Home

Lajme

Kryediplomati shqiptar viziton Medvegjën

No Comments Aktualitet Lajme

Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj po qëndron për vizitë në Kosovën Lindore

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj po qëndron për vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ai gjatë ditës së sotme ka arritur në Preshevë, nesër do të qëndroj në Bujanoc ndërsa pasnesër në Medvegjë.

Kjo është vizita e dytë e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar në Medvegjë, vite më par në Medvegjë ka qëndruar edhe presidenti shqiptar.

AGJENDA E VIZITËS SË MINISTRIT CAKAJ NË PRESHEVË, MEDVEGJË E BUJANOC

10 qershor, e mërkurë – Preshevë
■ Takime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike nënshkruese të listës së përbashkët zgjedhore “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”:
■ 09.00 – Shaip Kamberi, PVD;
■ 09.20 – Shqiprim Arifi ApN;
■ 09.40 – Nagip Arifi PD;
■ 10.00 – Shqiprim Jonuzi LPD;
■ 10. 20 – Sami Salihu LR.
■ 10. 30 – Takim i përbashkët me të pestë përfaqësuesit e Listës.
■ 10. 45 – Konferencë e përbashkët për shtyp.
■ Kohë e lirë – Dreka
■ 15. 00 – Takim me kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Vendi: Komunë.
■ 16. 00 – Shëtitje në qytet të shoqëruar nga kryetari i komunës. Kafe.
■ 17. 00 Vizitë në një shkollë të Preshevës. Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Skënderbeu” tbc.
■ 18. 00 – Vizitë në Parkun Industrial dhe në një objekt industrial-ekonomik-turistik.
■ Darka e lirë.
11 qershor, e enjte – Bujanoc
■ 09. 00 – Nisja për në Bujanoc.
■ 09. 30 – Takim me kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberi. Vendi: Komunë.
■ 10. 30 – Vizitë në qytet. Kafe.
■ 11. 00 – Vizitë në shkollën e mesme të përgjithshme “Sezai Surroi”.
■ 12. 00 – Takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafi – Bujanoc. Vendi – Selia e Këshillit
■ 13. 00 – Dreka në hotel “Rozafa”.
■ 14. 30 – Vizitë në Zyrën e Misionit të OSBE-së. Vendi: Zyrat e Misionit.
■ 15. 30 – Vizitë në degën e Fakultetit të Ekonomisë. Takim me trupin pedagogjik dhe studentë shqiptarë.
■ 16. 30 – Kafe. Kohë e lirë.
■ 17. 00 – Vizitë në familjen e Jonuz Musliut.
■ 18. 30 – Kthim në hotel.
■ Darka e lirë.
12 qershor, e premte – Medvegjë
■ 09. 30 – Nisja në Medvegjë.
■ 11. 30 – Takim me 3 këshilltarët shqiptarë të Këshillit Komunal: Muharem Salihu etj. Vendi: tbc.
■ 14. 30 – Vizitë në fabrikën e Muharrem Salihut.
■ 15. 30 – Vizitë në shkollën tetëvjeçare.

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *