Home

Lajme

PANDEMIA DHE BUJQESIA

No Comments Lajme Opinion

Gjendja qe po kalojme eshte nje gjendje lufte me nje armik te padukshem.
Kjo situate nuk eshte vetem ne Shqiperi por ne gjithe Boten.
Epidemia e koronavirusit eshte konsideruar epidemi urbane por ajo ne vendein tone me infrastrukture te dobet rrugore rurale ka izoluar fshatin shqiptar kodrinor- malor nga marrja e sherbimeve publike.
Jo vetem kaq por pandemia me shtrirje boterore do te sjell dhe ne vendin tone ne ditet kur situata do shkoj drejt permbylljes, nje krize te fuqishme.
Hapi i pare i krizes u shfaq para disa ditesh kur shtete te ndryshme bllokuan eksportin e produkteve bujqesore e ushqimore ose e zvogeluan ate sidomos grure, miser, oriz,luledielli, etj. veprim qe do te krijoj problem ne plotesimin e kerkesave te tregut.
Do gjendemi para nje fakti krize prodhimesh bujqesore.
Duke qene se jemi ne stinen dhe periudhen e mbjelljeve ne fushe te shume prej bimeve qe na sigurojne produkte bujqesore ushqimore te domosdoshme del e domosdoshme ti drejtohemi instituciineve rajonale te bujqesise, fermereve te organizuar, por dhe fshatareve qe kane mbjell siperfaqe te tokave te tyre me grure, miser, perime, patate, fasule etj.
Te nderuar bashkkombas e qytetare qe merreni me bujqesi duke zbatuar rregullat e qarkullimit, levizjes e karantines ndaj koronavirusit, mos harroni qe te vazhdoni me pergatitjen e tokave per mbjelljet pranverore, pra mbjelljet e stines.
Biles te shtoni sasine e siperfaqeve te mbjella sepse pritet nje krize e pergjithshme e mungese produktesh.
Keshtu qe vetem mbjellja dhe prodhimi i sasive me te medha te grurit, misrit, perimeve, patateve, specave, domateve, qepeve, bostaneve etj.do te ndikoj ne zvogelimin e krizes dhe mungeses ushqimore.

Fermere, bujq e kopshtare!
Mbillni tokat per te siguruar produkte bujqesore e rezerva te tyre sepse keshtu do te ndihet me pak kriza qe po troket pas rrenies se situates se pandemise!
Mbillni cdo parcele, ngaster apo kopshtije per ti bere balle krizes qe pritet!

Si politikan i drejtohem Ministrise Bujqesise dhe insritucioneve te saj ne Qarqe e Njesi Admibistrative Rurale qe te mbeshtet me fara, mjete dhe lende te nevojshme te domosdoshme per mbjelljet e pranveres dhe te veres, sumbveciononi blerjen e farave, lendes djegese, plugimin e procese te tjera ndihmese e te lidhura me mbjelljet bujqesore apo aktivitetet blegtorale.

I drejtohem dhe fshatareve e pensionisteve te fshatit qe ne keto vite me emigrim te madh si populluesit kryesor te fshatit qe me fuqite qe kane te mbjellin kopshtijet e tyre perreth shtepive apo dhe me tej qe te ndikojne ne zvogelimin e mungeses se produkteve ne vjeshten dhe dimrin e ardhshem.

Bujqesia eshte dhe duhet te mbetet dege kryesore e ekonomise Shqiptare e qe nuk do e lere bosh asnjehere kuzhinen dhe tryezen e familjeve shqiptare!

Fermere, bujq e kopshtare ndiqni traditen shqiptare te bujqesise dhe ate te perparuar e mbillni sa me shume bime per te siguruar produktet ushqimore.

Ju uroj shendet e paqe sociale ne vendbanimet e familjet tuaja.

KOSTAQ PAPA Deputet i
Tiranes dhe Emigracionit
Tirane 08.04.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *