Home

Lajme

Bisedë me Mersel Ismailin , nga Lëvizja”Shqiponja e lirë “

No Comments Intervista Lajme

Tashmë janë kthyer në një tribune kombetare , dy ditët , në fundin e cdo jave e premtja dhe e diela , ku ftohen njerëz të ndryshëm , që flasin për jetën e tyre dhe për aktivitetin që ata bëjne . Sejcili nga mysafirët që vinë sjellin përvojat e tyre , në atë fushë ku ata kontribojnë . Në këtë të premte ishte mysafir z. Mersel Ismaili i cili jetonte dhe vepronte ne Zvicër . Ai solli platformën e tij shumë interesante , një platformë prej 70 faqesh dh të detajuar , me shumë kujdes dhe me pika të vecanta , që zgjoi mjaftë interes biseda e tij të premten e datës 3 prill 2020 , në valët e radio Projektit 21 , me moderator Luigj Shkodranin.

Por le të sjellim edhe për lexuesit e faqes tone , se kush është z. Mersel Ismaili, nërmjet autobiografisë së tij ku ai na ka sjellur

Autobiografi

     Unë, Mersel Ismaili  u linda mё 01.05.1978 nё Lubjanё tё Sllovenisё, ku edhe jam shkolluar.  Jam i martuar dhe kam një djal. Jam vëlla i mesëm, ndërsa kam edhe dy vëllezër të tjerë. Berati ёshtё qyteti i etёrve tё parë, vi nga fisi i Dumallarёve, nga ku kemi shkuar nё Llakavicë të Gostivarit dhe pas Luftës së Dytë Botërore familja është shpërngulur në qytet, ndёrsa të ëmën e kam nga Dukagjini Kosova-Deçani-Peja. Jam njeri i thjeshtë, jo i fjalёve tё mёdha, i dhёnё pas punёs dhe konkretizues nё atё qё e filloj. Vijë nga njё familje patriotike dhe atdhetare ku brezat paraardhёs kanё dhёnё kontribut tё madh nё çёshtjet kombёtare, si pёr shembull nё çlirimin e Shkupit nё vitin 1843, kanё qenё pjesmarrёs nё Lidhjen e Prizrenit, nё shpalljen e Pavarsisё sё Shqipёrisё, nё tё gjitha kryengritjet shqiptare ndёr vite, nё Luftёn e Dytё nё Maqedoninё Ilire nё anёn e Ballit Kombёtar. Nё familjen time ka patur edhe dёshmorё, veteranё dhe tё internuar nё Rusi. Mësuesi i parë shqiptar ne Gostivar vjen nga familja ime, eshtë axha jon Mustafë Ismaili. Poashtu, si shumё atdhedashёs nё trevat shqiptare nё ish Jugosllavi, kam qenё dёgjues i rregullt i Radio Tiranës gjatë kohës kur shkoja në Gostivar për vizitë te gjyshi dhe gjyshja. Gjyshi im ishte njeri me fat, i shpëtoi plumbit sllavopartizan në vitin 1944, ndërsa një vit më vonë lindi babai im, Adili!
Sa i përket preofesionit tim, as vetё nuk  di se  nga t’ia filloj, sepse, kam patur disa eksperienca pune. Fillimisht në shkollën fillore jam marrë me gazetari, gjithashtu historia dhe politika ndërkombëtare më ka interesuar gjithmonë. Hobi kam shahun, vallëzimin dhe muzikën. Kam ushtruar si profesionist arte luftarake si boks, kick-boks dhe fullkontakt. Pas dhjetë vitesh ushtrime, me mikun tim hapëm klubin tonë sportiv American Staford Terier. Tre vite më vonë pësova këputje të muskujve, gjë që më bëri të ndërpres aktivitetin tim si sportist.  Pas kësaj i’u qasa muzikës. Kam qenё ndёr tё parёt nё Slloveni qё kam futur frymёn e muzikёs hip-hop. Rreth njёzet vjet mё parё kam bёrё njё kёngё nё gjuhёn sllovene dhe angleze qё megjithёse nuk ishte hit, u pëlqye mjaft nga publiku. Po në atё kohё, dy vjet rradhazi kam zёnё vendin e parё pёr kёrcim nё disko, nё rang kombёtar  nё Slloveni. Krahas jetёs sime si spotist dhe muzikant, gjithmonё kam qenё i lidhur ngushtё me biznesin. Daja im ka qenё ndёr tё parёt shqiptarё tё diasporёs qё ka investuar nё vitet e para tё pluralizmit nё Shqipёri me qёllim të rritjes së eksportit tё mallrave shqiptare, kryesisht ato bujqёsore drejt Sllovenisё dhe vendeve tё tjera nё rajon. Kam punuar nё punё tё ndryshme qё ndoshta nuk kanё lidhje me njëra-tjetrёn si pёr shembull: agjent sigurimesh, kuzhinier nё restorantet mё prestigjioze tё Lubljanёs. Pasi mora kartёn e verdhё tё gazetarit fillova punё nё firmёn evropiane Bofrost, si telefonist-komercialist, ku arrita rezultatet mё tё larta nё gjithё kompaninё e Bofrosti-t ku punojnё mbi 35000 telefonist nё gjithё Evropёn. Isha pёrgjegjёs i njё grupi prej 22 vetёsh dhe kishim grupin me rezultatet mё tё larta pёr vite me rradhё. Kur njё ditё si pasojё e krizёs qё po afronte nё Slloveni, drejtori i Bosfrost-it pёr Slloveninё më tha se duhej tё hiqja sistematikisht 12 punёtorё, me idenё qё do i kalonim nё njё firmё tjetёr mё tё mirё. Duke konstatuar se aty punonin njerёz mё nevojtarё se unё dhe se Zoti do të ma shpёrblente mё mirё, unё vendosa qё tё paktёn që një nga 12 personat tё isha unё, dhe dhashё dorёheqje nga puna qё merrja 3000 euro nё muaj, rrogё kjo e admirueshme pёr standartet e Sllovenisё. I’u  riktheva gazetarisё ku bёra disa shkrime pro pavarsisё sё Kosovёs. Kam punuar nё gazetat mё prestigjioze tё Sllovenisё si gazeta Direkt e cila i takonte gazetёs Dnevnik, gazeta Eva, Obrazi, Antena, Pionir, Dello, e kështu me radhё. Gjithashtu kam punuar edhe nё marketingun e gazetёs Sport dhe tё revistёs Flash. Mё vonё fillova projektin pёr futjen nё treg tё gazetёs time personale nё gjuhёn sllovene. Projekti u punua 24 muaj dhe çdo gjё ishte gati, por njёri nga investitorёt qё duhej tё ishte 6 muaj pranё, u dorёzua nё kohёn kur filloi kriza globale. Aty pёsova njё humbje, por nxorra edhe mësim tё madh. Kam punuar edhe me disa organizata kombёtare dhe ndёrkombёtare, si Amnesty International, UNICEF etj. Kam patur edhe disa takime me ish Presidentin e ndjerë slloven zotin Janez Dernovshek, i cili ishte mbёshtetёs i pavarsisё sё Kosovёs qё nga vitet 1982. Kёtё mund ta konfirmojё edhe zoti Dioguardio! Pra, profesioni im është gazetar i lirë, profesionist i telemarketingut dhe marketingut.

PLATFORMA E LEVIZJES EKONOMIKE MBARESHQIPTARE

SHQIPONJA E LIRE-LSHL

Shqiponja e Lirë është emëruar projekti ngase i dedikohet tërë popullit shqiptar anembanë botes, që në thelb ka krijimin e Levizjes ekonomike mbareshqiptare Shqiponja e Lirë-Lshl tash me edhe e krijuar dhe e regjistruar si fillim ne Tirane-pjesen e Shqiperis londineze. NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES-SHBA NE TRE SHTETE, ne proqes te regjistrimit eshte edhe Maqedonia, Belgjika, Zvicra, Kroacia… Shqiponja e Lirë është një projekt shumë dimensional i cili do të përfshijë në vehte kombin shqiptar si tërësi, pa marrë parasysh shtrirjen gjeografike, kontinentale, fetare, bindjen politike e kështu me rradhë.Synimi kryesor i projektit është ta unifikojë dhe përforëcojë faktorin shqiptar si faktor më me rëndësi në rajon, Europë dhe më gjërë. Me këtë synon ta integrojë kombin shqiptar kudo që jeton si faktor vendim marrës, vendimtar në çdo proces lokal, rajonal apo global përmes një trupi të vetem, respektivisht me krijimin e Levizjes ekonomike mbareshqiptare Shqiponja e lire-Lshl e cila do të vepron si një zinxhir bashkimi mes tërë mërgatës dhe shqiptarëve në të gjitha trojet etnike.Pas veprimit shumë vjecar kombëtar ky mendim u perforëcua si ide e cila u zhvillua në projekt për ta konkretizuar si formulë e vetme rreth së cilës mund, dhe do të unifikohet mbarë faktori shqiptar.Ky projekt është bashkimi i trurit shqiptar në nji, për t’i arritur të gjitha synimet kombëtare, ekonomike, historike dhe për t’ia dhuruar kombit tonë vendin ku ka merrituar të jetë kohë më parë. Shkaku i okupimeve, tendencave të vazhdueshme ndaj territorit tonë në dy mijë vjeçarin e fundit, kjo ka qenë e pa mundur. Aresyeja, pse pikërisht në këtë moment dilet me këtë projekt është se kombi shqiptar është më i lirë dhe më i bashkuar se kurrë më parë, por, përmbledhja e kapitalit në çdo aspekt, edhe ate ekonomik është mungesë reale me të cilën arsyetohet edhe projekti në fjalë. Realizimi i këtij projekti do ta beje të pa besusrën të besuar, të pa realizuarën te realizuar, trojet etnike më të zhvilluara në Europë dhe më gjërë.

Projekti Shqiponja e lirë përfshinë Levizjen Ekonomike Mbareshqiptare Shqiponja E Lire Lshl dhe Fondacionin Shqiponja e lirë.
Bashkpuntorve dhe antarve te nismes do t’iu bëhet me dije se Nje pjese e antarsive dhe kontributeve dhe investimeve do ti dedikohen qendrave Shqiponja E Lire dhe funksionimit te tyre, ndertimit te tyre, pjesa me e madhe do ti dedikohet fondacionit Shqiponja E lire. Levizja Shqiponja E lire do kete fuqi egzekutive, cdokush kusah nuk do veproje ne perputhmeri te interesit kombetar edhe do ndrohet ne menyr te menjihershme.
Projekti „Shqiponja e lirë“ , respektivisht krijimi i Levizjes Ekonomike Mbareshqiptare Shqiponja E Lire Lshl është alfa dhe omega e përparimit të mbarë kombit shqiptar.
Projekti Shqiponja e lirë synon çasimilimin, riasimilimin e miliona shqiptarëve në mbarë botën, rritja e kapaciteteve lobuese në drejtimin e çeshtjes kombëtare, investime direkte nga Shqiponja E lire Ne Mergat duke hapur vende pune dhe duke u implikuar ne qytete, qyteza, lagje te ndryshme ne mergat, blerja dhe shqiptarizimi i shum bizneseve, me vone edhe pretendimi i formimit te fabrikave ne diaspor, përkrahja e shqiptarëeve që futen në politikat e shteteve ku jetojnë, përkrahja e synimeve për hapjen e ndërmarrjeve shqiptare kudo që jetojnë shqiptarët, përkrahja e shqiptarëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e artit botëror të të gjitha segmenteve, ndihmesë në shkollimin e studentëve më te aftë shqiptar në universitetet botërore, përkrahja e kërkimeve shkencore të shqiptarëve si në atdhe ashtu edhe jashtë atdheut për ti shërbyer atdheut, përkrahja e akademive ushtarake në atdhe, nxitja e bashkpunimit të të gjithë shqiptarëve në trojet etnike dhe jashtë tyre për njohuritë që akademitë ushtarake tona nuk i kanë, përkrahja e studimeve në akademitë botërore ushtarake, përkrahja e sportistëve dhe krijimit të infrastrukturës moderne sportive të rangut olimpik, përkrahja e modernizimit të infrastrukturës në atdhe, hekurudhat, infrastruktura rrugore, elektrike, kanalizimet, uji i pijshëm, përkrahja e zhvillimit të industrisë së rëndë dhe asaj të lehtë, zhvillimi i turizmit edhe atë të atij dimëror, veror,malor, bregdetar, termal, shëndetsor, historik, përkrahja e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë për të dalur me prodhime sa më kualitative si në tregun e mbrendshëm poashtu edhe në ate botëror, përkrahja në prodhimin e verës birrës, sidomos për tregjet perendimore, përkrahja e nismave humanitare në atdhe, përkrahja e zbulimeve historike.

Rrethanat, shkaqet, pse do të ishte sukses më i madh për kombin shqiptar projekti Shqiponja e Lirë dhe Levizja Ekonomike Mbarekombetare Shqiponja e lire-Lshl

Liria e kombit është fituar me gjak. Një nga kombet më të dëmtuara në Europë edhe më gjërë jemi pikërisht na, pellazgo-ilirët-shqiptarët, mirëpo më në fund e fituam një liri. Liria ësht hapi i parë që hap rrugët për përparim. Pikërisht projekti Shqiponja e Lirë është ai projekt që e shoh si nevojë për t’i arritur të gjitha synimet përparimtare, kombëtare, historike, geostrategjike, në drejtim të ekonomisë, si rajonale ashtu edhe globale, në drejtim të arritjes së synimeve globale në politikën ndërkombëtare, për t’a fituar nderin nga kombet e mëdhaja demokratike të botës së sotme! Madhësia dhe nderi nuk fitohet vetëm me numër të madh të popullatës së një shteti por edhe me veprat e tyre, nuk dyshoj në asnjë çast, as rast që do të dështojmë. Edhepse nuk jemi aq komb i vogël por jemi një komb që na shpartalluan deri dikund dhe përsëri rilindëm dhe tani po unifikohemi, për ta bërë këtë unifikim sa më të shpejtë dhe sa më të fuqishëm, na nevoiteë një përparim, vëllau për vëllnë krijon vëllaun, ose me tjera fjalë, projekti që krijon projekte dhe vazhdon me projekte!

Shkaqet pse edhe si fillova me këtë projekt janë relevante, aq të thjeshta sa vetë dëshirat tona që na takojnë, deri aty duhet të arrihet me mund dhe një strategji afatgjate, për ate edhe filloi projekti në fjalë dhe krijimi i tij. Dikur nuk mundej as të përmendet një bashkim si ky, shkaktari është koha dhe arritjet që bëmë, arritëm deri në atë pikë të flasim lirshëm, mund të punojmë lirshëm dhe mund të krijojmë lirshëm! Trazirat në Shqipëri, fillimi i luftës në Kosovë, ndodhitë në Gostivar dhe Tetovë e potencuan mendimin për një bashkim ekonomik. Në atë moment kurr u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës e pashë si të arrësyeshme ta gjej një formulë, një plan MARSHALL SHQIPTAR, duke e ditur se kjo punë nuk do të jetë e lehtë i’u futa punës duke shikuar çka na ndan dhe çka na bashkon. Shihja dhe bashkpunoja edhe me disa organizata kombëtare, njëkonsisht veproja edhe në Amnesty International dhe Unicef në Slloveni, duke menduar se është një mundësi e mirë për të krjiuar një formulë kombëtare me shtrirje ndërkombetare. Nga përvojat dhe këto veprime në organizatat e lartëpërmendura, nga organizatat kombëtare e vërejta çka na ndan dhe çka na bashkon. Duke parë se ka më shum ndodhi, okupime që na ndajnë fillova t’i qasem idesë për krijimin e një formule të duhur dhe të nevojshme për bashkimin e të gjitha potencialeve, të gjitha drejtimeve ideologjike, si të majta, të djathta, të qendrës, për tejkalimin e tendencave për përçarje nga disa organizata radikale fetare, dhe të gjitha besimeve fetare, feja as ideologjija nuk mund të jenë pretekst për mossuksesin e unitetit mbarëkombëtarë, fetë janë univerzale. Më vjen keq që shumë njerëz tentojnë t’i keqpërdorin dhe t’ua kthejnë drejtimin për të krijuar përçarje mes kombit tonë, shqiptar, pastaj një nga qëllimet kyçe është tejkalimi i largësisë gjeografike, tejkalimi i ndarrjeve lokale mes nesh, tejkalimi i bajraktarizmit të tepruar. Disa nga të vërtetat që kemi plagë , ndoshta janë mbeturinat e okupimeve 2000 vjeçare, ndoshta janë natyrë që nuk i takon kulturës pellazgo-ilire-shqiptare! Në të njejtën kohë mendova si të bashkohet sektori privat dhe ai jo privat, si të përfshihen interesat e mbarë kombit shqiptar. Nuk ishte lehtë të dilet me një formulë realiste nga këto përçarrje, mirëpo i’a arrita qëllimit dhe e bëra një formulë e cila mendoj se është e vemtja ose njëra nga të vetmet! Formulë sui generis-e vetme, e atillë, nuk janë përdorur as fusnotat, se as nuk ka qenë nevojë, kritika le të dalin pas prezantimit, projekti është ideor, nuk është profesional, mirëpo sipas nevojës jam i gatshëm edhe të bashkpunoj me shumë profesionistë nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora, për ta bërë këtë projekt profesional edhepse projekti është i përshkruar pothuajse në detaje dhe mund të realizohet edhe si i atillë, ndoshta, mund edhe të përmirësohet, nese tregohet si nevojë atëherë i mirëpres sugjerimet, përmirësimet!

Shqiponja e lirë është sukses në vete, vetë simbolika e Shqiponjës së Lirë është liria shqiptare dhe shtrirja e gjerë pothuajse në tërë ruzullin tokësor, sukseset tjera do të vinjë me realizimin e projektit. Jam i bindur që fillimi i realizimit të këtij projekti do të sjell përparim të shpejtë, zgjerim, rezultate afatgjate, kombi shqiptar do ta sheh dritën që nuk e ka parë nga koha e Ilirisë. Pellazgo-ilirët-shqiptar kemi bërë mjaft për botën e sotme, sidmos për Europën, tani është koha që Iliria-Shqipëria të lulëzojë, të jetë në këmbët e veta, ne mundemi, ne do ta realizojmë këtë synim, jemi komb punëtor, jemi komb i mirë, jemi ata që do ti përmbledhim vlerat dhe do të ecim drejt fitoreve në katër horizontet, në pesë kontinentet e botës! Krenohemi që jemi shqiptar, do të vjen koha kurr edhe tërë bota do të krenohet që ekzistojnë Shqiptarët. Ky komb i lashtë, ky komb që i dha botës shumë dhe tani është i gatshëm t’i jep kombit të vet dhe botës edhe më shumë! Me këto mendime realiste edhe perfundoj këtë mendim perfundimtar! Zoti e bekoftë projektin SHQIPONJA E LIRË!

Levizja Ekonomike Mbareshqiptare Shqiponja E Lire Lshl
AUTOR I PLATFORMES( Platforma 70 faqeshe eshte ndertuar nga viti 1997-1999-2001, ne vitin 2010 eshte perkryer, ne vitin 2012 eshte botuar, ne vitin 2013 ne fillim eshte regjistruar si levizje fillimisht ne Tirane, tani egzistojm ne disa shtete mes tjerash edhe ne SHBA-te.
Mersel Ismaili
Autor i piktures Zonja Florie Lule Bajraktari bashkpuntore e levizjes, pikturen e perpunoj Liridon Albania(Muca) nga Prizreni Hasi

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *