Home

Lajme

Unioni i Gazetarëve denoncon marrjen si të pandehur të Vladimir Muçës, gazetarit që doli për cigare por u mor peng nga Policia në 12 të natës (Ngjarja në dhjetor 2019)

No Comments Aktualitet Lajme

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Fierit, Vladimir Muçaj
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon marrjen si të pandehur të gazetarit dhe kreut të UGSH- së së Fierit Vladimir Muçaj, i cili në dhjetor të vitit 2019 denoncoi dhunën që efektivët e Policisë së Fierit ushtruan ndaj tij.

Për këtë ngjarje, Gjykata e rrethit gjyqësor Fier në datën 15.04.2020 i ka paraqitur gazetarit Vladimir Muçaj, Fletë-thirrjen për t’u paraqitur në datën 27.04 2020 për dëgjesë në cilësinë e të pandehurit në çështjen me kërkues: Prokuroria Fier me objekt dërgim i çështjes për gjykim. Pra gazetari Muçaj është marrë nga denoncues në i pandehur nga Prokuroria e Fierit.

“Kohë më parë, reporteri Vladimir Muçaj, njeherësh kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Qarkun Fier, kishte denoncuar pranë autoriteteve policore te qarkut Fier dhe ministrit te Brendshëm zotit Sandër Lleshaj, shoqërimin për disa orë në komisariat dhe shkeljet e procedurave nga punonjës së Patrullës së Komisariatit, Fier. Ankesa dhe denoncimi i gazetarit shkaktuan reagimin institucional të ministrit dhe të institucionit të Kontrollit të Brendshëm. Kolegu ynë reagimet e veta publike i vijoi duke shprehur ankesa të adresuara, për sjelljet dhe shkeljet e punonjësve të policisë ndaj tij.

Në letrën e përgjigjes që merr nga drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, me firmë dhe vulë, zoti M. Rrumbullaku konfirmohen shkeljet proceduriale si dhe bëhet i njohur njoftimi për propozime masash ndaj punonjësve të Patrullës që kanë të bëjnë me rastin, nga Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit”, thuhet në deklaratën e UGSH.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë proces gjyqësor të nisur ndaj gazetarit dhe kryetarit të UGSH-së në qarkun Fier, si një akt të paprecedent dhe si një proces kundër gazetarëve në përgjithësi dhe konfirmon publikisht ndjekjen dhe përfshirjen në monitorim të të gjitha hapave të këtij procesi të montuar ndaj gazetarit.

Në datën 27.04.2020 drejtues dhe përfaqësues të organizatës së gazetarëve do të jenë në seancën e parë të këtij procesi, i cili ka për të qenë provë e një maskarade sjelljesh policore ndaj një gazetari.

Më herët, gazetari ka denoncuar dhunën e policisë ndaj tij dhe shoqërimin në Komisariat në një intervistë ekskluzive për newsbomb.al. Intervistën mund ta lexoni këtu: Gazetari rrëfen tmerrin: Më morën peng në 12 të natës (Biseda me Sandër Lleshajn)

Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Gazetari nga denoncues përfundon i pandehur

Gazetari Vladimir Muçaj përballë një procesi gjyqësor me policë të Policisë së Shtetit dhe prokurorisë lokale

Tiranë më 22.04.2020

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier në datën 15.04.2020 i ka paraqitur gazetarit Vladimir Muçaj, Fletë-thirrjen për t’u paraqitur në datën 27.04 2020 për dëgjesë në cilësinë e të pandehurit në çështjen me kërkues: Prokuroria Fier me objekt dërgim i çështjes për gjykim.

Dokumentat që publikojmë bashkangjitur me deklaratën e UGSH janë të mjaftueshme për të kuptuar se si një reporter nga denoncues mund të përfundojë në i pandehur nga organet e rendit dhe drejtësisë në këtë vend.

Kohë më parë, reporteri Vladimir Muçaj, njeherësh kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Qarkun Fier, kishte denoncuar pranë autoriteteve policore te qarkut Fier dhe ministrit te Brendshëm zotit Sandër Lleshaj, shoqërimin për disa orë në komisariat dhe shkeljet e procedurave nga punonjës së Patrullës së Komisariatit, Fier. Ankesa dhe denoncimi i gazetarit shkaktuan reagimin institucional të ministrit dhe të institucionit të Kontrollit të Brendshëm. Kolegu ynë reagimet e veta publike i vijoi duke shprehur ankesa të adresuara, për sjelljet dhe shkeljet e punonjësve të policisë ndaj tij. Në letrën e përgjigjes që merr nga drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, me firmë dhe vulë, zoti M. Rrumbullaku konfirmohen shkeljet proceduriale si dhe bëhet i njohur njoftimi për propozime masash ndaj punonjësve të Patrullës që kanë të bëjnë me rastin, nga Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit.

Por mesa duket, vullneti për të pasur një gazetar të pandehur, paska qenë i pandalshëm për organin e Policisë lokale dhe Prokurorinë e Fierit. Me bindje kanë nisur një proces dhe e kanë sjellë atë në gjykatë duke mos patur asnjë stepje përballë realitetit absurd të kthimit të denoncuesit në të pandehur.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e denoncon këtë proces gjyqësor të nisur ndaj gazetarit dhe kryetarit të UGSH-së në qarkun Fier, si një akt të paprecedent dhe si një proces kundër gazetarëve në përgjithësi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë konfirmon publikisht ndjekjen dhe përfshirjen në monitorim të të gjitha hapave të këtij procesi të montuar ndaj gazetarit. Në datën 27.04.2020 drejtues dhe përfaqësues të organizatës sonë do të jenë në seancën e parë të këtij procesi, i cili ka për të qenë provë e një maskarade sjelljesh policore ndaj një gazetari.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

93958658_2965115300200840_4569213134081884160_n.jpg


93890207_2965115370200833_145494937729761280_n.jpg
93933290_2965115436867493_7514000556562579456_n.jpg

Burimi/newsbomb.al

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *