Home

Lajme

1997–25 PRILL –2020 PARTIA EMIGRACIONI SHQIPTAR

No Comments Aktualitet Lajme

23 vjet më parë një grup intelektualësh atdhetarë e idealistë të kombit shqiptarë themeluan Partinë “Emigracioni Shqiptar” (PESH).
Gjatë muajve të parë të 1997 kishte paraprirë përgatitja e dokumenteve dhe takime të shumta në Shqipëri e vendet e Europës.
Kur Shqipëria u përfshi nga kaosi dhe Pranvera e marrëzisë Shqiptare 1997 formimi i këtij formacioni politik u bë dhe më i domosdoshëm për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë kudo dhe mungesën e mbrojtjes nga qeveritë e Atdheut.
Si rezultat i situatës së vështirë që kalonte Shqipëria dhe administrata shtetrore vepronte ngadalë duke vonuar njohjen zyrtare të PESH e cila kishte paraqitur dokumentacionin në fillim të muajit maj 1997 në Ministrin e Drejtësisë e Qeverjsë së Stabilitetit.
Pas përsëritjes disa herë të dokumentave ministria dhe nënpunësit e saj zvarritën njohjen për një vit.
Urdhri i Ministrit të Drejtësjsë për njohjen zyrtare të PESH mban dan 16.07.1998 dhe firmën e ministrit Th. Kondi pasi gjatë kësaj periudhe u ndruan 2-3 ministra të Drejtësisë:S.Ngjela, A. Hajdari, Th. Kondi.
Po ashtu dhe më Drejtorinë e Kodifikimit të kësaj ministrie u ndëruan disa drejtorë e spesialistë : F. Pollo, A. Dvorani, A.Kareco, I.Shameti, etj.etj
Vonesa e shpalljes zyrtare të legalizimit të PESH bëhej qëllimisht që të shmangej pjesmarrja e saj në zgjedhje.
Grupi Nismëtar kishte nxjerr si drejtues të tij intelektualin patriot, poetin dhe publicistin e njohur Kostaq Papa i cili i priu me urtësi e kulturë proceseve të organizimit, strukturimit dhe zyrtarizimit të PESH; por dhe afirmimit të Partisë në Shqipëri dhe në shtetet ku punonim në mënyrë kompakte emigrantët shqiptarë.
Lajmin për themelimin e PESH e kanë dhënë menjëherë në fillim të majit 1997 agjensi të rëndësishme botërore të lajmeve : AFP, DW, API, BBC, e shumë agjenci të tjera e gazeta të ndryshme europiane.
Pati mesazhe urimi nga grupe e shoqata emigrantësh shqiptarë nga e gjithë bota.
PESH u rrit e u konsolidua.

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *