Home

Lajme

Ardiana Mitrushi – Vlerat e jetës relatojnë…

No Comments Lajme Opinion

Kronika e jetës i ka fillesat të natyrshme, fillon me qarje fëmijësh që duan të lulëzojnë pa çelur mirë, vazhdon me netët pagjumë të nënave duar mpirë se lodhja i sulmon duke i përpirë, të grave të ropatura nëpër punëra si punëtore, bujkesha, barresha që djersa lëkurën rregjur kish… Mos harroj intelektualet, profesionistet me paraqitjen lluksoze, me qeshjen e shtirur të ngrirë në brendësi, tek ndjenin takat që j’u trokisnin dhe i ndiqnin si harraç i kohës që duhej paguar, por akoma kohën kërkojnë…

Dua të përmend grupet e burrave që nën hije luajn me mëdyshjet vetë kohore…, grupe të kualifikuara të burrave që kuvendojnë për hallet, politikën e botës, por urgjenca e rakisë vjen si shpëtim momental dhe vuajtjet shpejt t’i harrojnë. Me politikanët e kollarisur, me intelekualët profesionistë që gëlltitur kanë rrufenë për të pirë duhan me tym gjynahesh të pa spjeguar, por kur petkun e hipokritit ditor zhveshin, menjëherë në gjenezën e tyre habitojnë…

Shoh qiellin që zë qeshet që pa gdhirë agimi, me diellin që zgurdullon sytë mahnitshëm me lëmshin e tij të zjarrtë. Dielli në mënyrë indiferente përvëlon lotët oqeanikë, djeg zërat e heshtura Saharikë…, pudros, mbulon dukshëm shretëtirat Siberike për të humbur gjurmët e dhimbjes që e djeg përjetësisht. Shoh hënën që rrëmbehet qorrazi si perverse me dritëhijen e shandanëve shkëmborë duke ndjekur gjurmët stoike të historisë, por detajet kalendarike nuk i shpëtojnë…

Si nuk u mërzit ky diell që çdo mëngjes, nga dita në ditë, të njejtët njerëz i zgjon, apo ju thotë lamtumirë përgjithmonë…, ai ju tregon udhët për vitet që shkuan, por edhe ato që do të vijnë. Dielli mes aromave të pranverës dhe, të verës së nxëhtë uron ardhje të begatë stinore, ku ngrohtësia qiellore zë e ngroh idetë aventureske, por koloraturat e rrezeve të tij ndryshojnë si kameleonë…

Në ditë të ndryshme qielli bën paradën e tij, me sfilata shiu si lotët e krokodilit që beson në gënjeshtrat e tij…, me borë shënon ditën e paqes, hedh valle pëllumbash si urim për jetën e re…, me stuhitë simbolizon tronditjet natyrore dhe forcat magnetike centrifugale që përpijnë idetë e shkrepëtimave, dhe japin sinjale universale që të përballemi nga dita në ditë. Përmasat panoramike janë maramendëse, akute si një elektrizim që rrënqeth çdo qënie njerëzore, por edhe aq dramatike sa një Xhokër hipokrit nuk mund të luajë vetveten, ose mimikojnë…

Ditët vullnetarisht i jepen çdo aspekti tokësor, ku arena është një skenë spetakulare gjigande e kristalizuar me stalaktite prizmatikë që pikojnë historitë e pa shkruara kurrë, pikë, pikë, pikë… Sa shumë aktorë do të duheshin të aktronin role afektuoze, kllounin, harpagonin, filozofin, magjistarin, shenjtorin, dhe vetëm atëherë bota mund të ripërsëritë vetveten përjetësisht. Jeta reale vazhdon të bëhet një premierë egoiste, ideale për krijesat njerëzore, një preminencë delikate, arkaike, por që paradoksin mondan ka si vello dhe, bukurinë ja argëtojnë…

Shoh dhe arrij gjithshka që nuk mund ta prek, por nuk ankoj edhe pse molla e ndaluar ma njeh tundimin si pasion. Kurioziteti dhe sarkazma me politesë klasike hulumtojnë forcën dhe aftesinë e marrëveshjes civile, por që gudulis shakanë me pafytyrësinë e qeshjes së vërtetë. Unë jam e përgatitur për të tatëpjetat dhe tëpjetat si rrugëtim dhe pasazh edhe nëse do të më duhet një audiencë dhe salla që ekojnë…, gjthashtu dua të analogoj, diskutoj dhe transmetoj aftësinë e vlerës jetike, dhe jo si paradoks paranormal, por me vlera dhe argumente kritike që nganjëherë duhet të mbrohemi edhe nga aftësitë orbitale të vetvetes, jeta dhe paradokset të ardhmen vërtetë e relatojnë…

Ardiana Mitrushi 04/16/2020…

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *