Home

Lajme

Frederik Ndoci – Mirmengjes atdhe!

No Comments Argëtim Letersi

Mirmengjes atdhe!
Te shoh buz plasur
Siç më sheh!

Mirmengjez
O Nan qe prite djalin
Tan naten në dritare

Edhe ti nen qe me lot
Lag fytyren e foshnjes
E mallkon gjirin e thar

Mirmengjez ju qe
Nje sy gjum e bane,
koridoreve spitaleve

Mirmengjez ty qe morfina
Akoma nuk te ka dale.

Mirmengjes ju femije
Qe dreka e darks ju zuni
Pa ngrene!

mirmengjes shpirt I dale
E kufome e hellur ne kanal.

Mirmengjes gazetar
Qe dita filloi
pa shkruar gazetave
Nje skandal!

Mirmengjes I pa strehe
Qe me kot ferkon duart
Pas kotheres se ushqimit
Gjetur ne koshin e plehrave!

Mirmengjes o shpirt
Qe iu solle varrit
Tan naten e pare!

Mirmengjes ty
qe askush sta din dhimbjen,
Te kalon afer, e s’ta var!

Mirmengjes ty
lidhur më pranga,
për fajin qe pushtetaret fajtor
te ngarkojn ty me faj!

Mirmengjes ti
qe vesh foshnjen ne terr
Per tja dorezu tutores
Qe ta torturon si kafshe

Mirmengjes o qen rrugaçe,
Qe shum njerez te lakmojne
per luksin qe keni
Per te mos u quajtur
njerez rrugaç!

Mirmengjez
ty qe gjer me tash
Mbar te eci jeta
me droge e hashash!

Mirmengjez makina luksoze!
Qe mbartni pleh
se plehra ju ngasin
Me putana ngarkuar,
e fytyren pa rruar.

Mirmengjes edhe ty
Qe vajis armen
pasi ke numruar shumen
per ate qe muzg
do ja zbrazesh!

Mirmengjes poet
Cinike platonik realiste idealist hermetik
Qe vargut te poeteve qe ju rriten
Smundeni kurr me i ike.

Mirmengjes I pa shpirt
Qe sa e sa familje e femije
I ke fik.

Mirmengjez ju
qe ftyra ju lexon frike
Qe keni pregatite valixhet
E keni vendos me hike.

Mirmengjez çifta te dashuruar
Te lumtur ne qiellin e shtate,
Ekstazisht pritni oren e takimit,
e me pas
infinit mbytur
ne lotet e ndarjes

Mirmengjes ju
Qe sekretet qe mbani
Si mina me sahat
ne shpirt e ndergjegje,
Te zvogluar e mplakur
nga ankthi i plasjes!

Mirmengjez mashtrues
Qe me fajde borxhe shperndani!

Mirmengjes ju
te zhytur ne borxhe
Qe vehten sot me litare
do ta varni !

Mirmengjes police
Qe veç nje dit ne muaj
Ndergjegja ju ban per vete!

Mirmengjes taksist
Qe punoni ne te zezë

Mirmengjes ju
Qe drogen po paketoni
Per at qe sonte do vdese!

Mirmengjes ju
Qe skeni nder as bese!

Mirmengjes o burr
Qe sot gruan
nanen e femijve do ta theresh!

Mirmengjes altoparlante
Qe shkenca ju shpiku
Dhe zgjimin na e bani!

Mirmengjes ju
Qe syt e shpresen i mbani
Nga erdogani!

Mirmengjes edhe ju
O motra e nena
qe nga Parlamentaret
do te shaheni!

Mirmengjes
O trupa pa jet,
Qe sot ne morg do te laheni.

Mirmengjes mesues
Qe sot plot para nga nxensit
do te perfitoni!

Mirmengjes fshatar
Qe perimet
trotuareve shisni!

Mirmengjes te semur
qe nga shtrati
Ne dhimbje e agoni
vdekjen prisni!

Mirmengjes roje nate
Qe gjumin gjysem shtrire
Edhe sonte e bane!

Mirmengjes veteran
Qe xhaxhi enverin
Akoma e ke xhan

Mirmengjez I persekutuar
Qe në PD akoma beson!

Mirmengjez face book
Instagram
qe na habit gjith diten
ne telefon!

Mirmengjes vocrrak
Qe mbledh copa minerali
Qe bosi te pasurohet
me krom !

Mirmengjes pyll i prere
Qe mbyll veshet
nga pemet e sharruara
qe naten lot kan derdhe !

Mirmengjes njeri idiot
Qe do te shkoje edhe sot
Dita kot.

Mirmengjes doktor
Qe me viktimat tallesh,
E mbush xhepat plot!

Mirmengjes edhe ti
qe nuk di not,
Dhe leviz duart ne oborr
Qe permbytja ta mbushi plot!

Mirmengjez edhe ty
Qe n’kazino
me fatin e buken e femijve,
Defrehesh dhe lot!

Mirmengjez politikan
Qe nuk kam shans
Me te peshty ne fytyr!

Mirmengjez
Ti bark zbrazet
e ti me bark te fryre
Nga alkooli,
e ushqimi me undyre!

Mirmengjez
deputet te pa ftyre
Qe trotuareve i bini
Qe nga paftyrsia e faqja
ju fillon kufiri!

Mirmengjez o lypes
Qe ke zan vend,
Dhe numron kalimtaret
Qe skan mundsi
me ta dhane nje send!

Mirmengjez arixhofka
qe semaforve
më femij te droguar ne krah,
Kerkoni nji qind leka!

Mirmengjes
Opinjonist qe kafeve
Hullni fall me njeri tjetrin
Se çfar do thoni sonte

Mirmengjes digitalb
Qe ertugul bidai
na dhuron

Mirmengjes
Trainer I kombtares,
Qe ngarkohesh më faj
kur humb,
E te harrojne
kur fiton!

Mirmengjes
kangtar amator
qe mengjezeve blen klikime,
dhe qe mendon
se vertet ti kendon!

Mirmengjez o te tretun
Qe për njerzit larg
Sa çel dita mendon!

Mirmengjez
Edhe ti qe prinderve
Ke dy vjet qe s’i ke pà,
E para me nuk u dergon!

Mirmengjes vjeherr
Qe nuses keq ia punon

Mirmengjes nuse
Qe vjehrren
ne nje çati me se duron.

Mirmengjes don zhuan
Qe gruas se shokut
I levyresh në telefon!

Mirmengjez ndershmeri
Si virtyt pak njerez
te mbajne ne gji perseri!

Mirmengjes edhe ty
Qe te perdhunuan mbreme
ne shtepi!

Mirmengjes aktor
Qe protestes për teatrin
protestues si rrol
s’mund ta lozesh,
Se politikat
jan veç rrole tifozesh.

Mirmengjes
shtypshkronje
Qe nxorre librin e ri!
E pak do ta lexojne
Veç farefis e kushrini.

Mirmengjez bori makinash
Sebashku me smog e tymit,
Nga ndyresia u larguan edhe shqiponjat prej qiellit.

Mirmengjes turist
Qe u marrakoset
nga putanat e mia!
dikur te ju
neper semafore
sot hoteleve i gjeni
te nen shqiperia!

FN ose rrik ndoc

Burimi/ Profili ne facebook i Frederik Ndoci

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *