Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Kohet brenda meje .

No Comments Argëtim Letersi

Ndersa rri e mendoj e
perhumbur,
kredhur ne muzgun e argjendte
te buze mbremjes sime ,
e kaluara me dergjet
dritezbehte ,
e tashmja enderr , qe vec
enderr nuk qe .
Te dyja shqiten , ngjishen ,
kaperthehen
si dy te marre
ne prushhirin e dashurise
qe kurre s’ mori zjarr .

Kurthuar ne nje gershet te
bere pa shije ,
mlepksur me ngjyren daleboje
te kohes demode ,
relikt i epokes se perhimte
te se vetmuares vetrine .
Ne pluhurin e harreses ,
denim i hiresuar i fundit kujtim .

E une , cbej ketu me kembet kureshtare
ngulur ne rripin e kohes
neutrale
me veshtrimin prapa e
zemren qe rend perpara ?
Me syte qe ndjellin shpresen ,
buzagaz ,
por jo me te ndjerin maraz ,
nuk dua te heq zvarre
relikten e lene pas .

Sepse e ardhmja bulbezon ,
nuk pret ,
as fle brenda kornizez se
blerte ,
rajevizon profilin e shpirtit te
etshem
me rrebeshin e ngjyrave qe
derdhen haareshem .

Teuta Shaqiraj

Poggio , maj , shi 2020.

* Letra për kryebashkiakun Veliaj *

No Comments Lajme Opinion

Subjekti: Teatri Kombëtar i Shqipërisë i përzgjedhur për 7 vendndodhjet më të rrezikuara

I dashur Z. Kryetar i Bashkisë,

Me siguri jeni në dijeni që Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë.

Në Korrik 2019 Teatri Kombëtar i Shqipërisë është nominuar nga Fondacioni Gjirokastra, si pjesë e një fushate të madhe të shoqërisë civile për të shpëtuar ndërtesën, për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara për 2020”. Kjo është një fushatë e shtrirë gjerësisht e shoqërisë civile në mbarë Europën, që identifikon monumentet e rrezikuara dhe vendndodhjet në Europë si edhe angazhon partnerë publikë dhe privatë, në nivel lokal, kombëtar dhe europian për të siguruar një të ardhme rijetëzuese dhe të qëndrueshme për vendndodhjet. Programi “7 vendndodhjet më të rrezikuara” nisi në 2013 nga Europa Nostra, me Bankën Europiane të Investimeve si partner themelues.

Në Nëntor 2019, paneli korespondues këshillues, përzgjodhi në një listë të shkurtë 14 vendndodhje nga të gjitha aplikimet për programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” – duke përfshirë Teatrin Kombëtar të Shqipërisë. Deklarata për shtyp në lidhje me këtë njoftim, mban datën 10 dhjetor 2019, dhe mori mbulim të gjerë mediak në të gjithë Europën. Nga kjo listë e shkurtuar, Bordi i Europa Nostra-s, do të përzgjedhë shtatë finalistët në mars 2020.

Duke u nisur nga vlerësimi unanim, i shfaqur nga Paneli Këshillues për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me probabilitet shumë të lartë Teatri Kombëtar do të përzgjidhet si një nga “7 vendndodhjet më të rrezikuara”. Gjithashtu do të doja të shtoja që vendndodhje shqiptare janë përzgjedhur dy herë edhe në të shkuarën: Amfiteatri i Durrësit dhe Kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq. Në të dyja rastet, Europa Nostra e gjeti bashkëpunim me aktorët shqiptarë pozitiv dhe efektiv, duke theksuar konsideratën dhe respektin që vendi juaj ka për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Asnjë nga 29 vendndodhjet e përzgjedhura më parë në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” nuk është prishur dhe do të ishte risi nëse një fat i tillë i mjerueshëm do të ishte rezervuar për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me gjithë mbështetjen e treguar në nivel kombëtar dhe Europian. Ne sërish shpresojmë shumë që mund të kemi mbështetjen tuaj aktive në mbajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe japim mbështetjen tonë për të vepruar në këtë drejtim.

Prof. Dr. Hermann Parzinger
President Ekzekutiv
Europa Nostra

Une jam #OraNews Une jam #Media Une jam #Gazetar

No Comments Lajme Opinion

Kam punuar prej 6 vitesh ne media dhe e kam nisur karrieren time mediatike qe ne moshen 13 vjecare. Nuk po e bej kete shkrim qe te ndaj me ju eksperiencat e mia sepse shumica prej jush me njihni shume mire, por po e bej si nje person qe i ka dedikuar vite jete pasionit me te madh, qe tashme eshte profesion per mua, pra medias. Kam punuar ne 3 media te huaja, ne ato Amerikane dhe aktualisht jam ne nje media Daneze dhe nuk eshte pare kurre ne historine e mediave, brenda dhe jashte shqiperise, qe te rrezikohet transmetimi, pra e drejta e informimit te qytetareve per shkak sepse ky televizion eshte pa anesi politike dhe ka “perplasur” gjithnje vertetesi dhe transparence. Nuk kam qene kurre pjese e ekipit te RTV Ora & TV Ora News Ora News , por kushdo media te cenohet kam per detyre te ngrej zerin dhe ta mbeshtes sepse aty ndodhen te gjithe koleget e mi, miqt e mi dhe nuk mund te “flaken” ne rruge pa pike pergjegjesie nga lartemadheria e tij sepse ka frike te ballafaqohet me te verteten. Sa i takon gjobes se vendour koleges, Sonila Meço eshte antikushtetuese si cdo ligj tjeter i miratuar nga kjo qeveri. Pandemia nuk perhapet nga Sonila z.Rama, por perhapet nga papergjegjshmeria juaj (te cilat do kemi kohe ti transmetojme me vone).
Ti zoti kryeminister, ke hasur shume protesta, por nese bejne proteste gazetaret do dalesh i humbur.

Nga Aldo Sulollari

REAGIMI ATDHETAR E PAQËSOR I DEPUTETIT KOSTAQ PAPA

No Comments Aktualitet Lajme

Prej disa ditësh në fb dhe celularin e tij Deputeti Kostaq Papa kishte pritur me dhjetra thirrje e mesazhe nga bashkatdhetarët që të reagonte për problematikat dhe vrasjet e Shqiptarëve në shtetin grek në mungesë të reagimit të Qeverisë Shqiptare.
Në Greqi periudhën e fundit janë vrarë 38 shqiptarë. Numri të vrarëve, të zhdukurve dhe të humburve gjatë 30 viteve në këtë shtet i kalon të 1000 personat!


Fillimisht Deputeti u përpoq ta mirte fjalën plr procedurë e pas dy-tri pengesave ja arriti të shprehte kërkesën që shteti të zgjohet e të reagoj. Kërkoi të reagoi qeveria, të reagoj Parlamenti përmes diplomacisë parlamentare!
Reagimit të qetë të deputetit ju përgjigj ndërprerja e fjalës se gjoja nuk ishte për procedurë.Ndërkohë që deputeti do kërkonte aktivizimin e interpelancave ne ministrat përgjegjës.


Kur deputetit i erdhi rradha të flasë fjalën e pregatitur për Projektligjin për Tregjet e Kapitalit ai e vazhdoi fjalën aty ku e la për procedurë sepse tha se është më e rëndësishme të flasim për mbrojtjen e Emigrantëve të cilët kanë mbajtur gjallë Atdheun këto 30 vjet ndërsa klasa politike e kalbur veç ka gënjyer, ka vjedhur e nuk i ka mbrojtur asnjëherë emigrantët sidomos ndaj keqtrajtimit që u ka bërë shteti grek vendi ku emigracioni Shqiptar ka dhënë kontributin më të madh e ka zhvilluar jetën e atij vendi në të gjitha aspektet dhe respekti që ka marr është racizmi e vrasja ndaj tyre.
Me një reagim atdhetar e paqësor Deputeti Kostaq Papa tha se nuk do pushonte kurrë së mbrojturi Emigrantët dhe me qetësi për të tërhequr vëmendjen e mediave shpalosi tri parrulla të madhësisë A4 !
Emigrantët janë pjesë e vyer e kombit tonë ndaj ata duhen mbrojtur e të mos lihen në mëshirë të fatit e në duartë e racizmit grek e antishqiptarizmit!
Me qindra janë mesazhet që i erdhën Deputetit nga e gjithë bota!
Rroftë Emigracioni Shqiptar!
Tiranë duke gdhirë 15 maj 2020

Fotografia e Partiaemigracioni Shqiptar Kostaq Papa

Bëri BUJË në rrjet/ Deputeti që jeton në shtëpi të rrënuar sqaron aplikimin për bonus qiraje: Ju rrëfej keqkuptimin për ‘fëmrat’ dhe uiskin (INTERVISTA)

No Comments Intervista Lajme

FotoMontazh: Deputeti Kostaq Papa dhe shtëpia e tij e rrënuar në Sarandë
Ilir XHAFAJ për Newsbomb.al

“Ne kemi një deputet, Kostaq Papën, ka hedhur një ditë shtëpinë e tij, është si ato shtëpitë e Thumanës.” Kështu u shpreh ditë më parë deputeti Murrizi, kur i doli në mbrojtje kolegut Kostaq Papa, shtëpia e të cilit realisht është e shkatërruar. Vetë deputeti i ka vënë në dispozicion newsbomb.al foto nga shtëpia e rrënuar në fshatin Sopik të Sarandës.

Në një intervistë për newsbomb.al, zoti Papa është shprehur se shtëpinë në fshatin Sopik e ka ndërtuar për prindërit të cilët nuk jetojnë më, me paratë e mbledhura nga emigracioni, por që zyrtarët lokalë sipas tij dhe një firmë që kryen shpërthime me eksploziv ja kanë rrënuar.

“Shtëpia është dëmtuar rëndë nga veprimet abuzive të shtetarëve e komunarëve dhe nga minat e fuqishme që hedh një firmë gurore në këmbët e prapme të fshatit. Kjo firmë korrupton nënpunësit për aktivitetin dhe minat e paligjshme që hedh”, u shpreh deputeti Papa.

Sipas tij, firma Kalivioti SHPK është denoncuar dhe nga banorët e fshatit Sopik sepse me aktivitetin e saj ka dëmtuar mbi rreth 40 shtëpi, prej të cilave 3 janë gati të shembura. Zoti Papa thotë se pavarësisht komuniteti i atjeshëm është ngritur në protesta e ka bërë dhe peticione, nga autoritetet nuk ka pasur asnjë reagim.

Ka qenë pikërisht rrënimi i shtëpisë së tij nga firma Kalivioti SHPK që e ka detyruar deputetin Papa që të aplikojë për bonusin e qirasë. “Firma Kalivioti SHPK duhet bllokuar se po shemb fshatin më të vjetër të Shqipërisë! Pra Tranzicioni po më shkatëron këtë shtëpi të mundimeve të mia”, tha ai në një intervistë për gazetarin e newsbomb.al Ilir Xhafaj, ndërsa tregoi se dhe në diktaturë regjimi i kishte shembur shtëpinë ku lindi.

“Ndërsa Diktatura, kur isha fëmijë më shembi shtëpinë ku linda, nga më të mëdhatë në jug duke hedhur në rrugë familjen tonë 8 anëtarëshe, e na çoi si në internim në një kasolle në fund të fshatit”, përmbylli ai.

Të ardhurat e vetme për zotin Kristaq Papa, siç pohon vetë ai, janë vetëm ato që i jep funksioni si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në fokus të intervistës së gazetarit të newsbomb.al Ilir Xhafaj, nuk mund të mos ishte dhe deklarata e zotit Papa në Kuvend “për fëmrat”, e cila sipas tij, është keqkuptuar dhe është nxjerr nga konteksti qëllimisht sepse për të gruaja shqiptare meriton respekt.

“Dashakeqësia dhe keq interpretimi ishte thjeshtë një zhurmë nga të korruptuarit sepse kërkova kontrollin e tenderave koruptiv të viteve të fundit. Zhurmës ju bashkuan dhe ata që menduan se u bë deti kos e që mendojnë se ne me ndjeshmëri të lart, nga zhurma mund ta lëmë Atdheun pa legjislativ, sidomos në këto ditë të vështira që po kalojmë si Komb”, u shpreh deputeti Kostaq Papa.

Në intervistën për newsbomb.al, deputeti Kostaq Papa foli dhe për nisjen e sezonit turistik në Sarandë, pas pandemisë, qytet i cili sipas tij do të bëhet promotor i turizmit dhe argëtimit për pushuesit dhe turistët e shumtë që e zgjdhin si destinacion për pushimet verore.

Më poshtë, intervista e plotë e deputetit Kostaq Papa, për gazetarin e newsbomb.al Ilir Xhafaj:

1- Zoti Papa, si fillim uroj të jeni mirë familjarisht në këto ditë të vështira për të gjithë ne. Doja t’ju pyesja për mbledhjet online të Kuvendit në këtë periudhë pandemie, si ka qenë për ju dhe deputetët e tjerë kjo formë takimi të themi?

-Faleminderit! Uroj dhe ju të jeni mirë dhe ju. Cilado forma e realizimit të mbledhjeve, ne e kemi detyrim ti përgjigjemi detyrës për të realizuar funksionimin e Parlamentit, sidomos në kohë të vështira siç është periudha e pandemisë e që ka shtuar dhe më hallet e popullit dhe kombit tonë. Forma e realizimit online po realizohet me sukses e ndikon të jepen mendime konçize.

2- A mendoni se kjo formë takimi dhe diskutimi është aq efikase sa mbledhjet në Kuvend?

-U përgjigja më sipër. Kjo formë po ja arrin qëllimit. Komisionet e Kuvendi janë funksionalë e u përpunuan shumë projektligje e akte normative për 3 seancat e fundit plenare.

3- Zoti Papa, ditët e fundit ju keni publikuar në profilin tuaj pamjet e një shtëpie të rrënuar, si qëndron e vërteta e kësaj shtëpie? Deputeti Murrizi ju ka mbështetur publikisht për këtë kur ka thënë se jo të gjithë deputetët janë hajdutë.

-Është e vërtetë. Shtëpia ime që ndërtova në vendlindje për prindët e sëmurë që tani nuk jetojnë më, e ndërtova dhe për veten sigurisht, me të ardhura nga emigracioni disa vjeçar. Shtëpia është dëmtuar rëndë nga veprimet abuzive të shtetarëve e komunarëve dhe nga minat e fuqishme që hedh një firmë gurore në këmbët e prapme të fshatit. Kjo firmë korrupton nënpunësit për aktivitetin dhe minat e paligjshme që hedh.

Ka dëmtuar rreth 40 shtëpi, 5-7 puse gjeodezik privat i ka shteruar, rreth 3-4 shtëpi janë gati në shëmbje e disa familje braktisën shtëpitë nga ndotja e madhe që shkakton në mushkëri e frymëmarrje, asëm, bronshite e probleme të tjera.

Firma Kalivjoti shpk duhet bllokuar se po shemb fshatin më të vjetër të Shqipërisë! Pra Tranzicioni po më shkatëron këtë shtëpi të mundimeve të mia.

Ndërsa Diktatura, kur isha fëmijë, më shembi shtëpinë ku linda, nga më të mëdhatë në jug duke hedhur në rrugë familjen tonë 8 frymë, unë djali i vogël i shtëpisë, e na çoi si në internim në një kasolle në fund të fshatit!

Kolegun Murizi e falenderoj për mbështetjen. Unë jam betuar në flamur; nuk kam prekur e nuk do të prek asnjë qindarkë para publike!

4- Në marrje të mandatit ju keni aplikuar për bonusin e qirasë, a ka qenë shtëpia e rrënuar arsyeja?

-Sigurisht kur aplikova për bonus qiraje, shtëpia ishte e rrënuar dhe vazhdon Firma Kalivjoti Shpk të rrënoi me minat e forta që hedh, dhe pse fshati Sopik i Sarandës ka bërë disa protesta, petecione e kallzim penal ndaj saj e që shteti të marrë masa por dhe firma të riparojë apo rindërtojë shtëpitë e sopiqotëve.

Ne i kërkuam Parlamentit për të aplikuar për apartamente sociale konform ligjit e që paratë publike mos të bëheshin qira apartamentesh por të bëheshin apartamente për familjet e deputetëve të ndershëm e të varfër.

5- Po aktualisht ku jetoni, ju dhe familja juaj?

-Unë kam jetuar në shumë qytete të Shqipërisë por vendbanimin e kam në qytetin e Sarandës, ku 3-4 vitet e fundit të jetës familjes time dhe zyrtarisht ju bashkua nëna ime 80 vjeçare si antare e thjeshtë.

Në fakt në dokumentat civile unë nuk figuroj i martuar. Por në konceptin real e në respektin që kam për familjen si qeliza e shoqërisë dhe e Kombit Shqiptar, jam i martuar publikisht! Veç se për arsye të gjendjes ekonomike e goditjeve që na bënte militantizmi shtetëror partiak, jetonim shumë vite në distancë; unë në Tiranë e Sarandë dhe familja me 2 fëmijë të mitur në Shqipërinë e Mesme.

Prej vitit 1988 de fakto jetoj në Tiranë por pa shkëputur asnjëherë lidhjen me Vendlindjen time në Jugën e Bardhë, me qytetin tim të bukur në brigjet e Jonit.

6- Me çfarë te ardhurash jetoni dhe sa ka ndryshuar në këtë aspekt jeta juaj nga momenti që u bëtë deputet?

-Jetoj me të ardhurat që më jep funksioni Deputetit. Sigurisht që jeta ime është përmirësuar. Por ende vazhdoj të shlyej pasojat e viteve të kaluara kur nuk isha në punë dhe pse bëj pjesë në njerëzit më të shkolluar të Shqipërisë e sigurisht në njerëzit e ndershëm.

Sa grumbulloj ca lekë, bëj diçka ose shlyej diçka, por ende jemi larg asaj që si familje të bëjmë një jetë normale e me mjedise të rregullta familjare.

7- A del rroga e një deputeti për të përballuar shpenzimet e jetës së përditshme?

  • Sigurisht që del, por ende kam probleme nga vitet e kaluara dhe gjendja ime familjare e social-ekonomike!

8- Zoti Papa, ish-kryeministri Berisha ka qenë një zë i fortë opozitar në Kuvend, ulësen e të cilit e keni zënë ju. A mendoni se dhe angazhimi juaj aq i fortë sa ai i ish-kryeministrit?

-Mos u përpiqni të bëni krahasime që nuk bëhen! Si një politikan i pastër dhe si pjesë e Oratorisë Shqiptare jam një zë i fuqishëm opozitar në Parlamentin Shqiptar dhe zëri i vetëm Kombëtar në Parlament sepse vetëm fjala ime prek probleme kombëtare e çështje brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë në Trojet Etnike, në Kosovë, në Iliridë, në Malësi, në Kosovën Lindore Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, në Çamëri; në Emigracion, Mërgatë e Diasporën Shqiptare.

9- Një nga fjalimet tuaja më të komentuara ka qenë ai kur ju thatë një batutë për gratë, mendoni se deklarata juaj është keqinterpretuar? Pra, që opinioni publik nuk e kuptoi thelbin e asaj që ju keni dashur të tregoni në të vërtetë.

-Padyshim që fraza e shkëputur nga konteksti u keqkuptua e u keqkomentua. Respektoj shumë gjininë femërore, sepse të gjithë kemi lindur nga një grua, nga një nënë!

Ndaj ta mbrojmë gruan shqiptare e kujdo niveli qoftë ajo! Sepse ajo sjell në jetë antarët e rinj të brezave të Kombit.

Dashakeqësia dhe keq interpretimi ishte thjeshtë një zhurmë nga të korruptuarit sepse kërkova kontrollin e tenderave koruptiv të viteve të fundit. Zhurmës ju bashkuan dhe ata që menduan se u bë deti kos e që mendojnë se ne me ndjeshmëri të lart, nga zhurma mund ta lëmë Atdheun pa legjislativ, sidomos në këto ditë të vështira që po kalojmë si Komb!

10- Në CV tuaj personale keni përmendur disa aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, mund të na i shtjelloni ato?

-Prej vitesh jam Kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar (PESH) dhe Përfaqësuesi Politik i Emigracionit Shqiptar, kështu që shumica e aktiviteteve tona janë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. Jam pjesmarrës në shumë Kongrese, Konferenca, Simpoziume etj Kombëtare në Shqipëri e Troje Etnike por dhe në aktivitete ndërkombëtare të këtij niveli ku në shumë prej tyre kam thënë fjalën time të drejtpërdrejt e cila është pritur me interes!

Jam autor i shumë librave për çështjen kombëtare, një pjesë janë botuar.

I diplomuar në Fakultetin e Agronomisë në Korçë dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në mënyrë të rregullt. Njoh disa gjuhë të rajonit. Kam kryer 3 vjet të grupuar Doktoraturën në Fushën e të Drejtës Ndërkombëtare, para pak kohësh por për arsye financiare ende nuk kam përmbyllur procesin.

11- Për ta mbyllur zoti Papa, ju jeni deputet i Tiranës por keni lindur në Sarandë, qytet i cili është shumë i preferuar dhe i frekuentuar nga rinia në sezonin e verës ku përveç plazheve, një pjesë të rëndësishme të argëtimit e zënë dhe klubet e natës, të mbyllur nga qeveria. Çfarë propozini ju që jeta e natës të rinisë sërish në qytetin bregdetar?

-Në fakt kam lindur në Sopik të Sarandës në lindje të Butrintit, që është nga fshatrat më të mëdhenj, më historik e më të vjetër të Shqipërisë e ku shumica absolute i përkasin ortodoksisë kombëtare shqiptare dhe pse aty veprojnë ca kulisë për ti shndërruar fshatarët e mi në numëror topi e gjallesa në oborr të fqinjëve grabitqarë!

Ëndërra ime e fëmijërisë ka qënë Tirana, ku kaloja në vitet e shkollës gjithë pushimet verore e dimërore me gjyshërit nga mamaja. Dhe ja arrita të punoj përditë me pasion e përkushtim për të mirën e Tiranës dhe popullit të saj, gjumi nuk më zë kur prek familjet në lagjet e varfëra!

Banesa ime simbolike dhe adresa ime është në qytetin e Sarandës ku kam shoqëri e miqësi.

Me gjithë kohën e vështirë të pandemisë, besoj e shpresoj që qyteti im buzë Jonit, Saranda ashtu si gjithë Shqipëria do e kapërcejnë këtë situatë e them se vera me plazhin dhe turistët/pushuesit do të vijë. Sigurisht do të ketë disa rregulla që do mbahen për të mirën e jetës së popullatës, në jetën e përditshme, në plazh e në argëtim.

Shpresoj që Saranda dhe bregdeti i saj të bëhen premotore e rinisjes së jetës turistike e të argëtimit; mjedisi ku rinia të gjej vetveten, në kondita të reja. Saranda është një perlë e qytetarëve të saj por dhe e gjithë Kombit Shqiptar, sidomos pushuesit e Trojeve Etnike e preferojnë shumë. Tiranasit po e po! Saranda është e do të mbetet Kryeqyteti i Verës. E dua shumë qytetin tim që këto ditë më mungon.

FOTOT E SHTËPISË SË RRËNUAR TË DEPUTETIT KRISTAQ PAPA, NË FSHATIN SOPIK TË SARANDËS:

96019417_170704780926556_2501474616313118720_n.jpg
96157936_673474026825684_7529944725000814592_n.jpg
96013032_235077277722518_1559906867499499520_n.jpg
96080678_2587377628194642_1101015136912539648_n.jpg

Burimi /newsbomb.al/

Revolta e Qafë Barit/ 24 djem trima që tronditën diktaturën komuniste në maj të vitit 1984

No Comments Histori

Ishte krejt e paimagjinueshme ne vitin 1984 që dikush në Shqipëri të organizohej në një kryengritje kundër regjimit, e aq më tepër brenda hekurave të një burgu. Ka ndodhur në maj të vitit 1984, kur 24 djem trima të burgosur politik në burgun komunist të Qafë barit, u ngritën në një protestë të pazakontë dhe luftuan me gadrianët xhelatë kundër barbarisë së tyre. Është një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit. Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar të dhëna zyrtare për revoltën e Qafë Barit si është organizuar dhe çfarë ka ndodhur ato ditë në burgun komunist.

“Më 22.5.1984, ora 7.30, të dënuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla u kthyen në fjetinë pa realizuar normën. Komanda urdhëroi kthimin e tyre në galeri për të realizuar normën e punës. Të dënuarit Sokol Sokoli dhe Sokol Progri porositën të dënuarit të mos shkonin në punë. Policët Islam Doga dhe Fiqri Çakalli thërrasin të dënuarit që do shkonin në punë në zyrat e këshillit të riedukimit. Këta i thanë dy të dënuarve që duhet të plotësonin normën ose duhej të shkonin në birucë, të izoloheshin. I dënuari Tom Ndoja ua merr nga duart policëve Ndue Pishën dhe e largon.

Policën orvaten ta marrin, por me Tomën bashkohen edhe Sokol Sokoli dhe Sokol Progri dhe u kundërvihen policëve me gurë e tulla që kishin ndër duar. Në këto kushte ndërhyn një togë e përbërë prej 6 policësh me në krye komandantin e togës Edmond Caja, por këta thyhen nga një grup të dënuarish ku bënin pjesë: Sokol Sokoli, Sokol Progri, Tom Ndoja, Martin Leka, Dedë Nimani, Bajram Vuthaj, Ndue Kola, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka, Kostandin Gjordeni. Komandanti i togës së policisë Edmond Caja urdhëroi rreshtimin e të dënuarve në mence. Komandanti i repartit ndodhej me shërbim në Rrëshen. U njoftua kryetari DPB Edmond Çifligu. Nisi apeli emër për emër. Ata që kundërshtonin kërcënoheshin se do futeshin në birucë. Kostandin Gjordeni refuzoi të dalë nga menca.

Po kështu refuzoi edhe Sokol Sokoli i cili bashkë me grupin e tij çau rrethimin e policëve. Rreth 20-24 të dënuar duke pasur në duar materiale të marra nga një godinë që po ndërtohej qëndruan te sheshi mbi fjetore duke përbërë një skuadër përballë forcave të regjimit. Pas kësaj të burgosurit hyjnë në mencë sërish, pikërisht në kohën kur vijnë komandanti i repartit dhe kryetar i DPB. Thirrën emrat e të dënuarve për të dalë jashtë. I pari ishte Kostandin Gjordeni. Në raportin zyrtar pretendohet se i dënuari ka goditur murin me kokë, e pas këtij veprimi ka filluar përleshja midis të dënuarve e policëve, ndërsa në të vërtetë ai është goditur.

Policët kanë marrë Gjordenin për ta çuar në izolim, por të dënuarit, nisur nga solidariteti ndaj njëri-tjetrit i kanë sulmuar me çdo mjet. Pas daljes nga menca, të dënuarit kanë sulmuar policët me mjetet që kishin duke iu afruar derës kryesore. Në këtë çast, kryetari i Degës së Punë të Brendshme Pukë urdhëroi të qëllohej. Këtu plagoset Gjordeni. Në kamp erdhën zëvendësministri i Punëve të Brendshme (nuk specifikohet qartë në është Agron Tafa apo Zylyftar Ramiz Mahmutaj )dhe drejtori i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale Kasem Kaçi. Pas dorëzimit është përdorur dhuna në mënyrë masive”, shkruan Kastriot Dervishi.

Shtypja e revoltës

“Në dosjen e revoltës së Qafë-Barit.
“Qëllimi i kryerjes së kësaj vepre ka qenë që me anë të hapjes së veprimeve, shpërthimit të galerive, të realizonin arratisjen në mënyrë më të organizuar. Veprat penale të kryera nga të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore kundër rendit shoqëror socialist dhe shtetit të diktaturës së proletariatit…”
“Të dënuarit e kampit të Qafës së Barit Sokol Zef Sokoli, Sokol Zef Progri, Tom Kol Ndoja, Lush Prel Bushgjoka, Haxhi Shefqet Baxhinovski, Vllasi Llambi Koçi, Kostandin Sotir Gjordeni, Bajram Islam Vuthi, Martin Sokol Leka, Lazër Zef Shkëmbi, Hysen Halil Tabaku dhe Ndue Martin Pisha, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale të terrorit kundër përfaqësuesit të shtetit, parashikuar nga neni 50/1 e 13 Kodit Penal…
…i pandehuri Haxhi Baxhinovski shpjegon veprimet që ka kryer: Kur instruktori politik më pa thikën që mbaja në dorë, me tha ta dorëzoja atë, por unë nuk pranova dhe me të në dorë e sulmova duke e qëlluar në bark. Nuk e di nëse e thera apo jo.
…Vetëm kur dëgjuan krismat e plumbave të pushkëve, të pandehurit ndien frikën dhe forcën e madhe të diktaturës së proletariatit dhe filluan të tërhiqen…

Pushkatimi

…të dy të rinj… moshatar me ta jam… nuk flas dot… s’më lënë lotët… i morën nga qelia, natën, të lidhur…
Dhe s’dihet ku i çuan, ku i vranë…
Procesverbali është nënshkruar nga gjashtë veta… përbërja e komisionit të caktuar për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë… me 60 karikatorë kallashnikovi… nën drejtimin e shefit të policisë së rrethit…. Skeda më dridhej në dorë:
Sokol Sokoli, i biri i Zefit, datëlindja 1952, nga fshati Gërni i rrethit Tropojë, i dënuar me vendim Nr. 3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888, datë 7.6.1984, nuk i fali jetën. Tom Ndoja, i biri i Kolës, i datëlindjes 1952, lindur e banues në Kllogjen të rrethit Shkodër, dënuar me vendim Nr. 3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr. 888, datë 7.6.1984 nuk i fali jetën…
Mbi dokument janë shënuar me dorë rënkimet e fundit të të dy të dënuarve, pas mesnatës së 9 qershorit, para skuadrës së pushkatimit. Po kush i ka shkruar, pushkatarët? Ja:
Para ekzekutimit, të dënuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe në fjalën e fundit ai tha: “Mos më vrisni mbrapa. Gropën e hap vetë. Presidiumi i Kuvendit Popullor mirë ka ba. Nuk i kemi ba gja kujt”
I dënuari Tomë Ndoja në fjalën e fundit tha: “Të rrojë drejtësia!”
Në fund firmat… 30 rreshta, një faqe gjithsej…

Masakra e syve

…Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim… e pabesueshme… të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale:
“Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”.
Çfarë?! E lexova prapë. Tmerr! Vura duart mbi ballë si për të mbrojtur sytë nga një shkulje mizore. Ekzekutimi është bërë më 9 qershor, ora 24:00… pa togë pushkatimi, e kanë kryer dy persona… Cilët janë? Po ja, nga ata, të gjithë… Dhe pastaj u kanë nxjerrë sytë… si? Me bajonetë? Horror! Dhe ia kanë çuar ministrit sytë? Ku? Ia kanë lënë mbi tryezë? Po ai a ka trokitur në zyrën e Enverit për t’ia treguar? Shikonte diktatori? Vërtet ia dhanë Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore? Kriminale, thuaj. Ministritë e vdekjes!… Apo kanë dashur retinën a ndonjë nerv, që t’ia vendosnin syve të ngrirë të diktatorit? Si, me ç’mjet? Po ku mundin këta! Apo e kanë provuar një herë. Dhe zgjodhën sy të guximshëm, nga të maleve… Po në ata sy të vdekur ka qenë revolta, pushkatimi… mos kanë dashur t’i shohin, t’i kalonin në ndonjë mikrofilm a t’i zhduknin fare…? Po më dhembnin sytë… E ç’nuk kanë bërë këta, kanë prerë këmbë e krahë nëpër tortura, me sharrë, kanë shkulur thonj, dhëmbë, të brendshmet, rropullitë i kanë derdhur, kanë mbuluar njerëz të gjallë me kokën përjashta mbi tokë, fol, i kanë ulërirë, u kanë prerë gjuhën për të mos folur kurrë. Dhe u paskan shkulur sytë të vrarëve.
Jo, ua kanë shkulur para pushkatimit. Ej! U duheshin sy të gjallë… Mos! Po këta e paskan zhbërë njeriun fare!” rrefyer nga Visar Zhiti.

Burimi/kujto.al

SOT ESHTE 5 MAJI PER SHQIPTARET ESHTE CAKTUAR DITA E DESHMOREVE QE DHANE JETEN PER CLIRIMIN E VENDIT LAVDI

No Comments Lajme Opinion

… TI BEJM NJI PYeTJE VETES TE GJITH NE QE JEMI LARGUAR NGA VENDELIDJA DUKE MARR ARRATINE NEPER BOTEN MATANE…DHE KONSPIRACIONI SHOQEROR KUDO NDODHEN…ATA I KA ASIMILUAR DERI NE PIKEN E HARRESES !
Ne keto raste e dite te shenuara kombetare te gateshem per tu kthyer ne prifterinj pa fe …
ose pseudopatriot te zalisur mbi flamur blere sot….shitur dje!!!!
ZOTI RUAJT HISTORINE SHQIPTARE
SHQIPTARET NGA SHQIPFOLESIT
LAVDI ATYRE QE DHANE JETEN PER ATDHE
LAVDI ATYRE QE DHE GJALLE PUNOJNE PER ATDHEUN SI SHQIPTARE E JO VEGLA SERBO GREKE ..DUKE U KACAVJERE MEGALOMANISE INDIVIDUALE..konspiracionit UNE EGOIZMIT
LUM KUSH ADHURON IDENTITETIN E TIJ DHE JEP KOHEN DHE JETEN PER TE DHE QELLIMIT KOMBETARE
LAVDI E MBARESI
TE URRYER QOFSHIN ATA QE URREJNE DHE KANE TURP TE FLASIN SHQIP E THONE QE JANE SHQIPTAR…
RRIJINI LARG ATDHEUT
SHUME LARG …SE NJI DITE JU ZE MALLKIMI TIJ..
JU QE PRISNI RRADHEN ME LUGEN NE BREZ…
…DERISA I FUNDIT TE VDES !
POSHTE ARMIQT SHPIRTSHITURIT, EGOCENTRIKET, QE SHAJNE VRASIN E SHESIN ATE QE PER KOMBIN IDENTITETIN E TIJ PUNON!
KETE DITE (QOFTE DHE E KARL MARKSIT) ..LE T’JA LEJME KOSHIENCES SHQIPTAREVE QE LIRINE E KANE ….KANE KUFIJTE E TYRE …DHE PRESIN “LEJE ” ? KUSH NA MORRI LEJE NE !!

TE BASHKOJNE SHPIRTIN sic kane GJUHEN !
Ne emer te ATYRE QE DHANE JETEN TREVAVE SHQIPTARE
LAVDI
RROFTE ATDHEU RROFTE SHQIPTARIA
SHITESAVE DHE SPIUNEVE ANTISHQIPTARE
VDEKJE !
MADI 5 MAJ 2020 TRIESTE ITALI

Shkruar nga Mardena Kelmendi- Facebook

Z.Joseph Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi, në radio Projektin 21

No Comments Intervista Lajme

Ditën e premte te datës 1 maj 2020 , për herë të parë në Radion tonë , ishte një intervistë e vecantë , me një njeri të Madh të Shqiptarisë dhe me një zonjë të nderuar , që të dy së bashku kanë bërë një binom të shkëlqyr, për të mbrojtur të drejtat e Shqiptarve e këta ishin ,z.Joseph Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi,që mbrojtën të drejtat e shqiptarëve në Kongresin dhe Parlamentin Amerikan, duke u bërë me dije që ky popull i vogël në Ballkan , duhet të mbeshtetet dhe të përkrahet me cdo kusht dhe me cdo mjet , sepse janë një popull , qe nuk ka dashur kurrë luftë. Ky popull gjithë historinë e tij , ka mbrojtur tokat e veta me gjak . Ishte Dioguardi inisiatori për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, ishte ai i pari shtetas amerikan , që pas 52 vjetës viziton Shqiperine dhe ishte Ai, qe mori nga udhëheqi i asaj kohe , Ramiz Alia , dokumentacionin e plotë për mbrojtjen dhe strehimin në Shqipëri të mijra Hebrejve dhe ai e paraqiti edhe në Kongresin amerikanë duke treguar kolegve të tij , se kush janë ky popull i vogël , me emrin Shqiptar .

Por ai u përballe me shumë probleme të ndryshme që kishin shqiptarët . Ai ndihmonte edhe në Amerikë shqiptarët që kishin nevoja të ndryshme . Nuk u ndal duke e njohur këtë popull të vogël , duke e bërë të njohur në të gjitha Kanceritë e Botës . Ishte Dioguardi , Ai që u përball me kryebishën e Ballkanit për , Milloshevicin , ku vetë Milloshevici e deklaroi në Gjykatët e Hagës , që Dioguardi ishte njeriu kryesor , qe ndikoi në bombardimin nga Nato të Serbisë për të dhënë lirinë Kosovës. Jo pa qëllim edhe populli e kanë quajtur me plot kuptim me emrin e madh Skenderbeu i Shqiptarve.

Nëse Skenderbeu luftoi me shpatë për të cliruar popullin e tij , i Madhi Dioguardi luftoi me pene dhe me Dipllomaci për ti dhënë popullit shqiptar lirinë dhe Pavarsinë . Ai dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi nuk u ndalen pë asnjë minut për cështjen shqipëtare . Edhe pse sot në pension , ato nuk ndalen për asnjë minut .

Edhe në radio Projektin 21 , ato shpalosen një pjesë modeste të asaj asaj pune të madhe që kanë bërë. Me shumë modesti ato folën edhe në intervistë me Moderatorin Luigj Shkodrani , duke treguar , aspekte të ndryshme të jetës së tyre.

Në fillim z. Dioguardi Foli për fillimet e tij dhe prejardhjen Shqiptare, ai bëre prezent fillimet e babait të tij në Amerikë dhe më vonë se si u lidhën me shqiptarët e athershëm në Amerikë. Por foli dhe për inisiativën, për të krijuar Ligen Qytetare Shqiptaro – Amerikane .

Por njëkohsisht edhe z.Shirley Cloyes DioGuardi , tregoi fillimet e saj dhe njohjet me shqiptarët , por dhe për kontributin e saj , në Shqipëri , në Kosovë dhe kudo ku është kërkuar ndihma e saj. Ajo është një Shote Galicë, sic e prezantoi z. Dioguardi që në hyrje të intervistës !

Gjatë intervistës kishte shumë mesazhe nga i gjithë bota, ku vlerësonin , kontributin , që ka dhënë Liga Qytetare , Shqiptaro – Amerikane , me Kryetarin e saj z. Dioguardi dhe Keshilltaren për cështjet e Ballkanit z.Shirley Cloyes DioGuardi .

Kjo intervistë u vlerësua nga shumë kritikë si intervista e parë ku z. Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi , ju dha mundësia të thonin mendimin e tyre deri në fund, sepse u tha në mesazhet e tyre , në shumë media të tjera , ju është shkurtuar , deformuar, por nuk ju është dhënë koha e mjaftueshme për tu shprehur . Të gjitha kët thenie për këtë intervistë na bëjnë ne shumë optimistë, meqë jemi media e parë , qe ju kemi krijuar këtë mundësi shprehjeje !

Shpresojmë që z. Dioguardi dhe z.Shirley Cloyes DioGuardi, do ti kemi dhe herë të tjera në valët e radio Projektit 21 !

Edhe për mua që isha Moderator i programit dhe intervistues i tyre , ishte një nder dhe krenari për mua, ishte një ënderr që falë edhe bashkëpuntorve, që e mundësuan këtë ardhje të tyre në radio , u realizu kjo ëndërr e imja. Falenderimi im shkon për Kordinatorin – Labinot Shala , z.Sab Gashi dhe z. Agim Alickaj , Anëtar i Bordit Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptare – Amerikane .

Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë në video …

Për Radio Projektin 21 – Luigj Shkodrani

Behgjet Pacolli në jahtë me Vuçiqin, Radojiqiqin dhe zyrtarë të Listës Serbe

No Comments Aktualitet Lajme

Behgjet Pacolli në jahtë me Vuçiqin, Radojiqiqin dhe zyrtarë të Listës Serbe
Vuciqi dhe Pacolli, foto e “rastesishme”. Kështu thotë opinionisti Agim Vuniqi, i cili ka postuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto ku shihet Pacolli me Vuçiqin, Radojiqiqin dhe zyrtarë të Listës Serbe.

Të njëjtën foto e kishte shpërndarë në vitin e kaluar edhe gazetari serb, Miroslav Vujovic, i cili kishte shkruar “Presidenti po kontrollon sa kushton një jaht”.

Kujtojmë se Behgjet Pacolli deklaroi që u frikësua nga shteti i Kosovës për një sulm terrorist mbi avionin e tij, duke bërë kështu që kjo deklaratë të bëj jehonë në mediat serbe.

Image

Burimi/Bota Sot

KATER POEZI PER CAMERINE . SJELLE NGA POETJA GRESILDA RRUGEJA.

No Comments Argëtim Letersi

TITULLI : PER CAMERINE ME MORI MALLI

Per ty Cameri me mori malli
Lotet me rrjellin ne te shkretat sy
Djerset me pikojne nga balli
Sa shume mall kam per ty

Poezia ime shume thote
Si gjithmone dhe kete here
Brenda saj pikon lot
Camerine kerkon perhere

Atje ne viset e Camerise
Ku bijte e shqipes deshmore rane
Celen lulekuqet e lirise
Dhe perqafuan nje nga nje trimat qe rane

Cameria ende vajton
Dheu me dekada e ka renduar
Cdo gure dhe drure atje lengon
Per bijte e saja qe i kane debuar

Nuk e shikon o Shqiperi
Qe askush nuk te qendron prane ?
A nuk e sheh qe tokat ti copetuan ?
Edhe ty te shkrete te lane

Tani eshte casti i Shqiperise
E fundit ore po vjen
Te lire te jetojme ne trojet e Camerise
Aty shpirti yne qetesi gjen.

GRESILDA RRUGEJA . 26 ,12 , 2019 .

TITULLI : CAMERIA NA KA MUNGUAR

Cameri perse derdh lot ?
Qetesine kush ta ka prishur ?
Fshiji lotet se nuk ti shoh dot
Gjithmone te dua si ylle i ndritur

Cameri toke e bekuar
Te dua e shume te cmoj
Pa ty ndjehem e deshperuar
Pa ty une nuk jetoj

Ah , kjo poezia ime
Sa shume po renkon
Qan ,qan , me renkime
Camerine ajo kerkon

Te lutem shume o i madhi Zot
Trojet tona na i bashko
Na i ndalo te shkretat lot
Vuajtjet tona na i largo

Ah , Evrope ne shpirte na vrate
Ne shpirte e zemer vrare aq shume
Shqiperine e copetuat e dhimbje i late
E lotet ne troje na i derdhet lume

Lengon pa reshtur si moti me shi
Shqiponja dy krenare atje mbi male ku rri
E perlotur veshtrimin drejte Camerise vervit
Bashkimin e Camerise me Shqiperine eshte duke prit.

GRESILDA RRUGEJA .25 , 12 , 2019 .

TITULLI : PER CAMERINE POEZI THUR .

Shpirti flake mu dogj mua
Kur mesova kete histori
Cameri te them me mall : te dua
Pa ty jetoj e zhytur ne vetmi

Sa e bukur je Cameri
Me fusha , male e brigje te lulezuara
Zemra ime tash e di
Se si kane rrjellur ngjarjet ne kohet e shkuara

Moren rrugen te brengosur
Burra , pleq , gra e femi
Te rraskapitur e te sakatosur
Duke pare shume mizori

Atje ku cel lulja e pranveres
Qe fushave u jep aq nure
Une poetja shkruaj hera , heres
Poezi per Camerine bukur thur

Po deri kur do vazhdoje kjo histori e gjate
Qe shqiptareve i nxiu jeten
Edhe ndjenjat i vrate
Dhe mbyti te verteten

Dekada te tera shkuan
Cameria shume te dhemb
Me vuajtje vitet e mbuluan
Malli te djeg per te shtrenjtin vend

Atje as bylbyli sot s’kendon
Toka eshte thare eshte bere prush
Cdo drure e gure fort renkon
Per Camerine mall ka gjithkush

Cameri o vend prrallore
Ti je drite e Shqiperise
Kenget tuaja shekullore
Rrojne ne zemrat e shqiptarise

Fluturo shqiponje mbi male
Dhe kerko viset e tua
Ngre flamurin me dy krena
Ne Cameri , ne trojet e tua .

GRESILDA RRUGEJA . 02 , 12 , 2019 .

TITULLI : CAMERI O VENDI YNE

Cameri o vend prrallore
Plage e jona e pasheruar
Zemren tende bardhe debore
Valle ty kush ta ka lenduar

Perse vajton o bylbyl kengetare ?
Atje ne viset e Camerise
Shpirti yte mos valle eshte vrare
Se Camerine ja kane lene Greqise

Cameri , sa shume lot jane derdh per ty
Lume i loteve qe nuk shteron
Qajne , qajne , te shkretat sy
Per token meme qe po renkon

Si mund te qeshi buza jone
Kur ne token tone asnje njeri s’mbeti
Se hija e zeze si gjithmone
Perzuri dhe foshnjat e njoma , qe nga djepi

Cameri , bijte e tu , token me gjak e kane vaditur
Me gjakun qe rrillte si rreke
Per lirine ata jane ngritur
Dhe jeten dhane per Atdhe

Shqipetare zgjohuni nga gjumi
Cameria eshte plage qe dhemb
Europen plake ta shkundni
Diktaturen ta luftojme dhembe per dhembe

Cameri , amaneti nuk shuhet kurre
Bijte e tu presin te kthehen te pragu
Te puthin me mall toke e gure
Shume i gjate do te jete ate dite vargu

Cameri o bukuri
Ti je bija e nenes Shqiperi
Flamurin kuq e zi , bukur po e valon era
Bashke me pavarsine do te vije pranvera .

GRESILDA RRUGEJA . 08 , 12 , 2019 .