Home

Lajme

Hasan Zeneli – Bashkeluftari i pare i Zahir Pajazitit

No Comments Intervista Lajme

Të premtën e datës 17 prill, i ftuari i radhës ishte bashkëluftëtari i parë i Dëshmorit të ardheut , Zahir Pajaziti , z. Hasan Zeneli . Z. Zeneli pasi bëri prezantimin e tij , ashtu sikur të gjithë mysafirët e tjrë që vinë në radio Projektin 21, bisedën e tij e filloi me krijimin e celulave të para guerile e më vonë në grupe dhe fjalët e tij ishin shumë emocionuese për të gjithë ne që po e ndiqnim atë bisdë aq të ngrohtë dhe aq të sinqertë. Ai na tregoi me detaje për takimet e para në mes te Dëshmorit te kombit Zahirit dhe të tij dhe si rrjedhen ngjarjet deri tek aksionet e para guerile . Ai i përcillte ato me ditë , me orë cka e bënte edhe më të besushme cdo gjë cfarë ai fliste dhe tregonte, sepse në cdo kohë përcillte emrat me të cilët kish qënë gjatë një aksioni dhe vendet ku kish shkelur e ku kish kaluar. Tregonte dashurinë që populli i priste dhe i përcillte, i ruante kur ata pas cdo aksioni kërkonin një vend për të pushur, disa orë. Tregonte njëhere z. Hassan se natën kish kaluar në një bahce të mbjellur me speca dhe Hasani edhe kishte uri , por edhe etje dhe merr dy copë speca nga ajo bahce dhe kur shkojne diku nja 100 metër i thotë Zahir Pajazitit – Shoki merri njërin spec , se i mora dy tek bacja dhe Zahir kthehet dhe e shikon shtrembër dhe i thotë – Po ti edhe hajn , na u bëre a ? – Jo ja kthen Hasani , por kisha etje dhe uri dhe dy speca janë burre, nuk janë hajni. Po me astë egërsi ja kish kthyer – Ktheju dhe lene atje ku i mori, ne nuk kemi dalë të vjellim , por ti clirojmë popullin nga shkau, nëse ti nuk i kthen , me mua nuk ke punë më , sepse sot ti vjell dy speca e neser vjell një arë të tërë. Vjell një bankë, hajnia fillon me pak e pastaj bëhet e madhe – tregon Hasani nga ajo cfarë Zahiri i kish thënë. Kjo tregon atë pastërtinë e këtyre njerzve kur e filluan luftën se ishin bij të popullit dhe donin ta clironin atë nga një armik i eger që gjakun ju a kish pirë.

Më pas ai tregoi dhe për krijimin e UCK , cilat ishin takimet e para dhe ku u bëne dhe cilët ishin personat e parë që morën pjesë . Pastaj ai u ndal edhe në disa aspekte të luftës për clirimin e Kosovës dhe zhvillime të tjera. Më pas tregon për pabesine dhe dekonspirimin e grupeve , ku një pjesë e tyre përfundojnë në burgjet serbe për akuza të ndryshme të vendosura sipas institucioneve serbe në Kosovë. Kishte provuar tortura, por dhe kishte provuar plumbat ti shpojnë trupin. Ai mirrte pensionin sot të invalidit të UCK , ku për Radio Projektin ai deklaroi se shumë prej atyre që paguhen më shumë se ai në kohën e luftës kanë qënë në Gjermani e Zvicër e sot kanë pension më të lartë se unë që kam qënë në mesin e flakve të luftës për liri e pavarësi të Kosovës.

Kur e pyeta se cili është mendimi për kolegët tuaj që gjinden sot në burgjet e Maqedonisë së Veriut z. Hasan , ndalet dhe emocionohet shumë , zëri i meket dhe thote – E ndje cdo cdo minut të ditës e të natës veten shumë keq, kur ato shokë të mij të luftës dergjen në burgjet e Maqedonisë të tradhëtuar e të prerë në besë nga vetë shqiptarët . Kjo është ajo më e dhimbshmja !

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

PERSHUMEVJET PASHKET ORTODOKSISE KOMBETARE SHQIPTARE

No Comments Aktualitet Lajme

Te dashur bashkkombas te besimit te ortodoksise kombetare shqiptare kudo qe jini ne Shqiperi, Troje Etnike, Mergate,Ngulime, Emigracione Diaspore me lejoni tju uroj nga zemra : Pershumevjet gezuar Pashket! Shendet e lumturi familjare!
Ky urim me del nga shpirti bashke me lutjen qe kombi shqiptar ta kaloj sa me shpejt e me sa me pak humbje pandemine e Koronavirusit!
Ndryshe nga vitet e tjera kjo pashke ka vecorite e saj se behet ne kushtet e Pandemise dhe per kete ajo eshte nje feste apo kremtim familjar e jo komunitar sepse duhen zbatuar rregullat e karantines dhe distances sociale.
Duke qene sivjet nje feste familjare le ta kalojme te gjithe sa me paqesisht e sa me thjeshte e te mendojme per dite me te mira!
Ashtu ne familje kemi kohe te mendojme per shume gjera qe kohes, shoqerise dhe familjes i kane munguar!
Te mendojme per Solidaritetin, Ndihmen e Humanizmin!
Babezia e kesaj periudhe i kishte larguar nga njerezit keto aspekte te jetes por ja qe coronavirusi qe solli plot te keqija e qe merr jet njerezish solli dhe disa gjera pozitive e kendveshtrime te reja per jeten, shoqerine, familjen, komunitetin dhe fenomene te tjera bashkkohore.
Ashtu bashke ne familje te mendojme dhe per ata qe nuk kane familje e ndihen me te vetmuar se kurre e pa perkrahje.
Te mendojme per te moshuarit, per pensionistet, per invalidet, per te vetmuarit, per te pastrehet, per te papunet, per jetimet, per te pambrojturit e gjithe shtresat ne nevoje.
Te solidarizohemi me ta!
Te na ndjejne prane e ti ndihmojme per ta kaluar situaten!
Te jemi me humane me te tjeret, me te kujdesshem dhe me kafshet!
Koha e veshtire e Tranzicionit na beri me te ashper, koha e Pandemise mes veshtiresise na rikthen ne njerzillek!
Pashket Ortodokse sivjet jane feste familjare!
Por kudo ne bote qe ka Shqiptare Ortodoks deshiroj te ndjehen ne paqe sociale e lirshem urimin e pashkes ta japin e ta presin ne gjuhen tone te bukur, ne Gjuhen Shqipe.
Do ishte shume mire nese kudo ata do shprehnin kremtimin e festes ne objektet shqiptare te kultit, te fese sepse dhe per Shqiptaret kjo eshte feste kombetare sepse Ortodoksia Kombetare Shqiptare eshte nje shtylle e forte ne perberjen e Kombit Shqiptar!
Keshtu duke uruar ate pjese vitale te kombit shqiptar qe eshte e besimit ortodoks uroj dhe ate pjestare te minoritetit te besimit ortodoks si pjese e popullit shqiptare qe ta kaloj festen gezuar e ne paqe!
Uroj ortodokset e botes mbare per pashket , shendetin e begatine!
Motra e vllezer shqiptare Gezuar Pashket Ortodokse sepse ato jane feste kombetare shqiptare!
Si Perfaqesues Politik e shpirteror, si biri i Ortodoksise Kombetare Shqiptare ju Uroj nga zemra e Lutem per ju, per dite me te mira!
Zoti eshte me NE!
Kremtimi i Pashkes eshte nje nga mesazhet e tij qe na dergon!
Motra e Vllezer, festoni Pashket Ortodokse ne Qetesi, Paqe e Tradite Kombetare!
Si shpirtra te lire, dhe si besimtare te mire e ne tradite dhe te bashkuar do ja dalim mbi kercenimin e virusit apo kercenimin e rradhes!
Gezuar ne Harmoni e Paqe!

Juaji
KOSTAQ PAPA
Deputet i Tiranes dhe Emigracionit
Tirane 19.04.2020 ora 01.00

A ka qenë Elita paraardhëse dhe e sotmja Politike, Elita që duhet tëdrejtonte e të drejtojë qeverisjen në Shqipëri?

No Comments Lajme Opinion

Duke analizuar me kujdes ngjarjet dhe ndodhitë e pas viteve `90 dhe duke bërë një retrospektivë të historisë e të paktën 108 viteve të fundit, të elitave që kanë drejtuar qeverisjen në Shqipëri, i kanë shërbyer qytetarëve për hajër e mirë? Nga ana tjetër ka dalë në pah se kush janë grupet elitarë që e kanë drejtuar vendin tonë, për mirë dhe për keq.

 Shqipëria e copëtuar gjeografikisht nga pazaret e fuqive të mëdha, duke bërë pyetjen se përse gjatë këtyre 108 viteve të “pavarësisë”, Shqipëria nuk ka qënë e stabilizuar as nga ana politike as nga ana ekonomiko-financiare, dhe as nga ana socialo-fetare?. Pra është lënë pasdore posaçërisht deri më sot që po shkruaj. Nga pushtimi sllav në shekullin e VI, kombi shqiptar në tërësi pësoi dëme të pallogaritura; por nuk mjaftoi kjo, bezdija e pushtimeve nuk ju hoq asnjëherë e deri më sot shqiptarëve. Pushtimet vazhduan edhe nga mbretërit e Europës që u krijuan pas shekullit IX.

 Dihet që gjatë 108 viteve “pavarësi” në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore e në Mal të Zi; përjashto 1945-1990, ka patur cdo 7-11 vjet çrregullime politiko-sociale-ekonomiko-kulturore, sidomos në Kosovë në fillimet e pavarësisë. Dihet gjithashtu se Shqipërisë i u shkëput nga trungu i saj një pjesë e territoreve dhe bashkë me të edhe një pjesë e popullatës. Sipas statistikave 3/5 e sipërfaqes dhe ½ e popullatës mbeti jashtë trungut bazë. Dihet gjithashtu, se gjatë 108 viteve të fundit, elita politike vazhdoi me të njëjtin mentalitet; me dashje apo padashje, ka qeverisur keq.

 Nga Shqipëria natyrale, janë larguar në periudha të caktuara me qindra mijra vetë. Gjatë luftës së parë botërore disa dhjetra mijra, në fund të luftës së dytë botërore disa dhjetra mijra të tjerë, dhe sigurisht gjatë ndërrimit të sistemeve në 90’-92, 97-98’, akoma më shumë. Kjo boshatisje e Shqipërisë në këto periudha të ndryshme, pra 1990-2013 janë larguar 1/3 e popullsisë shqiptare apo 1.3 milionë njerëz, po për faj të elitës politike. Largimet masive të popullatës shqiptare të pas viteve `90, konsiderohen nga më të mëdhatë e të gjitha shekujve dhe krahasohen me eksodin masiv pas vdekjes së Skëndërbeut.  

 Në trojet e tyre shqiptare, eksode të konsiderueshme kanë qenë nga Kosova, Maqedonia, Mali Zi, për Turqi edhe në perëndim. Dhe këtu; po elita oportuniste është arsyeja e të shpërngulurve me hir e pahir. Duke përfshirë të dyja Luftrat Botërore sëbashku, janë larguar ose dëbuar rreth 0.5 milionë shqiptarë. Gjatë periudhës së Titos janë larguar apo emigruar rreth 560 mijë njerëz për në Turqi apo në Gjermani dhe në perëndim.

 Atëhere ku qëndron problemi; përse Shqipëria nuk ecën përpara, përse ka vonesa në integrim, përse për shqiptarët mbetet treni i fundit, dhe përse ka konflikte të mëdha politike-ekonomike sidomos në kohët e sotme? Me sa duket problemi kryesor krahas problemeve të tjera kombëtare, ka qenë dhe mungesa e një Elite të mirëfilltë moderne kombëtare, me mentalitet Perëndimor. Elita e sotme me oportunizmin e tyre si edhe i ndërhyrjeve në punët e brendëshme nga konspiracionet tek qeverisja e vendit, vërteton mjaft mirë, gjendjen e mjerueshme në vazhdimësi të shtetkeqësisë, dhe varfërimin e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë, përsëri nga elita që nuk është gjë tjetër veçse një trup pa mëndje militantësh që vegjetojnë nën sqetullat e kryetarëve oportunist të shitur nëpër konspiracionet...........

 .........Cfarë është Elita e një kombi? Elita në teorinë sociologjike dhe politike është në fakt një grup i vogël njerzish intelektualësh të cilët me masën tjetër të njërëzve, sëbashku kontrollojnë dhe posedojnë sasinë shumë të madhe të pasurisë kombëtare dhe tërë fuqinë politike të vendit. Pra ka një raport disproporcional në numër midis elitës, ndaj njerëzve që kanë fuqinë të shoqëruar me pasurin e vendit. Elita politike e një vendi prodhon pushtetet, dhe si e tillë, ka rolin kryesor për mbarëvajtjen e jetës socialo-politike-ekonomike-kulturore në qeverisje. Qytetarëve ju del për detyrë të bëjnë shumë kujdes në zgjedhjen e elementit intelekt, kur voton njëherë në katër vjet. Sepse moszgjedhja e mirë e tyre sjell anomali në qeverisje dhe mbjell farën e korrupsiont.

 Qytetarët shqiptarë duhet të veprojnë si qytetarët amerikan kur zgjedhin njeriun që do i qeverisë për katër vjet. Ja si veprohet në qeverisjen e SHBA për të zgjedhur njeriun e duhur për ta ulur në karrigen e politikës, për të qeverisur vendit. Sipas sociologëve amerikanë Elitën qeverisëse në SHBA (përfshi dhe presidentin), në rradhë të parë i merrë individët nga tre fusha kryesore: nga liderët më të lartë politikë dhe nga anëtarët kyç të kabinetit apo këshilltarët e ngushtë, që kanë dhënë prova të dokumentueshme në qeverisjet parardhëse. Nga pronarët e korporatave të mëdha, nga drejtorët e tyre, dhe nga ushtarakët më të lartë të hierarkisë militare. Këto grupe qarkullohen midis tyre në vazhdimësinë e kohës duke e drejtuar vendin, e duke konsoliduar kështu fuqinë e Elitës dhe fuqinë personale Afatgjatë, për qeverisje në trashëgimni të përherëshme.

 Ky mentalitet i konsoliduar i kahershëm tek qytetarët amerikanë; për çka thash më lartë, sipas sociologëve të tyre, janë thelbi apo bërthama e brëndshme e fuqisë së Elitës. Sepse këta individë; duke pasur parasysh dhe politikanët me përvojë të ndershme politike, të cilët kanë njohuri të mëdha dhe kanë shumë influencë në sektorë të ndryshëm publikë dhe privatë apo organizata të ndryshme brenda apo jashtë vendit, kanë bërë atë që Amerika sot është shteti më i fuqishëm në botë.

 Këta individë të Elitës e konsiderojnë veten e tyre si mbikqyrës të ekonomisë kombëtare, e kanë detyrim moral, dhe një domosdoshmëri praktike për tu fokusuar përtej interesave të ngushta si individ. Fuqia bazë e Elitës është fuqia institucionale, që në fakt është pozita drejtuese dhe shumë me influencë e tyre ndaj organizatave private dhe publike, ose thënë më mirë; qeverisje me kah social dhe në përgjithsi jetë normale për qytetarët e kombit të tyre.

 Pse në Shqipëri nuk ecet në bazë të kësaj eksperience të sprovuar të amerikanëve? Tani për tani duhet ndryshuar mentaliteti që ju kanë krijuar elitës së politikanëve shqiptar historikisht, dhe gjatë gjurmave që kanë lënë paraardhësit.  ..... Mirë është të shihet dhe mosha e drejtuesve e cila duhet të jetë mesatarisht përreth 60 vjetëve. Nëpër institucionet shtetërore duhet të punojë meritokracia jo oportunistat. Rroli i seksit femër në pushtetin publik ështe disa herë më i frytshëm se seksit mashkull, nuk po rrjeshtoj vlerat e të dyja seksevet ato dihen. Arsimimi i elitës nuk është domosdoshmëri shkollim i lartë. Kundruall saj mbi 80% duhet të jënë me grada shkencore të dokmuntuar me noteri, dhe 30% arësim të lartë dhe këto të dokumentuara me noteri.

 Anarkia social-politike vazhdon edhe sot e kësaj ditë për këto arsye: Një pjesë e mirë e drejtuesve dhe e Elitës që mori në dorë vendin, ishte e ardhur dhe e komanduar nga ish drejtuesit dhe Elita Militante e PPSH. Një pjesë e individëve elitarë dhe e atyre që mund të bëheshin elitarë u larguan me Eksodin që ende po vazhdon edhe sot. Një pjesë e elitës shqiptare mbetet jashtë vendit në trojet shqiptare të përfshira në shtetet fqinjë. Një pjesë e mirë e Elitës së sotme për shkak të luftës së ashpër pushtet politikë është Elitë jo reale, dhe mbetet një Elitë ashtu si në kohën e PPSH, elitë Militante sipas rrotacionit. Duke qënë e tillë është e pamundur të zgjidhen problemet ekonomiko-politiko-sociale për qytetarët në Shqipëri.

 Elita Militante që sundon Shqipërinë prej 29 vitesh, nuk është elitë profesioniste dhe as meritokracia e vendit. Kjo Elitë Militante e ka kthyer vendin në një Pazar votash ku fondet, buxhetet, politikat, ekonomia, mediat, flasin vetëm se si t`i ja fusim kundërshtarit, dhe jo se si të bashkëpunohet. Është për të ardhur keq kur mendon se një Elitë Militante e tillë që i serviret popullit, nuk mund të drejtojë vendin siç duhet. Sepse qoftë për arsyet që parashtrova më lart, qoftë nga mungesa e demokracisë në zbatimin e ligjeve dhe të mungesës së standardeve dhe kritereve, qoftë për mungesën e nje hierarkie konkurruese reale, trysnija bie mbi qytetarët.

Tiranë /17/04/2020/ St. Ing. Frederik Ruço

Ardiana Mitrushi – Vlerat e jetës relatojnë…

No Comments Lajme Opinion

Kronika e jetës i ka fillesat të natyrshme, fillon me qarje fëmijësh që duan të lulëzojnë pa çelur mirë, vazhdon me netët pagjumë të nënave duar mpirë se lodhja i sulmon duke i përpirë, të grave të ropatura nëpër punëra si punëtore, bujkesha, barresha që djersa lëkurën rregjur kish… Mos harroj intelektualet, profesionistet me paraqitjen lluksoze, me qeshjen e shtirur të ngrirë në brendësi, tek ndjenin takat që j’u trokisnin dhe i ndiqnin si harraç i kohës që duhej paguar, por akoma kohën kërkojnë…

Dua të përmend grupet e burrave që nën hije luajn me mëdyshjet vetë kohore…, grupe të kualifikuara të burrave që kuvendojnë për hallet, politikën e botës, por urgjenca e rakisë vjen si shpëtim momental dhe vuajtjet shpejt t’i harrojnë. Me politikanët e kollarisur, me intelekualët profesionistë që gëlltitur kanë rrufenë për të pirë duhan me tym gjynahesh të pa spjeguar, por kur petkun e hipokritit ditor zhveshin, menjëherë në gjenezën e tyre habitojnë…

Shoh qiellin që zë qeshet që pa gdhirë agimi, me diellin që zgurdullon sytë mahnitshëm me lëmshin e tij të zjarrtë. Dielli në mënyrë indiferente përvëlon lotët oqeanikë, djeg zërat e heshtura Saharikë…, pudros, mbulon dukshëm shretëtirat Siberike për të humbur gjurmët e dhimbjes që e djeg përjetësisht. Shoh hënën që rrëmbehet qorrazi si perverse me dritëhijen e shandanëve shkëmborë duke ndjekur gjurmët stoike të historisë, por detajet kalendarike nuk i shpëtojnë…

Si nuk u mërzit ky diell që çdo mëngjes, nga dita në ditë, të njejtët njerëz i zgjon, apo ju thotë lamtumirë përgjithmonë…, ai ju tregon udhët për vitet që shkuan, por edhe ato që do të vijnë. Dielli mes aromave të pranverës dhe, të verës së nxëhtë uron ardhje të begatë stinore, ku ngrohtësia qiellore zë e ngroh idetë aventureske, por koloraturat e rrezeve të tij ndryshojnë si kameleonë…

Në ditë të ndryshme qielli bën paradën e tij, me sfilata shiu si lotët e krokodilit që beson në gënjeshtrat e tij…, me borë shënon ditën e paqes, hedh valle pëllumbash si urim për jetën e re…, me stuhitë simbolizon tronditjet natyrore dhe forcat magnetike centrifugale që përpijnë idetë e shkrepëtimave, dhe japin sinjale universale që të përballemi nga dita në ditë. Përmasat panoramike janë maramendëse, akute si një elektrizim që rrënqeth çdo qënie njerëzore, por edhe aq dramatike sa një Xhokër hipokrit nuk mund të luajë vetveten, ose mimikojnë…

Ditët vullnetarisht i jepen çdo aspekti tokësor, ku arena është një skenë spetakulare gjigande e kristalizuar me stalaktite prizmatikë që pikojnë historitë e pa shkruara kurrë, pikë, pikë, pikë… Sa shumë aktorë do të duheshin të aktronin role afektuoze, kllounin, harpagonin, filozofin, magjistarin, shenjtorin, dhe vetëm atëherë bota mund të ripërsëritë vetveten përjetësisht. Jeta reale vazhdon të bëhet një premierë egoiste, ideale për krijesat njerëzore, një preminencë delikate, arkaike, por që paradoksin mondan ka si vello dhe, bukurinë ja argëtojnë…

Shoh dhe arrij gjithshka që nuk mund ta prek, por nuk ankoj edhe pse molla e ndaluar ma njeh tundimin si pasion. Kurioziteti dhe sarkazma me politesë klasike hulumtojnë forcën dhe aftesinë e marrëveshjes civile, por që gudulis shakanë me pafytyrësinë e qeshjes së vërtetë. Unë jam e përgatitur për të tatëpjetat dhe tëpjetat si rrugëtim dhe pasazh edhe nëse do të më duhet një audiencë dhe salla që ekojnë…, gjthashtu dua të analogoj, diskutoj dhe transmetoj aftësinë e vlerës jetike, dhe jo si paradoks paranormal, por me vlera dhe argumente kritike që nganjëherë duhet të mbrohemi edhe nga aftësitë orbitale të vetvetes, jeta dhe paradokset të ardhmen vërtetë e relatojnë…

Ardiana Mitrushi 04/16/2020…

Ty nuk t’shkrova kurrë poezi si para ardhësve tu, por s’po m’len ndërgjegja pa t’shkru!

No Comments Lajme Opinion

Nga Çun Lajçi

Albin
Kurrë s’do t’jem i yti,( se nuk u jetueka prej letrave), se Ty nuk t’shkrova kurrë poezi si para ardhësve tu, por s’po m’len ndërgjegja pa t’shkru!

Mos na mbaj fjalim si profesor!

  • Prit bre, prit, se unë po dua me dvet për Agimin!
  • O jo bre, po le t’kallxon ky, pse asht kundër amerikanve?
  • Jo more, po le t’na kallxon, pse s’i ka ble 3 këmisha e me shkua n’Vashington?
    Dhe, gjuheshin si gjelat n’pleh, dy punëtorë t’nji televizioni, që mbanë emnin e Dukagjinit t’madh, njeni xhagajdur Pandur e tjetri nga fidanishtja Fidan!
    Çfarë mjerimi o Zoti madh!
    As me shartua s’dishin, e me thika n’fidanishte ishin hi.
    E kishin marrë nga nji gur, me i tutë sorrat n’ara, e gurtë iu bishin para kamve!
    Ata po mundoheshin me kurthua, nji kryeministër, që e citonte Kantin, e këta gjelat, t’mësuem me folë me rojet e kazinove t’Zvicrrës, e hajnat e farmerkave t’Dietikonit, i mëshojshin Kantit me krroçen e profesorit! Po, se kujtojshin se Kanti asht kantë berllogu, e s’dojshin me ndëgjua, jo, u vinte randë më mësua diçka, e me injorancën e t’paditunve, i thojshi; le ti mos na mbaj fjalim si profesor, po hajde t’bajmë muhabet!
  • Ai qeshte, nuk gërdhuzej, as thinthin si gjarpni se nxirrte.
    I shikonte, e sytë i thojshin:
    Pse jeni kaqë mjeranë?
    Pse mashtrohi kaqë leht?
    Pse veç grushtit i tuteni?
    A po e shihni se fjala e drejt iu vret, e gjak nuk qet!
    Pse duhet t’u besoni vetëm atyne, që rrejnë, që m’thonë ti je antiamerikan?
    Po pse duhet t’jem unë kunder shliruesit tim?
    Kur thojsha, nuk na shliroi UÇK-ja po, Amerika e Nato, me quejshin tradhëtarë!
    -Tash po m’quejni tradhëtarë, se iu prisha me Amerikën!
    Jo, nuk iu prisha unë!
    Unë t’prishun iu gjeta! Se i keni rrejtë!!!
    Unë e dua Amerikën për interesin e Kosovës, jo me m’i shlye gjynahet si këtyne, jo me m’shpetua prej Hagës!
    Unë nuk e rrej Amerikën si këta, unë e humbi postin me fjalën e drejtë, e vraj lakminë time, e nuk e rrejë shliruesin tim, si këta që e kanë vra Kosovën, tue u mundua me i shpetua hajnitë e t’zezat e veta!
    *
    E fika TV-në e thashë: Natën e mirë shqiptarë!
    Provoni me mbijetua, me i ikë vdekjës, si unë, tue hangër letra!

Ne nuk e duem t’mirin, dijën, mençurinë, pafajsinë, bujarinë. Këto terma janë të së kaluemes.

  • Rrnoftë hajnia, krimi, rrena, forca, këto sot kanë emën!

Albini asht i duhuni, por ne kemi fjetë, njizet vite n’myk, dhe egjra na ka trullua, e s’dimë ma, kush asht i mirë e kush betër!

Dardani, 18.04.2020

Shkruar nga Çun Lajçi

SEANCA E PANDEMISE 16.04.2020

No Comments Aktualitet Lajme

Sot u zhvillua seanca qe kishte ne rendin e dites gjithe Aktet normative te nxjerr nga qeveria per situaten e Pandemise dhe disa ceshtje tjera.
Fale perpjekjeve politike te disa deputeteve me integritet politik seanca shpetoi e nuk ra ne batakun e parlamentit te kohes se luftes ne vitet e pushtimit nazist kur Shqiperia ishte nen pushtimin gjerman.
Per pak sa Parlamenti do te kthehej ne parlamentin e etiketuar Kolaboracionist! si ai i vitit 1944!
Por kjo nuk duhet te ndodhte e nuk ndodhi!
Mbeti si Seanca e Pandemise sepse deputetet jane te interesuar per kalimin sa me te shpejt e me me pak dhimbje e humbje te kesaj situate per popullin shqiptar ketu por dhe per krejt Kombin Shqiptar ne Trojet Etnike, Emigracion e kudo!
Kerkohet kujdes, solidaritet e humanizem!
Te bashkuar do ja dalim!
Te gjithe per Kombin; te gjithe per Shqiptarine!

Fotografia e Ajete Xharo

KOSTAQ PAPA
Deputet i Tiranes dhe Emigracionit

Jam betuar ne/per flamur!

No Comments Lajme Opinion

Që në orët e hershme të mengjezit, deputeti i Parlamentit të të Shqipërisë z. Kostaq Papa , deputet i Tiranes dhe i diasporës u drejtohet , votuesve , bashkëqytetarve dhe mbarë Diasporës që ai përfaqëson , me këtë mesazh shumë motivues në këtë kohe , që njerzit janë tejet të skandalizuar , nga lajme falce, që të trondissin gjithsesi, por Deputeti u gjindet pranë njerzve, sepese , sic thotë Ai – Është i betuar për flamur !

Ai deklaron në rrjetin social facebook , në profilin e tij : –

Per veten une kujdesem se nuk i perkas vetem vetes por dhe popullit e kombit tim ne ditet e tij te mira apo te veshtira.
Ndjek cdo gje me kujdes qe ndodh per mua e popullin tim dhe interesohem per mbrojtjen, zhvillimin, progresin dhe perjetesine e kombit tim.
Te gjithe bashke do ja dalim!
Ne qe morrem persiper te bejme dicka per popullin tone duhet te vazhdojme ta bejme deri ne minuten e fundit te jetes.
Kombi eshte i pari!
Ne punojme e jetojme per te!
Nese nuk eshte ai, nuk jemi as ne!
Mish per top apo numeror topi ne oborrin e fqinjeve grabitjar une nuk do te jem asnjehere !
Jam betuar ne/per flamur!

KOSTAQ PAPA Deputet i
Tiranes dhe Emigracionit
Tirane 15.04.2020

Nënlokja – Vitore Stefa Leka

No Comments Argëtim Histori

Në orët e vona të së djelës,në radio Projektin 21 , ishte e ftuar edhe Nënlokja, sic i thonë ushtarët e UCK , por dhe në përgjithësi shqiptarët e Kosovës , Humanistës së madhe , Mbretëreshës së diasporës , apo dhe Nënë Terezës së Tristes, sic i thonë shqiptarët , kësaj gruaje , nëne , gjysheje dhe stërgjysheje shqiptare z. Vitore Stefa Leka . Me z. Vitore ke gjithmonë vështirësi të bashkëbisedosh me të, sepse ajo mbartë mbi vete shumë histori , historitë e saja nisin që nga fëmijëria e saj, kur babai e la në moshë të vogël dhe Vitorja filloi kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj . E rriti shtatin në ato barngat e të internuarve , duke ndihmuar nënën e vet në punët e bujqësisë . Ishte një kalvar i gjatë vuajtjesh të mbarë familjes . Dhe në Shqipëri trokiti demokracia , ajo demokraci ashtu e brishtë , por që Vitorja një ditë prej ditës e pa veten në brigjet e Italisë mes qindra e qindra bashkëqytetarësh të saj . Edhe aty u përball me vështirësitë e para, sepse ishte një dyndje e madhe , anije me qindra shqiptarë zbarkonin në brigjet e Italisë , vendi mik që i priti të gjithë u dha bukë e ujë , ndihmë mjekësore .

Vitorja e mori shpejt veten dhe doli si zog e lirë dhe gjeti shtëpi dhe filloi fluturimin e saj të lirë në një shtet tashmë të lirë, ku Vitorja nuk do të jetonte më me frigë, por ce do se ajo vitet më të bukura i kish kaluar në diktaturën më të eger , por tani ajo ishte e lirë ta jetojnte jetën e saj. Ajo shpejt u aubjentua me vendin dhe njerzit , që e donin , biles rinia filloi ti thërrisnin Nënë Vitorja, se ajo u bë një nënë e dytë për ta. Shkonte i mirrte në qender të azilit, tek trageti i conte në shtëpinë e saj . Shtëpia e saj u kthy një vatër e ngrohtë per shumë e shumë refugjatë që vinin dhe nuk dinin ku të shkonin, ata tek Nënë Vitorja gjenin një vend për të fjetur, por dhe një vend për të ngrënë bukë. E sa njerzit kaluan në atë shtëpi , me dhjetra e dhjetra , sa që shqiptarët thonin kur vinin njerëz nga Shqipëria dhe pyesnin , po mirë që erdhëm po ku do të rrimë , kush do na ushqejë dhe përgjigja ishte , po ne kemi nënën tonë këtu , ajo kujdeset për ju . Vitorja e papërtuar , ngrihej në ora 2 e 3 pas mesnate , se vinte ndonjë shqiptarë i lagur i pa ngrënë dhe Vitotorja ngrihej nga gjumi dhe i afronte ngrohje dhe ushqim. Ishin urimet e panumërta për Nënë Vitoren . Por ajo nuk donte , biles që vritej kur njerzit e lavdronin në sy, se e dinte se cfarë kish hequr ajo vetë.

Shqiptarët e Triestes filluan ta thërrisnin – Nëne Tereza e Tristes , një titull që Vitorja e refuzonte përherë, por ata ngulnin këmbë që ajo e meritonte vërtetë ! Ajo përvec që i strehonte dhe i ushqente , ajo interesohej me anë të shoqërisë së saj ti gjindëta dhe një vend pune . Më pas ajo ishte edhe përfaqesuese në komunë për të huajtë dhe aty ajo e shfrytëzonte rastin për tu interesuar për punë e shtëpi për shqiptarët. Ajo nuk u ndal as një ditë të vetme, atë e gjeje kudo në këmbë duke u interesuar për shqiptarët.

Ishte ndër të parat që organizoi dergimin e ndihmave në Shqipëri , pë familjet e varfra . E uronin dhe e donin të gjithë. Filluan të krijonin edhe shoqatat e para të shqiptarve. Edhe aty ajo ishte e para që dha idenë dhe kontributin e saj. Po ku nuk e gjeje Vitoren , ajo ishte kudo , ajo nuk ecte , por ishte kthyer në një Maratonomak, që vetëm vraponte .

Po edhe kur shpertheu lufta në Kosovë , shtëpia e saj u kthye në një baze të UCK , aty vinin ushtarë , po aty erdhi dhe një ushtarë i sëmurë , që Nënlokja Vitore e dërgoi në spital dhe aty tek koka e tij ngrysej e gdhihej . Ajo ruante në shtëpi një kitarre nga ushtari i UCK , që nuk i mbijetoi plagëve të marra . Vitorja u mërzt shumë dhe qante tek koka e tij si të ishte i biri i saj. Ajo luajti rolin e nënes së tij për një perudhe sa qëndroi tek Vitorja.

Ajo në shenjë nderimi për mërgimtarët që dhanë jetën në atë zonë ku ajo jeton, ngriti një pllakë përkujtimore, që ajo kujdeset përherë që të mos mungojnë lulet e freskëta. Të flasësh për Vitoren do të duhen shumë kohë sepse Nëne Vitorja është një libër i gjallë.

Ndaj dhe të dielen e ftuan në programin e mbrëmjes për të mësuar më shumë për të se si po ja kalonte këtë kohë të Convid 19, por ajo në vend të na tregonte ne për vete , na pyeste ne dhe interesohej për mergimtarët , këtu në mërgatë , por dhe në vende të tjera . Ajo përcolla mjaftë këshilla të vlefshme , cfarë kishin ndikuar për mirë edhe në shendetin e saj. Biseda më Nënë Vitoren shkoi gjatë se Dr. Adil Mustafa , nje aktivist i madh i cështjes kombëtare, por dhe i të drejtave të njeriut në Iliridë , kur dëgjoi në radio zërin e saj kërkoi me insistim të hynte të fliste me Nëneloken sic e quante ai . Vitorja kur dëgjoi zërin e Dr. Adilit u emocionua, ishte një suprizë e bukur për të , sepse Doktori kish qënë që në fillim kur Vitorja kish filluar të aktivizohej dhe kish gjetur përkrahjen e Dr. Adilit , ajo foli me nota të larta për aktivitetin e tij , në shërbim të kombit e të atdheut. Biseda shkoi shumë gjatë sepse ata të dy nuk ndaheshin lehtë me njëri tjetrin. Vitorja kërkoi më shumë informacion nga Dr. Adili , per tu njohur se cfarë kish dëgjuar nga kolegët e tij për korona virusin dhe dr. Adili e informoi Vitoren, por nëpermjet Vitores dhe dëgjuesit e radio Projekti 21 , për situatën në të cilen gjindemi me këte virues . Ai tregoi që ka hamendje të ndryshme, por sipas shumë specialistëve , me nxemjen e motit dhe fuqia e virusit do të bjerë, por masat e mbrojtjes do të shkojnë gjatë për popullatën ! Erdhën shumë mesazhe përshendetjeje për Nënë Vitoren tonë. Shumë e njihnin dhe kërkuan të hynin në linjë por nuk ishte mundësia , sepse ne donin ta ndëgjonim më shumë zerin e Nënës tonë të madhe, sepse ajo ka shruar histori, emri i saj do të shkruhet me shkronja të arta në librin e historisë së emigracionit shqiptar pas viteve të 90 `ta, sepse vepra e saj është e madhe . Për të do thuren këngë , do shkruhen libra dhe do të mbesë një shembull frymëzues për të gjithë mërgatën shqiptare kudo në botë ku jetojnë ata. Janë me qindra e me mijëra që ajo grua , ajo nënë dhe ajo gjyshe shqiptare i ka pritur dhe përcjellur bijtë e saj . Ajo i dha bukë dhe e fali djalin e atij që e la jetime për te gjithë jetën. Vitorja është shembulli më i mire që din të falë edhe atë që nuk e njohu kurrë dashurinë e babait , por sic thotë Vitorja le ti lëmë pas ato , duhet të ecim përpara dhe të vendosim nga një tulle në kalanë shqiptare , ta duam njëri – tjetrin dhe të mësojmë të falim se vetëm kështu do të arrijmë bashkimin e shqiptarve , ëndërr e të gjithve ne , që e duam atë bashkim kombëtar !

Shkruar nga Luigj Shkodrani

Danimarkë me 14 prill 2020

Bisede me Avokat Danny Shaqe dhe aktivisten Arta Hysi !

No Comments Intervista Lajme

Nje mesazh i ardhur nga një mike e inja në facebook , ku më zugjeron që njeh një zonjë në Londër , që në kë situatë të rëndë Pandemie të Convid 19 , po ndihmojnë pensionistë dhe familjarë dhe shqiptarë që janë pa letra në Angli , për ti ndihmuar nga vetëvetja kë njerëz që kanë shumë nevojë për ndihmë. Menjëhere pranova dhe i kërkova që të më lidh me të. Më ka tërhequr gjithmonë humanizmi , më ka shoqëruar në të gjithë jetën time edhe në keto momente që po hedh këto rrjeshta nga tastatura e kompjuterit . Askush nuk më detyron as të mbaj radion, por as të bëj këto shkrime , për këto mysafir që vinë cdo të premte dhe të diele ne programin e radio Projektit 21 . Më pëlqen kjo gjë dhe e bëj me shumë kënaqësi !

Pasi z. Arta më vuri në dijeni dhe lamë dhe oren se kur do të fillojmë bisedën , ajo më sugjeroi që të kishim edhe një avokat , që punonte pranë Gjykatës së lartë , por që ishte një humanist i jashtëzakonshëm ! Menjeherë e pranova me kënaqësi më të madhe , por kërkova ndjesë se koha ishte e limituar, sepse kisha mysafirë të tjerë në rallë .

Dhe kur filluam bisedën ishte kënaqësi me të vërtet të komunikoje me këta dy njerëz të mirë ! Biseda me ta ishte shumë e ngrohtë , ato me shumë pasion flisnin për atë cfarë po bënin në këto ditë të vështira për shumë bashkëatdhetarë tonët në Britaninë e madhe ! Por ato ishin shumë optimist dhe të pandalur në ndihmën që do ti jipnin edhe në ditët në vazhdim. Duke parë këtë kontribut të këtyre njrzve të mirë u ishin bashkuar edhe një numër i madh personash , që sejcili nga buxheti i tyre , dërgonin ndihma tek ata që kishin më shumë nevojë. Por krahas ndihmave ata kishin krijuar një lidhje interesante , për ata bashkëatdhetarë që do të kishin nevojë për ndihmë mjekësore , kishin gjetur një mjek shqiptar , ku ai ishte treguar i gatshëm që të afrojë ndihmën e tij në këtë drejtim . Avokat Danny , një njeri që kishe kënaqësi të komunikoje me të se përcillëte vetëm mirësi , ai kish sakrifikuar detyren e tij , si e si që ti ndihmojë njerzit që kishin nevojë për letra apo cdo gjë tjeter , ai shpesh ndihmonte edhe pa para. Kishte vënë numrin e tij në dispozicion në rrjetet sociale , që tu gjindej në ndihmë atyre që do të kishin nevojë për te ! Akte të tilla humane takon rallë në këtë botë të eger , ku njeriu për njeriun është kthyer ne ujk . Këto njerez duhen vlerësuar nga ne të gjithë dhe u duhet dhënë nderimi që ata meritojnë vërtetë.

Z. Arta tregoi për nismat e marra nga pjesëtarët e këtij grupi humanitarësh , se si ata shkonin market më market për të blerë sepse ushqimet nuk jipen me shumicë, por u duhet që të shetisin shumë për ti kompletuar ato paketa familjare. Jo vetëm që paguanin nga xhepi, por dhe i blinin dhe i dërgonin deri në adresën e nevojtarit ! Valle a nuk janë vepra të mira këto dhe a nuk duhen përgëzuar këto njerëz të mrekullueshëm , që rrogën e tyre e ndajnë me të tjerët në këto ditë të kësaj lufte të fsheftë që po merr jetë njerzish !

Ajo tegon se kanë hapur nje faqe në facebook ku njerëz që kanë nevojë mund të shkruajnë aty , nevojat e tyre dhe mund të lenë një numer telefoni për të komunikuar dhuruesi me ta . Mund të kisha folë me ta me orë të tëra për të trguar historitë e këtyre njerzve heronj të ketyre ditë të vështira që po kalon krejt globi, por koha e limituar më detyroi ta ndërpres bisdën për tu takuar një herë tjetër dhe folur më gjatë për humanizmin e tyre ! Atë mbrëmje ishin mesazhe të shumta që vinin nga dëgjues të radios , por dhe nga pjesëtar të këtij grupi , qe falenderonin mysafirët që unë kisha në program !

Në fund të ketyre shenimeve , dua dhe unë nga zemra ti falenderoj , në emër te stafit të radio Projektit 21, për humanizmin e tyre !

Për radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Danimarke me 13 prill 2020

Familja Rrugeja ne interviste ne radio Projektin 21 !

No Comments Intervista Lajme

Mbrëmjet e të premteve dhe të dielave , sa vinë dhe bëhen shumë interesante, sepse vinë mysafirë nga më të ndryshmit, që dëgjuesit e kësaj radioje për 18 vite aktivitet , nuk i kishin dëgjuar historitë e këtyre shqiptarve, sepse media është ka kaluar në një grup njerzish, që nuk duan të sjellin të vërteten e hidhur të kombit, por atyre u intereson mbajtja mirë me “eprorët” e tyre dhe lënë pas dore , ato që vërtet i kanë kushtuar gjithë jetën e tyre kombit dhe atdheut të tyre ! E tillë ështe dhe familja Rrugeja , nga qyteti i demokracisë , Kavaja . Ishin të parët vëllezrit Rrugeja që e ngritën zërin , kundër diktaturës komuniste , ku ata pësuan shumë për nje periudhë , derisa një ditë thuhet se erdhi demokracia, por a erdhi vallë vërtet demkracia . Familja Rrugeja nuk është e kënaqur me këtë tip demokraciet , që na afruan pasuesit e atyre që shkuan. Z. Rexhep thotë se demokracinë ne e menduam ndryshe , ku secili të respektohet në bazë të asaj që përcjell dhe jo një grup njerzish të vjellin dhe të bëhen të pasur ! Ai nuk e ka menduar në këtë mënyrë dhe shpreh hapur mos pajtimin e tij me këtë sistem që po sundon Shqipërin . Luftuam thotë Ai për ditë më të mira , por ato nuk dihet se kur do të vinë , vetem nëse populli rrëzohet dhe vinë një brez tjetër , të rinj që kanë studiuar jashtë. Ai tregon se është i paspunë , ka patur një bisnes të vogël , por dhe ai u mbyll.

Kur e pyet se a je i respektuar nga shteti , me shumë dhimbje të thotë – jo fare , por vetëm qyteti im , me ka shpall “Qytetar nderi ” i Kavajës . Tek bisedon me të kupton dhimbjen dhe brengosjen e këtij njeriu dhe kur i kthehesh viteve te 90 `dhe mendon keqëtrajtimet që i janë bërë dy vëllezërve Rrugeja në birucat e errta të sigurimit të diktaturës së egër dhe cnjerzore të vjen shumë keq , kur sheh këtë zhgënjim prej tij . Pyetjes se a keni dësirë të largoheni , ai tregon se mu desh të largohesha për të ruajtur kokën time dhe familjen, sepse ishim gjithë kohën nën kërcnim. Por u ktheva për të jetuar këtu në vendin tim , se për këtë luftova edhe pse situata nuk është e mirë, por shpresojmë se ditë më të mira do të vinë .

Më pas biseda kalon tek vajza e tij Gresida , një vajzë shumë e talentuar . Ajo që në paraqitjen e parë të saj din të paraqesë kulturën që ka fituar nga prinderit e saj , por din te sjelle para degjuesve edhe inteligjencen e saj të lartë . Ajo merret me krijimtari poetike ! Poezite e saja përcjellin situatën në të cilën kaloi babai i saj dhe krejt familja Rrugeja . Por Gresida ka një dashuri të pakufishme për kombin dhe atdheun dhe poezia e saj ka motivet nga atdheu. por ajo është e njohur edhe me histotoritë e kombit të saj , ajo shkruan edhe për Komandantin Legjendar , Adem Jashari, sepse lufta dhe sakrifikimi i tij dhe i familjes , ka zgjuar shumë interesin e kësaj vajze , që dhe babai i saj , ka sakrifikuar vetën dhe familjen që Ajo dhe fëmijët e tjerë të mbarë Shqipërisë të jetojnë në paqe dhe të shkollohen në universitetet më të mira të botës si dikur gjyshrit e tyre para vitit 44 `. Pastaj Gresida na sjell për dëgjuesin e radio Projektit , dy nga poezitë e saj , të shkruar aq bukur ! Në fund ajo shpreh mirënjohjen e saj të madhe që ju krijua një kohë që të fliste në një radio diaspore ! Kë u ndamë me Gresiden dhe babain e saj Rexhepin, por për tu takur përsëri kur Griseda të botojë librin e saj të shtatë !

Në emrin tim dhe të dëgjuesve i urojmë suksese Grisedes në krijimtarinë e saj letrare , por jetë të gjatë e shumë suksese edhe babait të saj !

Një falenderim shkon dhe pë z. Marsela Koci që e bëri të mundur këtë komunikim me këtë familje të nderuar të qytetit të demokracisë – Kavajës !

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani