Home

Lajme

Familjet ne nevoje, te vetmuarit dhe te moshuarit kane nevoj per ndihma urgjente!

No Comments Lajme Opinion

I degjova me kujdes pardje per situaten ne Shqiperi dhe Qyqarin dhe Bilbil Qyzarin!
Qe te dy flisnin si te ishin ne situate elektorale e benin lancime per ti mbushur mendjen elektoratit!
Zoterinj nuk jemi ne fushate!
Zoterinj jemi ne kohe Pandemie Boterore!
Zoterinj jemi ne kondita lufte me nje armik te padukshem qe merr jeten e kujdo pa i marr leje kujt e kur nuk ka vaksine mbrojtese e as protokoll te qartesuar per mbrojtjen e popullit.
Zoterinj lini daljet ne ekran per propagande!
Masat e marra dite me pare nuk jane te mjaftueshme por dhe jane te vonuara.
Merruni me popullin, me qytetarin e thjeshte, me shtetasin se ata e kane nevojen direkte tani e jo bisneset e bisnezmenet!
Jane me mijera familjet ne nevoje!
Jane me mijera qytetaret apo shtetasit e ngelur pa buke e pa leke si rezultat i rregullave te veprimit ne kete pandemi.
Vertet kjo epidemi duket si epidemi urbane por ne kushtet e Shqiperise pa infrastrukture rurale eshte izoluar fshati e ka ngel pa kontakt me sherbimet publike e sidomos ato shendetsore.
Nese nuk jipni leke sa me shpejt per shtresat ne nevoj dilni sa me pare me makina me ushqime apo me buke apo dhe me racione te gatuara sepse shume shtetas sidomos te moshuar do vdesin nga uria para se te vdesin nga koronavirusi!
Nderhyni sa me shpejt ne menyre humanitare bashke me nderhyrjet higjenosanitare!
Ndihmat qe thuhet se shperndane Bashkite me shume jane teorike se reale. Le te shpalosin listat cilave familjeve ju shperndane paketat e cfare permbanin paketat ushqimore.
Dilni se jane mbi 100.000 familjet ne kondita mbijetese e rrezik jete!
Te dashur motra e vellezer !
Ndiqni me rigorozitet absolut masat karantinore e administrative te levizjes e te izolimit.
Ndiqni me kujdes masat higjenosanitare e keshillat mjekesore dhe trajtimin per mbrojtjen nga koronovirusi!
Behet fjale per jeten! Jeten e secilit dhe te popullit e kombit ne teresi!
Mbroni jeten! Tregoni solidaritet me njerzit prane e ata ne nevoje!
Ne keto momente babezia dhe turrja pas perfitimit duhet ta humbas kuptimin se me e rendesishme eshte jeta dhe solidariteti me te!
Qyqari dhe Bilbil Qyzari kane dale jashte mode e kohe!
Jeta dhe njeriu mbi gjithshka e jo vota e kolltuku!
Jeta eshte e para. Shtetasi, populli eshte i pari!
Kombi Shqiptar eshte perparesia jo babezia !
Solidaritet, vellazerim e ndihme!
Zoti eshte me Ju o Populli IM!
Te gjithe bashke do ja dalim !
JETA ESHTE E RENDESISHME, JETA !
Lutem per jeten e lutem per Popullin Tim!

KOSTAQ PAPA PhD
Deputet i Tiranes dhe Emigracionit
Tirane 03 Mars 2020, ora 05.30

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *