Te dashur bashkkombas te besimit te ortodoksise kombetare shqiptare kudo qe jini ne Shqiperi, Troje Etnike, Mergate,Ngulime, Emigracione Diaspore me lejoni tju uroj nga zemra : Pershumevjet gezuar Pashket! Shendet e lumturi familjare!
Ky urim me del nga shpirti bashke me lutjen qe kombi shqiptar ta kaloj sa me shpejt e me sa me pak humbje pandemine e Koronavirusit!
Ndryshe nga vitet e tjera kjo pashke ka vecorite e saj se behet ne kushtet e Pandemise dhe per kete ajo eshte nje feste apo kremtim familjar e jo komunitar sepse duhen zbatuar rregullat e karantines dhe distances sociale.
Duke qene sivjet nje feste familjare le ta kalojme te gjithe sa me paqesisht e sa me thjeshte e te mendojme per dite me te mira!
Ashtu ne familje kemi kohe te mendojme per shume gjera qe kohes, shoqerise dhe familjes i kane munguar!
Te mendojme per Solidaritetin, Ndihmen e Humanizmin!
Babezia e kesaj periudhe i kishte larguar nga njerezit keto aspekte te jetes por ja qe coronavirusi qe solli plot te keqija e qe merr jet njerezish solli dhe disa gjera pozitive e kendveshtrime te reja per jeten, shoqerine, familjen, komunitetin dhe fenomene te tjera bashkkohore.
Ashtu bashke ne familje te mendojme dhe per ata qe nuk kane familje e ndihen me te vetmuar se kurre e pa perkrahje.
Te mendojme per te moshuarit, per pensionistet, per invalidet, per te vetmuarit, per te pastrehet, per te papunet, per jetimet, per te pambrojturit e gjithe shtresat ne nevoje.
Te solidarizohemi me ta!
Te na ndjejne prane e ti ndihmojme per ta kaluar situaten!
Te jemi me humane me te tjeret, me te kujdesshem dhe me kafshet!
Koha e veshtire e Tranzicionit na beri me te ashper, koha e Pandemise mes veshtiresise na rikthen ne njerzillek!
Pashket Ortodokse sivjet jane feste familjare!
Por kudo ne bote qe ka Shqiptare Ortodoks deshiroj te ndjehen ne paqe sociale e lirshem urimin e pashkes ta japin e ta presin ne gjuhen tone te bukur, ne Gjuhen Shqipe.
Do ishte shume mire nese kudo ata do shprehnin kremtimin e festes ne objektet shqiptare te kultit, te fese sepse dhe per Shqiptaret kjo eshte feste kombetare sepse Ortodoksia Kombetare Shqiptare eshte nje shtylle e forte ne perberjen e Kombit Shqiptar!
Keshtu duke uruar ate pjese vitale te kombit shqiptar qe eshte e besimit ortodoks uroj dhe ate pjestare te minoritetit te besimit ortodoks si pjese e popullit shqiptare qe ta kaloj festen gezuar e ne paqe!
Uroj ortodokset e botes mbare per pashket , shendetin e begatine!
Motra e vllezer shqiptare Gezuar Pashket Ortodokse sepse ato jane feste kombetare shqiptare!
Si Perfaqesues Politik e shpirteror, si biri i Ortodoksise Kombetare Shqiptare ju Uroj nga zemra e Lutem per ju, per dite me te mira!
Zoti eshte me NE!
Kremtimi i Pashkes eshte nje nga mesazhet e tij qe na dergon!
Motra e Vllezer, festoni Pashket Ortodokse ne Qetesi, Paqe e Tradite Kombetare!
Si shpirtra te lire, dhe si besimtare te mire e ne tradite dhe te bashkuar do ja dalim mbi kercenimin e virusit apo kercenimin e rradhes!
Gezuar ne Harmoni e Paqe!
Juaji
KOSTAQ PAPA
Deputet i Tiranes dhe Emigracionit
Tirane 19.04.2020 ora 01.00