Home

Lajme

MUJDIN ALIU

No Comments Argëtim Histori

Ishin ditët më të vështira të luftës së Koshares aty ku Mujdin Aliu bashkë me shokë gjendeshin në front të parë për thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptar, mirëpo 14 prilli 1999 ishte dita e fundit e luftës së Mujës. Mujdin Aliu ra heroikisht në përballjen më te fortë në Koshare të Gjakovës. Sot e kujtojmë me shum krenari përvjetorin e 16 të heroit tonë.

Më 18 Prill të vitit 1999 në varrezat e fshatit Poroj do të varroset dëshmori i kombit i cili ra heroikisht në Betejën e Koshares.

Në varrimin e tij do të marrin pjesë shumë qytetarë, bashkëluftëtarë të tij, qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet Etnike duke nderuar në këtë mënyrë dëshmorin e kombit dhe krenarinë Tetovare – Mujdin Aliun.

Prilli i vitit 1999 ishte koha kur qytetarët shqiptarë të Pollogut ballafaqoheshin me krizën e madhe të refugjatëve, kurse në Kosovë hordhitë serbe çdo ditë po kryenin spastrime etnike dhe masakronin civilë. Ishte një kohë kur solidariteti shqiptarë për vëllezërit kosovarë tashmë kishte marrë dhenë. Përvec këtij solidariteti shumë luftëtarë nga Tetova e rajoni do të marrin pjesë në luftën e Kosovës nën emblemëm e UÇK-së, mes tyre ka qenë edhe Mujdin Aliu me shokët e tij të idealit.

18 Prilli i vitit 1999 – Dita e Diel, sytë e qytetarëve shqiptarë do të drejtohen kah Poroji legjendarë – në varrimin e Dëshmorit të Kombit – Mujës. As postblloqet policore nëpër kufij e gjetiu nuk ndali kolonën e madhe shqiptare për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore për të nderuar në këtë mënyr Mujdin Alium – Tetovën, Shkupin, Porojin, familjen e tij e sidomos Babë Qerimin.

Fotografia e TetovaSot

Sot, pas 16 viteve shokët e tij të idealit, bashkëluftëtarët e tij evokojnë kujtime për këtë dëshmor i cili idelain jetësor gjithmonë e ka patur bashkimin e Trojeve Etnike.

Mujdin Aliu do të vritet heroikisht më 14 Prill në Luftën e Koshares. Bashkëluftëtarët e tij tregojnë peripecitë për të sjellur trupin e pajetë në Porojin e tij të dashur ngase amaneti i tij i fundit ka qenë që të varoset në vendlindje.

Heroizmi i dëshmorit të kombit Mujdin Aliu dhe shokëve të tij të idealit që ranë për lirinë e Kosovës ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë dhe kudo ata që jetojnë, ka bërë krenarë në rradhë të parë Tetovën dhe fshatin e tij Porojin dhe bashkëluftëtarët e tij, ka bërë krenarë Babë Qerimin i cili të birin ia fali vatanit e lirisë. Heroizmi dhe modestia e tij do të inkurajojnë gjenerata të tëra për të ndjekur këtë rrugë të lavdishme … kurse shokët e tij të idealit do të shprehen…ERDHI I QETË DHE HYRI NË LEGJENDË…

Fotografia e TetovaSot

Dita e Martë 14 Prill ora 12.00 do të zhvillohet një manifestim për jetën dhe veprën e Mujdin Aliut në qendër të fshatit Poroj.

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT

Fotografia e TetovaSot

Burimi/TetovaSot

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *