Home

Lajme

Teuta Shaqiraj – Jam dashuruar me qiellin

No Comments Argëtim Letersi

Me lini te kridhem ne blune qiellore
Te fundmet buzembremje qershori ,
pranverore,
me rene puplore zemra le te mbeshtillet ,
si zambaku i bardhe te ruhet te mos
vyshket

mbrenda syrit tim , ylli polar le te shuhet
puhize e lehte mendja mbi ajër le te shtrohet
le të shtrohet,
yjet ziliqare si kripa le te treten
ne goten e mallit , ngjyrat e shpirtit te derdhen

Kjo buzembremje qershoi si vashe tekanjose
Here me ndjell rrebesh e here fryn me naze
Udhën hap deshira,te te flere ne endrra
Draperit henor , syne capken shkel vasha .
Teuta shaqiraj

Teuta Shaqiraj – Te dua enderr e pafaj

No Comments Argëtim Letersi

Me c’fjale magjike me ngjite
atje lart
me enderren ” sikur ” , qe ndez
e perflak ,
si avulli i ngrohte zemre , qe shtratin
braktis
te shkrihet nje me rene , rend , e farezen
te ngjize .

Trazimi theu naten ,lakuriq
xhveshi shpirtin
oret fluturake kthyera pare e mbrapsht
si stinet e harlisura qe ngrohin e
ftohen nje cast ,
enderr e pafaj o zhgjender qe , a mirazh
real ?

Si pika mbi i – te , magjiplote sodis
dua te zbres poshte me zemren qe
ndjell frike ,
lehtshem i papeshe ndjehet
trupi im
jam une , o ngjasia e shembellimit
tim ?

Zemra e perzhitur e fluterzat
ne bark
re pulebardhe behet , flaterzat i ngre
hark .
Embelak nje me harkun , si shtise
graviteti
malli zbret ngadale , e une puhize deti .

Teuta Shaqiraj , 7 giugno 2020

Përkujtuam Betejen e Kosovës të vitit 1389

No Comments Argëtim Histori

Me 28 Qeshor të vitit 2020 përkujtuam Betejen e Kosovës të vitit 1389 që u zhvillua në mesë të Perandorisë Osmane dhe shtetit të Arbërit dhe fqinjëve të arbërit, të cilët në një farë menyre i tradhetuan Arbërorët dhe në atë betejë fitoi Perandoria Osmane edhe pse njëri nder luftarët më të spikatur arbëror vrau për vdekje në dy lufim Sulltan Muratin e parë, e ky është arbërori Millosh Nikoll Kopiliqi i lindur në Fshatin Kopiliq të Skënderait. Njëherit trupi i Millosh Kopiliqit gjindet në kodër të varrezat e vjetra në fshatin Rezall të Drenicës.
Ne organizim të këtij përkujtimi të organizuar nga Foleja Kombëtare Shqiptare në drejtimin e Elida Jorgoni, ju bashkuan edhe disa aktivist të LSHB-së.
Qëllimi i këtij përkujtimi është mbrojtja e ngjarjeve historike të asaj mesjete që serbët po mundohen ta përvetsojnë me falcifikimin e historisë.

Beteja e Kosovës u zhvillua në rrethinë të Prishtinës, Kosovë në vitin 1389 në fshatin Mazgit.

Në të bënin pjesë personalitete të shquara shqiptarë si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti,Dhimitër Jonima, Andrea Gropa etj. Këta, më forca të bashkuara, moren pjesë në betejën që u zhvillua në afërsi të Prishtinës, më 28 qershor 1389. Në këtë betejë të përgjakshme dhe të pabarabartë që u zhvillua ndërmjet 20.000 ushtarëve osmanë dhe 20.000 luftëtarëve ballkanas u shqua luftëtari Millosh Nikolla Kopili, i cili arriti të vriste Sulltan Muratin I.

Gjon Muzaka (nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510)

… E pastaj Murati iu vërsul Serbisë e Bullgarisë, por Llazari, despoti i Serbisë, Markoja, mbreti i Bullgarisë, Teodor Muzaka, trashëgimtari i dytë i Shtëpisë sonë, e bashkë me të sundimtarë të tjerë të Shqipërisë, u ndeshën më osmanët. Aty u thyhen të krishterët e mbeti i vrarë edhe Teodori ynë, që kishte sjellë më vete një ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbisë që më vonë osmanët e vranë. Paskëtaj filluan luftërat e paprera të osmanëve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën aq shumë bujarë e luftëtarë trima. Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.

Shkruar nga Frasher Racaj

Burimi/Facebook / Frasher Racaj

Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj
Fotografia e Frasher Racaj

Kosova,Shqiptarët,Historia

No Comments Argëtim Histori

Vëllai mund të vritet atëherë kur bën (tradhëti)kombëtare…!

(Kujtime nga profesor Anton Çetta)

Në një takim në katundin Lupç të Llapit,në familjen e heroinës së Kosovës,Ylfete Humolli,që në udhën e dijes për në shkollë e kishin vrarë forcat ushtarako-policore-paramilitare të Serbisë,vetëm pse ishte shqiptare dhe kërkonte Liri,Demokraci,Pavarësi për Kosovën…!

Po në ketë takim në Lupçin e Ylfetes,ishte profesori dhe Plaku i urtë i Kosovës,Anton Çetta,i cili në porosinë e motit të madh bëri pajtimin e kombit shqiptar dhe kurdisja e orës për krismat e pushkëve të djelmenisë së UÇK-së kundër regjimit me logjistikën ushtarake të gjenocidit të Serbisë së Millosheviçit.

Profesor Anton Çetta fliste me zërin e tij karaktersitik të ëmbël të akorduar në sintaksën e tij kombëtare,për djeshmën dhe të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan.

Në shtypin e kohës për heronin Ylfete Humolli dhe për moshatarët nëpër udhët e rezistencës në Kosovë pata shkruar artikullin ,,Ylfete Humolli dhe shoqet e brezit e gjuanin hasmin me gurë…,,!(Fjala jonë,Prishtinë).

Biseda me profesor Anton Çetta nuk kishte fund.Në odën e burrave ,dikur,doli një zë burri duke e pyetur profesorin:

– Profesor,kur duhet të vritet vëllai…?-dhe në odën e burrave për një çast u shtangën të gjithë dhe,mezi prisnin se çfarë do të thoshte Njeriu i Udhës së Kombit Shqiptar…?

Për një çast profsor Çetta,tymosi ngadale cigarën dhe me shikimin e tij burrëror,nisi të përgjigjej për pyetjen,që,shumë prej nesh për herë të parë e dëgjonim…!

– Vëllai nëse e kërkon shtëpinë,jepjani…!
– Vëllai nëse e kërkon livadhin,jepjani…!
– Vëllai nëse e kërkon malin,jepjani…!
– Vëllai nëse kapërcen murin e turpit,faleni…!-thoshte në mes rreshtave të refrenit profesor Çetta në odën e Llapit.

Dhe,sërish e ndezi cigarën dhe përmes tymosjes nisi të flasë:

– Por,nëse vëllai ka bër tradhëti kombëtare,hane drekën e fundit dhe me një plumb të kryeni obligimin që kemi kur e kur vjen në pyetje Kombi,Atdheu,Kosova,-ishte fjala e profesor Anton Çetta në odën e burrave në Lupçin e Ylfete Humollit dhe bijes së Llapit të Adem Demaçi…!

(Shënuar në Lupç të Llapit)

Nga Skënder Karaçica

Burimi/Facebook/Skënder Karaçica S

Ligji i ri për minoritetet, reagon Marin Mema: Minoritet me 300 firma? Antikombëtare

No Comments Lajme Opinion

Gazetari i Top Channel Marin Mema, i cili ka kryer shume emisione të debatuara për problemet në zonat e Sarandës dhe Delvinës, nëpërmjet një statusi në facebook e cilëson antikombëtare draftin e paraqitur për miratim në Kuvend.
STATUSI:
Minoritet kombëtar me 300 firma ? Komisione të posaçme që shqyrtojnë kërkesa të tilla ? Tabela e gjuhë pa hesap për minoritete fantazëm në zona ku nuk ka të tillë ?! Kjo është ANTIKOMBETARE dhe pikë. Ky projekt-vendim është ANTIKOMBETAR ! Fqinjët tanë janë në BE, por nuk njohin asnjë minoritet e kërkojnë të tillë edhe atje ku nuk ekzistojnë dhe nuk kanë ekzistuar kurrë.

Si mundet kjo ? A nuk kemi edhe ne të drejta sipas normave ndërkombëtare ? A nuk janë konventat ndërkombëtare të vlefshme për të gjithë ? A nuk e duam edhe ne Europën si të tjerët (madje edhe më shumë) ? A nuk kemi edhe ne histori, kulturë, trashëgimi e identitet kombëtar ? A nuk jemi edhe ne një komb europian ?
Por ne çfarë bëjmë ? Ne shtojmë e shtojmë e shtojmë derisa na ulin edhe pantallonat. Pranojmë varreza për ushtarë pushtues, pranojmë memoriale, pranojmë tabela, nuk flasim kurrë për shqiptarët autoktonë dhe pronat e tyre, por bëjmë gjithçka na kërkohet me një nënshtrim të turpshëm. Të turpshëm!

Me këto kushtëzime e veto na ka mbetur të na kërkojnë ndonjë ditë edhe të ndryshojmë emrin e vendit tonë, apo flamurin e gjuhën. Kjo nuk mundet të vazhdojë më. Nuk mundet të vazhdojë më! – Përfundon Marin MEMA.

Të shihen ,,dëshmitë,,që ka afruar Beogradi për Gjykatën Speciale në Hagë dhe kundër Kosovës…!

No Comments Lajme Opinion

E kohës

Të shihen ,,dëshmitë,,që ka afruar Beogradi për Gjykatën Speciale në Hagë dhe kundër Kosovës…!

Në të gjitha emisionet,,ekskluzive,,në TV në Beograd dhe në Serbi,po dalin të dhënat përmes rreshtave se si Beogradi dhe qarqet e shërbimeve sekrete serbe(ushtarako-policore)kanë afruar,,dëshmi,,në Dhomat Speciale të Gjykatës Speciale(një etnike për shqiptarët),ndonëse kriminelet dhe vrastarët e formacioneve ushtarako-policore dhe paramilitare të regjimit fashist të Sllobodan Milloshevqit,sot më buzë në gaz po shetisin si heronj të Serbisë nëpër sheshet e Beogradit pa asnjë gjykim të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë(sic!).

Po sot,insitutcionet shtetërore të Kosovës dhe në bashkëpunim me institucionet relevante ndërkombëtare(BE-SHBA),të shihen nga afër dhe të vërtetohen ,,dëshmitë,,që ka afruar nën tokën e qarqeve të shërbimeve sekrete të Serbisë për gjoja ,,krimet e luftës në Kosovë,,dhe ndaj serbëve dhe të tjerëve jo shqiptar dhe,për të ashtuquajturën ,,brengose,,për vrasje të shqiptarëve lojal ndaj regjimit të Serbisë(!))në Dhomat e Specializuara(vetëm për shqiptarët)në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Të gjitha ,,dëshmitë,,e nëntokës së shërbimeve sekrete serbe, që ishin dorë e zgjatur e krimeve deri në shkallë të gjenocidit në Kosovë,mos të pranohen dhe si të tilla të hidhën poshtë në kantën e mbeturinave pas derës së Dhomave të Specializuara në Gjykatën në Hagë(!).

Për këtë i bëj thirrje tërë turpit mbrojtës (avokatëve të Kosovës dhe ndërkombëtar)si dhe gjykatësve në këtë institucion ndërkombëtar të drejtësisë në Hagë,që ketë reagim nga diaspora shqiptare në Amerikë të kenë parasysh për hirë të kodit të drejtësisë ndërkombëtar,ku agresori nga Serbia me skenarët kundër shqiptarëve dhe Kosovës,e kanë lënë të lirë
dhe gjykohet viktima shekullore shqiptare nën rregjimet më të egër të Serbisë fashiste në zemër të Evropës!

Rroftë Populli Shqiptar!
Rroftë Republika e Kosovës!
Rroftë djelmenia e UÇK-së!

Çikago,qershor të motit 2020

Burimi/Facebook

Rama: Aktakuza, nje tekst qe hedh balte mbi shqiptarine

No Comments Aktualitet Lajme

Kryeministri Edi Rama gjatë seaancës së sotme plenare mbajti një fjalim në lidhje me aktakuzën e bërë dje publike ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Kreu i qeverisë sonë e konsideron aktakuzën baltë që hidhet jo vetëm mbi Kosovën, por mbi tërë shqiptarinë.

“Janë ata që vendosën jetën në pikëpyetje përballë parashikimeve dhe këndvështrimeve të kohës sipas të cilave Kosova e pavarur ishte një herezi ndërkombëtare. Të jemi të qartë, drejtësia është drejtësi dhe nuk është drejtësia në vetvete dhe as kërkimi i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e vetë Kuvendit të Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha, të rënda, të papranueshme në heshtje, por është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces ndaj dy udhëheqësve të luftës dhe paqes në Kosovë. Një tekst i shkruar që edhe sikur të jetë juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë i ngjan një fletë rrufeje të revolucionit kinez, ku prezumon vetë prezumimin e pafajësisë. Kjo e kthen atë tekst në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm duke shpërndarë nëpër krejt botën, sot e zvogëluar, prej shpejtësisë së vrapimit të lajmit, që nuk është thjeshtë një baltë mbi Thaçin apo Veselin, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se aktakuza është një prelud mediatik që hedh pikëpyetje të rënda mbi luftën e Kosovës. Rama tha se udhëheqësit e UÇK-së e kanë shkruar vetë historinë dhe janë vendosur në anën e drejtë të saj.

“Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve, jo për vendin e viktimave të agresionit. Në fund të ditës ai tekst indinjues që nuk është aktakuza, por një prelud i pakuptueshëm në aspektin juridik, në aspektin e procedurës së një drejtësie të drejtë, një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon. Por që si i tillë ngre një valë pikëpyetjesh, pikëpyetje të rënda jo vetëm në lidhje me pastërtinë e liderëve politikë, por për kauzën e luftës së Kosovës. Duke mos qenë as nga Kosova as nga Shqipëria nuk kanë mundur ta ndiejë se sa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale prek dhe prekin për faktin se tashmë udhëheqësit e UÇK janë thuajse të tërë të akuzuar në 21 vjet si individë me dy koka që nga një anë kanë udhëhequr luftën dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, kanë ngrënë, fëmijë, kanë ngrënë rom. Përballë historisë asnjë prej Thaçit, Veselit, Haradinajt e të tjerëve në 21 vjet nuk kanë nevojë për asnjë mbrojtje publike sepse përtej kësaj tërkuze gjyqësie eksperimentale ndërkombëtare ata janë vendosur në anën e drejtë të historisë dhe e kanë bërë historinë vetë”, tha Rama.

Sipas kryeministri Edi Rama, njoftimi i bërë publik të mërkurën barazon në këtë rast viktimën dhe agresorin.

Ai u shpreh se ndryshe nga Kosova, ku odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vitesh në Serbi nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer ndaj shqiptarëve atje. “Një zero me xhufkë turpëruese!” tha Rama.

“Nuk ka luftë pa vendime të gabuara, pa gabime vetjake, pa lëshime të rastit. Por ama asnjë gabim individual asnjë vendim i gabuar nuk mund ta përmbysë peshoren e drejtësisë së historisë duke vendosur. Një ndërmarrje barbarie shtetërore e orkestruar nga Millosheviçi dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm, dhunoi 20 mijë gra, nxorri me dhunë ushtarake dhe paraushtarake 1 milion shqiptar nga Kosova brenda pak javësh. Tani që flasim dhe lexojmë aty një njoftim që flet për rreth 100 viktima… ça është kjo rreth 100? Si mund të jetë një njoftim rreth 100? Po pse jo rreth 1000 apo rreth 50? Pra në nëntokën e Serbisë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe në këmbim të kërkesës për drejtësi të marrin nga mbitoka vetëm heshtjen e injorimit mijëra trupa pa jetë shqiptarësh. Nuk di të ketë pasur në proces ndonjë njoftim për ndonjë aktakuzë, sepse nuk kanë në fakt. Nuk kalohet kjo me deklarata si ato qëndrime në autobus me dy qëndrime, nuk kalohet. Këtu është fjala për të thënë të vërtetën e thjeshtë kumbuese. Më vjen keq në këto raste. Është e vërtetë që një numër i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbomëdhenj është dënuar, por ama po të shikosh në pasqyrë gjykatat vendore të Kosovës dhe të Serbisë, çfarë lexon në 21 vjet? Lexon faktin e trishtueshëm se duket sikur në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit pasi nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi dhe veçanërisht për krimet në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, zero. Një zero me xhufkë turpëruese!” tha Rama.

Burimi/tvklan.al

Bexhet Pacolli – Mblidhni në një tryezë faktorin shqiptar!

No Comments Lajme Opinion

Presidentit të Shqiperisë zt. Ilir Metës dhe
Kryeministrit Edi Ramës:

Mblidhni në një tryezë faktorin
shqiptar!

Afro 10 vjet më parë, kur Këshilli i Europës diskutonte Raportin famëkeq të Dik Martit, unë i bëra thirrje publike, kryeministrit të Shqipërisë në atë kohë, zt. Sali Berisha dhe i thash:
Organizo një tryezë të faktorit politik shqiptar!
Ideja ime ishte se një fotografi e krerëve shqiptarë në një tryezë të përbashkët do të ishte mesazh i dobishëm për miqtë tanë perëndimorë ku ne do të reagojmë si një komb ndaj akuzave të padrejta! Na llogarisni si duhet!
Sot, pak ditë para se në Bruksel apo Washington të zhvillohen negociatat me Serbinë, po dua ta përsëris të njëjtën thirrje për krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama:
Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, Presidentin Hashim Thaçin, Keyeministrin Avdullah Hotin, Kryetarin Mustafën, Albin Kurtin, ish Kryeministrin Haradinajn, Kryetarin Veseli etj e duke vijuar me Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës!

Në themel të këtij propozimi tim sot dhe atëherë qëndron premisa themelore që është uniteti dhe harmonia e lidershipit shqiptar si një kartë gjeopolitike e fuqishme.
E mbani mend kur Presidentin Makron e pyetën për çeljen e negociatave për zgjerim të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë? Veç e veç apo ndarë? Ai ju përgjigj pak a shumë, dy shtetet bashkë. Unë nuk mund të hidhëroj shqiptarët që jetojnë të shpërndarë në 4 shtete të Ballkanit!

Pse na duhet kjo tryezë?
Presidenti Aleksandër Vuçiç i forcuar prej rezultatit zgjedhor, me marrëdhënie shumë të fortë me Kinën, Turqinë, Bashkimin Europian, po kërkon te vizitojë Rusinë. Në fakt ai e priti Lavrovin pak ditë më parë, por dëshiron të bëjë një demonstrim force, apo përkatësie dhe pazari gjeopolitik para takimit të Uashingtonit.
Ne kosovarët? Sot para një ngjarje si kjo, gjendemi të përçarë dhe me inate mes veti në Kosovë;
pa kurrfarë përgatitje profesionale politike;
me qeveri të sulmuar;
me konflikt ndërinstitucional;
pa diskutime të brendshme për dialogun;
pa propozime ekonomike dhe politike zyrtare;
me platforma dialogu që ndërrohen; deri para pak javësh, besa dhe me marrëdhënie të ftohta me Shqipërinë.
Dhe pasi kritikuam europianët që zhagitën dialogun e Brukselit, tani po kritikojmë Presidentin Trump, që don ta zgjidhë shpejt çështjen e Kosovës.
Ku Shqipëria që s’është akter global- thoshte një paraardhësi im, ku Rusia?
Ne nuk mund t’ i kërkojmë SHBA-ve, që të na konsultojë publikisht. Ato luajnë sot rolin e negociatorit dhe ndërmjetësi nuk mund të tregojë anësi në favor të njerës palë. Ndryshe humb besueshmërinë.
As Francës që gjithashtu nëpërmjet Presidentit Makron do të organizojë një Samit në korrik.
Po ne mund të tregojmë unitetin tonë duke përcaktuar në këtë tryezë një gjuhë të përbashkët së jashtmi.
Një ndarje rolesh.
Një unitet politik të brendshme.
Një rol konstruktiv në rajon.
Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, ne do të heshtim narrativat përçarëse të ndokujt që don të fitojë kapital politik në kurriz të shoqishoqit duke bërë nacionalistin.
Ne dhe mund të ndajmë rolet, por vetëm sipas një skenari.
Ne mund dhe të formulojmë ndonjë propozim ekonomik, apo projekt infrastrukturor që fuqizon gjithë hapësirën shqiptare. A e dini se ka Inisiativë kineze, japoneze për Ballkanin dhe seicila prej tyre ka kuptim, nëse hapësira shqiptare konsiderohet si hapësirë unike, pra ku shfrytëzohen dhe portet e Shqipërisë, dhe industria jonë minerare? Kinezët duan ta mënjanojnë territorin tonë, por kjo nuk ndodh me amerikanët. Kjo është vetëm një ide, për të treguar se dhe ekonomikisht ne mund të funksionojmë si komb, mes veti, por dhe përballë të tjerëve. Deti Adriatik është dhe i kombit shqiptar dhe ai ka vlerë gjeopolitike.
E di që sipas qasjes egocentrike të disa-ve, kur flasim me serbët,këta të Shqipërisë nuk kanë ç’të na mësojnë, se nuk i njohin serbët, se ne i njohim më mirë, etj, etj, dhe të tjera dokrra si këto.
Ky është nga budallallëqet më të mëdha që kam dëgjuar.
Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama do duhet të kenë rol lehtësues dhe moderues. Jo paternalist. Asnjë lider shqiptar s’mund ta thërriste këtë tryezë.

Mirënjohje ndaj SHBA-ve
Dhe krejt për në fund, ne nga kjo tryezë duhet t’ i shprehim mirënjohjen SHBA-ve. T’i kërkojmë falje asaj që e kemi lodhur me narrativat tona paranoiake që vazhdojmë t’i thurrim ende në studiot tona mediatike. Shiko se ç’thonë disa paranojakë: SHBA-të që për ta përmbyllur shtetësinë tonë, e nxorën nga gjumi letargjik dialogun me Serbinë me letrat e Presidentit Trump në dhjetor 2018, po dashkan ta favorizojnë fqinjin tonë verior. SHBA-të sipas këtyre paranoiakëve po duan të favorizojnë dhe Rusinë, dhe po pranojnë se kanë bërë kot luftën çlirimtare në favorin tonë në 1999! A ka budallallëk dhe mosmirënjohje më të egër se kjo? A e kuptoni se po helmoni rininë me kësi konstruksionesh?
Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përqojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!
Burimi/Facebook/Behgjet Pacolli

Serwer: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit s’është personale, Kosova është në telashe

No Comments Aktualitet Lajme

Eksperti amerikan dhe profesori i John Hopkins, Daniel Serwer, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria Speciale e Gjykatës së Hagës.

Serwer thotë se pas kësaj aktakuze Kosova është në telashe, pasi sipas tij kjo aktakuzë nuk është thjeshtë vetëm një çështje personale e Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Aktakuza nuk është vetëm një çështje personale për Thaçin dhe Veselin. Është çështje institucionale dhe ndërkombëtare gjithashtu. Kosova është në telashe”, ka thënë Serwer.

Ai tutje ka thënë se është suprizuar nga një aktakuzë e tillë pasi që ka dyshuar se vazhdojnë të ekzistojnë prova për të ngritur aktakuzë.

Dhe gjithashtu thotë se një aktakuzë e tillë vjen disa ditë përpara takimit të delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit në Washington i cili ndërmjetësohet nga emisari i Trump, Richard Grenell.

Sipas ekspertit amerikan, dikush mbase mund ta ketë menduar që publikimi i kësaj aktakuze do ta vendosë presidentin Thaçi nën presion.

Serwer thotë se presioni do të jetë shumë i madh, pasi që Hoti do të drejtoj delegacionin kosovar në Washington.

Burimi/dardania.news

Në takimin në Washington

No Comments Lajme Opinion

Në krah të delegacionit të Kosovës do të ishte mirë të jetë prof.dr.Zejnullah Gruda

Serbia tashmë ka nis të gjitha përgatitjet (diplomatike)dhe me delegacion të përberë nga jeta politike dhe akademike,në mënyrë që në takimin në Washington (më 27 qershor 2020)të prezentoj ,,çështjen e Kosovës,,(sic!).

Për të dalë ballë për ballë me Serbinë,që,si thotë presidenti Hashim Thaçi se do të ,,jetë takim i vështirë me Serbinë,,(sic!),atëherë bëhuni gati dhe në delegacionin e shtetit të Kosovës të jetë prof.dr.Zejnullah Gruda,një nga njohësit më të mirë të marrëdhënieve ndërkombëtare të fushës së tij shkecore-kërkimore tash 45 vjet në botën e dijes universitare dhe të diplomacisë.

Kjo është një nismë qytetare nga diaspora shqiptare në Amerikë.

Çikago,qershor të motit 2020