Home

Lajme

Koronavirusi dhe spiunazhi, zbulohet roli i shërbimeve sekrete me sëmundjen globale

No Comments Argëtim Kuriozitet

Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së

Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA. Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë, Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency).

Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mriëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.

Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona.

Çfarë sjell kjo?

Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë.

Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë./DW

Njeriu përballë Botës / Nga Prof. Hyzri Salihu

No Comments Lajme Opinion

Kombi shqiptar ka lindur njeriun, dhe bota u mundua ta mbysë njeriun, zvarraniket po punojnë qe idenë e njeriut ta zhdukin por idea e shenjtë e njeriut do sundojë botën, shqiperia etnike do e mbrojë me pendë dhe gjak idenë. Bota do të ketë siguri atëherë kur zvarraniket nuk do munden ta ndjekin njeriun.

Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale, por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale . Pos kësaj, individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar, anëtar i grupit, popullit, partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .

Por, Kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e zvarranikëve që pijnë gjakun e njeriut, andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuzicionit. Shqiperia bëhet kur kumunizmi dhe këlyshtë e saj largohen nga trojet shqipëtare.
Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore, humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !

Njeriu shqipëtar është ai që ka zemër. shpirt, ideal kombetar dhe botëror në vijë Vertikale dhe Humane, zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoloshenta apo fëmije që s’dinë mirë me fol e me shkrue sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut, është krim .- Kot e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun sepse është jo logjike, kontradiktore qe pa njeri te imitojë njeriun,

Pra ndërgjegjia e obligon njeriun për sa njeriu e obligon ndërgjegjen; ndërgjegjia është përgjegjësi për të bërën që është bërë e që s’është bërë e që s’është dashur të bëhet dhe për të pabërën që është dashur të bëhet . Vetëm njeriu mund ta bëjë, e kupton njeriun .

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e kupton se është njeri!

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e don njeriun !

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e kupton botën !

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e beson Zotin !

Apeli i mjekut/ Pse paniku do na lëndojë më shumë se sa sëmundja e Koronavirusit

No Comments Lajme Opinion

Zbuteni frikën përmes arsyes, panikun përmes durimit dhe pasigurinë përmes edukimit. Fakte, jo frikë! Duar të pastra! Zemra të hapura.

Një postim nga një ekspert i sëmundjeve infektive është bërë viral në Internet, teksa paralajmëron se reagimet e ekzagjeruara të njerëzve për përhapjen e koronavirusit, mund të bëjnë më shumë dëme sesa vetë sëmundja. Abdu Sharkawy, mjek dhe ekspert në Universitetin e Torontos në Kanada, shkroi të premten vonë se sëmundja është me të vërtetë e rrezikshme, por masat e marra në disa raste po rezultojnë edhe më keq. Postimi i tij, i cili është ndarë rreth 310,000 herë, sulmon “spiralen magjepsëse të panikut” që e vëren në të gjithë botën, ndërsa numri i rasteve rritet.

Ja postimi i tij i plotë:

“Unë jam mjek dhe specialist i sëmundjeve infektive. Kam qenë në këtë detyrë për më shumë se 20 vjet, duke ndjekur përditë pacientë të sëmurë. Kam punuar në spitalet e qendrës së qytetit, por edhe në lagjet më të varfra të Afrikës. HIV-SIDA, Hepatiti, TB, SARS, Fruthi, Shingles, Difteria … ka shumë pak sëmundje, ndaj të cilave nuk jam ekspozuar në profesionin tim. Dhe me përjashtim të SARS-it, shumë pak më kanë lënë të ndihem i brishtë, i tronditur apo tërësisht i frikësuar.

Unë nuk kam frikë nga Covid-19. Jam i shqetësuar për pasojat e një agjenti të ri infektues, që është përhapur në të gjithë botën dhe vazhdon të gjejë shtigje të reja, në terrene të ndryshme. Me të drejtë jam i shqetësuar për mirëqenien e atyre që janë të moshuar, në gjendje të dobët shëndetësore ose pa ndihmë, të cilët vuajnë më së shumti, dhe në mënyrë disproporcionale, në duart e këtij ndëshkimi të ri. Por, unë nuk kam frikë nga Covid-19.

Ajo që më frikëson është humbja e arsyes dhe vala e frikës, që i ka shtyrë masat e shoqërisë në një spirale magjepsëse paniku, duke magazinuar sasi të pazakontë nga çdo gjë, që do të mund të mbushte mjaftueshëm një vendstrehim bombardimesh, në një botë post-apokaliptike. Jam i trembur nga maskat N95 që vidhen në spitale dhe urgjenca, ku në fakt nevojiten më shumë për ofruesit e shërbimeve mjekësore në vijën e parë të frontit, dhe në vend të kësaj jepen në aeroporte, qendra tregtare dhe kafene, duke shkaktuar edhe më shumë frikën dhe dyshimet e të tjerëve.

Mua më tremb fakti që spitalet tona do të tejmbushen me njerëz që mendojnë se “ndoshta nuk e kanë virusin, por sido që të jetë le të kontrollohen një herë, sepse ku i dihet…”, ndërkohë që të tjerë që kanë probleme me zemrën, emfizemë, pneumoni, apo stroke do të paguajnë çmimin e Urgjencave të mbushura plot, ndërkohë që numri i doktorëve dhe infermierëve është i kufizuar.

Unë kam frikë se kufizimet e udhëtimit do të zgjerohen kaq shumë, saqë martesat do të anulohen, ceremonitë e diplomimit do të zbrazen dhe takimet familjare nuk do të materializohen. Edhe ajo festë e madhe që quhet Lojërat Olimpike… edhe ajo mund të anulohet. A mund ta imagjinoni?Kam frikë se këto frikëra për epideminë do të kufizojnë tregtinë, dëmtojnë partneritetet në shumë sektorë, do të dëmtojnë bizneset dhe do të arrijnë kulmin te një recesion global.Por mbi të gjitha, kam frikë për mesazhin që po u përcjellim fëmijëve tanë, kur përballen me një rrezik. Në vend të arsyes, racionalitetit, mendjes së hapur dhe altruizmit, po u themi që të panikosen, të kenë frikë, të jenë dyshues, reagues dhe egoistë.Covid-19 nuk ka ikur dhe nuk do të ikë së shpejti. Ai do të vijë në një qytet, një spital, një mik, madje edhe një pjesëtar familje pranë jush, në një moment. Priteni. Mjaft pritët që të befasoheni më tutje. Fakti është që vetë virusi nuk do të bëjë aq dëm kur të vijë. Por vetë sjelljet tona dhe qasja “lufto mbi të gjitha për vete”, mund të rezultojë shkatërrimtare.

Ju lutem të gjithëve. Zbuteni frikën përmes arsyes, panikun përmes durimit dhe pasigurinë përmes edukimit. Kemi një shans për të mësuar shumë mbi higjienën shëndetësore dhe për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve të shumta të transmetueshme në shoqërinë tonë. Le ta përballojmë këtë sfidë së bashku, në frymën më të mirë të dhembshurisë, durimit dhe mbi të gjitha, një përpjekjeje të pandalshme për të kërkuar të vërtetën, faktet dhe dijen përballë hamendësimit, spekulimit dhe katastrofizimit.Fakte, jo frikë! Duar të pastra! Zemra të hapura.

Fëmijët tanë do të na falënderojnë!”.

EMRAT/ Agron Tufa publikon listën me 330 persona: Këta janë xhelatët e diktaturës komuniste

No Comments Lajme Opinion

Studiuesi Agron Tufa, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Institutit për Krimet e Komunizmit, ka shpërndarë sot një listë me 330 emra të cilët i quan xhelatë të diktaturës komuniste.

Sipas tij, kjo është një listë e shkurtër e hartuar në bazë të dëshmive të viktimave të këtyre xhelatëve.

Po ashtu Tufa bën me dije se lista e plotë shkon më shumë se 1000 persona, por sot ka treguar vetëm 330 prej tyre.

POSTIMI I PLOTË

NJË LISTË E SHKURTËR E XHELATËVE TË DIKTATURËS KOMUNISTE.

Lista e mëposhtme është tepër larg së qeni shterruese; ajo është hartuar në bazë të dëshmive të viktimave të këtyre xhelatëve, por edhe të konfirmuara në arkivat zyrtarë. Nëse do të kishte një listë pakashumë të plotë, numri do të shkonte, minimumi, katërfishi i shifrës 330 këtu…

1 Aranit Çela; 2 Arzem Leskoviku; 3 Avram Koja; 4 Azbi Lamçe; 5 Ali Kubati; 6 Angji Faberi; 7 Angji Lubonja; 8 Anastas Dushku; 9 Ali Korbi; 10 Ago Çela; 11 Abedin Topi; 12 Agim Shkupi; 13 Ali Shtino; 14 Agron Tafa; 15 Aleksandër Nakolli; 16 Adil Prishtina; 17 Agim Alimema; 18 Ali Xhunga; 19 Asllan Liçi; 20 Anastas Koroveshi;

21 Aleksandër Shundi; 22 Asaf Kondi; 23 Arqile Lole; 24 Besnik Çomo; 25 Bexhet Mema; 26 Beqir Baja; 27 Banush Goxho; 28 Bujar Jazexhiu; 29 Behar Xheka; 30 Besim Selita; 31 Bajram Tresova; 32 Bedri Spahiu; 33 Bajram Korvafa; 34 Bejtash Kore; 35 Burhan Beqiri; 36 Bilo Bregu; 37 Çelo Arrëza; 38 Çome Simaqi; 39 Çome Vodica; 40 Delo Balili; 41 Dilaver Bregasi; 42 Demir Prodani; 43 Dusho Dushaj; 44 Dulaq Lekiqi; 45 Dyl Rrjolli; 46 Dhosi Mborja;

47 Dhosi Progri; 48 Dhimitër Bonata; 49 Dhori Panariti; 50 Dhimitër Shahini; 51 Dhimitër Shkodrani; 52 Dhimitër Berati; 53 Dhimo Sinani; 54 Enrik Bilbili; 55 Engjëll Backa; 56 Edmond Caja; 57 Eqerem Anxhaku; 58 Eleni Hado; 59 Edmond Vodica;
60 Eqerem Xhafa; 61 Esat Mane;

62 Faik Minarolli; 63 Florian Kolaneci; 64 Ferhat Matohiti; 65 Fadil Pineti; 66 Fadil Kapisyzi; 67 Flamur Xhemali; 68 Fuat Brinja; 69 Fatos Trebeshina; 70 Fejzo Aloci; 71 Frederik Nosi; 72 Farudin Poçari; 73 Faredin Jaho; 74 Feçor Shehu; 75 Feti Smokthina; 76 Filat Muço; 77 Gole Bashari;

78 Gani Vajza; 79 Gaqo Meçi; 80 Galip Sojli; 81 Gaqo Progri; 82 Gani Kodra; 83 Gjolek Gërbi; 84 Gjolek Aliu; 85 Gjon Banushi; 86 Gjeli Argjiri; 87 Gjysh Tafili; 88 Gjovalin Ndoi; 89 Halim Xhelo; 90 Hasaf Kondi; 91 Hilmi Seiti; 92 Hajdar Aranitasi; 93 Hysen Hoxhati; 94 Haki Dule; 95 Hava Bekteshi; 96 Haki Keta; 97 Haki Vinçani; 98 Hilmi Telegrafi; 99 Hadër Isaj; 100 Hamdi Meta; 101 Hasan Ulqinaku; 102 Harun Ismaili; 103 Him Kolli; 104 Haxhi Pela;

105 Haxhi Gora; 106 Hodo Habibi; 107 Hazbi Lamçe; 108 Hysni Ndoja; 109 Hekuran Pobrati; 110 Irakli Kocani; 111 Irakli Bozo; 112 Isuf Keçi; 113 Ilo Vera; 114 Ismail Qineti; 115 Irfan Devolli; 116 Ilo Qafa; 117 Irfan Shaqiri; 118 Isuf Çobani; 119 Ilia Gaqo;

120 Ilo Bodeci; 121 Ilo Pano; 122 Isamedin Resmja; 123 Isa Halili; 124 Idriz Çoba; 125 Janaq Karapataqi; 126 Jani Naska; 127 Josif Gjika; 128 Josif Gjipali; 129 Josif Gegprifti; 130 Jorgo Sulioti; 131 Jaho Gjoliku; 132 Janaq Syko; 133 Koçi Xoxe; 134 Kadri Hazbiu; 135 Kadri Ismailati; 136 Ksenofon Nushi; 137 Koli Rrëmbeci; 138 Koço Josifi; 139 Kristo Mushi; 140 Koço Konstandini; 141 Kasem Kaçi; 142 Kristofer Mërtiri; 143 Kadri Bojaxhi; 144 Kiço Caja; 145 Kosta Prela; 146 Kiço Gjonçi; 147 Kapllan Sako; 148 Kapo Kapaj; 149 Kiço Proko; 150 Kasem Troshani; 151 Kamber Lipeshani; 152 Kopi Niko; 153 Lefter Lakrori; 154 Lake Devolli; 155 Luki Misha; 156 Lola Mano; 157 Lilo Zeneli; 158 Laudin Bardhi; 159 Lefter Kasneci;

160 Luan Avdia; 161 Lufter Hoxha; 162 Leo Baba; 163 Loni Dimoshi; 164 Llambi Peçini; 165 Llazi Stratobërdha; 166 Llazi Polena; 167 Llambi Titani; 168 Llazi Petro; 169 Mehmet Shehu; 170 Mihallaq Ziçishti; 171 Manush Myftiu; 172 Muço Saliu; 173 Myftar Tare; 174 Memisha Stepa; 175 Mustafa Iljazi; 176 Manol Milo; 177 Maqo Pecani; 178 Maxhit Metohu; 179 Mane Sevrani;

180 Muharrem Shehu; 181 Mynyr Tirana; 182 Muharrem Vasjari; 183 Mine Bejko; 184 Mehdi Bushati; 185 Meço Ahmeti; 186 Mustafa Rrapushi; 187 Mustafa Beqo; 188 Mëhill Doçi; 189 Mark Dodani; 190 Mehmet Jaho; 191 Mustafa Qilimi; 192 Nevzat Haznëdari; 193 Nesti Karanxhi; 194 Niko Ceta; 195 Nexhat Hyseni;

196 Naum Bezhani; 197 Niko Paskali; 198 Nysret Dautaj; 199 Nuri Çakërri; 200 Nasi Poloska; 201 Niko Popllo; 202 Nesti Saraçi; 203 Ndreçi Plasari; 204 Niko Kolitari; 205 Nazmi Brinja; 206 Nuçi Tirana; 207 Njazi Zjarri; 208 Nesti Kopali; 209 Nevruz Bejleri; 210 Nusret Osmani; 211 Namik Xhafa; 212 Namik Cakrani; 213 Namik Veizi; 214 Nuredin Dobrosha; 215 Nuri Luçi; 216 Nazmi Biçoku; 217 Namik Qemali; 218 Nuçi Tira; 219 Petrit Hakani;

220 Pilo Shanto; 221 Paskal Andoni; 222 Petrit Arbana; 223 Peçi Kalluci; 224 Petrit Çakërri; 225 Piro Laska; 226 Petrika Mushi; 227 Pelivan Luci; 228 Pëllumb Kokona; 229 Pëllumb Karkanaqe; 230 Pandi Prifti; 231 Qemal Balluku; 232 Qamil Mane; 233 Qazim Myftiu; 234 Qamil Gavoçi; 235 Qemal Nallbani; 236 Qatip Dervishi; 237 Qazim Kondi; 238 Qamil Lamajl; 239 Qamil Meçe;

240 Qazim Mysliu; 241 Rexhep Kolli; 242 Rasim Deda; 243 Riza Lubonja; 244 Raqi Iftica; 245 Raqi Zavalani; 246 Raxho Hyseni; 247 Rustem Çipi; 248 Ramadan Hoxha; 249 Rrapi Dhima; 250 Rrapi Mino; 251 Stavri Xhara; 252 Stefo Grabocka; 253 Skëndër Konica; 254 Skënder Kosova; 255 Sali Hoxha; 256 Stavri Madhi; 257 Sabri Bebeti; 258 Skënder Backa; 259 Skënder Baftjari; 260 Ssabri Hoti; 261 Sylejman Maloku; 262 Serafin Meçe; 263 Sotir Vullkani; 264 Stavri Naçi; 265 Selman Vishocica; 266 Stefi Trebicka; 267 Siri Çarçani; 268 Sotir Xheka; 269 Spiro Xhai; 270 Subi Bakiri; 271 Sotir Mero; 272 Salo Petroshatil; 273 Sotir Spiro; 274 Selim Alimerko; 275 Sami Abazi; 276 Spiro Lame; 277 Sali Bundo; 278 Skënder Myftari; 279 Simon Stefani;

280 Sulo Gradeci; 281 Skënder Tashollari; 282 Skënder Breca; 283 Shefqet Peçi; 284 Shemsi Totozani; 285 Shim Kolli; 286 Shuaip Panariti; 287 Shyqyri Kusi; 288 Shkëlzen Bajraktari; 289 Shkëlqim Zaloshnja; 290 Tasi Marko; 291 Tamaz Beqiri; 292 Tamaz Nepravishta; 293 Thoma Karamelo; 294 Thoma Fisniku; 295 Thoma Nako; 296 Thoma Napo; 297 Thanas Caku; 298 Vaske Koleci; 299 Veli Hoxha;

300 Vasil Milo; 301 Vaskë Afezolli; 302 Vangjo Mitrojorgji; 303 Vangjel Pecani; 304 Vilcon Pecani; 305 Veniamin Martini; 306 Veli Bakiri; 307 Vaskë Dimoshi; 308 Xhule Ciraku; 309 Xhevdet Gavoci; 310 Xhavit Struga; 311 Xhavit Miloti; 312 Xhafer Ramadani; 313 Xhemal Selimi; 314 Xhafer Pogaçe;

315 Xhako Bubësi; 316 Zoi Themeli; 317 Sylfi Saliu; 318 Zyhdi Aga; 319 Zajë Hysa; 320 Zihni Muço; 321 Zef Lokja; 322 Zoi Shkurti; 323 Arben Meço; 324 Nevzat Haznedari; 325 Shyqyri Çoku; 326. Hardin Fuga; 327. Qazim Mani; 328. Piro Suli; 329. Jani Vasili dhe 330 Bejto Fasllia.

Burimi/tpz.al

Bisede me Pr. Dr. Gezim Bocari !

No Comments Aktualitet Lajme

Ne pjesen e dyte te dites se Diele te dates 8 mars 2020 , ne ora 22.30 , bashkebiseduam me Pr. Dr. Gezim Bocari i cili ishte Kryetar i shoqates se Pronarve te Shqiperise . Me te u bisedua per situaten e pronave qe nga clirimi i Shqiperise e deri ne ditet tona. Gabimet qe jane bere , nga Diltatura , duke ju a marre me force pronen private familjeve te medha dhe duke e shperndare ate.

Por u fol edhe per reformat e marra pas viteve te 90 ´qe u bene ndertime pa kriter dhe pa u pyetur se e kuj eshte ajo prone. Ardhja e sistemit te ri politik ne Shqiperi dhe vendosja gjoja e demokracise , nuk e zgjidhi pronen e shtetasve te vet , qe token ta coje tek i zoti , tu jipen pronat e grabitura dhe pasurite e veta qytetarve . Sot Shqiperia eshte ne nje udhekryq , por ka gjithnje zgjidhje, por politika nuk po merr asnje vendim per zgjidhje , se i mjafton rremuja , per te perfituar per vete .

U kerkua nga diaspora qe ato qe jane te organizuar ne shoqata , tu drejtohen shteteve te tyre ku ata jetojne e punojne qe te ndikojne tek Shqiperia qe pronen tja kthejne pronarve legjetim .

Ai ishte skeptik per bashkimin e shqiptarve, sepse ngulte kembe qe prona duhet tu kthehet pronarve, sepåse pa ju kthyer prona pronarve , nuk ka se si te behet bashkimi i tokave te shqiptarve .

Pas z. Gezim foli edhe z. Frederik Ruco , per bashkimin e shqiptarve dhe per konferencen e 19 janarit , qe ajo kerkon zbatim nga te gjithe ne , qe te bashkohemi per ti dhene Shqiperise dhe shqiptarise kushte me te favorshme per te ecuar me perpara . Pjese e bisedes u bene edhe avokat Zace Islami, z. Petro Luarasi dhe deputeti i Parlamenti te Shqiperise z. Kostaq Papa !

Shkruar per radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Danimarke – date 9 mars 2020

Bisede me z. Ina Kurti !

No Comments Aktualitet Lajme

Ne vazhden e bisedave te ndryshme , ne ditet e Premte dhe te Diela , ne kete te Diele te dates 8 marsh 2020 , ne fillim te programit , nga ora 20.00 u ndertua nje program me kenge te ndryshme per nenat tona dhe me poezi per kete dite te shejte te nenave, grave dhe vajzave shqiptare.

Ne ora 21.00 filluam biseden me z. Ira Kurti , ku z. Ira percolli mesazhe te qarta per situaten ne te cilen gjindet Shqiperia sot . Qe ne fillim ajo percolli nje mesazh urimi per te gjitha femrat shqiptare , me rastin e festes se 8 marsit . Ne vazhdim ajo na njohu me ato cfare i kane bere pershtypje ne Shqiperi ne krahasim me pervojen e saj qe kishte fituar ne Kanada . Vuri ne dukje shume probleme qe duhet te gjindet rrugezgjidhja , qe edhe Shqiperia te jete perkrah vendeve te perparuara, se eshte nje vend qe i ka te gjitha resurset e duhur , por neglizhenca e qeverise i ka lene shume mbrapa zhvillimin ekonomik te vendit, hapjen e vendeve te punes dhe zbatimi i te drejtave themelore te shtetasve shqiptar .

Nje tjeter problem ne te cilin u fokusua z, Ira ishte edhe ai per ndryshimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi , qe vlen per te dyshuar , ndaj duhet nje reforme e tere per tu bere ne kete drejtim , qe tu jipet mundesia dhe mergimtarve per te votuar .

Nje tjeter ceshtje ishte edhe problemi i respektimit te Kushtetutes qe nuk respektohet nga ato vete qe e kane bere dhe politika , qe eshte sot ne fuqi.

E moren fjalen dhe diskutante , ku dhane idete e tyre , me problet qe shtroi z. Ira !

Per Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Danimarke , date 9 mars 2019

Te nderuara nena,motra e gra shqiptare,Gezuar 8 Marsin ,festen tuaj.

No Comments Aktualitet Lajme

Me lejoni qe nepermjet ketij mesazhi tju uroj te gjitha nenave,motra e grate shqiptare,ane e mbane botes, ku ata jetojne e punojne dhe edukojne femijet e tyre me frymen e dashurise per njeri – tjetrin e per vendin e gjuhen e paster shqipe,me rastin e festes se tyre ,8 Marsin.

Mbretrofte paqja, lumturia e harmonia gjithmone ne shtepijat tuaja.

8 marsi është dita ndërkombëtare e grave.

Kjo ditë festohet në shumë vende të botës. Dita ndërkombëtare e grave është historia e grave të zakonshme që kanë bërë histori. Kjo ditë është rrënjosur ,si luftë shekullore e grave për të marrë pjesë në shoqëri në nivel të barabartë me burrat. Ideja e ditës ndërkombëtare të grave erdhi në fillim të shekullit 20 që në botën e industrializuar si pjesë e zgjerimit, rritjes së popullsisë dhe ideologjive radikale. Ndaj sot ne kete dite ne te gjithe nderojme punen e tyre te madhe ne edukimin dhe ecurine per pregatitjen e nje brezi te ri me vitytet me te mira per te ecur perpara ne rrugen e veshtire te jetes.Te kujtojme sakrificat e tyre.Te tregojme me shume respekt per punen e vepren e tyre.

Viti 1910 përkujtohet si viti kur u kremtua për herë të parë dita e 8 Marsit, sot e njohur si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Ishin, të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagën të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, ku vendosën që çdo vit 8 Marsi të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 Marsit 1857, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Ndaj te nderuara nena,motra e gra shqiptare,ne te gjithe krenohemi me ju,me punen tuaj,me dashurine qe rritni femijet tuaj.Nje respekt te vecante per te gjitha ato nena,motra e gra shqiptare,qe vuajten peshen e rende e persekutimin ,gjate perudhes se luftes ne Kosove,qe ishin perkrah bashkeshorteve e vellezerve te tyre ,ne kete lufte,per te mbrojtur token e te parve te tyre.Ne kete lufte ato treguan nje shembull te pa shoq,ndaj nje respekt e perulje para tyre.

Te kujtojme per nje moment te gjitha ato nena qe sot jetojne ne peshen e rende te varferise e qe duhet te kthejme koken edhe nga ato.Sot ne Kosove ka shume nena ,qe po rritin femijet e tyre,ne kushte shume te veshtira,ndaj eshte mire qe te jemi perkrah tyre,per te dhene mundesi dhe atyre,qe humben bashkeshortet ne ate lufte,te rrisin femijet e tyre.
Ndaj me shume respekt e kujdes per to.

Nene!

Kete emer te shtrenjte e ndjej prane ne cdo hap te jetes. Ky emer dy rrokesh por madhor shkrin akullin. Kjo qenie e mrekullueshme i jep jete cdo shpirti. Nene,pranvere e zemres te cdo femije.Prania e saj me mbush me jete,gjalleri,drite e shprese. Me dha jeten te jetoj,me dha bekimin qe jeten ta gezoj.Mbeshtetem ne krahet dhe gjoksin e saj dhe ndjej zemren qe i rreh fort.Nene,thesar i cdo zemre,gjeja me e cmuar,pasqyra ku mund te shohesh gabimet. Kjo fjale eshte shkruar ne shpirtin tim,kjo fjale troket ne zemer,dhe eshte nje strehez ku mund te mbrohesh nga rreziqet e jetes. Sa here qe sjell ndermend apo shqiptoj fjalen NENE, mbushem me gezim e dashuri. Nje fjale e embel,nje perkedhelie e lehte,nje perqafimin i saj do me bente njeriun me te lumtur ne bote,do me jepte krahe te fluturoja. Jo kurre s’mund ta harroj imazhin e buzeqeshjes se saj te embel i cili me qendron gjithmone para syve.Nuk mund ti harroj duart e saj qe me perkedhelin lehte si puhiza e nje flladi pranveror. Fjala e nenes me jep shprese,me cel dyert e jetes.NENE,sa bukur tingellon kjo fjale. Drite e cdo shpirti,ndjenje e cdo zemre:”Te dua nene”.

Edhe njehere gezuar 8 marsin festen tuaj te nderuara nena,motra e grate shqiptare,gezuar!

Luigj Shkodrani

Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi

No Comments Argëtim Histori

Kremtimi i 7 Marsit, si dita e parë e shkollës shqipe dhe festë e mësuesit, bart shenja dhe kumte të dyfi shta, të cilat duhen shpjeguar përmes argumentesh faktike. Së pari: Kjo ditë, tanimë duhet depërtuar prapa hijes zyrtare të shenjimit si fillesa e shkollimit në gjuhën shqipe, realisht shënon në fakt zanafi llën e shkollës laike shqipe, ndonëse mbështetja e fi llimit nga ana fi nanciare vjen nga protestantët, pra një mbështetje fetare, një çast jetik për
shkollimin në gjuhën shqipe. Përpara saj, sipas gjurmëve dhe dokumenteve mund të fl itet për një etapë të shkollimit në gjuhën shqipe, pra paralaike, saktësisht shkolla fetare, siç ngjau në Perëndim dhe Lindje. Shkollimi paralaik, pra fetar, si dhe ai laik në kuptimin e arsimimit, në të gjitha mjediset, përjetohen dhe vendohen si të bashkëlidhura. Së dyti: A
është mësuar shqipja në shkollë përpara 7 Marsit të vitit 1887? A ka shërbyer gjuha
shqipe nëpër shkolla? Cilat kanë qenë lëndët e shkruara si tekste në gjuhën shqipe? Çfarë niveli shkollimi ka pasur përpara ditës së shpallur si dita e parë e shkollës shqipe? Po në kuptimin e programeve, cili ka qenë roli i gjuhës shqipe në sendërtimin e tij, pavarësisht llojit dhe nivelit të arsimimit? Shtrimi i këtyre pyetjeve “absurde”, në pamje të parë dhe
në semantikën formale, po të nisesh nga mendimi i ngurosur akademik, vetëm sa do të rihapte për diskutim njërin nga momentet që nuk ndërvaret prej hipotekash jashtëgjuhësore. Shembja e mureve ndarëse të etapave historike, krahinore dhe fetare, politike dhe ideologjike, pas viteve ‘90, ka ardhur momenti, që do interpretuar në realitetin e fakteve, dokumenteve dhe gjurmëve të pranishme në lëmin e arsimimit, në të gjitha hapësirat shqiptare dhe diasporën e hershme. Shkollimi laik, me mbështetje fi nanciare fetare protestante, festohet për çdo vit si festë e dyfi shtë: Dita e parë e shkollës
shqipe, fi llimi i shkollimit në gjuhën shqipe dhe kulm i saj. Festa e mësuesit,
si përlindjen e traditës së mëparshme të shkollës shqiptare. Formatimi i 7 Marsit, para së gjithash buron nga ndarja e shkencës nga feja, e shkollës nga kisha, dhe shënon një moment thelbësor në historinë e shkollimit nëpërmjet kësaj gjuhe, të folur qysh në
mugullimat e kohës. Shkolla laike, në mjediset perëndimore nuk është parë si kufi ndarës,
përkundrazi është trajtuar si një logjikë e një ndryshimi dhe transformimi normal,
pra si vijim i shkollimit. Madje, në Perëndim dhe Lindje, edhe fillesat e universiteteve janë ngritur si shkollim fetar. Në këtë kuptim, 7 Marsi shënon rilindjen e një tradite të hershme, por edhe një etapë të re dhe cilësore në rrugën e diturisë shkollore. Prej aty zë fi ll kurba që pëson procesi i dijes në shkollat shqipe, duke hyrë në shtegtimin e shekullit të
ri, të funksionimit si tipologji shkollimi e ndarë nga feja dhe që ka fokusuar vëmendjen
nga dija shkencore më tepër. 7 Marsi i vitit 1887, një moment me vlerë në historikun e shkollimit në gjuhën shqipe, megjithatë nuk duhet marrë dhe kundruar si caku i parë dhe i vetëm i mësimit në shkollë me anë të gjuhës shqipe, po të merren në shqyrtim dhe konsideratë dokumentimet e shkollimit, të pranishme nëpër arkivat brenda dhe
jashtë vendit, natyrisht të një shkollimi me sfond fetar. Sipas ndonjë dëshmie
paraprake të lënë nga Budi, poeti dhe prozatori i parë i letrave shqipe, shprehur
në parathënie dhe pasthënie, dijet e para, ai i nxuri te prelatët vendas, çka
krijon premisat për ta parë dhe shqyrtuar .Shkolla e parë shqipe dhe 7 Marsi
këtë dukuri. Kështu, në letrën drejtuar kardinal Gocadinos, Budi, thotë: “… në
rininë time kam qëndruar, pothuaj vazhdimisht në shërbim të disa ipeshkëvinjve
të vendit tonë, pranë të cilëve jam marrë me studimin e këtyne pak ditunive deri
në moshën 21-vjeçare…” (1963: 297). Kjo e dhënme, ta ndez kureshtjen se duhet qëmtuar në hapësira të tjera, ku vijojnë të fl enë dokumentet. Po ku e nxuri ai, dhe gjithë shkrimtarët e letërsisë së hershme, shkrimin dhe këndimin e gjuhës shqipe, në atë nivel sa realizuan edhe librat e parë, madje ata realizuan poezinë, prozën, shkencat e historisë
dhe leksikografi së? Kush qenë mësuesit që mëkuan te Buzuku, Matranga, Budi,
Bardhi, Bogdani etj., dashurinë dhe dëshirën për shqipen? Enigmat, që do të duhet të shvështillen, sa vijnë e shtohen, sa vjen dhe rriten pikëpyetjet e përfundimeve përmbi fatin e shkollës shqipe. Bashkë me to rritet dëshira për ta shkundur ndryshkun e grumbulluar
nëpër vite e shekuj. Në dokumentacionin e Kolegjit Ilirik të Loretos, në gjuhën latine, që përfaqëson nivelin e shkollës së mesme, me drejtim teologjik, po zhvilloheshin edhe shkenca fi lozofi ke, letrare, por edhe të shkencave të natyrës, dëshmohet tërthorazi, se dikush me emrin Budi a Buli, ka studiuar aty, pa harruar se në atë kolegj kanë studiuar edhe Bardhi, Bogdani, etj., një tezë e mirëpranuar midis studiuesve dhe albanologëve që i
janë përkushtuar periudhës së moçme të letërsisë shqipe. Sipas Selman Rizës,”… shënimi i Ferlatit se autori ynë qenka edukuar në kolegjin ilirik të Loretit (Itali), nuk mund të shpjegohet ndryshe veçse kështu: në këtë kolegj Budi do të jetë regjistruar vetëm sa për të dhënë provimet e maturës, pa të cilën ai nuk mund të dorëzohej (shugurohej – B. Gj. ) prift” (1996: 556), duke e sqaruar përcaktimin e dyzuar, përmbi fatin e arsimimit të
vetë Pjetër Budit. Edhe këto rrezatime, gjithsesi ndihmojnë për ta shqyrtuar çështjen në një dritë tjetër, në mënyrë që gjurmët e shkollimit në gjuhën shqipe, të realizuar nëpër shkollat fetare ose në kishat katolike dhe ortodokse, në gjuhën shqipe. Dokumentimi i hapjes së të parës shkollë shqipe, qëmtuar prej Dr. Jashar Rexhepagiçit, në një libër studimor rreth arsimit, dëshmohet: “Shkollat janë hapur me iniciativën e priftërve, por shpesh edhe të kërkuara nga popullsia qytetare apo fshatare” (1968: 47). Kjo e dhënme
do ta shpinte gjurmimin e fatit të shkollimit në kufij të dokumentuar, duke i shtuar shkollimit në gjuhën shqipe edhe dy-tre shekuj. Cytëse, për shpjegimin e fatit të arsimimit në gjuhën shqipe, është e dhëna që sjell po ky autor mbi programin e shkollimit në Mesjetë: “Pos disiplinave fetare të cilat rëndom i jepnin priftërit shqiptarë, në këto shkolla
italisht, e nga gjysma e parë e shekullit XVII edhe shqip, mësohej leximi, shkrimi, elementet e historisë dhe njohuri të tjera të dobishme” (1968: 48). Pra, dukshëm kemi një realitet të shkollimit të programuar, me rrezatime në lëndët shoqërore, duke mbetur në epiqendër  aspekti fetar. E dhëna se në shekullin XVII kemi edhe shkolla në gjuhën shqipe,
e zgjeron gamën e çështjeve që do të duhet të merren në analizë dhe të interpretohen. Vihet re se problematika e mprehtë, e shkollimit dhe programimeve të saj në gjuhën shqipe, në këto hulumtime, por edhe nëpër dokumente do të ndihmonte për t‘i nxjerrë në dritë këto aspekte të mbetur në mjegull, prej metodikave që projektoi sistemi diktatorial,
për ta kërkuar historinë e shkollimit shqip, vetëm në qerthuj antifetarë dhe antikrahinorë. Diku tjetër autori nënvizon se “Në Shqipëri gjithashtu ka pasur disa shkolla fi llore, që përmenden qysh në shekullin XVI”. Në shekullin e XVII, me veprën e Budit, Bardhit dhe Bogdanit, kjo gjuhë nuk dëshmohet thjesht si gjuhë e sakramenteve fetare, as thjesht si
fakt gjuhësor, përkundrazi ajo fi ton statusin, si gjuhë e poezisë dhe prozës dhe si gjuhë e leksikografi së dhe historisë. Sipas J. Rexhepagiç, kanë ekzistuar këto shkolla: Shkolla fi llore në KURBIN afër Krujës, e themeluar më 1632… kjo është e para shkollë në territorin e vilajetit të Shkodrës. Shkollën e vijojnë një numër i vogël nxënësish (10 nxënës). Sipas raporteve të Mark Skurës, të datës 20. XII. 1641 dhe 7. III. 1650 që i janë dërguar Kongregatës, fëmijët në këtë shkollë kanë mësuar lexim e shkrim, kurse ata më të rriturit gramatikë, gjë që i përgjigjej shkollës së mesme. Shkolla fi llore në Korçë, e themeluar në vitin 1637. Ekziston mendimi se është shkolla më e vjetër. Në të paguhej taksa shkollore. Në vitin 1638 u hap shkolla fi llore në Pedhanë (rrethi i Shkodrës), ku mësonin fëmijët
e atij fshati, “por edhe nga vise të afërta”. Shkolla punoi deri në vitin 1675. Në të njëjtën kohë, në Pedhanë, u themelua një shkollë e mesme. Shkollën e vijonin ata që kishin dëshirë të bëheshin anëtarë të klerit. Në rrethinën e Shkodrës është themeluar shkolla fi llore në Blinisht, më 1639. Megjithëse ishte shkollë fetare, mësimi në të është zhvilluar në gjuhën shqipe. Me kërkesë të qytetarëve të Blinishtit, po atë vit u hap dhe shkolla e mesme, e pagëzuar gymnasium. Kjo ishte shkollë për të rinjtë. Ka ekzistuar edhe një shkollë private në Shkodër, e hapur në vitin 1698. Këtë shkollë e vijonin fëmijët e tregtarëve dhe pasunarëve tjerë. Pos të tjerash mësonin edhe gjuhën shqipe. Shkollën e themeloi P. Filipi, françeskan i Shkodrës. Shumë herët hasim në shkolla shqipe edhe në viset e Himarës” (1968: 50, 51). Nga kjo paraqitje, megjithatë dëshmohen dy tipare
thelbësore: Prania e shkollave pothuajse në gjithë trojet shqiptare, në jug dhe veri.
Shkollimi në gjuhën shqipe fi llor, por edhe të mesëm ose “gymnasium”. Vetvetiu tërheq vëmendjen shtrirja, në të gjitha trevat shqiptare, e cila zbulon qartë se kemi të bëjmë me një pasqyrë tërësore të fakteve të shkollimit në gjuhën shqipe. Përbën befasi, fakti i
përmendur nga Rexhepagiç, që në periudhën e Mesjetës së vonë, në trevat shqiptare, por edhe tek arbëreshët e Italisë, hasen edhe shkolla fetare, por hasen edhe nisma të shkollimit me shtysa private, pra edhe për qëllime jashtëfetare. Gjithashtu, jetike për ekzistencën
dhe përhapjen e shkollave në gjuhën shqipe, në trevat shqiptare të Kosovës: “Është normale, pra, thotë ai,të supozosh se qysh në shekullin XVI në këto vise ka pasur shkolla katolike shqipe. Dihet me siguri se një shkollë e këtillë ka ekzistuar në Janjevë. Kryepeshkopi i Shkupit, Andrea Bogdani i shkruan Romës (15. XI. 1664) nga Janjeva, ku
kishte rezidencën e vet, duke i rekomanduar në letër Kongregatës për mësues të
shkollës katolike në këtë vend shqiptarin Pjetër Mazrekun (prizrenasin), i cili më
25 qershor 1666, njofton Kongregatën se me plot entuziazëm punon në shkollë
dhe me ndërgjegje kryen detyrën që i është besuar” (1968: 48). Prania e shkollës
shqipe, fakton dhe argumenton se kemi të bëjmë me troje në vijim, që u ndanë padrejtësisht në shekullin e njëzet nga “dashamirësia” e fqinjëve, si dhe prej mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha. Gjuha e përbashkët, pa dyshim faktimi i saj edhe si gjuhë e shkollimit i nxjerrë në breg interpretimet e pabaza të pohimeve mbi dallime themelore, midis Shqipërisë dhe Kosovës, madje midis banorëve, si dy kombe të ndryshme. Po ashtu, sa i
përket historisë së shkollimit, në kohën e Mesjetës së vonë, interes zgjon dëshmia që sjell Petro Marko në librin “Retë dhe gurët”, ku poeti dhe romancieri i letrave shqipe, shprehet: “Në shekullin XVII, më 1630, në Dhërmi priftërinjtë bazilianë që i kishte dërguar Papa në
Himarë, hapën të parën shkollë shqipe – seminar për priftërinj në gjuhën shqipe,” (2000: 44). Duket se edhe ky pohim i hedhur në kohërat moderne, e ka zgjeruar gamën shqyrtimore të historisë së shkollimit në gjuhën shqipe, por njëkohësisht duke sjellë edhe një argument më shumë përmbi këtë ligjëratë, sidomos në trajtimin e zonave të bregut, si
vijimësisht shqiptare, përndryshe mësimi do të ishte zhvilluar në greqishte, madje ky gjykim ndihmon në vendosjen e fi llesave të shkollimit, në mjediset katolike,por edhe në të tjerat, pra siç edhe ka ngjarë në Himarë. Për më tepër që e dhëna e Petro Markos, pohohet më herët nga studiuesi i arsimit J. Rexhepagiçi, kur shprehet: “I gjejmë në Dhërmi, Vuno,
Palas. Edhe këtu priftërit u jepnin mësim fëmijëve, si Neofi t Rodino (1630-1642),
pastaj Kostandin Onofria dhe të tjerë.” (1968: 51), madje duke përmendur emrat e mësuesve. Ndërsa pohimi i Markos se “‘Katekizmi‘ në meshë këndohej në shqip. Papa Dhimitri nga Dhërmiu, Gjileku, e përktheu ‘Katekizmin‘ në gjuhën shqipe, po, sipas raporteve të bazilianëve, nuk u botua, se ishte botuar ai i Budit” (2000: 46), hedh dritë mbi praninë e librave të Budit edhe në Jug, madje tek ortodoksët. Ekzistenca e shkollave të tilla, në jug apo në veri, por edhe në trojet etnike dhe në diasporën arbëreshe, përveçse tregon njëjtësinë e trojeve, si dhe njëjtësinë shpirtërore dhe gjuhësore, zbulon gjithashtu, prirjet dijedashëse të popullsisë arbëreshe (shqiptare), qysh në Mesjetën e vonë, me fi llesa që do të duhen gjurmuar qysh në shekullin XVI, por të dëshmuara me gjurmë dhe fakte në shekullin e XVII. Megjithëse janë të karakterit fetar, ndonëse në atë kohë nuk mund të ishin ndryshe, roli i tyre është thelbësor për ekzistencën e popullit shqiptar. Për atë periudhë kisha apo çdofarë kulti fetar, përpos ceremonialit, kryente funksionet edhe të vatrës kryesore të diturimit, kulturimit, pra të shkollimit bazë në gjuhën shqipe, si dhe të ligjërimit letrar, në poezi dhe prozë, duke e shpërfaqur arsimin e asaj kohe si dukuri mbikrahinore dhe me nuanca mbifetare. Aq më tepër që shkollat fetare të ritit latin dhe
jo të tillë, mbase edhe shkollat private të kohës, ku mësohej edhe gjuha shqipe, është e prekshme në ato zona ku ushtruan  veprimtarinë priftërinjtë katolikë veriorë, me Buzukun dhe “Mesharin” e tij, por që bart një përvojë të thekur veçmas me veprën e Lek Matrangës,
kryekëput në rrafshet e shkollimit e të nxënies nëpërmjet gjuhës shqipe. Në mes shkrimtarëve edhe Budi, me krijimtarinë letrare, në prozë dhe poezi, e sidomos me të dhënën se ka shkruar edhe një gramatikë të shqipes, e cila ka humbur në mugullimat e kohës, një e dhënë që vjen nga Gaetano Petrota, qysh në vitin 1931, e librit me natyrë “enciklopedike”, siç shprehet Pavolini për librin e studiuesit italo-arbëresh, një libër ku
hidhen shinat e historisë së gjuhës shqipe dhe letërsisë shqipe, të publicistikës, arkeologjisë dhe etnografi së, ta përforcon mendimin se ekzistonin premisa jo vetëm për hapjen e shkollave shqipe, e shkrimit dhe këndimit të shqipes, por edhe për lëvrimin e shqipes si gjuhë e kulturës, letërsisë dhe shkencave, një akt që e tejkalon mundësinë e dhënë prej Kundërreformacionit. Botimi i librave prej Buzukut, Matrangës, Budit, Bardhit
dhe Bogdanit, në shekujt XVI dhe XVII, në shqipe është argument i atmosferës së lejimit të shkrimit e gjuhës shqipe. Këto gjurmë dhe mjaft të tjera, që ende presin që të shpluhurosen, nëpër arkivat e Vatikanit, Parisit, Kopenhagenit, Stambollit etj., dhe brenda vendit, e sidomos hapja e mendjes ndaj alternativave të pranishme për të verifi kuar dhe studiuar gjurmët e prekshme, i japin jo pak moshë gjuhëshkrimit të shqipes, ndër shkollat
shqiptare. Dihet dhe është e mirëpritur ideja e shkollimit fetar në të gjitha vendet në atë periudhë, e cila ndonëse realizohej vetëm në mjediset fetare, pra manastire dhe kisha, madje edhe universitet e asokohshme ishin nën kujdestarinë e kishës. Nëse, gjithnjë nisur nga dëshmitë e gjurmimeve të kryera nëpër arkiva, mbështetur vetëm si qëmtim dhe gjurmim dokumentesh, si zanafi llë të datuar të gjuhëshkollimit shqip, në trojet shqiptare
si të parën shkollë, do të mund të merrnim çeljen e shkollës së Dhërmiut, më 1630. Jo larg kësaj kohe është edhe hapja e shkollës së Kurbinit, më 1632. Në këtë qerthull kemi edhe hapjen e shkollës së Korçës, më 1637. Gjithashtu, me rëndësi dhe vlera është edhe hapja e
shkollës së Janjevës, pikërisht në vitin 1666. Të gjitha këto datime përmbi hapjen e shkollave në gjuhën shqipe konfi rmohen, më se njëherë edhe nga G. Petrota, njohësi dhe studiuesi më zelltar i historisë së gjuhës, kombit, literaturës arbëreshe dhe në të cilat, përveç të tjerash, ka gjurmë arkivore se janë përdorur si libra mësimorë edhe librat e Budit, veçanërisht Doktrina. Në të mirë të ilustrimit të idesë së hedhur për faktologjinë
e shkollimit më herët se 1887, me është edhe gjykimi i Rexhepagiçit mbi L. Matrangën, kur shprehet: “Mendim pedagogjik hasim edhe në “Katekizmin” e arbëreshit Lekë Matrënga, i cili e përktheu këtë vepër…Ky formulim ka rëndësi të posaçme pedagogjike dhe ka këtë
përmbajtje: “Unë sa të jamë gjallë nuk do të mongoj … të ndihmoj fëmijët për hirë të tyre të bëhem edhe vetë fëmijë që ata të përfi tojnë sa më shumë. Në këtë formulim Matrënga shpreh gatishmërinë për të mësuar fëmijët e shqiptarëve” (1968: 54), në parathënien e librit “E mbasme e Kërshtenë” botim i vitit 1592, që e shpie shkollimin e realizuar nëpërmjet gjuhës shqipe deri në caqet e zanafillës së dokumentuar gjer më tani. Në
pohimin e vetë autorit, tashmë si përfaqësuesi më i moçëm i variantit në toskërisht, gjithnjë sipas E. Çabejt, më tepër se gjithkund tjetër në gjurmët që na vijnë prej mugullimave të Mesjetës së vonë, zbulohet lidhja jetike e Matrangës me fëmijët dhe shkollimin e tyre. Me gjasë, në vitin e botimit të Katekizmit të përkthyer prej tij, ku edhe bëhen këto pohime të papritura pedagogjike dhe diturake lidhur me shkollën, si dhe
papërtueshmërinë për t‘iu përgjigjur nevojave të fëmijëve. Shenjat e këtilla të shprehura prej autorit të Katekizmit, por sidomos prania e materies së tekstit të konceptuar, kryesisht për qëllimet e arsimimit dhe procesin e nxënies, janë një tregues i lidhjes së autorit me aktin e shkollimit të fëmijëve, mbase edhe të adhurimit, duke shënuar kështu faktikisht, pra me libra dhe dokumente autentike, fillimin e shkollimit në gjuhën
shqipe, të dokumentuar, madje me tekste librash të mirëfi lltë, jo vetëm në diasporë,
por në të gjithë historinë e shkollimit në gjuhën shqipe. Libri “E mbasme e Kërshtenë” i L. Matrangës është shkruar enkas ashtu, me atë formë dhe trajtë, për të mësuar në kishë fëmijët, si vend i ceremonialeve fetare, por edhe i marrjes së dijeve, pra si vatër e dëshmuar nxënieje, siç shpalohet nga parathënia e librit, e pohuar dhe ripohuar edhe prej
studiuesit të shkollës, Jashar Rexhepagiç. Në tekstin e librit, e sidomos në parathënien e tij prekim edhe ndjesitë autoriale, edhe detyrimin për sipërmarrjen, por edhe realizimin e një teksti të mirëfi lltë, për të shërbyer në nxënien e dijeve në shkollën-kishë, natyrisht për t‘u mësuar ceremonitë fetare. Libri i njërit prej shkrimtarëve të traditës së shkrimit të shqipes, si gjuhë e shkollës, e poezisë dhe prozës, siç e tregon struktura e librit, me atë formësim, ka vlera në disa drejtime: Ai shënon të parin tekst, të zbuluar gjer më tash, që na ka mbërritur  prej Mesjetës së vonë, ku skicohet mënyra dhe metodika e shkollimit të
fëmijëve në arsimin tetëvjeçar, por edhe me ndonjë tregues të prekshëm edhe për
arsimin e mesëm. Ai përbën një material
me vlerë gjuhësore, didaktike dhe
metodike jo vetëm për kohën shkrimore,
por është nga të paktat dëshmi që ndihmojnë
për të prekur dhe studiuar nivelin
e shkrimit dhe të mundësive shprehëse
të gjuhës shqipe, dhe prej nga ku edhe
mundet të preken tiparet e shkollimit
fetar në këtë gjuhë. Ai është modeli i parë
i shkruar, i cili na vjen prej mugullimave
të kohës, të një kohe të trazuar me luftëra
dhe sakrifi ca të shumta, të mbushur me
përmbysje dhe konvertime fetare, në
rrekjen siprane të shqiptarëve, sidomos
të priftërinjve të asaj periudhe, të cilët
përfaqësonin dijen dhe atdhedashjen. Ai
përfaqëson të parën sprovë të dokumentuar
dhe të studiuar, madje të konceptuar
dhe realizuar qëllimisht si tekst
mësimor, për t‘u dhënë dijet më të nevojshme
fëmijëve, për të lexuar dhe kuptuar
tekstet fetare, si një synim utilitar, e
mbase për të pasur shansin e vazhdimit
të shkollës fetare në ndonjë kolegj dhe
shkollat e larta teologjike. Ai ngërthen në
vetvete shenjat e një dokumenti historik,
me vlera të shumëfi shta, të fi llesave të
arsimit në gjuhën shqipe, madje edhe
jashtë trevave shqiptare, pra në diasporën
e hershme.
E rëndësishme, madje me vlerë për
historinë e gjuhës shqipe, të letërsisë,
gojore dhe të kultivuar realizuar në variantin
e toskërishtes fi llimtare si shkrim, e
sidomos të arsimit të realizuar në gjuhën
shqipe, është fakti domethënës që ky
proces, pra marrja e dijeve fetare dhe të
tjera, do të kryhej në gjuhën shqipe. Vetë
struktura e librit përmbi katekizmin, me
karakter fetar, me poezinë e përshpirtshme.
Ky tip poezie, fetare në thelb dhe
shprehësi, shpreh gjurmët dhe dëshmitë
e nevojës së këngëtimit, një situatë aq e
nevojshme në aktin e ceremonive fetare,
por edhe në mësimin e gjuhës amë.
Pjesë thelbësore e librit të shkrimtarit
të parë italo-arbëresh, janë edhe prozat
diturake dhe fetare, të një gjerësie më të
madhe si hapësirë tekstologjike, madje
të shoqëruara edhe me përshkrime të
mjediseve, edhe me dialogë të priftit dhe
xhakonit, që dëshmon dukshëm datimin
e organizuar të gjuhës dhe të shkollimit
të fëmijëve edhe përmes shqipes. Prania
e poezisë, si një përshpirtje fetare e
pastër, por edhe e prozës, e shpërndërron
tekstin edhe në një fakt letrar, me vlera të
posaçme në historishkrimin e letërsisë,
me variantin e arbërishtes, sipas Çabejt,
të një toskërishteje të hershme. E gjithë
kjo paraqitje e shkurtër rreth arsimit
dhe shkollimit në gjuhën shqipe, me
karakter fetar të pashmangshëm, ndihmon,
pothuajse drejtpërdrejt duke
sjellë të dhëna dokumentare, me gjasë
duke riformuluar edhe njëherë, matanë
detit, pra në diasporën e hershme, se
kemi të bëjmë me një rregull dhe normë
të lejuar dhe të fi ksuar nga Vatikani, në
sipërmarrjen e Kundërreformacionit, në
formën e detyrimit për shërbesat fetare,
në gjuhët amtare, por, me sa duket, edhe
të shkollimit në po atë gjuhë të fëmijëve,
që do t‘i përkushtoheshin shkollimit
fetar, sepse për ndryshe si do të mund
që të kuptoheshin kumtet fetare ose
jashtëfetare, të ligjërimit të përditshëm,
edhe për librat mësimorë për nxënësit
që do të përgatiteshin si priftërinj, madje
në arsimin e ulët dhe të lartë, si tregues i
arsimimit tetëvjeçar, por edhe të shkollimit
në nivelin e arsimit të mesëm. Në
vëmendjen shkencore dhe pedagogjike,
tashmë duhet të përfshihen edhe gjurmët
e shkollimit në gjuhën shqipe në
kolegjin e Shën-Adrianit, i vitit 1848,
ku dokumentohet se ka qenë si mësues
edhe Jeronim De Rada, poeti dhe rilindësi
i diasporës arbëreshe. Po ashtu,
pjesë e historisë së arsimit në gjuhën
shqipe, nuk ka arsye që të mos jetë edhe
hapja e shkollës së Labovës në vitin
1861. Kuptohet, se 7 marsi i vitit 1887
si fi llesë e shkollimit në gjuhën shqipe,
është bazuar, kryekëput në natyrën laike
të fillesave të kësaj mënyre arsimimi,
mbase ka shërbyer si “mbulesë” e sistemit
monist, duke lënë në hije, pjesën e
shkollimit në gjuhën shqipe, për shkak
të leximit të historisë së arsimit shqip
me syze ideologjike, që, dihet, nuk e
qasnin fetarizmin. Shkollimi fetar dhe ai
laik, tashmë duhen shqyrtuar në lidhjet
organike dhe kronologjike, duke i marrë
ato në linjën logjike të zhvillimit të vet.
Nivelet e ngritura programore, momenti
kulmor kur ngjet fi llimi i shkollimit, që
përkon me çastet e përlindjes së vetëdijes
kombëtare, si dhe tekstet e përdorura në
këtë shkollë, por edhe në të tjera pas vitit
1887, ka kuptim të vetëmjaftueshëm,
si një pikë kulmore e mësimit të shqipes,
tanimë në kohët më të reja. Veçse
hapja e kësaj shkolle, patriotike dhe me
rëndësi jetike për rilindjen kombëtare, si
vetëdije gjuhësore, kulturore, atdhetare,
kurrsesi nuk duhet parë e shkëputur prej
periudhave të mëparshme, të dokumentuara,
që përgatitën parakushtet për të
mbërritur deri te niveli i këtij shkollimi.
Përkundrazi, historia e shkollës shqipe,
ka ardhur momenti, që të verifi kohet dhe
interpretohet në të gjitha akset, edhe të
shkollimit fetar, pavarësisht ngjyresave
dhe krahinave ku dhe u hapën shkollat
e para fetare. Pa dyshim që gjykimet,
pohimet, argumentet, faktet, thëniet
dhe kundërthëniet, kundërshtitë dhe
dëshmitë, që do të sjellin ndërkohë
shkencëtarët e gjuhësisë, letërsisë,
arsimit dhe historisë, do të largojnë jo
pak nga mjegullimat e pranishme mbi
fi llesat e shkollimit në gjuhën shqipe,
me gjithë karakterin e tij fetar përpara
periudhës së Rilindjes Kombëtare, çka
është po në atë linjë logjike të rrugëtimit
të arsimit edhe në botën e qytetëruar,
në Perëndim apo Lindje. Përkundrazi,
dëshmitë e gjurmuara, brenda dhe
jashtë vendit, shqyrtimet dhe studimet
e atyre gjurmëve të gjetura, të çojnë
vetiu te disa fakte konkrete historike, që
fl asin për aktin sublim të arsimimit në
gjuhën shqipe. Përjetimi i këtij momenti,
gjithsesi të ndërliqshëm, le të shërbejë
si ngacmim për të thelluar mendimin
shkencor, historik e gjuhësor, pedagogjik
dhe letrar, për të synuar nxjerrjen nga
pelenat foshnjarake të gjuhës shqipe,
tashmë si gjuhë e shkollës, sidomos për
t‘i dhënë asaj vendin që i takon, deri aty
ku përvijohen gjurmët historike, nga
fundi i shekullit XVI dhe në pjesën e
parë të shekullit XVII, që fakton praninë
e shkollës, ku formimi fetar, doemos,
tanimë përmbarohej nëpërmjet shqipes,
sepse tekstet e kësaj nxënieje, prej kohësh
qenë mbëltuar në truall të shqipes.

Pronovim libri në radio Projektin 21 !

No Comments Aktualitet Lajme

Ditën e dielë të datë 1 mars 2020 , në ora 21.00 në radio projektin 21 u bë një pronovim libri i këngëtares Jola Puci ! Ishte libri i saj i parë ! Ajo tregoi se që në vegjëli , kishte filluar të shkruajë poesi , krahas këngës , që ishin dy dashuritë e saja . Por edhe gjatë moshës madhore ajo vazhdoi ti grupojë këto poezi , ku nje pjesë i ka përdore edhe për tekste këngësh , në këngët e saja dhe me ndihmën e nje shkrimtari , ajo i grupoi poezitë më të mira dhe i botoi në një libër të tiyulluar ” Melodi prej shpirti ” . Libri u prit mire nga kritika , por dhe nga miq e mikesha të këngëtares . Libri ishte me poezi dhe i ndarë në tre cikle . Gjatë pronovimit u recituan poezi nga Moderatori dhe vete Këngëtarja . Por u percollen edhe kenge të kënduara nga z. Jola të marra nga arkivi i radios ! Gjatë programit u përcollën mesazhe falenderimi për librin e parë te z. Jola Puci, ku ajo tregoi se do të vazhdonte të shkruante përsëripoezi dhe të vazhdonte të botonte se ndjehej mirë edhe në poezi , sepse sic tha Ajo, poezia është qetësia e shpirtit !

Më pas në pjesën e dytë të programit në ora 22.30 , në debatin e hapur u fol për kualicionin e partisë “Besa” me partinë e Zaevit , ku diskutuan edhe Deputeti i Parlamentit shqipërise z. Kostaq Papa dhe i të drejtave te njeriut në Iliridë Dr. Adil Mustafa !

Më pas folën edhe të tjere aktivistë të cështjes kombetare . U bë një lidhje e drejtëpërdrejtë edhe me radion Zeri i Shqiptarve ne Cikago , me z. Riza Milla , ku folëm për aktivitetin e radios që ai drejtonte atje dhe kontributin e saj që jipte për komunitetin e shqiptarve te Cikagos . Nga Shqipëria e morën fjalën , Nipi i Petro Nini Luarasit , z. Petro Luarasi i cili kërkoi hapjen e një Portali, për shqiptarët që duan ti bashkohen cështjes kombetare shqiptare dhe nëpermjet , këtij Portali të bëhej lidhjet dhe kordinimet e gjithë aktivitetit . U ra dakort se në një nga ditët ne vazhdim do të mblidhen së bashku me grupin e punës që ka dale nga takimi i dalë i 19 janarit , ku 150 vetë nga të gjitha trevat u mblodhen në Tiranë , të organizuar nga z. Frederik Ruco , për të organizuar bashkimin kombëtar .

Programi vazhdoi deri në ora 02. 30 të mengjezit , me diskutant të ndryshëm qe e morën fjalën gjatë gjithë programit !

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Sfida e jetës

No Comments Argëtim Letersi

Sa hije rëndë është vetë ngjyra e zezë,
vjen si një ndjesi dhe hijeshi mondane…
Një foshnje përlotur, rritur në hipotezë,
një fëmijë tjetër lumturuar, në gji’ nane…

Paradë hije rëndë, një sfilatë e përsosur,
sy nane, që afër dhe larg, jan’ përvëluar…
Nji foshnje e lindur, veç për t’u braktisur,
foshnjës tjetër tan’ tekat për t’ia plotësuar…

Rritja jonë, kohën rrëbeu, një drejtim euforik,
larg, harruar, gjaku më vlon, kërkon të di’…
Pse-të ulërasin, si një aktrim i marrë butaforik,
Të tjerë, qeshin e luajn’ tragjedi dhe komedi…

Sfida e jetës shkon si një makinë seksuale,
jeton, rrëfehet si historitë që me ty vuajn’…
Jeta, dashuria mbetet mbretëreshë ideale,
lumenjtë, fjalën, zjarrin kurrë nuk t’a shuajn’…


Ardiana Mitrushi 03/02/2020…