Home

Lajme

KRYEMINISTRI PRANOI CËNIMIN E FJALËS SË LIRË

No Comments Lajme Opinion

Në seancën parlamentare të datës 28.05.2020 nga foltorja e Parlamentit, Kryeministri vendit pranoi cënimin e fjalës së lirë.
Dy herë në fillim të fjalës së tij dhe një herë në 3 minutshin e replikës, Kryeministri duke ju referuar fjalës për procedurë të Deputetit Kostaq Papa, pranoi dhe vulosi shkeljen e fjalës së lirë.
Nga mënyra si u shpreh ai duket qartë mekanizmi i pengesës së fjalës së lirë në parlament.
Deputeti Tiranës dhe Emigracionit Z. Kostaq Papa kishte më se një muaj, gati që nga krijimi i grupit parlamentar Demokraci e Drejtësi që luftonte për të shmangur bllokazhet e porositura që të sfumohej e pengohej dalja folësit më të spikatur të parlamentit sipas studimit të Institutit të Studimeve Politike.
Drejtues të Parlamentit dhe Administratës së tij, drejtues të Maxhorancës që kur u publikua studimi bënë të pamundurën që të pengonin daljet e Deputetit Kostaq Papa Përfaqësuesi Politik i Emigracionit Shqiptar e tashmë dhe “Zëri” e “Ambasador Nderi i Medvegjës” duke ja shprehur dhe me prepotencë kërkesën për të mos dalë në foltore!
Këtë përpjekje Maxhoranca u përpoq ta realizonte edhe duke përdorur veglën e saj dhe sajesën grup parlamentar DD fillimisht përmes fjalimeve të porositura e kopjo të gatshme dhe me aktivizimin e sforcuar të elementëve që skishin fol gjatë gjithë vitit, me qëllim të mbushjes së vakumit e mos të mirrte minutazh deputeti.
Të emëruarit e maxhorancës në krijesën e saj GP Demokraci dhe Drejtësi u përpoqën të zbatonin një nga pikat e planit për të cilat u krijua pseudo grupi. Pikat e tjera për të cilat kërkohet të veprojnë filluan të duken në horizont sidomos në proceset për pengimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor përmes votës në strukturat parlamentare në të cilat filloj zvendësimi dje në seancën e 4 qershorit, për të përthyer raportin e votave.
Të betuar për të shërbyer kauzës primitive dhe interesave personale meskine dhe në dëmë të demokracisë e çështjes kombëtare përfaqësuesit e emëruar përditë po zhyten në gjyrizin politik.
Ata nuk e dinë mbështetjen politike në terren në gjithë hapësirën mbarkombëtare në vend, në Troje Etnike, Kosovë, Kosovë Lindore, Malësi, Iliridë, Çamëri, Shqipërinë e Poshtme e Diasporë dhe mbështetjen ndërkombëtare sidomos të ShBA, Kongresit Amerikan, Departamentit të Shtetit e Shtëpisë së Bardhë, por dhe Aleatëve kryesor Europian Britanik, Gjerman, Frances e Italian që gëzon Deputeti më i pastës i Parlamentit Shqiptar, i pakoruptuari Deputeti Tiranës dhe Emigracionit z. Kostaq Papa.
Grupi Kolona e Pestë duhet të shkrihet pasi ai do përdoret në parlament edhe si mbështetës për aprovimin e Minishengenit dhe Copëtimit të Kosovës në mbështjetje të firmosjes nga qeveria shqiptare.
Dmth tradhëti e hapur për ca ofiqe!
A mund të na thot kush nëse ka dëgjuar për grup opozitar të drejtuar nga maxhoranca në parlamente të botës??! Asgjëkundi!
Thjeshtë DD është një teknicitet në dobi të korupsionit dhe tradhëtisë !

Motra e vllezër shqiptarë të gjithë të bashkuar për ti dhënë shkelmin klasës së kalbur politike shqiptare në pushtet e me falanga te simotra opozitare që mban peng progresin, integrimin dhe bashkimin kombëtar!
Për 30 vjet kanë vjedhur, mashtruar, bashkpunuar e tradhëtuar Shqiptarët dhe Shqiptarinë!
Për ti dhënë shkelmin klasë së kalbur politike por pa dëmtuar më asgjë nga pasuria kombëtare e pa anarshinë që u intereson atyre si tradhëtarë dhe qarqeve shoviniste fqinje që i kanë mbajtur në pushtet për të shitur, tokën, detin, Atdheun!
Poshtë tradhëtarët, antishqiptarët dhe veglat e tyre!
Koha është e maskarenjve por Shqipëria është e shqiptarëve!
ATDHEU ËSHTË I PARI !

Drejtoria e Informacionit e PESH
ZYRA E DEPUTETIT TË TIRANËS
Qendra e Kordinimit Kombëtar
Tiranë 05.06.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *