Home

Lajme

Ismet Azizi – Shoqata “Kosova për Sanxhakun”

No Comments Intervista Lajme

Këtë të premte të datës 10 prill 2020 , në pjesen e parë të programit , bashkëbiseduam , me z. Ismet Azizi , kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun ” z. Ismet kishte vite që merrej me studimin e Sanxhakun , që në Universitet i kish hyre puëes dhe kish lexuar dhe studiuar shume për këtë pjesë të shqipëtarve dhe kish gjetur mjaft artikuj të shkruar , për fat të keq , nga shkrimtarë serbë , por që kishin shkruar realitetin dhe kishin treguar se ajo krahinë ka qënë e banuar në shekuj nga shqiptarët .

Por z. Ismet nuk kishte mbetur me kaq , por ai e kishte vizituar shumë herë ate zonë dhe kishte hulumtuar, për toponimet e familjeve dhe të mbiemrave , por dhe të emrave të fshatrave të Sanxhakut, ku të gjitha kanë prejardhje shqiptare. Por cfarë ka ndollur , shumica e popullsisë deklaron se jemi muslimanë dhe jemi boshnjakë. Kjo ka ardhur nga frika e diktaturës serbe në atë pjesë, ku nuk i kanë lënë të hapin shkolla shqipe dhe as të përdorin shqipen, si gjuhë të tyre. Por të vjetrit tregojnë të vërtetën e hidhur , biles një pjesë tregojnë dhe nga kanë ardhur dhe janë vendosur aty . Aty gjinden fise me mbiemër shqiptarë , cka tregon prejardhjen e tyrew shqiptare . Kontaktet e z. Azizi janë të përhershme , ai ka shkruar dy libra dhe me dhjetra artikuj në gazeta të ndryshme , për tu treguar se ajo zonë është shqiptare dhe kërkon përkrahje nga dy shtetet shqiptare, por si shume punë të tjera edhe ky problem akoma nuk ka gjetë zgjidhje edhe pse para disa viteve ishte një delegacion nga Kosova , ku e ka vizituar edhe pse ka premtuar shumë, por nuk ka gjë në realitet , për fatin e keq.

Tek tregonte z. Ismet me detaje dhe me një dashuri të pashoqe edhe ne që e dëgjonin , na dukej se cdo pëllembë të asaj toke po e preknim me dorë .

Me z. Ismet , për arsye të kohës së përcaktuar u la që historinë do ta vazhdojë në një nga javët e tjera , sepse ai kishte shumë për të shpalosur për dëgjuesit e radio Projektit 21 . Por ka shumë për të folur edhe për aktivitetet e shumta për Shoqatën që Ai drejton, sepse ka një veprimtari mjaftë të dendur dhe për cdo person që mund të klikojë në internet , mund të gjejë materiale të shumta pë Sanxhakun, ku të gjitha të cojnë në një emër , të z. Ismet Azizi !

# # #

Në pjesën e dytë u bë një lidhje me z. Florian Camaj , ku u fol për një 26 vjetorin e rënies heroike të dëshmorve të atdheut , Oficer Fatmir Shehu dhe ushtarit Arsen Gjini , që u vranë nga nga forca komando të ardhura nga Greqia, me basshkëpunimin nga shqipfolës të shitur dhe që sot e kësaj dite janë të lirë dhe që morën nga një dënim qesharak pë armë mbjtje pa leje . Më pas u përcoll një dokumentar, ku flitej me detaje për ngjarjen .

Ajo cfarë të bën përshtypje , që shteti shqiptar ka luajtur rolin e memecit dhe të shurdhit në këtë lojë të pistë të organizatër famëkeqe “MAVI” , që njihet si organizatë terroriste në Greqi.

Por edhe dicka tjeter , ushtari që është përballur i pari me terroristët , nuk ështe vlerësuar fare , sepse nuk ka patur njeri ta kërkoj dhe është lënë në heshtje, ndërsa oficerit i ështe dhënë titulli “Deshmorë i Atdheut ” , sepse është kerkuar me forcë nga familja e tij .

Foli edhe z. Frederik Ruco , ku solli disa të dhëna që ai i dinte që nga ojo kohë . Z. Florian tregoi se cdo vit ata organizoheshin dhe vinin kurora me lule dhe i përkujtonin , dëshmorët e kombit, se për ta që të dy janë dëshmorë të atdheut dhe do të nderohen si të tillë gjithmonë !

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani – Gazetar

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *