Home

Lajme

REAGIMI ATDHETAR E PAQËSOR I DEPUTETIT KOSTAQ PAPA

No Comments Aktualitet Lajme

Prej disa ditësh në fb dhe celularin e tij Deputeti Kostaq Papa kishte pritur me dhjetra thirrje e mesazhe nga bashkatdhetarët që të reagonte për problematikat dhe vrasjet e Shqiptarëve në shtetin grek në mungesë të reagimit të Qeverisë Shqiptare.
Në Greqi periudhën e fundit janë vrarë 38 shqiptarë. Numri të vrarëve, të zhdukurve dhe të humburve gjatë 30 viteve në këtë shtet i kalon të 1000 personat!


Fillimisht Deputeti u përpoq ta mirte fjalën plr procedurë e pas dy-tri pengesave ja arriti të shprehte kërkesën që shteti të zgjohet e të reagoj. Kërkoi të reagoi qeveria, të reagoj Parlamenti përmes diplomacisë parlamentare!
Reagimit të qetë të deputetit ju përgjigj ndërprerja e fjalës se gjoja nuk ishte për procedurë.Ndërkohë që deputeti do kërkonte aktivizimin e interpelancave ne ministrat përgjegjës.


Kur deputetit i erdhi rradha të flasë fjalën e pregatitur për Projektligjin për Tregjet e Kapitalit ai e vazhdoi fjalën aty ku e la për procedurë sepse tha se është më e rëndësishme të flasim për mbrojtjen e Emigrantëve të cilët kanë mbajtur gjallë Atdheun këto 30 vjet ndërsa klasa politike e kalbur veç ka gënjyer, ka vjedhur e nuk i ka mbrojtur asnjëherë emigrantët sidomos ndaj keqtrajtimit që u ka bërë shteti grek vendi ku emigracioni Shqiptar ka dhënë kontributin më të madh e ka zhvilluar jetën e atij vendi në të gjitha aspektet dhe respekti që ka marr është racizmi e vrasja ndaj tyre.
Me një reagim atdhetar e paqësor Deputeti Kostaq Papa tha se nuk do pushonte kurrë së mbrojturi Emigrantët dhe me qetësi për të tërhequr vëmendjen e mediave shpalosi tri parrulla të madhësisë A4 !
Emigrantët janë pjesë e vyer e kombit tonë ndaj ata duhen mbrojtur e të mos lihen në mëshirë të fatit e në duartë e racizmit grek e antishqiptarizmit!
Me qindra janë mesazhet që i erdhën Deputetit nga e gjithë bota!
Rroftë Emigracioni Shqiptar!
Tiranë duke gdhirë 15 maj 2020

Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *