Home

Lajme

Vlerëm I Martisarit të Demokracisë Kostaq Stefa

No Comments Histori

Rrëfimi i një mësuesi

Namik Selmani

Tek dëgjoja me shumë emocion zilen e parë të fillimit të shkollës për vitin e ri shkollor që më kanë ndjekur për mbi 35 vite me radhë, nisa sërish të rijetoja me emocionin e një ngjarjeje të thjeshtë dhe po kaq madhështore. Ishte një ngjarje e veçantë kulturore që ndodhi vetëm dy ditë para se të bëhej ceremonia e fillimit të mësimeve në të gjithë shkollat e qytetit, rrethit, të Qarkut të Beratit. Po , ngjarja me simbolike e ditës së parë të shkollës në qytetin aq kulturëdashës të Beratit me emra shumë të nderuar në historinë e arsimit shqip ku do të dallonin Mësuesin e Popullit Babë Dudë Karbunara,  u parapri nga një ngjarje e bukur. Mes këtyre zileve të reja të këtij viti më kujtohet edhe një pikturë e mrekullueshme e Piktorit të Merituar të Beratit Sotri Capo që sot banon në Amerikë. Ai kishte vënë përkrah njëri-tjetrit tre Misionarë të paharruar të kulturës e arsimit kombëtar si ishin Babë Dudë Karbunara, Hasan Tahsinin dhe Kostandin Kristofordhin që për shumë kohë ndihmuan edhe për përhapjen e arsimit shqip në Berat. Në tërësinë  e ngjarjeve të Beratit ka një vend të veçantë. Një rrugë në lagjen karakteristike të Mangalemit në këtë qytet mori  emrin e nderuar të  Martisarit të Demokracisë  Kostaq Stefa.
..Tek ndiqja atë ceremoni të thjeshtë të mbushur me nderim për këtë Martir të Demokracisë, këtë martir të fjalës së lirë, për të cilin u ndëshkua me vdekje,  m’u kujtuan ato vite të para të demokracisë ne vitet 90 të shekullit të kaluar kur familjarët e këtij mësuesi martir, miqtë e tij të mbetur gjallë, shumë të burgosur e të persekutuar nga regjimi komunist bridhnin kodër më kodër, në brigjet e Osumit, në vende ku kudo të shoqëronte misteri i njeriut pa varr, për të patur një ditë një varr ku familjarët e brezat e lirisë e demokracisëë që donin të vinin më vonë të vinin një kurorë me lule. Një përkëdhelje të mermerit, një meditim për një kohë që nuk duhet të kthehej më në këtë vend.
Kur po mbaroja rreshtat e fundit të një libri për traditën e arsimit profesional të Beratit, më ra në duar një foto shumë e rrallë që do ta kishte zili jo vetëm një Muze Arsimi që, për fatin tonë të keq, nuk është më, por edhe një Muze  Kombëtar.  Në të shihja mësuesin  e nderuar Kostaq Stefa përkrah nxënësve dhe kolegëve  të tij në shkollën e parë profesionale të Beratit që aso kohe ishte e vitit 1935. Me një kostum të bardhë si drita. Të bardhë me atë shpirt të madh që mund të kishte një njeri që arsimin e kishte mision kombëtar, e kishte një vend ku ai realizonte një detyrë ideliste. Ai vinte në atë shkollë nga përvoja e shkëlqyer e Shkollës amerikane të Harri Fullcit.

Atëherë më duhej  që të uroja nga larg njërën prej vajzave të tij që jeton në mërgim, në Trieste të Italisë. Një vajzë-nënë si Vitore Stefa ( Leka) prej vitesh ka bërë  nderin më të madh për babain e saj, për mësuesen po kaq të nderuar Eleni Stefa që do të merrte vetëm pas pak kohësh titullin më të lartë “Mësuese e Popullit” duke ngritur në secilin hap të jetës së saj  një Kala të Kujtesës njerëzore për këtë njeri, baben e saj  Martir.
Është e vërtëtë aq ajo nuk ka jetuar me tingullin magjik të zileve shkollore që kanë shoqëruar prindërit e saj në vite, vazhdon që të jetë një Nxënëse e përjetshme e kulturës së kombit të vet. Kalvari 40-vjeçar i persekucionit komunist ia la vendin një jete ku ajo shprehu tiparet më të larta të fisnikërisë beratase, të fisnikërisë së Stefajve. Me këtë përkushtim të rrallë njerëzor ajo është bërë sot një nga emrat më të njohur të diasporës shqiptare.. Edhe pse banon prej vitesh në Trieste, me gjithë   hallet qe ter shkakton emigrimi dhe jo shume mire me shendet ,  ajo është bërë një Ambasadore e Paqes, e Bashkimit të kombit në shtete të ndryshme të Evropës si në Zvicër, Kroaci,  GJERMANI DHE PERTEJ OQEANIT, Kosova DHE TREVAT E TJERA SHQIPTARE JANE  dhimbja e saj më e madhe. Për vite të tëra ajo bëri kaq punë për fitoren e lirisë së kOSOVES . Në një farë mënyre ajo po plotësonte edhe amanetin e pathënë të babait të saj,   Kostaqit të nderuar e të paharruar.

Ky shpirt i madh human I KESAJ ZONJE TE NDERUAR e gjeti rrugën  e tij edhe në poezi, në shkrime  të ndryshme, në libra që vijnë njëri pas tjetrit si gjerdanë të mrekullueshëm që të sjellin pranë mall për vendin e mërguar, nostalgjinë për fëmiërinë e saj në këtë lagje ku sot po shtohet edhe një “dekoratë“ e mermertë për babain e saj të nderuar, dashuri për jetën, për emigrantët shqiptarë që kanë gjetur shumë herë tek ajo fjalën e ngrohtë, sakrificën njerëzore, kanë gjetur jastëkun ku ata kanë vënë kokën e fytyrën e lodhur nga shqota e egër e kurbetit. Librat e saj “La Liberta“ ”Jetoj Ringalljen”, Vetmi e largësisë“, “Plagë shpirti” e kanë bërë atë të njohur edhe në radhët e shkrimtarëve të diasporës DHE NE VENDIN E SAJ SHQIPERINE . Në DISA  antologji  NE SHTETE TE NDRYSHME të diasporës ajo zë vendin e saj të e merituar  me një ndjenjë që aq rrallë e sheh në autorë të tjerë të këtij grupimi.
.. Tragetet e shumtë të vjeshtës së tretë në Triesten e bukur vijnë e sjellin në bordin e tyre ëndrra të reja emigrantësh , fëmijë që lindin në vende të huaja që duan edhe më shumë copëza historie nga jeta e prindërve të tyre. Pëllumbat e bardhë luajnë me valët e detit, në udhët e saj të bukura të mbushura me këngë. Mbrëmjet e Triestes vazhdojnë të kenë pak trishtim njerëzor për ditë e netë të një kohë që ka kaluar por që asnjëherë nuk harrohet. Në këtë brigje Vitorja pret e përcjell miqtë e saj shqiptarë , inte;ektualë të shumët që punojnë për çështjen shqiptare. Në stinët  e jetës së saj vazhdon të futet nderimi jo vetëm për prindërit e saj, por edhe ngrohtësia e  një motre që i quan të gjithë bashkëatdhetarët e saj “vëllezër”.  Në postën elektronike të bashkisë së Beratit këto ditë vijnë mesazhe të panumërta.  Një pendë-artë si Luigj Shkodrani, kryeredaktor  i gazetes "Shqip" dhe  revistes Aktuale ne Danimarke , gezohet se bashku me stafin e tij  për këtë nderim ,që qyteti i Beratit i ka bërë babait të Vitores  dhe ne leter e kujton po me kaq nderim   edhe kontributin e Vitores në diasorë.SI DHE NDERIMIN QE I KA BERE QYTETI SAJ ME TITULLIN QYTETARE NDERI  Një letër vjen nga Gjermania që ka në fund një emër po kaq të nderuar në radhët e gazetarëve shqiptarë në këtë vend.si Alma Hazizi SI DHE EMRIN E KENGETARES SE NJOHUR ALIDA HISKU QE E KAN  uruar ne emrin e shoqates se artisteve Shqiptaro-Gjerman  PO KESHTU MODERATORET E NJE FORUMI SHQIPTAR NE EMER TE TEUTAVE SHQIPTARE NE BOTE Ne te gjitha keto letra qe i kan ardhur bashkise vec urimit  dhe pershendetjes  qe i bejne bashkise se qytetit dhe kryetarit saj zotit fadil nasufi per nderimin qe ju be martirit te demokracise Kostaq Stefes, ata permendin dhe meritat qe ka e bija e ketij martiri duke ndjekur rrugen e te jatit per te kontribuar dhe pse larg atdheut, zhvillimin e demokracise si dhe integrimin drejt globalizacionit. 
Ne te gjitha rastet Për Vitore Stefën (Leka)  Kombi dhe ne vecanti Berati, vazhdon të mbetet një Itakë e madhe , e prekshme e paharruar.
Duke ndjekur gjurmët e reja të kulturës Beratase në këto vite kur qyteti ka në biografinë e tij Statusin e UNESCO-s. duket se edhe ajo pllakë e thjeshtë e rrugës që këtej e tutje do të ketë emrin e nderuar të Kostaq Stefës, jetojmë  të gjithë krenarinë për atë që kanë bërë parardhësit e tij pa harruar se edhe ne, fëmijët tanë, fëmijët e fëmijëve tanë kanë detyrë që në këtë Kala të lartë Nderimi të vënë e të vënë pa pushim  gurë të rëndë. Këtej e tutje do të themi thjesht dhe bukur: “Unë kam lindur te “Kostaq Stefa”, “Banoj te “Kostaq Stefa”, “Shko te “ Kostaq Stefa”.Namik Selmani

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *