Home

Lajme

HEROI I POPULLIT XHEM HASA GOSTIVARI ( 1908 – 1945 )

No Comments Argëtim Histori

Shkrur nga: prof. dr. M. Musai

Xhem Hasa Gostivari, lindi për mos me vdekur kurrë, lindi se populli shqiptar kishte shumë nevojë për nacionalist kombëtar. Për moshat e reja kjo figurë kaq e madhe kombëtare, mund të dali si figurë e ngatërruar, si shqiptar ekstrem, ballist, fashist, vrasës, kriminel dhe çka jo. Kjo mund të ndodhi për shumë arsye se xhelatët e popullit shqiptar, sllavët jo vetëm që i vran i dogjën shqiptarët por edhe i poshtruan pse i dilnin zot vatanit.
Për Xhem Hasën vazhdimisht shumë keq ka shkruar regjimi komunist, kurse penda e Akademisë shkencore shqiptare ka heshtur dhe po hesht hala … ?!
Xhem Hasa Gostivari ishte shqiptar, nuk ishte njeri me bindje fashiste, as kriminel, as vrasës, nuk urrente askend dhe as një popull, por parësore e deshti popullin e vet për të cilin u ba Hero i pavdekshëm, ishte vetëmbrojtja.
Xhem Hasa Gostivari ishte i brumosur me bindje nacionaliste, Ballist dhe si ballist i shërbeu kombit dhe atdheut. Shqiptarofobët sllav dhe do interesxhij puthador tradhëtar, të sherbimeve sekrete të UDBËS, Xhem Hasën e urrejtën se ishte në mbrojtje të interesave të vlerave kombëtare, për bashkimin kombëtar për Shqipëri etnike.
Xhem Hasa ishte kundër copëzimit të tokve shqiptare, e deshti kombin dhe flamurin, ashtu si të gjithë herojt kombëtar kudo.
Balli Kombëtar si parti u themelua në 1939, nuk kishte azgjë të përbashkët me asnjë ideologji. Bindja e Ballit Kombëtar ishte atdheu mbi të gjitha. Për mendimin tim bindja e Ballit Kombëtar rrënjët e saja me vlera historike, i kishte te Lidhja e Prizrenit. Prandaj historia e zhvillimeve të vlerave historike shqiptare, kishte për qëllim bashkimin e katër vilajeteve. Lidhja e Prizrenit nuk kishte azgjë të përbashkët me fashizmin dhe komunizmin. Balli kombëtar ishte e vetmja parti politike që ngriti lart çështjen kombëtare, përmes intelektualëbve të saj. Poashtu Balli Kombëtar nuk i ndërseu shqiptarët kundër popullatës sllave dhe jo sllave, por Balli Kombëtar dinte ti mbron interesat kombëtare. Pra Balli Kombëtar nuk kishte indoktrinime për të keqe, por kishte Program Kombëtar, me ideologji me proçese demokratike të ndërtohej Shqipëria.
Balli Kombëtar nuk kishte lidhje me fashizmin, por i shërbeu kombit dhe atdheut, ata ishin njerëzit më trima dhe burra më besnik, të cilët shumë herët i pan hilet, se kush e sakatoste dhe e tradhëtoi kombin shqiptar. Prej komunistëve dhe prej pasardhësve të tyre si fundrrina komuniste, populli shqiptar ende po i përjeton pasojat e gjithëanshme.
Të pavdekshëm përjetësisht do të jenë Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Xhem Hasa Gostivari dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre, të cilët nuk u pajtuan me asnji ideologji të huaj por kishin vetëm një qëllim Shqipëria e Bashkuar.
Komunistët sllavo-maqedon dhe çetnikët e Beogradit, u kan ngritur përmendore kriminelëve të tyre edhe në tokat shqiptare, vetëm pse kan vrarë shqiptar, Sv. Savës, dhe Sv. lugetërve tjerë, të gjithë atyre që kan bërë genocid kundër popullatës së pambrojtur shqiptare. Pra ata dhunues, vrasës, kriminela, dekorojnë sheshet e qyteteve shqiptare, për të vetmin qëllim si mburrje.
Prandaj në Shkup, Gostivar dhe disa qytete tjera për qëllime të vetëmbrojtjes, Xhem Hasës duhet ndërtuar përmendore madhështore.
Vetëmbrojtja nuk është tradhëti, kur hasmi ta ka shkelur pragun e derës, futi plumbin, sllavët gjithëmonë kan qen për aneksimin e tokave shqiptare, me dirigjim nga Moskva, Beogradi. Pra kur nuk ekziston mirëkuptimi vetmbrojtja tolerohet dhe është e pranueshme.
Xhem Hasa ka vetmbrojtur popullin e vet dhe padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve, prandaj u pengonte kjo figurë kaq madhështore kombëtare.
Xhem hasa Gostivari nuk luftoi në Strumicë, në Vallandov, Katllanov, në Athinë, në Beograd, por luftoi në tokën mëmë, në tokën shqiptare e cila ishte e mbarsur me plot halle dhe plot vuajtje, plot tradhëti. Xhem Hasa Gostivari luftoi gjithë andej në tokat shqiptare, ku digjeshin, vriteshin, dëboheshin dhe sakatoheshin shqiptarët. Prandaj vetëmbrojtja nuk dënohet dhe nuk ka kush mund ta minimizoi. Xhem Hasë Gostivari do të jet përjetësisht mburrja historike e vlerave gjithë kombëtare për bashkimin kombëtar. Herët apo von, ky qëllim i bashkimit kombëtar, do të realizohet, si proçes demokratik, deshten apo nuk deshtën sllavët.
Shqiptarët nuk jan në mashtrime, nëse mendojnë drejt për Federalizimin e Maqedonisë. Ka kush mendon edhe për Federalizimin, si proçes përfundimtar. Maqedonia kësajë përgjegjësie nuk mund ti largohet. Tash në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen shumë shpejt, nuk dëgjohen zëra për federalizim të Maqedonisë, prej partive në pushtet apo në opozitë.
Për fatin tonë, po lind një parti, Aleanca për Iliridën e cila, me çdo kusht do ta zbatojë këtë qëllim, përmes faktorit ndërkombëtar NATOS, SHBA ve dhe disa shteteve në Europë: Anglisë, Gjermanisë, Austrisë, etj.
Prandaj lufta jonë është paqa, në paq luftohet për të gjitha mangësirat me difekte politike. Uroj që vetëdija dhe bindja shqiptare të rilind ashtu sikurse në vitet 1990. Atyre viteve PPD ja ishte forca promotore që e çmendi një ish Jugosllavi.
Për momentin po lind një Aleanca për Iliridën, i uroj të rritet, të sundoi në të mirën e çështjes kombëtare: paqës, stabilitetit dhe zhvillimit…
Për shqiptarët i pavdekshëm gjithëmonë do të mbetet Xhem Hasa Gostivari …

Burimi – Derguar nga Qani Hasa , djali i Xhem Gostivari – Hasa

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *