Home

Lajme

Hasan Zeneli – Bashkeluftari i pare i Zahir Pajazitit

No Comments Intervista Lajme

Të premtën e datës 17 prill, i ftuari i radhës ishte bashkëluftëtari i parë i Dëshmorit të ardheut , Zahir Pajaziti , z. Hasan Zeneli . Z. Zeneli pasi bëri prezantimin e tij , ashtu sikur të gjithë mysafirët e tjrë që vinë në radio Projektin 21, bisedën e tij e filloi me krijimin e celulave të para guerile e më vonë në grupe dhe fjalët e tij ishin shumë emocionuese për të gjithë ne që po e ndiqnim atë bisdë aq të ngrohtë dhe aq të sinqertë. Ai na tregoi me detaje për takimet e para në mes te Dëshmorit te kombit Zahirit dhe të tij dhe si rrjedhen ngjarjet deri tek aksionet e para guerile . Ai i përcillte ato me ditë , me orë cka e bënte edhe më të besushme cdo gjë cfarë ai fliste dhe tregonte, sepse në cdo kohë përcillte emrat me të cilët kish qënë gjatë një aksioni dhe vendet ku kish shkelur e ku kish kaluar. Tregonte dashurinë që populli i priste dhe i përcillte, i ruante kur ata pas cdo aksioni kërkonin një vend për të pushur, disa orë. Tregonte njëhere z. Hassan se natën kish kaluar në një bahce të mbjellur me speca dhe Hasani edhe kishte uri , por edhe etje dhe merr dy copë speca nga ajo bahce dhe kur shkojne diku nja 100 metër i thotë Zahir Pajazitit – Shoki merri njërin spec , se i mora dy tek bacja dhe Zahir kthehet dhe e shikon shtrembër dhe i thotë – Po ti edhe hajn , na u bëre a ? – Jo ja kthen Hasani , por kisha etje dhe uri dhe dy speca janë burre, nuk janë hajni. Po me astë egërsi ja kish kthyer – Ktheju dhe lene atje ku i mori, ne nuk kemi dalë të vjellim , por ti clirojmë popullin nga shkau, nëse ti nuk i kthen , me mua nuk ke punë më , sepse sot ti vjell dy speca e neser vjell një arë të tërë. Vjell një bankë, hajnia fillon me pak e pastaj bëhet e madhe – tregon Hasani nga ajo cfarë Zahiri i kish thënë. Kjo tregon atë pastërtinë e këtyre njerzve kur e filluan luftën se ishin bij të popullit dhe donin ta clironin atë nga një armik i eger që gjakun ju a kish pirë.

Më pas ai tregoi dhe për krijimin e UCK , cilat ishin takimet e para dhe ku u bëne dhe cilët ishin personat e parë që morën pjesë . Pastaj ai u ndal edhe në disa aspekte të luftës për clirimin e Kosovës dhe zhvillime të tjera. Më pas tregon për pabesine dhe dekonspirimin e grupeve , ku një pjesë e tyre përfundojnë në burgjet serbe për akuza të ndryshme të vendosura sipas institucioneve serbe në Kosovë. Kishte provuar tortura, por dhe kishte provuar plumbat ti shpojnë trupin. Ai mirrte pensionin sot të invalidit të UCK , ku për Radio Projektin ai deklaroi se shumë prej atyre që paguhen më shumë se ai në kohën e luftës kanë qënë në Gjermani e Zvicër e sot kanë pension më të lartë se unë që kam qënë në mesin e flakve të luftës për liri e pavarësi të Kosovës.

Kur e pyeta se cili është mendimi për kolegët tuaj që gjinden sot në burgjet e Maqedonisë së Veriut z. Hasan , ndalet dhe emocionohet shumë , zëri i meket dhe thote – E ndje cdo cdo minut të ditës e të natës veten shumë keq, kur ato shokë të mij të luftës dergjen në burgjet e Maqedonisë të tradhëtuar e të prerë në besë nga vetë shqiptarët . Kjo është ajo më e dhimbshmja !

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *