Home

Lajme

Z.Joseph Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi, në radio Projektin 21

No Comments Intervista Lajme

Ditën e premte te datës 1 maj 2020 , për herë të parë në Radion tonë , ishte një intervistë e vecantë , me një njeri të Madh të Shqiptarisë dhe me një zonjë të nderuar , që të dy së bashku kanë bërë një binom të shkëlqyr, për të mbrojtur të drejtat e Shqiptarve e këta ishin ,z.Joseph Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi,që mbrojtën të drejtat e shqiptarëve në Kongresin dhe Parlamentin Amerikan, duke u bërë me dije që ky popull i vogël në Ballkan , duhet të mbeshtetet dhe të përkrahet me cdo kusht dhe me cdo mjet , sepse janë një popull , qe nuk ka dashur kurrë luftë. Ky popull gjithë historinë e tij , ka mbrojtur tokat e veta me gjak . Ishte Dioguardi inisiatori për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, ishte ai i pari shtetas amerikan , që pas 52 vjetës viziton Shqiperine dhe ishte Ai, qe mori nga udhëheqi i asaj kohe , Ramiz Alia , dokumentacionin e plotë për mbrojtjen dhe strehimin në Shqipëri të mijra Hebrejve dhe ai e paraqiti edhe në Kongresin amerikanë duke treguar kolegve të tij , se kush janë ky popull i vogël , me emrin Shqiptar .

Por ai u përballe me shumë probleme të ndryshme që kishin shqiptarët . Ai ndihmonte edhe në Amerikë shqiptarët që kishin nevoja të ndryshme . Nuk u ndal duke e njohur këtë popull të vogël , duke e bërë të njohur në të gjitha Kanceritë e Botës . Ishte Dioguardi , Ai që u përball me kryebishën e Ballkanit për , Milloshevicin , ku vetë Milloshevici e deklaroi në Gjykatët e Hagës , që Dioguardi ishte njeriu kryesor , qe ndikoi në bombardimin nga Nato të Serbisë për të dhënë lirinë Kosovës. Jo pa qëllim edhe populli e kanë quajtur me plot kuptim me emrin e madh Skenderbeu i Shqiptarve.

Nëse Skenderbeu luftoi me shpatë për të cliruar popullin e tij , i Madhi Dioguardi luftoi me pene dhe me Dipllomaci për ti dhënë popullit shqiptar lirinë dhe Pavarsinë . Ai dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi nuk u ndalen pë asnjë minut për cështjen shqipëtare . Edhe pse sot në pension , ato nuk ndalen për asnjë minut .

Edhe në radio Projektin 21 , ato shpalosen një pjesë modeste të asaj asaj pune të madhe që kanë bërë. Me shumë modesti ato folën edhe në intervistë me Moderatorin Luigj Shkodrani , duke treguar , aspekte të ndryshme të jetës së tyre.

Në fillim z. Dioguardi Foli për fillimet e tij dhe prejardhjen Shqiptare, ai bëre prezent fillimet e babait të tij në Amerikë dhe më vonë se si u lidhën me shqiptarët e athershëm në Amerikë. Por foli dhe për inisiativën, për të krijuar Ligen Qytetare Shqiptaro – Amerikane .

Por njëkohsisht edhe z.Shirley Cloyes DioGuardi , tregoi fillimet e saj dhe njohjet me shqiptarët , por dhe për kontributin e saj , në Shqipëri , në Kosovë dhe kudo ku është kërkuar ndihma e saj. Ajo është një Shote Galicë, sic e prezantoi z. Dioguardi që në hyrje të intervistës !

Gjatë intervistës kishte shumë mesazhe nga i gjithë bota, ku vlerësonin , kontributin , që ka dhënë Liga Qytetare , Shqiptaro – Amerikane , me Kryetarin e saj z. Dioguardi dhe Keshilltaren për cështjet e Ballkanit z.Shirley Cloyes DioGuardi .

Kjo intervistë u vlerësua nga shumë kritikë si intervista e parë ku z. Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi , ju dha mundësia të thonin mendimin e tyre deri në fund, sepse u tha në mesazhet e tyre , në shumë media të tjera , ju është shkurtuar , deformuar, por nuk ju është dhënë koha e mjaftueshme për tu shprehur . Të gjitha kët thenie për këtë intervistë na bëjnë ne shumë optimistë, meqë jemi media e parë , qe ju kemi krijuar këtë mundësi shprehjeje !

Shpresojmë që z. Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi, do ti kemi dhe herë të tjera në valët e radio Projektit 21 !

Edhe për mua që isha Moderator i programit dhe intervistues i tyre , ishte një nder dhe krenari për mua, ishte një ënderr që falë edhe bashkëpuntorve, që e mundësuan këtë ardhje të tyre në radio , u realizu kjo ëndërr e imja. Falenderimi im shkon për Kordinatorin – Labinot Shala , z.Sab Gashi dhe z. Agim Alickaj , Anëtar i Bordit Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptare – Amerikane .

Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë në video …

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *