Home

Lajme

Ty nuk t’shkrova kurrë poezi si para ardhësve tu, por s’po m’len ndërgjegja pa t’shkru!

No Comments Lajme Opinion

Nga Çun Lajçi

Albin
Kurrë s’do t’jem i yti,( se nuk u jetueka prej letrave), se Ty nuk t’shkrova kurrë poezi si para ardhësve tu, por s’po m’len ndërgjegja pa t’shkru!

Mos na mbaj fjalim si profesor!

  • Prit bre, prit, se unë po dua me dvet për Agimin!
  • O jo bre, po le t’kallxon ky, pse asht kundër amerikanve?
  • Jo more, po le t’na kallxon, pse s’i ka ble 3 këmisha e me shkua n’Vashington?
    Dhe, gjuheshin si gjelat n’pleh, dy punëtorë t’nji televizioni, që mbanë emnin e Dukagjinit t’madh, njeni xhagajdur Pandur e tjetri nga fidanishtja Fidan!
    Çfarë mjerimi o Zoti madh!
    As me shartua s’dishin, e me thika n’fidanishte ishin hi.
    E kishin marrë nga nji gur, me i tutë sorrat n’ara, e gurtë iu bishin para kamve!
    Ata po mundoheshin me kurthua, nji kryeministër, që e citonte Kantin, e këta gjelat, t’mësuem me folë me rojet e kazinove t’Zvicrrës, e hajnat e farmerkave t’Dietikonit, i mëshojshin Kantit me krroçen e profesorit! Po, se kujtojshin se Kanti asht kantë berllogu, e s’dojshin me ndëgjua, jo, u vinte randë më mësua diçka, e me injorancën e t’paditunve, i thojshi; le ti mos na mbaj fjalim si profesor, po hajde t’bajmë muhabet!
  • Ai qeshte, nuk gërdhuzej, as thinthin si gjarpni se nxirrte.
    I shikonte, e sytë i thojshin:
    Pse jeni kaqë mjeranë?
    Pse mashtrohi kaqë leht?
    Pse veç grushtit i tuteni?
    A po e shihni se fjala e drejt iu vret, e gjak nuk qet!
    Pse duhet t’u besoni vetëm atyne, që rrejnë, që m’thonë ti je antiamerikan?
    Po pse duhet t’jem unë kunder shliruesit tim?
    Kur thojsha, nuk na shliroi UÇK-ja po, Amerika e Nato, me quejshin tradhëtarë!
    -Tash po m’quejni tradhëtarë, se iu prisha me Amerikën!
    Jo, nuk iu prisha unë!
    Unë t’prishun iu gjeta! Se i keni rrejtë!!!
    Unë e dua Amerikën për interesin e Kosovës, jo me m’i shlye gjynahet si këtyne, jo me m’shpetua prej Hagës!
    Unë nuk e rrej Amerikën si këta, unë e humbi postin me fjalën e drejtë, e vraj lakminë time, e nuk e rrejë shliruesin tim, si këta që e kanë vra Kosovën, tue u mundua me i shpetua hajnitë e t’zezat e veta!
    *
    E fika TV-në e thashë: Natën e mirë shqiptarë!
    Provoni me mbijetua, me i ikë vdekjës, si unë, tue hangër letra!

Ne nuk e duem t’mirin, dijën, mençurinë, pafajsinë, bujarinë. Këto terma janë të së kaluemes.

  • Rrnoftë hajnia, krimi, rrena, forca, këto sot kanë emën!

Albini asht i duhuni, por ne kemi fjetë, njizet vite n’myk, dhe egjra na ka trullua, e s’dimë ma, kush asht i mirë e kush betër!

Dardani, 18.04.2020

Shkruar nga Çun Lajçi

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *