

Foli edhe z. Artan Murataj i cili dha një panoramë të situatës pas tërmetit në Fushë Krujë dhe fshatrat për rreth dhe më pas u ndal dhe për masat që ka marrë qeveria , por njëkohsisht ai bëri edhe kritikat e tija ndaj qeverisë së Edi Ramës .

Në pjesen e dytë , pas ores 22.30 e filluam në fillim , me deputetin e parlamentit të Shqipërisë z. Kostaq Papa dhe ai na dha një përmbledhje për situatën e Covid 19 , në Shqipëri dhe masat e qeverisë shqiptare . Më pas nga Lugina e Preshevës , foli historiani Sali Saliu i cili bëri prezent situatën në atë zonë ku jetojnë shqiptarët , ku nuk kanë pasur asnjë ndihmë , as nga Shqipëria, por as nga Serbia, as nga Kosova. U mungojnë dorezat, maskat, disifektantët , por ajo cfarë ishte lajm i mirë , në atë pjesë nuk ishte paraqitur ndonjë i infektuar me Covid 19.

Për situatën në Tetovë , foli Dr. Rexhep Emrullau . Edhe ai deklaroi se situata në maqedoninë e Veriut ështe njësoj si në Shqipëri , por theksoi se ka , shumë mungesa në paisje shëndetsore , ku mungojnë maskat , një maskë – tha doktori na i japin për gjithë ditën, cfarë është në kundërshtim , me rregulloren .

Në fund foli edhe njëri ndër bashkëpuntorët e programit në cdo të premte dhe të diele dr. Adili i cili foli për kujdesin që qytetarët duhet të tregojnë, duhet me deomos të zbatojnë vendimet e qeverisë për tu mbullur në shtëpi, që virusi të mos përhapet dhe të ndoll si në Itali që ka një numer të larte humbje jete !

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *