Home

Lajme

KUR TË VARFËROHET SHPIRTI EDHE NË KOHË KOLERE….!

No Comments Lajme Opinion

E trishtë, e dhimbshme dhe e pa imagjinueshme kjo skenë! Sipërmarrës me zemër katranë e shpirt të pa ndjeshëm, preferojnë të hedhin bukën e pa shitur nga dyqanet e tyre në kazanët e plerave… Mjafton që të mos u’a japin atë fatkeqëve të shumtë, barkëboshëve të urritur që solli kjo kohë e pandemisë! Nuk ka fjalë që të përkufizosh malinjitetin e këtij gjesti të lig që mund të prodhoj një mendje e sëmurë e një qënieje njerëzore, që moton e vetme pse është në këtë jetë ka babëzinë dhe fitimin. Jetojmë në një kohë kur flama Covid – 19 e ka gjunjëzuar mbarë njerëzimin, por me sa duket, nuk e ka forcën për të ndryshuar mentalitetin e pangopësisë që një pjesë e tij, e ka të trupëzuar në mendje e në mish….. Zot, trego mëshirën e madhe për të pamundurit dhe shpëtoi ata nga fataliteti, ndërkohë, ndëshko pa mëdyshje edhe mëkatin….!

Shkruar nga Ilir Çumani

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *