Home

Lajme

TAKIMI I OPOZITËS SË RE ME PËRBËRJE KRYETAR PARTISH-DEPUTET DHE PARTITË JOPAARLAMENTARE E SHOQËRINË CIVILE Hotel Tirana International 09.09.2020

No Comments Aktualitet Lajme

Dje në orën 10.30 u organizua Takimi Opozitar për bashkrendimin e punës në përpjekjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Takimin e drejtoi dhe moderoi Ambasador Zef Bushati drejtues i PADK joparlamentare.
Krahas pjesmarrjes së Z. Myslym Murizi N/K Kuvendit morrë pjesë disa Deputetë që janë dhe Kryetarë Partish Parlamentare: Kostaq Papa-PESH, Koçi Tahiri-PDRE, Zef Shtjefni-POSH, Kujtim Gjuzi-P. KONS-A, Selami Jenishehri-PBPPSH, Artur Rroshi-PBKD, morrën pjesë dhe disa Deputetë në emër të Gr.Parlamentare.
Pati pjesmarrje dhe nga Shoqëria Civile.
E rëndësishme ishte dhe pjesmarrja e ish-Kryetarit të KQZ Pr.Dr.Kristaq Kume për të shpjeguar sistemin zgjedhor.
Me moton “Të bashkuar jemi më të fort” u kërkua Mospranimi i Marrveshjes PS-PD-LSI dhe Rrëzimi i saj në Parlament nga Opozita e Re Parlamentare.
Opozita e Re kërkon Reformë Zgjedhore jo Marrveshje Paçavure!
Opozita e Re kërkon :
1.LISTA TË HAPURA
2.KOREKTIM KOMBËTAR
3.PJESMARRJE TË EMIGRACIONIT
4.ADMINISTRIM CILËSOR ZGJEDHOR.
Në takim folën disa përfaqësues mes tyre dhe Deputeti Kostaq Papa i cili insiston fort për pjesmarrjen e Emigracionit në zgjedhje si zgjedhës dhe i zgjedhur.
Deputeti K.Papa e kapërceu dhe më kërkesën e Takimit duke kërkuar Krijim Grupi apo Trupi Opozitar të 39 deputetëve me Partitë e tyre parlamentare, Partitë Joparlamentare dhe Shoqëria Civile duke pranuar si kreun e Trupës zotin M.Murizi.
Takimi doli me një rezolutë.
Pritet me interes në ditët në vijim Takimi i 39 Deputetëve të Opozitës së Re Parlamentare !Opozita e Re duhet të shfaqet e Bashkuar dhe si Opozitë e Re Kombëtare, me interesa kombëtare, me kërkesat e 85% të popullit që nuk pranon bandat e politikës së vjetër.

Drrjtoria e Informacionit PESH
Zyra e Deputetit Tiranës K.Papa
Qendra e Kordinimit Kombëtar

Leave a Reply

Your e-mail address will not be published. Required fields are marked *