Home

Lajme

A ka qenë Elita paraardhëse dhe e sotmja Politike, Elita që duhet tëdrejtonte e të drejtojë qeverisjen në Shqipëri?

No Comments Lajme Opinion

Duke analizuar me kujdes ngjarjet dhe ndodhitë e pas viteve `90 dhe duke bërë një retrospektivë të historisë e të paktën 108 viteve të fundit, të elitave që kanë drejtuar qeverisjen në Shqipëri, i kanë shërbyer qytetarëve për hajër e mirë? Nga ana tjetër ka dalë në pah se kush janë grupet elitarë që e kanë drejtuar vendin tonë, për mirë dhe për keq.

 Shqipëria e copëtuar gjeografikisht nga pazaret e fuqive të mëdha, duke bërë pyetjen se përse gjatë këtyre 108 viteve të “pavarësisë”, Shqipëria nuk ka qënë e stabilizuar as nga ana politike as nga ana ekonomiko-financiare, dhe as nga ana socialo-fetare?. Pra është lënë pasdore posaçërisht deri më sot që po shkruaj. Nga pushtimi sllav në shekullin e VI, kombi shqiptar në tërësi pësoi dëme të pallogaritura; por nuk mjaftoi kjo, bezdija e pushtimeve nuk ju hoq asnjëherë e deri më sot shqiptarëve. Pushtimet vazhduan edhe nga mbretërit e Europës që u krijuan pas shekullit IX.

 Dihet që gjatë 108 viteve “pavarësi” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore e në Mal të Zi; përjashto 1945-1990, ka patur cdo 7-11 vjet çrregullime politiko-sociale-ekonomiko-kulturore, sidomos në Kosovë në fillimet e pavarësisë. Dihet gjithashtu se Shqipërisë i u shkëput nga trungu i saj një pjesë e territoreve dhe bashkë me të edhe një pjesë e popullatës. Sipas statistikave 3/5 e sipërfaqes dhe ½ e popullatës mbeti jashtë trungut bazë. Dihet gjithashtu, se gjatë 108 viteve të fundit, elita politike vazhdoi me të njëjtin mentalitet; me dashje apo padashje, ka qeverisur keq.

 Nga Shqipëria natyrale, janë larguar në periudha të caktuara me qindra mijra vetë. Gjatë luftës së parë botërore disa dhjetra mijra, në fund të luftës së dytë botërore disa dhjetra mijra të tjerë, dhe sigurisht gjatë ndërrimit të sistemeve në 90’-92, 97-98’, akoma më shumë. Kjo boshatisje e Shqipërisë në këto periudha të ndryshme, pra 1990-2013 janë larguar 1/3 e popullsisë shqiptare apo 1.3 milionë njerëz, po për faj të elitës politike. Largimet masive të popullatës shqiptare të pas viteve `90, konsiderohen nga më të mëdhatë e të gjitha shekujve dhe krahasohen me eksodin masiv pas vdekjes së Skëndërbeut.  

 Në trojet e tyre shqiptare, eksode të konsiderueshme kanë qenë nga Kosova, Maqedonia, Mali Zi, për Turqi edhe në perëndim. Dhe këtu; po elita oportuniste është arsyeja e të shpërngulurve me hir e pahir. Duke përfshirë të dyja Luftrat Botërore sëbashku, janë larguar ose dëbuar rreth 0.5 milionë shqiptarë. Gjatë periudhës së Titos janë larguar apo emigruar rreth 560 mijë njerëz për në Turqi apo në Gjermani dhe në perëndim.

 Atëhere ku qëndron problemi; përse Shqipëria nuk ecën përpara, përse ka vonesa në integrim, përse për shqiptarët mbetet treni i fundit, dhe përse ka konflikte të mëdha politike-ekonomike sidomos në kohët e sotme? Me sa duket problemi kryesor krahas problemeve të tjera kombëtare, ka qenë dhe mungesa e një Elite të mirëfilltë moderne kombëtare, me mentalitet Perëndimor. Elita e sotme me oportunizmin e tyre si edhe i ndërhyrjeve në punët e brendëshme nga konspiracionet tek qeverisja e vendit, vërteton mjaft mirë, gjendjen e mjerueshme në vazhdimësi të shtetkeqësisë, dhe varfërimin e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë, përsëri nga elita që nuk është gjë tjetër veçse një trup pa mëndje militantësh që vegjetojnë nën sqetullat e kryetarëve oportunist të shitur nëpër konspiracionet...........

 .........Cfarë është Elita e një kombi? Elita në teorinë sociologjike dhe politike është në fakt një grup i vogël njerzish intelektualësh të cilët me masën tjetër të njërëzve, sëbashku kontrollojnë dhe posedojnë sasinë shumë të madhe të pasurisë kombëtare dhe tërë fuqinë politike të vendit. Pra ka një raport disproporcional në numër midis elitës, ndaj njerëzve që kanë fuqinë të shoqëruar me pasurin e vendit. Elita politike e një vendi prodhon pushtetet, dhe si e tillë, ka rolin kryesor për mbarëvajtjen e jetës socialo-politike-ekonomike-kulturore në qeverisje. Qytetarëve ju del për detyrë të bëjnë shumë kujdes në zgjedhjen e elementit intelekt, kur voton njëherë në katër vjet. Sepse moszgjedhja e mirë e tyre sjell anomali në qeverisje dhe mbjell farën e korrupsiont.

 Qytetarët shqiptarë duhet të veprojnë si qytetarët amerikan kur zgjedhin njeriun që do i qeverisë për katër vjet. Ja si veprohet në qeverisjen e SHBA për të zgjedhur njeriun e duhur për ta ulur në karrigen e politikës, për të qeverisur vendit. Sipas sociologëve amerikanë Elitën qeverisëse në SHBA (përfshi dhe presidentin), në rradhë të parë i merrë individët nga tre fusha kryesore: nga liderët më të lartë politikë dhe nga anëtarët kyç të kabinetit apo këshilltarët e ngushtë, që kanë dhënë prova të dokumentueshme në qeverisjet parardhëse. Nga pronarët e korporatave të mëdha, nga drejtorët e tyre, dhe nga ushtarakët më të lartë të hierarkisë militare. Këto grupe qarkullohen midis tyre në vazhdimësinë e kohës duke e drejtuar vendin, e duke konsoliduar kështu fuqinë e Elitës dhe fuqinë personale Afatgjatë, për qeverisje në trashëgimni të përherëshme.

 Ky mentalitet i konsoliduar i kahershëm tek qytetarët amerikanë; për çka thash më lartë, sipas sociologëve të tyre, janë thelbi apo bërthama e brëndshme e fuqisë së Elitës. Sepse këta individë; duke pasur parasysh dhe politikanët me përvojë të ndershme politike, të cilët kanë njohuri të mëdha dhe kanë shumë influencë në sektorë të ndryshëm publikë dhe privatë apo organizata të ndryshme brenda apo jashtë vendit, kanë bërë atë që Amerika sot është shteti më i fuqishëm në botë.

 Këta individë të Elitës e konsiderojnë veten e tyre si mbikqyrës të ekonomisë kombëtare, e kanë detyrim moral, dhe një domosdoshmëri praktike për tu fokusuar përtej interesave të ngushta si individ. Fuqia bazë e Elitës është fuqia institucionale, që në fakt është pozita drejtuese dhe shumë me influencë e tyre ndaj organizatave private dhe publike, ose thënë më mirë; qeverisje me kah social dhe në përgjithsi jetë normale për qytetarët e kombit të tyre.

 Pse në Shqipëri nuk ecet në bazë të kësaj eksperience të sprovuar të amerikanëve? Tani për tani duhet ndryshuar mentaliteti që ju kanë krijuar elitës së politikanëve shqiptar historikisht, dhe gjatë gjurmave që kanë lënë paraardhësit.  ..... Mirë është të shihet dhe mosha e drejtuesve e cila duhet të jetë mesatarisht përreth 60 vjetëve. Nëpër institucionet shtetërore duhet të punojë meritokracia jo oportunistat. Rroli i seksit femër në pushtetin publik ështe disa herë më i frytshëm se seksit mashkull, nuk po rrjeshtoj vlerat e të dyja seksevet ato dihen. Arsimimi i elitës nuk është domosdoshmëri shkollim i lartë. Kundruall saj mbi 80% duhet të jënë me grada shkencore të dokmuntuar me noteri, dhe 30% arësim të lartë dhe këto të dokumentuara me noteri.

 Anarkia social-politike vazhdon edhe sot e kësaj ditë për këto arsye: Një pjesë e mirë e drejtuesve dhe e Elitës që mori në dorë vendin, ishte e ardhur dhe e komanduar nga ish drejtuesit dhe Elita Militante e PPSH. Një pjesë e individëve elitarë dhe e atyre që mund të bëheshin elitarë u larguan me Eksodin që ende po vazhdon edhe sot. Një pjesë e elitës shqiptare mbetet jashtë vendit në trojet shqiptare të përfshira në shtetet fqinjë. Një pjesë e mirë e Elitës së sotme për shkak të luftës së ashpër pushtet politikë është Elitë jo reale, dhe mbetet një Elitë ashtu si në kohën e PPSH, elitë Militante sipas rrotacionit. Duke qënë e tillë është e pamundur të zgjidhen problemet ekonomiko-politiko-sociale për qytetarët në Shqipëri.

 Elita Militante që sundon Shqipërinë prej 29 vitesh, nuk është elitë profesioniste dhe as meritokracia e vendit. Kjo Elitë Militante e ka kthyer vendin në një Pazar votash ku fondet, buxhetet, politikat, ekonomia, mediat, flasin vetëm se si t`i ja fusim kundërshtarit, dhe jo se si të bashkëpunohet. Është për të ardhur keq kur mendon se një Elitë Militante e tillë që i serviret popullit, nuk mund të drejtojë vendin siç duhet. Sepse qoftë për arsyet që parashtrova më lart, qoftë nga mungesa e demokracisë në zbatimin e ligjeve dhe të mungesës së standardeve dhe kritereve, qoftë për mungesën e nje hierarkie konkurruese reale, trysnija bie mbi qytetarët.

Tiranë /17/04/2020/ St. Ing. Frederik Ruço

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *