Home

Lajme

JETOJME NE VERI POR S’JU URREJME.

No Comments Argëtim Histori

Vasil Puci

Grekët bashkëkohorë zotërojnë artin e teorive konspirative. Hamendësojnë se e gjithë bota komploton kundër tyre.Ne fqinjët e tyre veriorë, kemi problemet tona të shumta. Çdo parti që ka ardhur në pushtet mbas viteve 1990 e ka përshëndetur popullin grek dhe respektuar për ato që kanë bërë e bëjnë për emigrantët tanë. Por sa djersë dhe mund kanë derdhur emigrantët, Shqipëria mund të ndërtohej 3 herë nga e para. Unë, një qytetar i këtij vendi, them me plot gojën se grekët e sotëm janë një ndërpërzierje e tribuve të gadishullit (shqiptarë, arvanitas, sllavë, të cilët gjatë kohës u përzien me afrikanët e veriut, armenët dhe tribu të Anadollit për të mos përmendur frankët dhe venecianët).

Mendoni një herë sikur pjesë të popullsisë çame që kanë patur shtëpitë në Paramithi të shkruanin parullat tuaja në kufi, se kjo është shtëpia ime çame. Me ju o grekë do kish filluar lufta dhe këtu do vinte Ban-Ki-Muni për ta zgjidhur. Ja sa tolerantë jemi. Se duam fqinjësi të mirë. Jemi i vetmi vend në botë, që nga jugu kufizohemi me arvanitas, nga lindja me shqiptarë, nga veriu me shqiptarë nga perëndimi me arbëreshë. Po e përforcoj më tej te Niko Kazanzaqis, jeta e Aleksis Zorbas, ku shkruan: “…Më fort urrej grekërit dhe Greqinë. Gjeta rrasën e mbi to shkrova me germa të trasha e të mëdha: ‘Këtu prehet një grek që i urren grekërit’”. Duhet të ketë patur një hall të madh Zorba, shumë të madh…

Burimi/Facebook- Jola Puci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *