Home

Lajme

MARRVESHJA ZHURMUESE NUK ËSHTË AS ZGJIDHJE E AS REFORMË ZGJEDHORE! MARRVESHJA E SAPUNIT PËR DJADH!

No Comments Lajme Opinion

Pardje u bë zhurmë e madhe se u arrit marrveshje në reformën zgjedhore! Kjo gjë nuk është e vërtetë dhe u bë shumë shurmë për asgjë! Sepse mbajtja e sistemit që kemi është qëndrim në vend e jo progres e jo reformë!
Zhurma që u bë kërkon të jet si zhurmues tek ndërkombëtarët për ti treguar BE që bëhet progres e duhen hapur negociatat me Shqipërinë! Nëse zhurma ka këtë synim le ta pranojmë zhurmën e shitjes së sapunit për djath se fundja ata që e gatuan zhurmën qenë vet ndërkombëtarët! Kështu që le të besojnë gënjeshtrën e vetes, gënjeshtrën që sajuan!
Shqipërisë i duhen hapur negociatat, duhet ti ishin hapur me kohë se e mertitonte.
Shqipërisë duht ti ishin hapur me kohë negociatat edhe për arsyet madhore:
1.sepse Shqipëria ka ndikim në situatën në rajon përmes prezencës së Shqiptarëve Autoktonë në tërë rajonin e Europës Juglindore apo Ballkanin Perndimor ku në disa shtete Shqiptarët janë shumicë si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, por dhe minoritete me influencë në Malësi (MaliZi), Kosovë Lindore, Sanxhak (Serbi), Arnautaj(Turqi) me prezencë shqiptarësh dhe në vendet e tjera, Kroaci, BosnjëHercegovinë, Rumani, Bullgari.
2.sepse Shqiptarët janë kombi më pro Amerikan e më pro Europian e pro BE!
3.sepse çdo zgjidhje në rajon nuk mund të bëhet pa Shqiptarët!
4.sepse ndaj Shqiptarëve janë bërë shumë padrejtësi historike që duhen korigjuar!
5.sepse Shqiptarët janë qeverisur keq këto 30 vjet dhe vazhdimi i keqqeverisjes mban Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe Rajonin në gjendje kaosi që e afron me Vendet lindore e sidomos Rusinë dhe Kinën që duan situatë anarshie, krimi, regresi në rajon që të shtojnë influencat e tyre e të dobësojnë demokracinë perndimore për ta patur të hapur mundësinë e ndërhyrjes! Sepse qeveritë e 30 viteve kanë qënë vazhdim i qeverisjes së diktaturës, pasardhësve të tyre apo pasuesve të tyre që ndërruan vetëm xhaketat!

Marrveshja nuk ishte ajo e pritura për reformën zgjedhore! Në variantin më të mirë ajo mund të konsiderohet si fillim i marrveshjeve për reformën zgjedhore. Mund të quhet Marrveshja e kthimit të PD dhe bishtave të saj në legalitetin zgjedhor apo pjesmarrjen në garat e ardhshme zgjedhore!
Por nuk mund të quhet reformë zgjedhore marrveshja që thot mbajmë këtë sistem zgjedhor që kemi! Sepse automatikisht pranon që të vazhdoj amullia; pranon të vazhdoj vjedhja e votave, krimi elektoral; pranon pandëshkushmërinë e krimit; pranon kapjen e shtetit nga krimi; pranon tradhëtinë që u është bërë shqiptarëve!
Zhurma e kësaj marrveshje ishte shitja e sapunit për djath….Ishte gënjeshtër me brirë!

Marrveshja për zgjedhje e ardhëshme duhet të kërkohet në vazhdim pas këtaj!
Sepse Marrveshja apo Reforma Zgjedhore duhet të ket në tërësinë e saj:

  1. Lista të hapura,
  2. Korektim Kombëtar për partitë e vogla,
  3. Pjesmarrje në zgjedhje të EMIGRANTËVE E DIASPORËS që të zgjedhin e të zgjidhen!
    4.Administrim cilësor në të gjithë treguesit që të zvogëlojnë vjedhjen e keqnumërimin e votës!

Të gjithë Deputetët e Opozitës së Re duhet ti bëhen krahë Deputetit M.Murizi që të arrihet ndryshimi që kërkon Populli, Sovrani; pra ndryshimi i sistemit zgjedhor i cili sjell dhe ndryshimin e klasës politike të kalbur e tradhëtare, përshpejton integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve në BE dhe sigurisht përshpejton dhe Integrimin Ndërshqiptarë !

Marrveshja e arritur duhet konsideruar si fillim i marrveshjeve por jo Reformë se kjo nuk është arritur ende përderisa nuk i kthen të drejtën e zgjedhjes Sovranit!

Nëse nuk bëhet Reformë Zgjedhore, përsëri e kemi zgjidhjen të nderuar Kolegë të Opozitës së Re ! Kemi një mundësi! Një mundësi që varret nga ne!
Biles kemi dy mundësi !
Votën Kundër!
Dhe Trupëzimin Politik Elektoral !

Është koha për të vepruar me pjekuri e përgjegjësi kombëtare !
Populli ka nevoj për Klasë të re politike dhe Qeverisje të re të pa molepsur e jotradhëtare !
Populli kërkon Shpresë, Progres, Mirqënie!
Populli kërkon Paqe e Bashkim Kombëtar!
Sovrani ka të drejtë!
Të bëhemi NJË me Sovranin!
ATDHEU ËSHTË I PARI !

KOSTAQ PAPA PhD E Drejtë Ndërkombëtare
Deputet i Tiranës dhe Emigracionit
Tiranë 08.06.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *