Home

Lajme

Nënlokja – Vitore Stefa Leka

No Comments Argëtim Histori

Në orët e vona të së djelës,në radio Projektin 21 , ishte e ftuar edhe Nënlokja, sic i thonë ushtarët e UCK , por dhe në përgjithësi shqiptarët e Kosovës , Humanistës së madhe , Mbretëreshës së diasporës , apo dhe Nënë Terezës së Tristes, sic i thonë shqiptarët , kësaj gruaje , nëne , gjysheje dhe stërgjysheje shqiptare z. Vitore Stefa Leka . Me z. Vitore ke gjithmonë vështirësi të bashkëbisedosh me të, sepse ajo mbartë mbi vete shumë histori , historitë e saja nisin që nga fëmijëria e saj, kur babai e la në moshë të vogël dhe Vitorja filloi kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj . E rriti shtatin në ato barngat e të internuarve , duke ndihmuar nënën e vet në punët e bujqësisë . Ishte një kalvar i gjatë vuajtjesh të mbarë familjes . Dhe në Shqipëri trokiti demokracia , ajo demokraci ashtu e brishtë , por që Vitorja një ditë prej ditës e pa veten në brigjet e Italisë mes qindra e qindra bashkëqytetarësh të saj . Edhe aty u përball me vështirësitë e para, sepse ishte një dyndje e madhe , anije me qindra shqiptarë zbarkonin në brigjet e Italisë , vendi mik që i priti të gjithë u dha bukë e ujë , ndihmë mjekësore .

Vitorja e mori shpejt veten dhe doli si zog e lirë dhe gjeti shtëpi dhe filloi fluturimin e saj të lirë në një shtet tashmë të lirë, ku Vitorja nuk do të jetonte më me frigë, por ce do se ajo vitet më të bukura i kish kaluar në diktaturën më të eger , por tani ajo ishte e lirë ta jetojnte jetën e saj. Ajo shpejt u aubjentua me vendin dhe njerzit , që e donin , biles rinia filloi ti thërrisnin Nënë Vitorja, se ajo u bë një nënë e dytë për ta. Shkonte i mirrte në qender të azilit, tek trageti i conte në shtëpinë e saj . Shtëpia e saj u kthy një vatër e ngrohtë per shumë e shumë refugjatë që vinin dhe nuk dinin ku të shkonin, ata tek Nënë Vitorja gjenin një vend për të fjetur, por dhe një vend për të ngrënë bukë. E sa njerzit kaluan në atë shtëpi , me dhjetra e dhjetra , sa që shqiptarët thonin kur vinin njerëz nga Shqipëria dhe pyesnin , po mirë që erdhëm po ku do të rrimë , kush do na ushqejë dhe përgjigja ishte , po ne kemi nënën tonë këtu , ajo kujdeset për ju . Vitorja e papërtuar , ngrihej në ora 2 e 3 pas mesnate , se vinte ndonjë shqiptarë i lagur i pa ngrënë dhe Vitotorja ngrihej nga gjumi dhe i afronte ngrohje dhe ushqim. Ishin urimet e panumërta për Nënë Vitoren . Por ajo nuk donte , biles që vritej kur njerzit e lavdronin në sy, se e dinte se cfarë kish hequr ajo vetë.

Shqiptarët e Triestes filluan ta thërrisnin – Nëne Tereza e Tristes , një titull që Vitorja e refuzonte përherë, por ata ngulnin këmbë që ajo e meritonte vërtetë ! Ajo përvec që i strehonte dhe i ushqente , ajo interesohej me anë të shoqërisë së saj ti gjindëta dhe një vend pune . Më pas ajo ishte edhe përfaqesuese në komunë për të huajtë dhe aty ajo e shfrytëzonte rastin për tu interesuar për punë e shtëpi për shqiptarët. Ajo nuk u ndal as një ditë të vetme, atë e gjeje kudo në këmbë duke u interesuar për shqiptarët.

Ishte ndër të parat që organizoi dergimin e ndihmave në Shqipëri , pë familjet e varfra . E uronin dhe e donin të gjithë. Filluan të krijonin edhe shoqatat e para të shqiptarve. Edhe aty ajo ishte e para që dha idenë dhe kontributin e saj. Po ku nuk e gjeje Vitoren , ajo ishte kudo , ajo nuk ecte , por ishte kthyer në një Maratonomak, që vetëm vraponte .

Po edhe kur shpertheu lufta në Kosovë , shtëpia e saj u kthye në një baze të UCK , aty vinin ushtarë , po aty erdhi dhe një ushtarë i sëmurë , që Nënlokja Vitore e dërgoi në spital dhe aty tek koka e tij ngrysej e gdhihej . Ajo ruante në shtëpi një kitarre nga ushtari i UCK , që nuk i mbijetoi plagëve të marra . Vitorja u mërzt shumë dhe qante tek koka e tij si të ishte i biri i saj. Ajo luajti rolin e nënes së tij për një perudhe sa qëndroi tek Vitorja.

Ajo në shenjë nderimi për mërgimtarët që dhanë jetën në atë zonë ku ajo jeton, ngriti një pllakë përkujtimore, që ajo kujdeset përherë që të mos mungojnë lulet e freskëta. Të flasësh për Vitoren do të duhen shumë kohë sepse Nëne Vitorja është një libër i gjallë.

Ndaj dhe të dielen e ftuan në programin e mbrëmjes për të mësuar më shumë për të se si po ja kalonte këtë kohë të Convid 19, por ajo në vend të na tregonte ne për vete , na pyeste ne dhe interesohej për mergimtarët , këtu në mërgatë , por dhe në vende të tjera . Ajo përcolla mjaftë këshilla të vlefshme , cfarë kishin ndikuar për mirë edhe në shendetin e saj. Biseda më Nënë Vitoren shkoi gjatë se Dr. Adil Mustafa , nje aktivist i madh i cështjes kombëtare, por dhe i të drejtave të njeriut në Iliridë , kur dëgjoi në radio zërin e saj kërkoi me insistim të hynte të fliste me Nëneloken sic e quante ai . Vitorja kur dëgjoi zërin e Dr. Adilit u emocionua, ishte një suprizë e bukur për të , sepse Doktori kish qënë që në fillim kur Vitorja kish filluar të aktivizohej dhe kish gjetur përkrahjen e Dr. Adilit , ajo foli me nota të larta për aktivitetin e tij , në shërbim të kombit e të atdheut. Biseda shkoi shumë gjatë sepse ata të dy nuk ndaheshin lehtë me njëri tjetrin. Vitorja kërkoi më shumë informacion nga Dr. Adili , per tu njohur se cfarë kish dëgjuar nga kolegët e tij për korona virusin dhe dr. Adili e informoi Vitoren, por nëpermjet Vitores dhe dëgjuesit e radio Projekti 21 , për situatën në të cilen gjindemi me këte virues . Ai tregoi që ka hamendje të ndryshme, por sipas shumë specialistëve , me nxemjen e motit dhe fuqia e virusit do të bjerë, por masat e mbrojtjes do të shkojnë gjatë për popullatën ! Erdhën shumë mesazhe përshendetjeje për Nënë Vitoren tonë. Shumë e njihnin dhe kërkuan të hynin në linjë por nuk ishte mundësia , sepse ne donin ta ndëgjonim më shumë zerin e Nënës tonë të madhe, sepse ajo ka shruar histori, emri i saj do të shkruhet me shkronja të arta në librin e historisë së emigracionit shqiptar pas viteve të 90 `ta, sepse vepra e saj është e madhe . Për të do thuren këngë , do shkruhen libra dhe do të mbesë një shembull frymëzues për të gjithë mërgatën shqiptare kudo në botë ku jetojnë ata. Janë me qindra e me mijëra që ajo grua , ajo nënë dhe ajo gjyshe shqiptare i ka pritur dhe përcjellur bijtë e saj . Ajo i dha bukë dhe e fali djalin e atij që e la jetime për te gjithë jetën. Vitorja është shembulli më i mire që din të falë edhe atë që nuk e njohu kurrë dashurinë e babait , por sic thotë Vitorja le ti lëmë pas ato , duhet të ecim përpara dhe të vendosim nga një tulle në kalanë shqiptare , ta duam njëri – tjetrin dhe të mësojmë të falim se vetëm kështu do të arrijmë bashkimin e shqiptarve , ëndërr e të gjithve ne , që e duam atë bashkim kombëtar !

Shkruar nga Luigj Shkodrani

Danimarkë me 14 prill 2020

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *